leoni

Donald Trump

Donald Trump: Ta ndalim masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Siri

Kryetari amerikan, Donald  Trump u ka bërë thirrje shteteve aleate që t’i bashkohen Amerikës për ndaljen e masakrave në Siri dhe terrorizmit nëpër gjithë botën. “Të dashur amerikanë, të martën, diktatori sirian Bashar al-Assad sulmoi me armë kimike civilët e pafajshëm. Duke përdorur këto armë kimike, Assadi ua mori frymën burrave, grave dhe fëmijëve të pashpresë. Ishte vdekje e ngadalshme dhe e tmerrshme për shumë njerëz. Edhe bebet e bukura janë vrarë në këtë sulm barbar”, ka thënë Trump. “Sot urdhërova sulmin në një bazë ajrore në Siri prej nga u lëshuan raketat kimike. Është në natyrën e Shteteve të Bashkuara që të parandalojë përdorimin e armëve kimike”, ka shtuar presidenti amerikan.

“Nuk mund të ketë kundërshtime se Siria përdori armë të ndaluara kimike, theu Konventën e Armëve Kimike dhe injoroi kërkesat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Tentimet për të ndryshuar sjelljen e Assadit kanë dështuar”. “Si rezultat i kësaj, kriza e refugjatëve po vazhdon të thellohet dhe të destabilizohet rajoni, duke kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët”. “Sonte, u bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen për t’i dhënë fund masakrimit në Siri dhe t’i japim fund të gjitha llojeve të terrorizmit”. “Kërkojmë mençurinë e zotit derisa po përballemi me këtë sfidë të botës sonë të trazuar. Ne lutemi për të plagosurit dhe jetët që kanë humbur. Shpresojmë se përderisa Amerika do drejtësi, paqja dhe harmonia në fund do të fitojnë.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …