Donald Tusk

Donald Tusk: Situata në disa vende të Ballkanit dhe tensionet në këtë rajon janë jashtë kontrollit

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka analizuar situatën në disa vende të Ballkanit dhe ka arritur në përfundim se  tensionet në rajon janë jashtë kontrollit, dhe ato po shkaktohen pjesërisht për shkak të ndërhyrjes së faktorëve të huaj të cilët janë duke u përpjekur për të destabilizuar këtë zonë tash e një kohë. Mediat kroate raportojnë se kjo situatë ka shkaktuar panik në Bashkimin Evropian, pasi ata më në fund e kanë kuptuar se kaosi në Ballkan mund të jetë në rritje. Problemi për krijimin e Qeverisë në Maqedoni – Situata në Maqedoni është mjaft alarmante, madje LSDM, ka drejtuar akuza te Presidenti se po tenton të bëjë grusht shteti. Situata e tensionuar në Bosnjë dhe Hercegovinë – Shteti i Bosnjës ka qenë një ndarje mes dy njësive federale – pjesën kroate të Federatës dhe atë të Republikës së Serbisë. Kosova e dëshiron Ushtrinë, Serbia kundër – Deputetët e Kosovës kanë miratuar një rezolutë që kërkon lirimin e pakusht të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e që deri te ky vendim do të ndërpritet edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përveç kësaj, mosmarrëveshjet kanë lindur pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mori hapa konkretë dhe vendosi për hartimin e projektligjit që do të transformonte Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ndërhyrja ruse në Mal të Zi – Shteti i Malit të Zi sipas të gjitha gjasave në muajin maj do të bëhet anëtar i 29-të në NATO. Rusia është e vendosur kundër këtij vendimi, dhe e gjitha kjo ka kulmuar me akuza për orkestrimin e një grusht shteti nga Rusia në Mal të Zi. Podgorica zyrtare thotë se ata kanë kapur një grup rusësh duke u përpjekur të kryenin një sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve, pra më 15 tetor të vitit të kaluar. Duke folur për ndërhyrjen e faktorëve të jashtëm, Donald Tusk iu ka referuar Rusisë, e pse jo edhe Turqisë e cila është politikisht shumë e pranishme në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …