Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, Donika Gërvalla ka ushtruar padi kundër kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa, sekretarit, Ismet Beqiri dhe dy vozitësve. Krejt kjo pasi që sigurimi i kësaj partie nuk e lejoi atë të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Donika, e bija e Jusuf Gërvallës, ishte tërhequr zvarrë dhe nuk ishte lejuar të hynte në sallë ku po mbahej mbledhja. Në një postim të afishuar në profilin e saj në Facebook, ajo ka thënë se është “kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …