Deputetja e zgjedhur nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur taksa shumë shteteve tjera. “Pa SHBA-në nuk do të ishim sot ku jemi, megjithatë vet SHBA-ja i kanë vu tarifë për plotë shtete. E këtë e kanë bërë edhe plotë shtete demokratike si Gjermania për shembull”, është shprehur Kadaj-Bujupi. Tutje, ajo ka theksuar se shtetit armiqësor duhet t’i vihen masat ekonomike dhe se nuk është e logjikshme që me paratë tona ta armatosim Serbinë.
