Lëvizja Vetëvendosje ka bojkotuar fjalimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi në debatin e sotëm për demarkacionin me Malin e Zi. Donika Kadaj-Bujupi nga radhët e VV-së ka thënë se ata e bojkotuan këtë fjalim pasi sipas tyre Hashim Thaçi e ka vendin në burg e jo në këtë tryezë për demarkacionin. Ai e shiti Kosovën dhe kjo është e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës. Ai nuk ka çfarë kërkon në këtë tryezë”, ka thënë Kadaj-Bujupi. Ajo ka shtuar gjithashtu se Vetëvendosje shpreson se ky debat do të japë fryte, në të kundërtën nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që ky demarkacion të kalojë.
