Minister-zeza Donika Schwarz, në fushatën e saj si kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, është përqendruar kryesisht në kritika kundër opozitës, duke lënë në hije shpalosjen e programit apo rezultateve të saj si ministre e Jashtme, që janë minimale. Një ndër dështimet më të mëdha të mandatit të saj cilësohet pamundësia e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Për më tepër, gjatë kohës së saj në krye të diplomacisë, Bashkimi Europian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, pa një afat të qartë për heqjen e tyre. Gërvalla-Schwarz është përballur me kritika për mungesën e njohjeve të reja shtetërore për Kosovën, pasi në katër vitet e fundit nuk është shtuar asnjë vend në listën e njohjeve ndërkombëtare, me njohjen e fundit që daton nga 1 shkurti 2021, kur kryeministër ishte Avdullah Hoti. Gjatë një tubimi elektoral, në vend të bilancit të arriturave në diplomaci, Gërvalla-Schwarz u fokusua në sulme ndaj ish-liderëve politikë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa, duke argumentuar se qeverisja e tanishme ka rikthyer dinjitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu kritikon Qeverinë Kurti, veçmas për acarim të raporteve me ndërkombëtarët dhe sulme ndaj arritjeve paraprake të Kosovës
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, veprimtari i mirënjohur, Pleurat Sejdiu, ka drejtuar …