Ministria e Mbrojtjes, ka përfunduar emërimin e atasheut të mbrojtjes për Amerikë, Turqi dhe Gjermani. Ministri Maqedonci ka vendosur për emërimin e një ish-ushtari të UÇK-së, në postin e atasheut për Amerikën, gjë që ka shkaktuar polemika dhe reagime të ashpra nga Ministria e Jashtme, Donika Schwarz. E krejt kjo, ndërlidhej me urrejtjen që Schwarz ka kundrejt ish ushtarëve të UÇK. Kjo urrejtje direkte kundër këtij kandidati kishte filluar kur në vitin 2022, derisa Gërvalla-Schwarz gjatë bisedës, krerët e UÇK i kishte cilësuar si kriminelë e UÇK-në, si organizatë kriminale, ashtu sikur e ka quajtur Millosheviqi e tash Vuqiqi, Vulini e Daqiqi Natyrisht që atasheu i emëruar tani, një ish-ushtar i UÇK e tani veteran i luftës, i kishte reaguar ministres duke mos e pranuar një gjuhë të tillë linquese, poshtëruese e denigruese të cilën e përdorin vetëm eksponentët serb e rus për ushtarët e UÇK-së. E pas propozimit të kandidatëve nga Ministria e Mbrojtjes zonja Schwarz i kishte kërkuar ministrit Maqedonci që ta ndërrojë atasheun e emëruar. Ajo ka bllokuar tërë procesin dhe lë pa atashe të mbrojtjes tri vendet kryesore me të cilat Kosova ka bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarak: SHBA, Gjermaninë dhe Turqinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …