Ministrja e Jashtme Donika Shvarc, në një Forum në Dubrovnik, ku ishin të pranishëm emisari amerikan Gabriel Escobar dhe ai i BE-së, Miroslav Lajçak, ka folur për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, BE-ja s’mund të ofrojë siguri për këtë rajon, pa përkrahjen e Amerikës dhe NATO-s. Sa i përket sigurisë, Gërvalla thotë se BE-ja është një “tigër prej letre” pa përkrahjen e dy fuqive si ShBA dhe NATO s’mund të ofrojë siguri. Kosova është unike sepse 90% e njerëzve mbështesin anëtarësimin në BE dhe NATO. Ne jemi në linjë me Perëndimin sa i përket Ukrainës. Të tjerët në fqinjësi po e asistojnë rusinë në këtë agresion, pa pasoja nga Bashkimi Evropian. Një pyetje kyçe për sigurinë në Ballkan Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantoj sigurinë dhe paqen në Evropë. Përshtypja ime është që BE-ja s’mundet. Sepse s’është, s’mundet. Sepse s’është e aftë që të ofrojë siguri. Arsyet janë të dukshme. S’ka vullnet politik. Shumë mosunitet ka në Union. Dhe pa ShBA dhe NATO-n, BE-ja është një ‘tigër prej letre’ sa i përket sigurisë”, ka thënë zonja Shvarc.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …