Donika Shvarc: Ministria nuk ka ofruar qasje për shpenzimet e Prindon Sadriut gjatë viteve 2019-2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Shvarc është deklaruar pasi dikasteri që udhëheqë ditë më parë është gjobitur me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e cila ka konstatuar se Ministria nuk ka ofruar qasje në dokumente publike për shpenzimet për udhëtime të diplomatit Prindon Sadriu gjatë periudhës shkurt 2019- shkurt 2022. Ajo ka thënë se nuk fjalë për mos transparencë, por thjesht ministria në sistemin e saj nuk ka shifra për shpenzimet individuale të diplomatëve, por vetëm për shpenzimet e misionit. “Mund të ju them vetëm se kemi pasur kërkesë për shpenzime individuale për një diplomat të caktuar. Zonja Shvarc ka folur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është i përfshirë në një aferë të pastrimit të rreth 600 mijë eurove nëpërmjet kompanisë së tij, por deri më tash nuk është konstatuar ndonjë shkelje ka saktësuar ministrja e jashtme Donika Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …