Donika Shvarc: Paga 7.500 euro për lobuesin, Gani Jakupi, është shumë modeste, për punën që bën ai

Donika Shvarc: Paga 7.500 euro për lobuesin, Gani Jakupi, është shumë modeste, për punën që bën ai

Dje në medie u shpërnda lajmi  se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën tashmë i njohuri,  Gani Jakupi,  paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Shvarc. Ajo sot duke raportuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Gani Jakupi nuk është këshilltar i saj, por pjesë e një projekti njëvjeçar.

Me këtë shumë modeste që nuk është pagë mujore është shumë modeste për gjithë lobimin që bënë. Ai nuk është këshilltar i imi, ai ka një kontratë. Më vjen keq që Gani Jakupi përballet me një fushat të tillë”, ka theksuar ajo. Nevojitet një përkushtim si opozitë, jo për të hedhur baltë por për t’u marrë me tema serioze. Ju lus për më shumë dinjitet dhe kujdes kur flisni për personalitete të shquara të kulturës, ka porositur zonja dinjitarë që vjedh, shpenzon dhe abuzon me buxhetin e shtetit dhe nuk e publikon pasurinë e saj edhe pse është e detyruar me ligje, të cilat i abuzon dhe i  shpërfillë. Sipas kësaj zonje, që është fatkeqësia e Buxhetit të Kosovës, paga  7.500 për një lobues qenka modeste, edhe pse ai merr shumën e pagave mujore të 50 veteranëve, të cilët  sipas Hekuran Murarit  dhe krejt Qeverisë së Kosovës, kanë paga meritore, madje dinjitoze. Kjo është drejtësia sociale e qeveitarëve e mashtruesve më  të paskrupull që i ka pasur ndonjëherë Kosova, duke mos përjashtuar as regjimet e mëhershme,  paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …