Donika Shvarc shkarkoi sekretaren e Ambasadës, në Holandë, Yllka Geci për shkak të përkujdesjes së saj për krerët e UÇK-së

Donika Shvarc shkarkoi sekretaren e Ambasadës, në Holandë, Yllka Geci për shkak të përkujdesjes së saj për krerët e UÇK-së

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e cila drejtohet nga Donika Shvarc, ka shkarkuar Yllka Gecin nga pozita e sekretares së parë në Ambasadën e Kosovës në Holandë, për shkak të kujdesit të saj për krerët e UÇK-së në Hagë. Përpos punës në Ambasadën e Kosovës në Holandë, Yllka Geci ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe për UÇK-në, veçanërisht për liderët e saj të cilët gjendën në qendrën e paraburgimit në Hagë. Ajo ka treguar për angazhimin e saj në Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe për mbështetjen e liderëve të UÇK-së. Përgjatë gjithë kohës, përveç punës zyrtare, unë pashë peripecitë e familjarëve të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veslit, Rexhep Selimit, Salih Mustafës, Pjetër Shalës, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Si një familjare që kam përjetuar të njëjtat procese, bashkëndjeva dhimbjen e tyre në çdo frymëmarrje. Unë po kthehem në Kosovë, në atdheun tonë, lirinë e të cilit na e sollën ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare, tetë prej të cilëve po mbetën në Hagë, dhe ky fakt është i vetmi që mua më mërzitë. Ndoshta këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që kanë zemrën në anën e duhur dhe lirinë e këtij vendi e shohin si vlerën më të lartë të jetës”, ka shkruar, Yllka Geci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …