Juristi, Ehat Miftaraj, ka reaguar kundër deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për gjoja “qeverisje me duar të pastra”. Miftaraj e cilësoi të papranueshme që një ministre e akuzuar për korrupsion të bëjë deklarata të tilla. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku Gërvalla, sipas tij, nuk u paraqit “me duar të pastra, por me duar në xhepa” përpara gjykatësit, duke theksuar se ajo kishte marrë me vete gjysmë e kabinetit të saj. Ai e cilësoi situatën si të rëndë dhe ironike që një person i akuzuar për korrupsion flet për qeverisje të pastër. Kjo është një shfaqje e tmerrshme dhe e papranueshme, nënvizoi Ehat Miftaraj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …