Donika Gervalla

Donikë Gërvalla fton deputetët e LDK-së të mos votojnë Hashim Thaçin për kryetar, pavarësisht marrëveshjeve të koalicionit qeveritar

Disa nga përfaqësuesit e strukturave të LDK-së në vend dhe në mërgatë në një apel të drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë kërkuar nga ta që të mos e votojnë Hashim Thaçin për postin e kryetarit të Kosovës,  pasi, sipas tyre  vendit ti duhet një kryetar  dinjitoz e konsensual.  Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjermani, Donika Gërvalla e cila e ka nënshkruar këtë apel, përmes telefonit tha për KosovaPress se ky apel u drejtohet deputetëve. “Deputetët u drejtohen kolegëve të tyre brenda Kuvendit. Kjo është iniciativë e strukturave. Aty ka nënkryetarë të nëndegëve, delegatë të Kuvendit Qendror të LDK-së. Është apel që është përkrahur nga aktivistët e anëtarët e LDK-së. Qëllimi i këtij apeli përkrahet nga elektorati, pasi që elektorati është kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit.  “Ka deputetë që janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancë. Numri i tyre nuk është i vogël. Ka deputetë që janë deklaruar edhe hapur si Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Alma Lama, Armend Zemaj, Blerim Grainca e të tjerë. Unë mendoj që disa nga deputetët e LDK-së për shkak të presionit që kanë nga elektorati nuk do të votojnë Thaçin, pasi si rrallëkush në Kosovë, e përfaqëson përçarjen e popullit dhe jo unitetin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …