Donika Kadaj Bujupi

Donikë Kadaj-Bujupi: Bojkotimin e Kuvendit opozita do ta organizojë në terren për t’i dhënë fund këtij regjimi

Nënkryetarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar për mediet se pas bojkotimit të Kuvendit opozita do të organizohet në terren,  për t’i dhënë fund këtij regjimi. Sipas saj, protesta e 26 marsit do të jetë më e madhe që është organizuar ndonjëherë në Prishtinë, përderisa kundërshtimi opozitar do të vazhdojë deri në rënien e Qeverisë. Shefja e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se trajtimi fyes, i padrejtë dhe çnjerëzor ndaj deputetëve të opozitës, të cilët kishin guximin të viheshin në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës, janë disa nga arsyet pse konsiderojnë se legjislativi e ka humbur legjitimitetin dhe se opozita nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e tij. Protestat paqësore, do të vazhdojë deri në rënie të Qeverisë, sepse Kosova është vend demokratik, është Evropë dhe ngufatja e tillë nuk mund të zgjasë, ka thënë për mediet nënkryetarja e AAK-së, Donikë Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …