Deputetja e AAK-së, Donikë Kadaj-Bujupi tha sot në Gjykatë se ajo me deputetët e opozitës kanë bërë në Kuvend, atë që e kanë për detyrë e kjo është mbrojtja e Kushtetutës. Drejtësia qëndron jo në të qenurit neutral midis të drejtës dhe të gabuarës, por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen e saj kudo, kundër të gabuarës. Ne nuk mund të pretendonim që nuk po shohim, e as të kthenim kokën mënjanë, kur shkelej akti më i lartë juridik i vendit. Ne bëmë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën dhe të drejtën. Kjo u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015, andaj ne nuk jemi në konflikt me Ligjin, përkundrazi vepruam në mbrojtje të së drejtës. Jemi në konflikt me dy marrëveshjet dhe po përballemi me akuza për qëndrimet tona politike. Kjo nuk është demokratike, dhe demokracia nuk është palaço që hedh valle sipas kërkesave ditore”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …