Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtare e Komisionit për Integrime Evropaine, Donika Kadaj-Bujupi, ka vlerësuar se qeveria e tanishme mban fajin kryesor për mosliberalizim të vizave, e jo BE-ja. “Duhet sqaruar se fajtori kryesor për liberalizimin e vizave është vetë Qeveria e Kosovës, edhe kjo në krye me Isa Mustafën, por edhe të mëhershmet me Thaçin kryeministër. Liberalizimi i vizave nuk na është dhënë sepse në Kosovë mbretëron krimi i organizuar dhe korrupsioni në shkallë endemike, që nuk janë luftuar asnjëherë”, ka deklaruar ajo për “Zërin”. Ndërkaq, sipas saj, përgjegjës për shkallën e lartë të korrupsionit janë presidenti Thaçi dhe kryetari i kuvendit Veseli. “E për krimin dhe korrupsionin, përgjegjës kryesorë pa dyshim janë Presidenti Hashim Thaçi e Kryparlamentari Kadri Veseli, që tash po e bëjnë përgjegjëse BE-në për vonesat në këtë proces. Thaçi e Veseli, së bashku edhe me KM Mustafa janë koka të krimit që e kanë bllokuar Kosovën brenda dhe e kanë izoluar”, ka shtuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …