Donjet Bislimi

Donjet Bislimi: Paaftësia e Qeverisë Kurti po i detyron të rinjtë të largohen nga Kosova

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot në një aktivitet para Qeverisë së Kosovës i ka radhitur top skandalet e kësaj qeverie përgjatë një viti të qeverisjes së Albin Kurtit. Kryetari i Rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi e ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti duke e cilësuar vitin e parë të qeverisjes së tij si vit praktikantësh.   Ai theksoi se gjatë këtyre 365 ditëve të qeverisjes së Kurtit, qytetarët e Kosovës kanë parë gjithçka nga ai, por vetëm qeverisje jo. “Qytetarët për 1 vit rresht kanë parë paaftësi të Albin Kurtit për të qeverisur. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria Kurti me paaftësinë e saj, ka krijuar një listë të gjatë të dështimeve dhe keqmenaxhimeve, duke shpërfaqur një paaftësi të madhe në qeverisje, e cila vjen ekskluzivisht nga mungesa e kompetencës, dijes, vizionit dhe vullnetit për punë.”, tha ai. Bislimi tha se rinia e Kosovës që në fillim të vitit  të kaluar në masë të madhe i ka besuar Albin Kurtit, tani është zhgënjyer sa që në fund të vitit 100 mijë prej tyre ua mësyen dyerve të Ambasadave për të kërkuar viza për t’u larguar nga Kosova.  “Për 1 vit qeverisje, diplomacia kosovare lëre që nuk ka ekzistuar, por ka shënuar regres aq të madh sa që ka përfunduar në skandale e paaftësi elementare me gabime të flamujve të shteteve e me gënjeshtra të deklaratave të zyrtarëve perëndimorë. Për 1 vit të kësaj qeverisje, qytetarët e Kosovës janë varfëruar më së shumti që nga paslufta. Shporta ushqimore e qytetarit të Kosovës është shtrenjtuar aq shumë sa qytetarët mezi po ia dalin ta mbyllin muajin.”, shtoi Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …