Dorëheqja është më e pakta që do të ndodh, sepse tregon fytyrën e kësaj qeverie, thotë Besnik Tahiri pas publikimit të përgjimeve: Lila-Simiq

Dorëheqja është më e pakta që do të ndodh, sepse tregon fytyrën e kësaj qeverie, thotë Besnik Tahiri pas publikimit të përgjimeve: Lila-Simiq

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se përgjimet publikuara në medie për një komunikim ndërmjet ish-deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq me shefen e grupit parlamentar të Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, janë shumë serioze. Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetërore dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit, ka deklaruar Tahiri, duke kërkuar sqarime nga kryeministri Albin Kurti për këto përgjime. AAK kërkon përgjegjësi nga kryeministri që të  japë sqarime për këto përgjime. Ju e dini që aspekti i rrymës është tema më korruptive. E dyta për AAK-në është e pa imagjinueshme që në një takim të tillë të diskutohet koordinimi për veteranët. Shihet shumë çartë që ky relacion ka qenë sekret në mesë dy subjekteve politike, ndërsa është trumbetuar se nuk ka koalicion ndërmjet LV-së dhe Listës Serbe. A jeni duke e parë që në këtë qeveri nuk ka moral politik, akuzat që janë drejtuar ndaj subjekteve politike kanë qenë goditje e ulëte. Dorëheqja është më e pakta që duhet të ndodh, kjo tregon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie”, ka thënë, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …