Dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe zyrtarët e lartë serbë të Komisioneve Komunale Zgjedhore kudo në Kosovë

Dorëheqjet i kanë dorëzuar edhe zyrtarët e lartë serbë të Komisioneve Komunale Zgjedhore kudo në Kosovë

Pas largimit të Policisë  në Veri të Mitrovicës dhe  deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, gjykatësve e prokurorëve e zyrtarëve të tjerë, sot dorëheqjet e tyre kanë dorëzuar edhe zyrtarët e lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore. Pasi Qeveria paralajmëroi se do të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme për zëvendësimin e kryetarëve të komunave dhe deputetëve serbë të cilët dhanë dorëheqje, kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale në mënyrë të organizuar me qëllim të bojkotimit të këtij procesi kanë dhënë dorëheqje në mëngjesin e sotëm nga pozitat e tyre. Lajmin, për mediet në veri e ka  konfirmuar zyrtari i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e Veriut, Slobodan Dimitrijeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …