Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë. Pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që i jep të drejtë themelimit të qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar menjëherë kërkesën për thirrje të seancës në Kuvend të Kosovës për votimin e qeverisë.“Është dorëzuar kërkesa në Kuvend për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për të mërkurën në orën 11:00”, thuhet në një burim të siguruar lajmi.net. Theksojmë se në orën 16:30, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë konferencë për medie.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …