Doruntina Maloku nga LDK, në një postim të saj ka reaguar kundër kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, i cili e ka sulmuar kandidatin e LDK-së, Përparim Rama në debat, duke i thënë në mënyrë cinike se ka ardhur nga diaspora, për të kandiduar në postin e kryetarit të Prishtinës. Përmes një postimi, Doruntina Maloku e ka quajtur hipokrit, Arben Vitinë, duke thënë se ai nuk e do Përparim Ramën, vetëm sepse është nga diaspora, ndërsa Qeveria Kurti ka premtuar se do të organizojë fluturime e autobusë falas, në mënyrë që individë nga mërgata të vijnë e ta votojnë atë, në Kosovë.