Dosja e dërguar në Departamentin e Drejtësisë, në Amerikë, kundër ish-prokurorit të Gjykatës Speciale, në Hagës, Jack Smith, ka marrë vëmendje për shqyrtim edhe në këtë Gjykatë. Akuzat se Jack Smith ka zhvatur para dhe është përfshirë në sjellje kriminale, avokatët po kërkojnë të hetohen nga Prokuroria. Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman, iu drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese të Speciales në Hagë. Ai ka kërkuar të hetohet një dosje ku ish-prokurori i Specializuar, Jack Smith, akuzohet për zhvatje të parave dhe përfshirje në skema të dyshimta kriminale. Kjo dosje ishte dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë nga ish-agjenti federal për hetimin dhe ndjekjen e krimeve financiare, Xhon Monihan. Avokati i Nasim Haradinajt, Cadman ka kërkuar hetim kundër ish-kryeprokurorit, Jack Smith. Ankesa e sinjalizuesit paraqet prova të sjelljes së rëndë kriminale të ish-prokurorit të Specializuar. Konkretisht, ai thuhet se ka qenë i përfshirë në skema për të akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi për të sabotuar një takim në Shtëpinë e Bardhë, për të zhvatur para nga duke e kërcënuar me procedim penal.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …