Kosova mund të organizojë një referendum konsultativ në rast të arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë për normalizimin e raporteve. Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, i cili ka qenë anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se Kosova ka nevojë të ketë Ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në çështje të caktuara. “Referendumi mund të shërbejë vetëm si një referendum konsultative apo fakultativ dhe nuk ka asnjë pengesë që Kuvendi i Kosovës për cilëndo çështje nga kompetenca e veta të mund të shpall një referendum. Por, referendumi në këtë rast nuk ka karakter detyrues, ai është vetëm konsultativ sepse vendimmarrja duhet të kthehet në rrugën kushtetuese, do të thotë votimi nga Kuvendi i Kosovës. Ai tha se nëse në të ardhmen dëshirohet që me referendum të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato eventuale me Serbinë, paraprakisht do të duhej të ndryshohej edhe Kushtetuta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …