Profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami, ka thënë se Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me kërkesën e tij për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka shpalosur një të fshetë të Bashkimit Evropian.
Dr. Arsim Bajrami ka thënë për mediet se tani kur korrigjimi i kufijve nuk për kërkohet, Bashkimi Evropian po e kërkon shpëtimin tek asociacioni. “Ai ka zbuluar fshehtësinë e BE-së në dialog. Haptazi po shihet se tani kompromisi nuk po kërkohet te ideja e korrigjimit të kufijve – tani po kërkohet shpëtimi te asociacioni”.
“Lajçak po e shpreh qëndrimin e BE-së se do të bëhet një trysni ndaj palës kosovare që ta pranojë një asociacion për ta arritur cakun – të ketë në dy anët lëshime dhe kompromise”. “Pala kosovare e ka të limituar procesin e dialogut. Asnjë lider i Kosovës nuk do të lejonte të shkelet Kushtetuta”.
“Ne duhet shohim se ndoshta kemi bërë gabim që se kemi kryer asociacion para 5 vjetëve. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është dashur që të përmbyllet kjo temë”.
“Duke mos e bërë këtë, ne tash e kemi lënë në dorë të BE-së dhe ajo po shfrytëzon këtë”.
“Ajo çfarë duhet bërë pala kosovare është sa më shpejt të hartojë statusin e asociacionit. Formimi i asociacionit është një obligim ndërkombëtar – duhet miratuar statuti dhe duhet të jetë në përputhje më kushtetutën” ka saktësuar profesor, Arsim Bajrami.