Në çdo metër të kësaj hekurudhe është një jetë njeriu, thotë Katerina Gogova, autorja e librit: “Hekurudha e përgjakur, ( KRVAVA PRUGA – KATERINA Gogova,1965. )
Në krye të njëqind vjetëve të kësaj ngjarje të dhimbshme, është koha që ai rënkim në vete të artikulohet e të dëgjohet zëshëm ashtu si e meriton. Edhe titulli Hekurudha e Kërçovës – gjak i Kosovës, mund të korrespondojë me realitetin e hidhur historik të qindra familjarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët edha tash, pas një shekulli heshtje nuk dinë asgjë më tepër për stërgjyshërit e tyre përveç asaj se ata u bënë kurban i hekurudhës së Kërçovës.
Ka mbet në Kërçovë! Atje ka punuar si rob në ndërtimin e një hekurudhe, dhe nuk është kthye më! Nuk e di a ka ndonjë varr apo është hedhur në ndonjë përrua!
Vetëm kjo dëgjohet nga familjarët e tyre.
Ky zë i ngulfatur nga rrëmujat e Ballkanit dhe i ndrydhur nga pesha e historisë së dhimbshme, personalisht më ka përcjellë prej viti 1963, kur e dëgjova për herë të parë në Drenicë, e deri tash. Tash vendosa që këtë barrë ta pjesëtoj me tërë opinionin shqiptar – në radhë të parë të Kosovës. Pikërisht të Kosovës nga shkaku se kjo hekurudhë është ndërtuar kryesisht, me gjakun e rinisë shqiptare të Kosovës, të asaj kohe, nga ajo pjesë e Kosovës, e cila pas Luftërave Ballkanike mbeti nën okupimin bullgar.) për këtë periudhë: 1912-1918 ka mjaft burime arkivore dhe të botuara në gjuhën maqedone dhe serbe. Por me sa di, deri tash, ky tmerr, në opinionin shqiptarë nuk është trajtuar as nga institucione as nga individë. Është përmendur kalimthi prej ndonjë publicisti shqiptar,*) dhe jo vetëm shqiptar.*)
Ndërkaq në gjuhën maqedonase, në vitin 1965 në Shkup, është botuar monografia me titullin “Krvava pruga” (Hekurudha e përgjakur) nga autorja Katerina Gogova, një vepër që i kushtohet hekurudhës së Kërçovës 1915-1917.
Nga viti 2015 fillova të hulumtoja emrat e atyre të pafatëve, të cilët administrata okupuese bullgare i mobilizoi dhunshëm dhe ndërmjet viteve 1915-1917 ndërtoi hekurudhën: Gostivar – Kërçovë – Ohër, e cila nga viti 1917 ka qenë në funksion praktik deri në vitin 1965.*) Këtë vit bëhen plot 100 vjet heshtje e një krimi kundër atyre njerëzve – civilë të pafajshëm, të cilët i digjnin brenda kasolleve me kashtë, disa i varrosnin të gjallë, jo larg trasesë kah kalonte hekurudha.*)
Unë jam përqendruar vetëm në segmentin nga Kulla (në Bukoqë, ku ndahet Gostivari me Kërçovën) deri në Kërçovë.
Kjo hekurudhë ishte projekt i Gjermanisë dhe aleatëve të saj: Bullgarisë dhe Austrisë dhe ishte e rëndësishme për Frontin e Selanikut.*) Në sektorin e Kërçovës këtë aksion e kishte udhëhequr aleanca Bullgare. Të rekrutuarit nga Kosova nuk kanë qenë të gjithë në hekurudhën e Kërçovës. Një pjesë punoi në rajonin Prilep- Manastir, një pjesë iu bashkuan fronteve të luftës në Kaukaz e në Jemen, sipas interesave të koalicionit Gjermano-bullgar.*)
Në administratën komunale të Kërçovës, me rastin e këtij 100 vjetori, shqyrtohet iniciativa dhe gatuhet projekti për ngritjen e një pllake përkujtimore e mermerit, me emrat e viktimave të kësaj hekurudhe që duhet të vendoset tek stacioni i trenit në Kërçovë. Aty ku ruhet e konservuar lokomotiva e atij “trenit të vogël”, i njohur edhe me emrin – Qiro, me binar 0,60 m., dhe disa vagonë, të cilët ruajnë kujtimin për vendin prej nga kanë ardhur:
(Pret të vazhdojë për Pogradec – Elbasan, ama jo me këtë!) Të gjitha janë konservuar dhe ekspozuar përpara stacionit të trenit në Kërçovë. Këtu është edhe stacioni i autobusëve për: Shkup, Manastir, Ohër, Strugë, etj.
Koha për këtë është viti 2017. Me këtë përkujtim u dalim hakut pjesërisht atyre viktimave dhe familjarëve të tyre. Ua kemi borxh, sepse ajo hekurudhë për gjysmë shekulli e lidhte Kërçovën me botën.
Unë i shtrova detyrë vetes që të mbledh emrat e atyre që lanë eshtrat në këtë hekurudhë. Ata këtu mbyllën sytë, të vetmuar pa asnjë familjar afër, nga uria, sëmundja, puna e rëndë dhe torturat që ushtroheshin ndaj tyre si robër që ishin, për të cilët nuk dihen as varret e tyre dhe as numri i saktë i tyre. Kjo nuk ishte punë “Angari”! Ishte më tepër se robëri. Ka pas raste kur nga një familje janë marrë dy ose edhe tre meshkuj*) të aftë për punë, me mjete pune që kishin në dispozicion: kafshë për tërheqje,*) për bartje, mjete pune: sharra, sëpata etj.*) dhe pjesa më e madhe nuk u kthyen as të gjallë as të vdekur! Mbetën të humbur ”nam- nishan”!*)
Në pamundësi të hulumtimeve arkivore, pas këtij publikimi, shpresoj se kjo evidencë do të plotësohet edhe më tej me ndihmën e kujtesës popullore. Secili individ, qoftë familjar apo jo, që ka njohuri përkitazi me këtë, le ta marrë këtë thirrje me seriozitet, le të mos vonohet, le të shpejtojë se koha ik dhe kujtimet zbehen, ose treten krejtësisht. Kurse institucionet kompetente me relevantë profesionale e shkencore sigurisht do të kryejnë obligimin e tyre ndaj atyre viktimave.
Këtu për këtë rast, në vijim, krahas emrit dhe mbiemrit do të qëndrojë edhe vendi prej nga ishte personi.
Me qëllim që të jetë më lehtë i shfrytëzueshëm ky prezantim, kam përdor regjionalizimin e hapësirës së Kosovës: Prishtina… me Besianë, ish-Podujevë… Drenica… Gjilani me Viti e Kamenicë… Ferizaji… me fshatrat përreth tyre.
Pas evidencës së atyre që mbetën në Kërçovë, po jap edhe emrat e atyre që i shpëtuan asaj katrahure dhe u kthyen të gjallë në Kosovë.
Këta sollën lajmet e hidhura dhe përshkruan tmerrin që kishin përjetuar gjatë asaj kohe sa kishin punuar në hekurudhën e përgjakur, të cilën Gogova e përjetësoi në veprën e saj.
PRISHTINË, Podujevë, Llap e Gollak
Adem Xhemajl Gashi – Mramor.
Ajet Retkoceri – Llugaxhi.
Ajet Mehmet Berisha – Konushevc.
Ajet Ramë Gashi – Sharban.
Alush Imer Makolli – Marec.
Avdi Pajaziti – Hajkobillë.
Avdullah Brahimi – Kaqibeg.
Azem Salihu – Brainë.
Bajram Bekë Sekiraqa – Bllatë.
Bali Durmishi – Rimanishtë.
Bektesh Kosum Lushaku – Konushevc.
Dul Ramë Berisha – Batllavë.
Behram Sulejman Canolli – Marec.
Fetah Naman Behluli – Marec.
Hajrë Sherif Canolli – Marec.
Ibish Gllogovica – Marec.
Ilaz Koliqi – Koliq.
Jakup Ahmeti – Koliq.
Mehmet Sefer Sadiku – Revuqë.
Muharem Sulejman Mustafa –Llapashticë.
Muharrem Xhemajl Gashi – Mramor.
Sejdi Fetahu – Brainë.
Sejdi Bejtullah Hasani – Podujevë.
Zenel Imer Makolli – Marec.
DRENICA
Ahmet Nuh Fana – Nekovc.
Ajaz Ajazi – Sankovc.
Alush Jashari – Shturbullovë.
Brahim Haziri – Korreticë e ultë.
Bahtijar Selman Gashi – Pjetërshticë.
Dan Sylë Gjinofci – Makërmal.
Emin Nebih Morina – Arllat.
Emin Selim Bucolli – Pokleku i vjetër.
Fetah Zymeri – Nekovc.
Hajriz Ramadan Thaçi – Llapushnik.
Hajdin Murat Gjoshi – Sankoc.
Halil Shabani – Vërmicë.
Halil Ukë Morina – Malishevë, Burim, ish Javiq.
Hasan Ibriqi – Komoran.
Hysen Kastrati – Dobroshevc.
Ibrahim Ajazi – Sankovc.
Idriz Nura – Kizharekë.
Ilaz Smajli – Krojmir.
Isuf Cërrvadiku – Poklek.
Islam Ibriqi – Komoran.
Jemin Selman Morina – Malishevë.
Kadri Emiri – Vërmicë.
Kurt Xhema – Shturbullovë.
Mehmet Idriz Nuha – Kizharekë.
Muharem Shabani – Malishevë – Burim, ish Javiq.
Murat Avdyl Elshani – Baincë.
Nezir Pirraku – Sankoc.
Rizah Sinani – Korreticë e ultë.
Rexhë Lah Hoti – Trdevc.
Ramë Nezir Krasniqi – Drenas.
Rizah Qyqolli – Krajkovë.
Riza Sinani – Korreticë e ultë.
Sadri Selma Mazreku – Malishevë.
Sefer Abaz Krasniqi – Negrovc.
Selim Lahu – Krojmir.
Syl Sylaj – Kizharekë,
Shaban Selman Gashi – Pjetërshticë.
Shaqë Selim Bucolli – Poklek i vjetër.
Tahir Shaqir Elshani – Baincë.
Xhemë Aruçi – Malishevë – Burim, ish Javiq.
Zeqir Smajl Hasi – Drenas.
Zenel Curri – Zabel i ultë.
Zymer Pirraku – Sankoc.
GJILANI me Viti, Kamenicë…
Abdyl Mehmeti – Uglar.
Abdyl Sali Bisha – Skifteraj.
Ajet Isufi – Skifteraj.
Arif Sejdi Arifi – Skifteraj.
Bajram Zeqir Pira – Pozharan.
Bajram Halimi – Tërpezë.
Bajram Sulejmani – Pogragjë.
Beqir Maliqi – Skifteraj.
Beqir Halili – Tërpezë.
Demir Ismajl Toska – Sadllar i Kamenicës.
Hajdar Balaj – Tërpezë.
Hajdar Beqir Ramiqi – Pozharan.
Hamzë Azizi – Tërpezë.
Hasan Shasivari – Tërpezë.
Hazir Ali Biçku – Hogosht.
Hisen Ajet Sopi – Meshinë.
Hysen Rexha – Skifteraj.
Ibrahim Shaban Syla – Bresalc.
Ismail Haziri – Tërpezë.
Latif Shabani – Tërpezë
Maksut Ramabaja – Dazhincë.
Maliq Avdil Avdili – Leshtar.
Misin Kamerri – Skifteraj.
Nuhi Zeneli – Skifteraj.
Oruç Murat Daku – Laçiq.
Qazim Ismajl Toska – Sadllar.
Ramë Latif Shabani – Tërpezë.
Sadik Haliti – Zhegër.
Sejdi Latif Shabani – Tërpezë.
Xhekë Rashiti – Tërpezë.
FERIZAJ…
Bajram Sahit Sojeva – Sojevë.
Bajram Xhemajli – Godanc i poshtëm.
Nurë Sadiku – Godanc i epërm.
Ramadan Ahmeti – Godanc i epërm.
Vesel Jashar Ahmeti – Greme.
Xhemë Mikullovci – Godanc i ulët.
Xhemë Ramadani – Godanc i epërm.
Xhemajl Hodaku – Godanc i epërm.
Në vitin 1964/65, kjo hekurudhë pushon së funksionuari. Pasi që u hap tuneli Gaostivar-Kërçovë dhe u lëshua në përdorim treni me binar normal, hekurudha e kohës “Bugarit” është çmontuar.
Mirëpo rënkimi i atyre viktimave vazhdoi të mbetet i ngulfatur!
Gjurmët e asaj hekurudhe dita ditës zbehen dhe humbasin formën. Me këtë zhduken edhe gjurmët ku mund të jenë groposur këta viktima.
KUSH ISHTE KTHYER GJALLË NGA HEKURUDHA E KËRÇOVËS-1917?
Në vijim do të sjellim edhe emrat e atyre që shpëtuan të gjallë dhe u kthyen në Kosovë. Ata sollën me vete kujtimet më të hidhura dhe u kumtuan familjarëve të viktimave ngushëllimin e vetëm “e kam varros me duart e mia!”
Kjo u mjaftonte, sepse disa prej tyre ishin djegur të gjallë, sipas dëshmive që i kanë transmetuar Katerina Gogovës të mbijetuarit e atij tmerri.*) Aktualisht nga fshati Berikovë deri në Kërçovë, kah kalonte kjo hekurudhë, ruhen toponime ”Vorret e Kosovarëve”*), por pak sish dallohen se ishin varreza kolektive.
Emrat, mbiemrat dhe fshati prej nga ishin ata që u kthyen të gjallë:
Adem Bali Krapi – Nekofc.
Ajvaz Svarqa – Bellopojë.
Beqir Zenel Xhemajli – Abri e epërme.
Bajram Ramadan Bajrami – Dobroshevc.
Bajram Ajvaz Cernavari – Dazhincë.
Bajram Bahtir Velegllava – Kamenicë.
Behë Burica – f. Buricë.
Hamit Brahim Miftari – Krojmir.
Haxhi Haziri – Ostrozub i Malishevës.
Kadri (Mulla Kadri) Qerim Sponca.
Liman Shaban Morina – Javiq, Malishevë.
Maliq Hajra – Nishor.
Mehdi Shashivar Hashani – Obiliq.
Mehmet Arif Tafa – Nekoc,
Murtez Bajram Hysenaj – Abri e epërme.
Murat Avdyl Elshani – Baincë.
Ramadan Shehu – Doganaj.
Ramazan Bajram Kastrati – Kizharekë,
Rrahman Zymeri – Nekofc.
Sadik Xhemajl Gashi – Mramor.
Salih Zymer Gara – Kizharekë.
Selman Shaban Syla – Bresalc.
Sylë Bici – Godishnjak.
Shaban Balaj – Jezerc.
Zymer Ramadan Plakiqi – Nekofc.
Tafil Ramadan Plakiqi – Nekofc.
Ftesë për bashkëpunim
Angazhimi im në zbulimin dhe evidentimin e emrave të atyre shqiptarëve nga Kosova, që u vranë apo vdiqën nga torturat e pasojat e punës së rëndë e të dhunshme në ndërtimin e Hekurudhës në Kërçovës, në vitin 1917, konsideroj se është një punë fillestare, e cila duhet të pasohet me hulumtime të tjera nga institucionet përkatëse në Kosovë dhe në Maqedoni, apo edhe nga studiues të interesuar për ta zbuluar këtë histori tragjike të pësimeve të shqiptarëve nëpër shekuj.
Sa u përket emrave, ata janë evidentuar kryesisht nga njerëz që më kanë ofruar informata, në të cilat mund të jenë përvjedhur gabime pa qëllim, apo pasaktësi të tjera sikur ndodh rëndom në raste të tilla. Pres, vërejtje, sugjerime, zbulimin e emrave të tjerë, meqë konsiderohet se në “Hekurudhën e përgjakur” janë martirizuar qindra shqiptarë kryesisht nga Drenica, Llapi dhe Rrafshi i Kosovës, meqë ishin treva më afër hekurudhës, Mitrovicë-Shkup, nga ku shqiptarët me qetë dhe qerret e tyre i ngarkonin në vagonët e trenit dhe transportoheshin për fillim në Shkup e pastaj në destinacionin, që u kishte caktuar regjimi sllav i kohës.
9 tetor, 2017, Prishtinë, [email protected] tel 044 897 439
Burimet:
KATERINA GOGOVA, Krvava pruga, Skopje, 1965.
AHMET QERIQI, Krojmiri (1455-1999), Prishtinë, 2007, fq. 340, 372.
AHMET QERIQI, Luftëtarë të NDSH-së 1945-1950, II, Prishtinë, 2016, fq.23.
NAIM BUJUPI, 101 vjet gjenocid serb, pas luftërave, Prishtinë, 2013, fq. 23-25)
HASAN REXHA, Masakrat serbe në fshatrat e trevave të Llapit dhe Gallapit të Kosovës, (Yrfija, janar 1921), Prishtinë, 2008, fq. 111- 114)
FEHMI PUSHKOLLI, Llapi gjatë historisë, Prishtinë, 1998, f. 114.
Milovan Sekulic, Kosovo od 1912 do 1918, (dorëshkrim), fq. 517-590.
Birime e të dhëna të familjarëve nga disa vendbanime të Kosovës.