Krimi i organizuar dhe kurrupsioni kanë ngulfatur jetën e qytetarëve të Kosovës.
1.Krim në politikë (miliona euro në dreka dhe darka, miliona euro në udhëtime dhe meditje, miliona euro për 70 zv.ministra, keqpërdorime me buxhetin- taksat e qytetarëve, etj.).
- Krim në arsim (shitje e notave, shitje e diplomave, ngacmine seksuale , punësime partiake, testi PISA, etj.).
- Krim në shëndetësi (mungesë e barnave, rryshfet , vdekje të pacientëve pa dhënë llogari askush, etj.).
- Krim në ekonomi (ma shumë importohen produkte nga Serbia se që shiten produkte vendore, degradim i bujqësisë , shkelje e bizneseve të vogla, formim i monopolit për biznismen të lidhur me politikën, nafta dhe benzina e pakontrolluar, etj.).
- Krim ndaj punëtorëve (punë mbi 8 orë plus vikendeve, mungesë të kontratave, mosdhënie të pushimeve, largime nga puna, etj.).
- Krim në ndërtimtari dhe urbanizëm (ndërtesa të kualitetit të ulët, ndërtesa pa leje, uzurpime të shesheve dhe rrugëve, etj.).
Dhe shumë krime në shumë fusha.
Ky krim i lartë mund të luftohet vetëm nga populli me armën më të fuqishme të kohës së sotme, me ” votë “.
“Vota” është një armë që nëse përdoret si duhet, e vret të keqën dhe krimin.
Por nëse përdoret gabim, e vret vetën dhe të ardhmën e fëmijëve .