Gëzim Kelmendi

Dr. Gëzim Kelmendi: Qeveria shkatërron arsimin dhe promovon lakuriq-këndimin e Rita Orës

Qeveritë e kaluara shkatërruan arsimin parauniversitar duke e radhitur në nivelin më të ulët ndërkombëtar të rezultateve të PISA-s. Kjo qeveri sikur qeveritë e kaluara po e shkatërron arsimin, dhe për ditën e pavarësisë na promovon dhe mburret me lakuriq-këndimin. Paguan 300 mijë euro për këndim lakuriq të Rita Orës dhe tërë atë festë të 17 shkurtit (Ditën e Pavarësisë) e simbolizon me këndim-lakuriqësie.

Mos të harrojë  kjo qeveri se për 17 shkurt u vranë mbi 12 mijë shqiptarë, u dhunuan mbi 20 mijë femra shqiptare, janë ende të zhdukur mbi 1400 shqiptarë.

Le ta dijë kjo qeveri se mbi 50 ushtarë të UÇK-së bënë vetëvrasje pas luftës, i kemi mbi 40 % të popullatës që jetojnë në varfëri, e kemi një arsim dhe shëndetësi të fundosur në rrezikun e shkatërrimit total. Le ta dijë kjo qeveri se me 300 mijë euro që shpenzoi për promovimin e “bikinive” të Rita Orës, do të i kishte gëzuar shumë familje që jetojnë pa kulm mbi kokë, në Kosovë. Por le ta dinë edhe opozita VV dhe LDK se janë  bashkë pjesëmarrëse në këtë dëm dhe shkatërrim që po i bën qeveria, ngase po heshtin. Heshtja përballë të keqes, është miratim i të keqes.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …