Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Dr. Gëzim Kelmendi rizgjidhet kryetar i Partisë FJALA

Partia FJALA ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor. 92 delegatë të Partisë FJALA sot votuan për të parin e tyre. Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Gëzim Kelmendi u rizgjodh Kryetar i Partisë FJALA. Në fjalimin e tij para delegatëve Gëzim Kelmendi i falënderoj për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Ai tha se Partia FJALA do të punojë që të ndryshohet kjo mendësi politike. Do të punojmë që politikani të jetë në shërbim të qytetarit. E kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagës dhe privilegjeve tjera të politikanëve të Kosovës. Do të punojmë që të jetësohet amaneti i dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Populli i Kosovës nuk duhet të dorëzohet para të keqes aktuale në vendin tonë. Nuk jemi dorëzuar as para regjimit të Serbisë, nuk duhet të dorëzohemi as tash, por duhet që në zgjedhjet e 6 tetorit të votojmë për të mirën e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …