leoni

Hakif Bajrami

Dr. Hakif Bajrami: Higjiena e pushtetit dhe injorancës dergjet mbi higjienën politike agresive

Nuk ka ditë që pushtetarët e Republikës Kosovës nuk dalin me paragjykime prej pushtetit “strategjik” absolut  se opozitarët do t` i fundosin me metrikën e numrave, në demarkacion e çështje të tjera. Me këtë sindrom paragjykues, se janë në fron, dhe mund të  bëjnë çdo gjë: të shesin, të blejnë, të fitojnë dhe mos të humbin edhe pse humbin vetëm, sepse i kanë numrat, se janë shumicë më makinerinë diverzive plutokrative të forcës së gishtit votues, i cili posa të fitohet atë e harron. Pushtetarët është koha të dëshmojnë se kalojnë në defanzivë , por sërish do të duken aq të mërzitshëm, sa që nuk do t` i besojnë veti, nëse “fotografohen”, në të njëjtën ditë. Ky fakt i vetë triumfalizmit do t` u ndihmojë të humbin ma shpejtë dhe më bindshëm, sepse ditët po kalojnë dhe këta nuk duan ta kuptojnë realitetin objektiv.

Po, cili është ai realitet i merzitshmërisë. Është fiktiv apo i trilluar. Lidhur me këtë, kur pushteti në Republikën  e Kosovës, ka shumë realitet që përkon me kohën e socilaizmit, por ky pushtet ngritë shumë më tepër pluhur dhe hallakamë fjalësh boshe, për një ditë, se sa që të ndërtojnë demokraci për një mandat katërvjeçar. Demokracia , dihet është regjim që populli nja 90% të ketë jetë solide, ndërsa 10-7%  do të janë edhe për një kohë të gjatë aristokrat, nivel shoqëror që nuk ndien për asgjë, sepse i ka numrat pikërisht nga masa 90%. Ky sistem i tanishëm kapitalist që pretendon dhe ka ambicie  të jetë global, e ka bërë masën zgjedhore një vegël që flet sa herë që kërkojnë partitë, që u duhet vetëm kur këtyre deputetëve u duhen votat. Kaq është mandati strategjik i tyre, dhe strategjik na qenka sipas një pushtetari më të lartë, në mos më i larti që DEMARKACIONI i krijuar nga jo arsimimi e Komisionit Kosovës, të mbyllet ashtu si e ka markuar Murat Meha,  me kadastrin e tij  “shkencor”, duke mos e ratifikuar Kuvendi i Republikës Kosovës.

Higjiena infektive dhe filozofia triumafaliste për thyerjen e kundërshtarëve politik ishte realitet i komunistëve, të cilët sundonin përmes një paternalizmi se: “ne kemi luftuar, ne jemi çlirimtarë, ne jemi ata që eutanazisë së pushtetit që po  vdes nëse dëshiron, ia ndalim turrin, duke ua thyer brinjët nacionalistëve dhe atyre që mendojnë nndryshe”! Tani, pushteti nuk ushtron anarki totalitare, por ushtron anarki fiktive numerike me fiksionin e globalizmit oksidental, sepse çdo “orientalizëm” është bërë bajat, demode, madje nuk i ‘përket Kurrikulit Perendimor”. Fiksion edhe më i egër se ai komunist. Në shumë vende ish  komuniste ka pasë lëshuar shtat mësimi i urtë se kapitalist nuk mund të bëhesh duke grabitë, me fjalë të tjera, duke “vjedhë djersën e popullit” në pikë të ditës. Ishin këto fjalë shumë admiruese.  Por, në Republikën e Kosovës,  filozofia e pushtetarëve është e ngjitur në dy shpejtësi: ajo Shpejtësi që quhet çlirimtare nga okupatori dhe “substanciale pacifiste” e largimit nga njëmendësia e detyruar komuniste. Kjo meritokraci e dyfishtë e shprehur në numra e jo në përmirësim të jetës ekonomike, po ndrydhet në luftën e pashpallur në mes ish paqësorëve dhe çlirimtarëve. Këta të fundit janë shkallmitë me vite duke menduar si idealistë, realitet ky që disa prej tyre e kanë ndryshkë atë nderë dhe atë piedestal famëlartë me disa gafe triumfale kur erdhën në pushtet, duke mos shprehur modesti dhe njerëzi të shëndetshme në jetën praktike. Ndrydhjet në mes këtyre dy poleve kosovare do të shaplosen në të ardhmen edhe më ashpër, sepse paqësorët  kanë marrë pozicion dhe forcë, tani sa që nuk dinë as për pikë as presë në lëminë e grabitjes së djersës së huaj, i kanë numrat dhe çlirimtarët u kanë bërë shërbime që të harrohen në tërësi  SABOTIMET kriminale në çdo hap jo moti (1989/99), natyrisht për të mbetur në pushtet që po dëshmon se nuk është i rasimuar mirë, dhe ka nevojë për higjienë ligjore.

Socializmi ishte (është) sistemi më i madh që është krijuar ndonjëherë, për t` i bërë njerëzit të barabartë në varfëri. Kapitalizmi është sistemi më i përkryer që i ka bërë njerëzit e pasur të barabartë në lëminë e eksploatimit, por kurrë nuk i barazon pasuria edhe ps ejo i bashkon, por konkurrenca është ajo që dirigjon fatin e tyre. Të dy taborret, i barazon lufta e përbashkët për të shtypë të varfërit dhe të robëruarit. Përkundrazi kapitalizmi  ka AND, ta thellojë pabarazinë ekonomike e pastaj edhe shoqërore. Në kapitalizëm ka lulëzuar droga, prostitucioni, nepotizmi, korrupsioni, arsimimi elitar dhe i pamundëshëm për klasën  e ulët e deri në një masë edhe për klasën e mesme.  Shikoni politikën makivaleiste, se si luftohet ( Siri, Irak, Avganistan, Libi, madje u provua  edhe në Turqinë Kemajliste…) shumë larg kufijve të Gjermanisë, e tendenca konkurrente është për ta destabilizuar këtë gjigant ekonomik dhe deri në një masë solide parajsë sociale, si nga majtas ashtu edhe djathtas.  E thënë edhe më troç, lufta e Dollarit dhe Rublës, me Petrodollarin, për ta destabilizuar EURON, madje edhe përmes BREXIT publikisht, është indikator që lufta “nën tezgë”, është bërë atraktive, profitabile, ashtu si u shkatërrua blloku komunist më 1989/90, ku populli shqiptar i robëruar nën ish Jugosllavinë i kishte shanset më brilante që të çlirohet, o me hatër (paqësore) o me luftë çlirimtare, por mbi të gjitha me luftë të drejtë.

Të ndalemi në rastin e Kosovës se si sillshin njëfarë Daxneri ( me arsimin) dhe Gozalesi (me kulturën), menjëherë pas çlirimit

Për ta faktuar rastin po i veçoj dy raste historike të dinjiteti intelektual. Rasti i Prof dr Hajrullah Koliqit dhe Porf dr Agim Vincës, që dhanë dorëheqje nga postet e ministrave , sepse nuk mund ta duronin injrancën politike të UNMIK-ut, “dakxnerëve –komesar politik neokomunist”..PO ashtu ka raste që nuk mundën në kulturë ta durojnë komesarin politik (njëfarë  Gonzales) dhe e vetmja rrugë ishte dorëheqja. Ne e dinim se jemi koloni moderne, por e dinim edhe çfarë shkollimi kishin komisarët e huaj. Madje duhej për t` i pyetur se a “kemi të drejtë të i hulumtojmë krimet shkencërisht”.

Dhe përgjigja e neokomunistëve ishte se: JO, atë mund ta bëni kur ne duam (Rasti i ekspozitës për gjenocidin 2001/2 e tutje). Ata kishin bindjen se kanë ardhur në një vend që intelektualët janë thjesht vetëm “vegla që flasin”, e për kurset e tyre shkollore ata e kishin prapa forcën e OKB-ës që quhej UNMIK.   Tani në Kosovë, pas aprovimit për ta themeluar Gjykatën Speciale, që u dedikohet vetëm shqiptarëve, EULEX-i i BE-së,  po ia kalon socializmit dhe “komunizmit” me drejtësi selektive, po ia kalon trurit të njeriut që i ka mbetur detyrë të përballet se si harmonizohet varfëria me pasurinë dhe të japi përgjigje në përafrim të paqësimit të civilizimeve. Teorikisht ky përafrim është i mundur vetëm kur të përgjaket varfëria edhe mëtej pafund në skamje dhe mjerim. Shikoni refugjatët se si bredhin kampeve dhe rrugëve, shikoni se si Mesdheu është shndërruar në ushqim të peshkaqenëve me mish  njeriu të Sirianëve, Irakienëve, Kurdëve, Afganistanasve si i shqiptarëve më 1912-1914, kur 395 anije të Evropianëve bartnin shqiptarë në Anadoll, krejt me qëllim që Ballkani të krishterizohet.

Madje për këtë ka prova arkivore se ishin angazhuar 612 oficerë të lartë ushtarakë te të gjashtë Fuqive Evropiane (Rusisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Anglisë, Francës dhe Italisë. Të gjithë e kishin nga një detyrë ta kthejnë “Gomarin ALBANI në invalid, për ta shfarosë më lehtë, sikur karikaturohej asokohe  Por në praktikë , në këto kundërthënie në stilin majtas-djathtas, zor se od të arrihet ndonjëherë progres që lumturia dhe paqja t` i përfshijë të gjithë, sespe totaalitarizmi komunisto-fashist vetëm është kthyer në gëzof me ngjyrë të domethënëshme eksploatuese-shkatërruese.

E kur ballafaqohen në politikë këto forca, në stilin 1989/92 sistemet shoqërore dhe politike, atëherë e kuptojmë se zgjidhja e varfërisë është ende larg, fare larg nga trojet tona të ndrydhura edhe nga Lindja edhe nga Perëndimi, nga totalitarizmat inkubativ dhe prohibitatitv. Shikoni, sa të pasur janë pushtetarët në disa vende të varfëra në standard. Pasuria ekziston, por mungon arsimimi dhe flakja e shfrytëzimit neokolonial mu tani në shekullin XXI.

Lexoni vetëm deklaratën e deputetes Margarita Kadriu, se sa duhet të paguajë Kosova e varfër dhe e teledirigjuar nga KS OKB dhe BE (EULEX). për gabimet e Qeverisë paarsimuar gjobë në Gjykatën arbitrazhit (390 milionë!!!). Në këtë drejtim, Afrika Qendrore është shumë më e pasur se Zvicra, por dihen polarizimet masonike. Shqetësimi i botës propagandistike për ta flakur varfërinë dhe robërinë , mund të themi se nuk mungojnë. Por, ato shqetësime janë vetëm një maskë se  çka planifikojnë të pasurit ndaj të varfërve për një qindë vjetët që vijnë. Kjo politikë “demokratike” spekluative, është një botë prostitucionale pa moral, pa ndjeja dhe krejt publikisht reaksionare, me premsia totalitare ideologjike të majta dhe të djathta, politike dhe religjioze. Lufta për ta sunduar njeriun dhe botën pra mbetet një trohej-spondej konstanat, pa pirim.

Në këtë kohë, që e jetojmë janë dukur nga këndi i pozitës sonë tre shembuj eklatant të pozicionalistëve triumfalist të mbështetur në paradigmën e forcës së numrave , sidomos për demarkacionin (Kosovë-Mali i ZI), por rivizatimi nuk shpreh forcën e argumenteve, sepse çdo gjë është servuar nga disa italianë që ishin “gospodar” në Pejë dhe Rrethinë 1999/2003. Të kthehemi paksa prapa.  PO, më 1998/99, vinin në Kosovë: Kuk dhe Hollbruk … te Bacë ADEM DEMAÇI, në Zyrën Politike të UÇK-ës dhe kërcnoheshin:

“Ti Adem po donë luftë, ti je kundër paqësorëve tu që janë shumica e popullit , plus armiku që është njëqind herë ma të fortë s e ti , ku je, çfarë do TI?… Pse po  e trazoni Evropën, Evropa është për paqe, jetoni si themi ne, si dirigjojmë ne, UÇK është terroriste. Nëse pranoni të jetoni në një pushtet demokratik në Serbi, si do të dirigjojmë ne, do ta keni më lehtë .

Histori e hidhur por e vërtetë, sepse më parë ky binom bisedonte me ata që ishin “paqësor”, dardolecë nëpër kafene duke i zbrazë disa fjali anglisht dhe kaq. Ata pastaj turreshin kudo dhe kahdo.  Ndërsa Baca ua kthente: “Po, nëse pajtohemi me Milloshin, ai do të na thotë në, na  e bënë dasmën në  “BESEN” tuej, si në Srebernicë duke na këshilluar, mes rreshtave e kuptohej se : “Kur t` ua presim kokat , fare nuk do të keni dhimbje ma”!!!. Baca vijonte: “Ne  e kemi çmimin  e lirisë, kemi vendosur me vdekë, për liri dhe atë po e bejmë në beteja , nuk vrasim civilë, as fëmijë, as pleq, as plaka, as njerëz pa armë në dorë, si vepron armiku gjakatar. E kemi lutur Serbinë qe 50 vjetë, me çdo formë, me greva, me demonstrata, me burgje të gjata. Serbia nuk ka ndie as nuk po  ndien për robërinë tonë.Tani kemi vëndosë të luftojmë deri në vdekje, por kemi vëndosë të bejmë luftë të drejtë. Kjo është aksioma jonë trigonometrike”. Jemi ngi me pazaret e juaja nëpër metropole , duke vizatuar harta në dëm të trojeve tona qe dyqindë vjet.(Nga notesi im). Tani prapë pazare me demarkacionin, me të cilin Mali i Zi komod, dëshiron  të zgjerojë hapësirën jetësore për një fshat, në Velikë.

E më 1946 Paria e Plavës dhe Gucisë do të tubohet në vendin “Livadhi i Kovaçit” dhe aty do të pyetet autoriteti kryesor ia saj ane : Ku është kufiri Bacë Ahmet Zeneli: Kufiri është në Çakor –Mokën-Kullë drejtë veriut”. E vërtetoni në popull, politikanë të akordeve nepër terr të natës.!

Shembulli i dytë, ka të bëjë me partitë tona në luftë për ruajtjen e  pushtetit, që e akuzojnë opozitën : “Pse po dini. Madje i kërcnohen Albin Kurtit, se ka folë për luftë në Tiranë!”, thua se Ai, nuk i dinë pasojat. E merrni  fjalimin e tij, e shikoni në timbrologji profesionale si analizohen fjalimet politike. S’ ka të bëjë asgjë me kërcnimin luftarak. Fjalia ka të bëjë  me një injorancë politike të pushtetit tanishëm, që na dhunon me insinuata, me metamorfoza premtuese telefonike , na lufton dhe na bënë për çdo ditë ma të varfër horizontalisht dhe vertikalisht. Në Kosovë është tragjedi me dalë bie fjala në pension,ose me krye magjistraturë apo doktoranturë, apo me grada shkencoro-arsimore, sepse po arrite aty, barazohesh me “paqësorin që pajtohet për çdo gjë, madje që jeton vetëm me hangër buk, barazohesh me lypsin që i ka 65 vejt, me  hajnin që nuk ka kufi të moshës, dhe nuk ka bërë shkollë kurrë. Vetëm atëherë, kur Serbia t` i paguaj dëmet e luftës , ky popull do ta kuptojë se kujt i ka shërbyer, do të vetëdijësohet dhe do ta mëson se kërkesa e Demaçit më 1992 në Beograd, ishte VIZIONARE për EVROPEN, që sigurt do të pengohej lufta frontale në Kosovë e gjetiu nëpër ish Jugosllavi. Lufta jonë (1992-1999)  nuk ka qenë luftë kundër paqes, por kundër robërisë, kundër gjenocidit, me u mbrojtë prej gjakësorit neofashist, duke sjellë Serbia edhe mercenarë nga të gjitha anët e rruzullit tokësor, për të na shfarosë. Tani, Mali i Zi, që me elegancë është shkëputur nga rregjimi i Millosheviqit , disi me orekeset për toka të Kosovës, po tregohet se nuk është në nivel të detyrës dhe fqinjësisë mirë. Disi po dëshiron të përsëritet historia dhe të krijojë hapësirë të re jetësore.

Pse pas 17 vjet lirie Republika e  Kosovës është ende në vednin e fundit në Evropë me varfëri? Eshtë sepse këtu nuk janë në “safin e parë” të diturit, ekspertët, por klienetët e “vozhdëve urtakë”,   partive që e bëjnë historianin elktricist, ekonomistin pastues që i drigjon  mjekët serioz, mjekun e bëjnë filozof, filozofin kirurg, inzhinjerin muzikanët, muzikantin ekspert të biujqësie, sociologun biolog, ku është fundi…

Si u rrit numri i veteranëve.? Numri i veteranëve të UÇK është rritur me qëllim që ta komprometojë luftën e drejtë. Madje LUFTA JONE e drejtë, po sulmohet dhe është kah pëprgaatitet “Gilotina” nga Be, me Gjykatë Speciale, ndërsa brenda me ish pjesëtarët e FARK-ut  që sabotuan luftën ( jo të gjithë) dhe tani i kemi 42000 “luftëtarë”. Si t` i japi përgjigje Kryetarit të Veteranëve zotri Qeriqit, kur thot se në radhët e veteranëve ” ka edhe ish UDB-ash”?!!!. Kjo duhet të verifikohet se në çfarë rrethanash kanë depërtuar ata në radhët e UÇK-ës. Kjo deklaratë është lëshuar nga Kreu i veteranëve dhe askush nuk brengoset se a ka të drejtë. Askush nuk ka arritur ta demantojë.

Higjiena e pushtetit është shumë e lehtë të bëhet. Në drejtimin e shtetit duhet të vijnë profesionistët që kanë moral, kanë dituri, kanë vullnet për punë. Duan të sakrifikohen. Atyre duhet t` u besohet ndërtimi i mëptejmë i shtetit, qoftë edhe nuk janë në dnonjë parti politike. Pra, ne  e kmi gozhduar shtetin me pushtetin  e partive, për intresa grupore-politike.

Në fund po prezentojmë para opinionit se Serbia ishte ajo që na ka paditë në Gjykatën Ndërkombëtare për shpalljen e Republikës Kosovës shtet të pavarur dhe sovrane. Kush lejoi që atij vendimi të i ngjitet FUSNOTA, ai duhet të paditët për tradhti kombëtare, sepse Serbia aty e kam marrë autogol. Aty është patentuar se Kosova i ka 11000 kilometra katror. Atëherë ne i kërkojmë, se ashtu jemi të paditur në Gjykatën më të lartë botërore hapësirën që është regjistruar aty. Dhe kur jemi te demarkacioni me Malin e ZI, shtetet në këtë çështje janë gjithmonë majftë cinike, me çdo kusht luftojnë për çdo centimetër tokë. Po ju prezentoi shembullin eklatant në Ballkan më 1879. Atëbotë, Komisioni i dalur nga Kongresi atishqiptar i Berlinit 1878, që ia dhuroi Serbisë, Malit Zi, Greqisë etj. mbi 20 000 kilometra toka shqiptare (Sanxhakun e Nishit dhe të Protit, etj,). Komisoni i gjashtë Fuqive  fatëzeza për shqiptarë (francezi , rusi, aglezi, gjermani, austriaku, italiani) me autorizim të “turkut” Maxhar Pasha ( shiqoni dok, që i ka botuar Serbia më 1978), që pinte raki në Nish, kur erdhi (qershor 1879) rasti te caktimi i kufirit Serbi- Vilajeti i Kosovës, Franseviqi (ekspert serb), me farncezin, austriakun , gjermanin dhe anglezin, pa rusin që ishte i pitë dru, plakut famëlartë për tërë Vilajetin e Kosovës, Ahmet Brainës ia ndanë oborrin, edhe pse ai i luti me mjalët dhe mish çingji, por: oda i mbeti me prnicipatën e  Serbisë, oborri dhe shtëpitë e banimit me Vilajet të Kosovës. Madje më 1912 ushtria serbe, në prezencën e oficerëve instruktor:  1 rus 2 francezë, 1 autriak dhe 1 çekë nga Legjioni i “Kryqit të Salcburgut” për ta pstruar Ballkanin nga musliamnët, i themluar në Nish më 12 tetor 1912, familjes Ahmeti ia okupuan edhe oborrin, por ia masakruan 12 anatrë të familjës, të cilat msakra janë në Fondin e Leo Fraindllingut në AS. Me Leo Fraindllingun ka koresponduar udhëqsi komunist shqiptar Enver Hoxha, për një dekadë. Korespodenca ruhet me kujdes.    Ja çfarë miqësh kemi pasë, dhe mund të kemi ende , dhe nuk kanë ndyshuar, sepse miqë të tillë si ka thënë BREHTI , nuk na duhen kurrfare, nëse janë hilegji.

E kam përjetuar vet kërcnimi e spanjollit unmikas më 1999, në hapjen e Ekspozitës “Për gjenicidin e Serbisë”.Kërcnimi ishte: “Nuk guxoni ta hapni. Unë me qetësi pranë Adem Demaçit, dr Jusuf Osmanit, Gazmed Berishës, Nusret Pllanës: Deri kur jeni këtu ZOTRI. Spanjolli: Deri më 18 të këtij muji. Unë: E ta dish: Më 19 të këtij muaji unë jamë këtu den baba den, atë ditë do ta hapi ekspozitën, pra më 19 të këtij muaji. Duhet vëndosmëri, por jo kokëfortësi, por duhet edhe gjakftoftësi politike e prciellur me shkollim adekavat   Të arsimohemi pra, dhe ta përparojmë vendin-KOSOVEN, vendin ma të begatëshëm me tokë e njerëz në Evropë, sepse e kemi shansën e milenimumit që jemi miqë me SHBA-të. Për ndryshe për burrëri dhe miqësi ballkanike dhe evropiane , jo “oborrin dhe odën e Ahmet Barinës 1879 dhe 1912”, por edhe banjot do ta i grabisin si: Ulqinin, Çamërinë, Sanxhakun e Nishit, Pirotit, Shkupin e Manstirin, për Palvë dhe Gusi ska dert , i arsyeton Komisoni i Murat Mehes dhe Qeverisë kukull.

Tani po e theksojë një fakt që ka nevojë të dihet. Akademitë gjithmonë janë themeluar si institucione të mençurisë, për t` i drejtuar pushtetarët, pra “jo” kombin. Nuk është titulli “akademik” ,titulli më i lartë shkencor. Ky nocion është i saktë. Titujt shkencor dihen, por Akademia jonë e “mençurisë” në vend që të “pleqërojë” me mençuri dhe t` ia lehtësojë punën pushtetit, ajo heshtë, po soditë, por madje edhe po ndihmon Qevrinë kukull e Brukselit të shndërrohet në marionetë politike, sepse aty të gjitha  palët i bashkon konflikti i interesit. Ne kemi Akademik të mençur, madje vetëm me shkollë të mesme, kemi akademikë pa asnjë libër, me një gjysmë libër, me plotë plagiatorë që heshtin, sepse janë plotë largëpamësi, sepse Qeveria që i finanson me 2,5 milionë evro bugjet, pa prodhuar asgjë, nuk  humbin asgjë as me demakracionin, as me asociacionin, me 23+1=24, shkelje të Kushtetutës, dhe ky realitet ndihmohet me heshtje publike.

Më 29 shtator 2016, Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …