Historiani i mirënjohur, profesor, doktor. Hakif Bajrami i përshirë në debatin për Demarkacionin ka prezantuar fakte se komisioni shtetëror për demarkacion e ka bërë raportin gabimisht. Ai në këtë debat ka paraqitur fakte nga hulumtimet dhe puna e tij si historian dhe duke qenë për një kohë edhe drejtor i Arkivit të Kosovës. Bajrami duke u bazuar në shumë dokumente të kohës së pas Luftës së Dytë Botërore e deri tani ka saktësuar se kufiri i Kosovës me Malin e Zi ka qenë dhe është në Çakorr.
