leoni

Dr. Hakif Bajrami: Letra e gjeneral Sami Lushtakut troket në ndërgjegjen kombëtare

(SAMI LUSHTAKU, Kë e vrava unë?, “EPOKA E RE” , 5 qershor 2015,f. 11. )

T`i bësh një analizë të thellë  historike letrës së Komandantit të Zonës Operative të Drenicës gjatë luftës, Sami Lushtaku, me titull: “Kë vrava unë” për të gjithë ata që e urrejnë UÇK-në, nga frika  se edhe sot mos po shndërrohet në model të luftës për liri, kudo në botë, është sipas tyre një “ naivitet emocional dhe shkencërisht antivlerë”. Po, kjo është ndërgjegja e tyre e brejtur prej krininelëve egocentrikë, pse jo edhe neofashistë të tipit bolshevikë.

Si historian që kam hulumtuar nepër arkiva qe 40 vjet nepër Evropë dhe Amerikë, të paktën më është dukur se bota është një gjykatore në lëvizje. Gjatë kësaj kohe kam mësuar se historiani i mirë, objektiv, i pandikuar nga ideologjia  duhet së pari të jetë prokuror, pastaj avokat e së fundi gjykastës.  Shumë vështirë të inkorporohen këto TRI kërkesa të filozofisë së historisë në faktorizimin objektiv te së vrtetës. Por, detyra profesionale dhe kombëtare dihet, rrezultatin e përcakton populli, koha dhe ZOTI.

Për ta analizuar këtë kërkesë  të një luftetari, me pyetjen e sojit të burrave të vërtetë : “Kë e vrava unë”?madje me “ duralidhur” , mednoj se duhet të dridhet ndërgjegja e çdo individi, institucioni kombëtar dhe ndërkombëtar, arsimor, kulturor, shkencor. Akuzë të rëndë na ka servuar kjo gjykatë me atë verdikt që e solli. Unë ende nuk e quej verdikt hipokrit, spse drejtësia ende nuk e ka thënë fajlën e “fundit”, por është dhe do të mbetet njollë e rëndë mbi kombin tonë, nëse heshtim nëse nuk e” vrasim vrasësin e pa emër, pa familje dhe pa kombësi”, të paktën për ta denuar Samiun dyfish më rëndë. Dhe kush e trilloi “vrasjen me duar lidhur” , është një plumb i helmuar mbi neve shqiptarët. Po, po, këso akuzash na janë bërë qe 200 vjetë dhe kemi mbijetuar si hebrenjët.

Qëndro Sami vëlla me shokë shumë, dikush nga populli do të kupton, se korifejtë në fillim të ngjarjeve të mëdha janë vetëm, fikalli vetëm.  Dihet kur e filloi Adem Demaçi luftën për liri fikalli vetëm më 1958. Edhe atij iu gatuan deshmitarë, madje me emër dhe mbiemër, që na janë të njohur. Ata të njohurit nuk janë “asgjë”, por të panjohurit që na shtihen tani pas Luftës çlrimtare  si “heronjë”, nuk duhet t` u durojmë. Duhet t` i diskreditojmë sepse ky popull e meriton të çlirohet nga batakgjinjët dhe vrasësit nepër terr të natës, po besa edhe nepër burgje. Edhe akuzuesit tuej , trilluesit tuej, do të zbullohen, nuk ka EULEX, as fuqi njerëzore në botë që i mbanë nën rrogoz padrejtësitë.

Jo hakmarrje, kurrë vlla i dashtun, por zhveshje të hafijeve para kombit dhe botës, se kush janë do të dihet. Ata koha i zbulon. Ne duhet të jemi ballhapur për luftën tonë të drejtë dhe të pastër çlirimtare. E ke fatin e Drajfusit, or vlla. Po do të dali një Emil Zola, Ka sot bota shpresoj dhe besoj në ndërgjegjën njerëzore. Ne ishim popull pa Nënë, jemi dhe i rrokëm armet pëpr liri, duke u mbështet në zakoneve tona, në dokeve tona dhe në fuqinë tonë modeste.  Dhe do të paguajmë haraç sepëse një pjesë e kombit tonë ka sabotuar luftën dhe ende akuzon, shpif dhe përgojon.

Kjo është e vërteta historike që nuk plaket dhe nuk shlyhet. Këta të huajt që ka ardhur këtu si pashallarë të porositur, pa përgjegjësi ndaj neve, që nuk na njohin historikisht, madje plaga jonë e robërisë shekullore gjenocidale nuk iu dhemb, dhe duket në shikim të parë se na kanë faj. Po edhe i hueji nuk duhet të bazohet në shpifje, por pazari po i shitet tani për tani. Ata po mendojnë se nuk e dijmë se sa dosje i ka sajuar Serbia dhe i ka dërguar në Bruksel dhe Hagë. I dimë sepse vet funksionarët serb i kanë botuar adresat në formë librash. Institucionet tona po heshtin dhe me cinizëm po shtihen se nuk po ndodhë asgjë.

Filozofia e robit, “me ta siellë ui hujei lirinë në piatë” ka qenë praktikë e një politike paqësore për dhjetë vjetë.  Ajo politikë shumë kujtë ia ka nxënë frymën. Dhe tash në kushte e rrethan tjera po sillen sikur çlrimtar. E çlirimtarët paksa me triumfalizëm e patën marrë rrezultatin dhe jemi këtu, në pikën kritike të rirreshtimit kombëtar dhe politik. Për këtë “Pazar të dekadës”, fajin e ka edhe partija jote vlla Sami. Tani po trumbetohet se duhet ta krijojmë edhe një Gjykatë speciale, të paktën, na ta vrasim vetveten, dhe në fund të na thonë: “Po ju vetë na keni detyruar t’ ju hetojmë, gjykojmë dhe denojmë”. Në këtë nye të politikës e ka strofullin hipokrizia. Atëherë kur të zbulohen faktet, do të na thonë: na falin, ne nuk ishim inicues, por “viktimat e juaja”. Hipokrizia, nuk ka autostrada aksiometrike or vëlla, Sami Lushtaku.

E vërtetë është se  ne gjykatën duhet ta respektojmë, dhe në këtë nye të ndërgjegjës kombëtare, nuk kam dyshim. Unë Kombin tim e njoh, se si është siellë dje sot-për dyqind vjetët e kaluara. E pra, gjykata e porositur , “demokratike” e ardhur nga BE-ja, duhe të prgjigjet në dy gjëra: Ta zbuloi personin e “vrarë” përmes mjekësisë ligjore dhe të dëshmojë se është” vrarë me duar të lidhura”.  Ky fakt mund të deshmohet dhe komoditeti i gjykatës këtu ngushtohet, sepse po sillet sikur në stilin ; “ I forti është më i fortë , kur është vetëm”!!!?. Dhe, nëse gjykata mbështetet për muri, le të na e zbulojë informatën prej kuj , kah dhe si e ka sajuar. Në këtë përgjegje mendon, flet dhe vepron për objektiviazim faktorizues ndërgjegja e BESES shqiptare. Mos të mednojë askush se ne jemi të varfur dhe me ne mund të luhet si në ping-pong, me fatin tonë. Ne nuk po kërkojmë që gjykata të na e zbulojë familjen, as lagjen, as lokalitetin, por personin  e”vrarë”, nga i cili nacionalitet është, sepse në këto gjykeime 99% e çështjes po mbetet “çështje” e disa personave. Këtij qëndrimi bolshevik nuk i thonë demokraci. Këtë nivel të drejtësisë ata që po e servojnë të pakten duhet ta dijnë se nuk jemi popull klamajsh. Këtyre nderkombëtarëve, duhet të u thuhet, nëse ka kush t` u thot në stilin e Adem Demaçit, se ne kemi pasë Pleqritë tona qe 2500 vjetë. Ajo drejtësi njëzetë e pesë shekullore, nuk ishte dhe nuk është lojë.

Tani, Letrën e Samiut populli nuk duhet ta kuptojë si një moralizim.  Dhe, në këtë rreshtim ndahen pozicionet politike për UçK-ën, partitë, popullin  dhe individët. Por duhet të themi se UÇK nuk ishte fenomen individual  por rreshtim politiko ushtrak, legal dhe legjitim kolektiv-kombëtar. Kështu kemi pasë dëshirë të ishte e nuk ishte sepse hapur sabotuan ata që për Ty dhe shokët tanë po shpifin dhe po shpifin kudo që munden. Adresat dihen dhe vet do të bien ndesh me padronet, jo me kombin tonë të dlirë. Prandaj, ata që po krrokasin se gjykimi apo gjykatat speciale nuk e cenojnë në asnjë mënyrë UÇK-në e kanë gabim .Jo, jo, të denohet komandanti, komandantët e UÇK-ës me deshmi të rrejshme dhe të porositura, nuk do koment se kush po  kriminalizohet me qellim. Ne jmi një popull i vogël, por që ka bërë histori. Dhe mos të mendojë kush pse jemi të varfër, jo me fajin tonë, dhe me neve do të munden të bëjnë çfarë “kombinimesh” duan. JO!

Po Sami i nderuar, Ti akuzohesh , për një “vrasje” inekzistente , por nuk je vetëm, ta dish. Qendro burr i kombit.  Kujto me krenari fatin e parardhësve Tuaj: Haxhi Zekën, Murat Xhaken, Haxhi Sadrinë, At Palin, Isa Boletinin, Petro Nino Luarasin, Ahmet Shtimen, Ramë Vllasen, Azem Bejtën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Shtjefen Gjeqovin, Nazim Gafurrin, Hasan Prishtinën, Ramë Blacën, Sherif Vocën e atentatete që janë bërë në vijim gjithnjë me plumba helmues “made in Serbia”.  Por, me gishtin e hafijeve të paguar.

Edhe një herë të them si valluat, qëndro. Lufta jonë ishte e drejtë, ti ke qenë pjesë sublime e saj , do të fitoish se nuk ke bërë luftë cubash apo terrosristësh. Beso, këtu është logu ku po provojnë të na qesin, sepse modeli i  luftës sonë çlirimtare shumë kujt po ju pengon. Këtë e kam  kuptuar kur intervistohesha nga oficerët e Tribunalit të Hagës për tri vite rresht si historian për rastet: Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinja. Pyetje dhe propozime që as  rrugaqi nuk i bënë. Ata, ua kam thënë, do të dalin faqebardhë, lufta jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër me norma  kombëtare dhe konventa nderkombëtare. Dhe doli ashtu. Sot jam krenar. Neser do jam krenar edhe me verdiktin defintiv edhe për TY or Vëlla. Por ruje qetësinë e vuejtjet mbesin. Kush  mundet të ia evitojë vuatjet, Adem Demaçit dhe gjeneratës së tij, askush. Ato mabsin në hostori, por ne duhet të punojmë që mos të përseriten. Për këtë dhe vetëm për këtë, njerëzimit nuk i mjafton vetëvetja, pra duhet krijuar miqë të sinqeretë.

Tash po kthehem te këta nddërkombëtarët dhe gjykata e tyre spesiale. Më duhet të them publikisht se ne e kemi pas kërkuar një gjykatë që do t` i  gjykonte krimet e kujtdo qoftë. Jemi rrefuzuar dhe kërcnuar se për krimet as nuk guxoni të shkruani, sepse në atë mënyrë po ngjallni shovinizëm.  E kemi pas thënë në prani të guvernatirit KUSHNER, se ne jemi popull pa nënë, po vuajmë dhe po akuzohemi sikurse personazhi i Emil Zollës. Bernard Kushneri u emocionua, nuk teatrizonte, spse edhe ne dijmë të lexojmë bukur mirë “alfabetin e hipokrizisë”. Ashtu i kemi pasë thënë, pa dorëza.

Sami! Ne po përpieqemi të adapotohemi me tërë qenjen se e kemi Nënë Amerikën.

Por ta dish, këtë e di burimisht si historian se Evropa (jo të gjitha shtetet por nja 80%) dhe Rusa  nuk po harrojnë se nuk po e harrojnë këngën e vjetër. Ashiqare po luftojnë të na lënë pa NENE, pa liri, pa atdhe. E TI or vlla Sami, krenohu se të paktën pa atdhe nuk do të metemi. Besojmë edhe me liri të plotë demokratike, por çmimin do ta paguajmë më të lartë sepse afro 70% e popullit tonë me partitë “demokratike” e kanë SABOTUAR LUFTEN E DREJTE. E pra Luftën tonë çlrimtare e kanë akuzuar saboterët politikë, dezerterët ushtrakë, hafijet ordinerë dhe disa nga ndërkombëtarët prorus. Ju e keni thumbuar paska e dhe partinë që i takoni. Shkencorisht, ana më e dobët e partisë suej është sektori i drejtësisë por edhe i pushtetit, ku mrizojnë juristët sakat në tru dhe argat pa zemër. Unë nuk i urrej, asesi, por nuk kanë guxim. Shumë prej tyre krekosen se kemi marrë pjesë në krijmin e Kushtetutës.

Kushdo që dëshiron të mësojë diçka për shpetimin e pastertisë së luftës le ta lexojë kontaktin e Qernomirdinit me një politikanë “primus, prima , primum, made in Kosova 23 mars `89”. Pse jeni në burg janë fajtore partitë,  tarafe mëhallësh si: Partia e mëhallës Prishtinës dhe Llapit; Partia e Mëhallës Drenicës dhe Mitrovicës, Partia e Mëhallës Dukagjinit pa Prizrenin; Partia e Mëhllës Internetit dhe kompjuterëve Partia e finasave është ende gjallë por luftohet egërsisht me të gjitha mjetet, nga të gjitha anët pse nuk e di. Partitë e qiellit janë iluzione  politike. Kjo është pasqyra jonë e “gjakut politik”.

Unë kam qenë në Prishtinë, kam përciellë me urdhër të Bacës ADEM DEMAÇIT  të gjitha lëvizjet brenda kombit tonë: në Kosovë, Shqipërinë Bregdetare, Maqedoni, Kosovë Lindore, Ulqin dhe Malësi, por edhe në dioasporë. Kjo e fundit ka qenë më e sinqerta dhe meriton lavdi kulmore për qëndrimin ndaj Luftës së pastër, të drejtë dhe pasiqë u inkorporua në NATO në luftë, u bë grupacion politik human. Pra mos u merakos sepse NENA nuk do ta na braktisë dhe do të na dali krah nëse  e meritojmë. Ne do të përpiqemi ta meritojmë NENEN dhe LIRINE, por si të dlirë dhe të shkollës Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Mendo or vlla i nderuar se çfar poshtrimi i kanë bërë aziatët Babait të shtetit tonë kombëtar –Ismail QMALIT, duke e rrahë me shuplaka  në Parlament. Ne or Sami e kemi fatin e KRISHTIT famëlartë, sepse toka jonë është e ëmbël. Mendo si janë denacionaliziuar kombe të tëra në Amerikë, në Evropë, në Azi, por ne kemi qëndruar falë sakrificës dhe luftës së drejtë.

Toka jonë ishte dhe mbetet çels për shumë çka në Ballkan, Evropë dhe Azi. Mu për atë denohesh Ti dhe denohen shokët tuej. Prandaj, zotërohemi se me tërë qenjen tonë shpirtrore dhe fizike e intelektuale do të jemi përkrah ndergjegjës sate të LUFTES së paster dhe të drejtë. E bëjmë këtë, sepse Letra jote e prek çdo njeri që ka  sado pak kulturë njerëzore, aftësi profesionale . Letra e jote e lë njeriun emocianal pa frymë, e shiton çdo keqbërës mbi njeriun e dlirë dhe dinjitoz, kushdoqoftë ai. Ti me këtë LETER , kombit i ke lënë një permendore ARBERORE të shkollës së Kastriotit. Dhe ke ardhë në këtë pozitë sepse ne demokracinë e kemi përceptuar si fetish, jo si kulturë me plotë gjemba, prej të cilëve rrjedhë gjak limfatik spse denohesh pa faj dhe me amputime. Po mbushen gati 40 vjeë kur e kam pasë lexuar një letër në turqishte  nga viti 1911 (16 III), se ne “shqiptarët po qëndrojmë me duarë lidhur , e kryetarin na rrahin për të na e turpëruar tërë kombin”. Të kësaj shkolle makiaveliste janë akuzat kundër TEJE dhe shokëve tuaj të luftës.

Për demokracinë, ne shqiptarët e Republikës Kosovës, në varfërinë tonë, kemi krijuar një koncept prej fetishi.  Jemi Aty. Ngritu pra or Profesor Anton ÇETA me ndihmësit tuej e merre guximin me ia falë Sami Lushtakut ‘vrasen-xhakun” që nuk ka emër , që nuk ka familje, që nuk ekziston.  E kush po lypë hak do të na pyeste profesori i urtisë me famë botërore, Anton Çeta. Po baca  Anton do t` i thoja, avokati i Samiut na ka komunikuar publikisht se “gjak po lyp EULEXI”?

PO i nderuari Sami, Anton Qeta e ka pasë mahnitë Evropën dhe Amerikën me gjykimin e tij human, njerëzor, të guximshëm dhe të nderuar nga ZOTI. Unë kam qenë kudo pranë profesorit Anton, në Kosovë, Maqedoni dhe Evropë. Po nuk kemi degjuar për një “vrasje të njeriut me duar të lidhura, nuk kemi dëgjuar se një njeri  është vrarë prej njeriut i “dorëzuar , ose njeriu që të bje me n` ore të Zotit, për më tepër që duhet të mbrohet”, do të na përgjigjej Profesor Amtoni. Jeni dinjitoz dhe të qetë në këtë burrëri shkollore të Artbërisë. Këtu, mbaron rrëfimi i Bacës Anton dhe pleqnarëve të tij, këtu mbaron kërkesa e Samiut që e ka fatin e Drajfusit, apo Avni Rrustemit para çdo gjykatorje. E verteta, nuk po dalin realitet ëdrrat e neve ushtarëve të Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, siç  i kemi pritë prej evropianëve. Kemi menduar se kanë ndryshuar kohërat dhe kanë ndryshuar edhe konceptet dhe njerëzit. Po del se jo, po del se kanë mbetë të tillë me intriga dhe shpifje. Nuk po emocionohem nga shkaku se të respektoj, por  po krenohem se nuk kemi bërë luftë të gabuar, të paderejtë. Evropa këtë e dinte edhe më 1878, më 1912, më 1918, më 1945. Ndryshoi mendim vetëm më 1999 falë NENES së Madhe.

Gjeral Sami Lushtaku, asgjë tjetër nuk mund të ndihmoj, por do të kisha dëshiruar si në moshë që jam, bile gjysmën e vjetëve të denimit tëndë të ma fakturojnë mua , edhe pse kurrë nuk kemi folë dorë me dorë, nuk të kam njohur për sëafermi personalisht. Prandaj, më duhet të konkludoj se ndaj teje është përdorë “aksioma  totaliotare: “ Njeriu i fortë është më i fortë kur është vetëm”. Kjo është baza morale e gjykatores, kundër teje dhe UÇK-së , sepse nuk i përgjigjen askujt, janë vet pashë, vet subashë!. Masa, këtë filozofi politike, kush e ka shqiptuar pa e marrë në konsultim ndonjë profesionist, apo literaturë të profesionit,  nuk do ta kuptojë. Këta të EULEXI-t besojë se do ta kuptojnë shumë shpejtë, por jo prej meje, sepse as BESE nuk meritojnë ma. Çka është mjaftë, mjaftë është, pat thënë i Madhërishmi BUSH në Fushë Krujë më 10 qershor 2007.

Në fund

Më 1977 hasa në një dokument ku Kryetari i Greqisë PANGALOS tekstualisht ( më 1952) thot: “ Eshtë mirë që kemi bërë Pakt tri shtete:Greqia, Jugoslavia dhe Turqia. Forca jonë do të arrijë në 60 divizione. Për një javë do ta rrafshojmë Shqipërinë dhe Bullgarinë. Na e sillni këndej në Selanik Fadil Hoxhën dhe Isa Boletinin ( merreni me mend ende mendojnë se ISAI është gjallë!!!), dhe ne dijmë çfar duhet punuar me ta”. Hej,  e kërkojnë Isa Boletinin më e vra më 1953. Frogohen prej tij dhe nuk e dijnë se vërtetë e kanë vrarë. Kështu është kur kri ninelët frigohen edhe prej hieve të veta dhe pastaj nuk besojnë në asgjë. Edhe më keq (më 1952 gjithnjë) i njeti delgacion Jugosllav  e viziton Ankaranë. Atje shefi i Gjeralshtabit  gjenrali JAMUT, i thot gjenralit jugosllav Jakshiq: “ Më të trego për të kaluarën tënde? Ky i përgjigjet me krenari se kam luftuar kundër fashshizmit dhe jamë krenar se kam bërrë luftë të drejtë. Një hap përtej trojeve të mija nuk e kam qitë së luftuari”. Gjerali JAMUT i prgjigjet: “Jam krenar që më ka parnuar në zyre Adolf Hileri. Jam krenar që Turqia gjatë Luftës Botërore ka qenë neutrale. Por na i sillni ju jugosllavët ata arnutët kriminel kendej, se ne do t` ua bëjmë më zi se sa Hitleri Hebrenjëve”. (Ankara-Biseda me delgacionin Jugosllav 1952, sekret shteror. F. 6. d. 1/52). Medno ore vlla Sami ku jemi dhe kush vjen këtu e na gjykon e na poshtron e hjekson të hasmohemi në mes veti. Në Luftën çlirimtare ka ngja një fenomen historik, nuk është vrarë asnjë fëmi, asnjë femër shtatzënë, asnjë palk, asnjë plakë, asnjë civili nga populli i armikut. Armiku i ka bërë të gjitha të zezat e kësaj bote në ne dhe mbi ne. Këtë fakt e dijnë edhe miqët e armikut neofashsit.  E fenomeni historik i lutërave të drejta, bëhet me vulë kur nga forcat e NATO-s për 78 ditë nuk dëmtohet asnjë ushtarë. E pra 85 miliardë dollarë të hargjuar kanë vlerë sepse civilizimi ka për bazë EPOKEN E NEOLUFTES.  Shembullin e kësaj NEO LUFTE me çdo mjet armiqët e saj po përpiqen ta kriminalizojnë. KJo fushatë duhet të ndalet sepse askush nuk guxon ta identifikojë kohën e NEO LUFTES me kohën e pas Luftës. Lidhja e periudhave është bërë pra, pa dituri, pa përvojë por shpesh me argumentin e forcës. Këtu në hapa është gabimi. E gabini u fakturohet prijësve sepse ata është dashur të mbështeten në dituri dhe përvojë, duke patur para syshë se forcën nuk e kemi ende. Korigjimet e gabimeve do të bëhen dhe Ti me bashkëlutëtarët do të fitoni lirimin sepse jeni të pafajshëm, sepse keni luftuar me ftesë të kombit , sepse keni luftuar për kauzën e civilizimit, sepse keni lërë shembull për çdo komb të robëruar se si fitohet liria dhe pavarësia.

O Sami LUSHTAKU, Ka ZOT, more burr. Edhe denimit tënd do t` i vjen fundi shumë shpejtë. Unë popullit dhe drejtësisë së vonuar jam i deturuar t` i besojë. Pa NENE ma në fund nuk jemi , por duhet t` i a qajmë hallet NENES dhe të i rrëfehemi me ken kemi punë, madje edhe nëse janë bijtë e  saj në dymendësi. Këtë shkollë e kam mësuar në Zyren Politike të Adem Demaçit më 1998-1999. Se të qun ky ndërkombëtari: “terrorist në fillim të takimit me kërcnim, e në fund të përkdhelë duke moralizuar se jeni çlirimtar, kjo është zejtaria e politikës dhe diplomacisë me dorëza plotë helm. Popullin dhe rininë e kemi të begati të shkelqyeshme, por është lodhë ky popull nga varfëria dhe djallëzitë që disi vet po i servojmë, e të huajtë po ua bëjnë aminin.

Letra JOTE është kërkesë që ka dalë nga ndergjegja, nga një pozicion i pafajësisë që e ndien. Por, edhe Drajfusi ndihej i tillë, por mos të reagointe Emil Zolla, Ai do të pushkatohej. Ne Emil Zollë nuk kemi, por kemi BESE dhe dinjitet si komb. TI je i këtij kombi plotë virtyte morale dhe burrërore. Drejtësia tani për tani është kundër teje, por POPULLI  është me TY. Këtë klithmë po e degjojë kudo që jam këto ditë. Qëdro burr, fundi është i JUEJ, duarlirë dhe dinjitoz në shpirt, për Luftën që ke bërë.!!!

PS: Eshtë mbushë Kosova me poltronë dhe superpoltronë, fajdegji dhe mercenarë që e kanë siellë këtë vend në varfëri të skajshme. Kjo gjendje është krijuar si zhgënjim me qëllim special, për të na treguar se “nuk dini të krijoni shtet” , në stilin kontra se: “i kemi vrarë dhe masakruar sepse na kanë detyruar”. Sot nuk ka fuqi në Botë që do të i detyronte Hebenjët t` i kërkojnë falje Hitlerit dhe nacistëve të tij. Sot, nuk ka fuqi në Botë që do të i detyronte shqiptarët  t` i kërkojnë falje Milloshit dhe neonacistëve të tij. Ka pasë tendenca që nën oreolin e filozofisë politike të personalizohet lufta e drejtë çlirimtare në Kosovë. Kjo tendencë ka rriedhë edhe prej disa ish komandantëve, për të fituar famë e pastaj edhe pushtet dhe pasuri. Personalizimi i krimit në anën tjetër e ka edhe prapavinë, ta identifikojë xhelatin me viktimën. Lidhur me këtë, Gjermanët dhe Hebrenjët sot janë pajtuar, sepse prijësit gjermanë kanë kërkuar pajtim. Prijësit serb me detyrim prej rusëve nuk po lejohen të kërkojnë pajtim. Dhe pse jo, me serbët m und të pajtohemi dhe duhet të pajtohemi. Por falje të krimeve kurrë. Nuk ka autoritet njerëzor që ka të drjtë ta falë gjakun e të pafajshmit, viktimës sado që pasardhësit e xhelatëve të pendohen.

Hakif Bajrami, Prishtinë 6. VI 2015.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. ZHOLI; Tafil Buzi, patrioti që hoqi vallen e jetës në buzë të greminës

Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  …