(Popull i nderuar, pushteti që të gënjen nuk të duhet fare, ndërroje! Çarli Çaplini)
Kemi luftuar kundër Serbisë okupatore, por prapë politikanët servilë na kanë sjellë në pikën kritike, në pozicionin e Shtetit më të izoluar në Evropë. Lidhur me këtë, qarqet politike të BE-së po e akuzojnë Republikën e Kosovës, se nuk po e ratifikon demarkacionin me Malin e Zi. Në fakt FAJI është në oborrin e BE-së. Republikën e Kosovës nuk e kanë pranuar pesë shtete anëtare të BE-së, me të drejtat të VETOS. A ka veto në BE, ka, por ajo e drejtë nuk elaborohet kurrë në opinion. Shqiptarë, ne intelektualët e Kosovës dhe më gjërë, duhet të turpërohemi se po manipulohet me popull tonë, e ne po heshtim, po blefojmë, madje jemi katandisur pas gradave dhe funksioneve akademike, sepse aty ka para të majme, e kush është pranuar, i mjeri ky popull për fatin e tij, shekuj me radhë!! Esat pashallarët (pushtetraët tanë inferior dhe servilë, para të huajve!!) po hedhin valle para syve tanë, madje na akuzojnë dhe mbjellin mjegulla për t` i ruajtur nga nepotizmat e tyre, partiakizmat dhe ultësistë tjera bizantine. As me 2017, nuk do të ketë VIZA, me këta poltronë dhe super poltronë që janë në pushtet, sepse kurrë nuk guxojnë të flasin të vërtetën.
Popull i nderuar, të shkruash për TY, është krenari, të flasësh me TY publikisht, është më shumë se virtyt i krenarisë, sepse je në esencë i dlirë dhe beson shumë shpejtë edhe në atë që nuk duhet t` i besohet, natyrisht pa fajin tënd sepse je civilizim i BESES së moçme shqiptare. Kjo besë na ka mësuar të jemi të “egër”, por shumë mikëpritës. Popull i nderuar, lexoje Kushtetutën e Republikës Kosovës, Nenin 1. alinenë 3, ku thuhet:” Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të BASHKOHET me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”. Pse flasim për bashkim kombëtar, kur çdo veprim i tillë do të konsiderohet “antikushtetues”. Kuptohet, “mendimtarët politik”, do të thonin se këtë Kushtetutë na e ka imponuar Bashkësia ndërkombëtare. Përgjigje e sofistikuar, pa asnjë fytyrë morale dhe njerëzore.
Por duhet të dihet se afro 70% e popullit e ka sabotuar luftën e UÇK-ës.
Prej kah erdhën tani 46000 luftëtarë?! Po, kush i ka thënë Adem Demaçit dhe Adem Jasharit: “Dorë e zgjatur e Serbisë”?!, kush ka dërguar Komision për çarmatimin e UÇK-ës, kush ka dezertuar nga fronti i luftës? Dihet, pse nuk botohen dokumentet hapur, sepse disa pushtetarë tani janë aty si urdhër dhënës.
Popull i nderuar, i merr dy marrëveshjet ndërkombëtare që u nënshkruan për: asociacionin dhe demarkacionin. I lexon me kujdes. Lexoni të asociacioni me kujdes sidomos, në origjinal shqip, serbisht dhe anglisht. Askund nuk përmendet Kushtetuta e Kosovës. Kemi të bëjmë me krijimin e një “Republike serbe në Kosovë”. Këtë dokument e ka nënshkruar Isa Mustafa, i cili nxori fytyrë duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, dhe ajo ia gjeti 23 shkelje të Kushtetutës së Republikës Kosovës. Asgjë nuk ndodhi në funksionin e tij. Bile akuzon dhe fyen për çdo ditë ata që ia përmendin të bëmat dhe të pabërat e duhura. (Lexoni në: “faktinews2më 26. August 2015 Kosovë).
Popull i nderuar, lexo marrëveshjen për demarkacionin, në të cilin Komisioni shtetëror punon dy vite ilegalisht dhe e nënshkruan Ministri i Punëve të jashtme të Republiks Kosovës, atëherë Hashim Thaçi. Hulumtoni, çdo anëtar i komisionit kurrë-kurrë në jetën e tyre, nuk kanë punuar në një detyrë të tillë. Dhe kuptohet, pala tjetër duke e studiuar pozitën intelektuale- profesionale boshe u përqendrua në “faktorin kadastral”, që në asnjë masë të së drejtës ndërkombëtare nuk merret si kriter për nomimin e kufijve.
Popull i nderuar, tani nuk ka ditë, javë dhe muaj, që dueti Isa Mustafa & Hashim Thaçi, nuk akuzojnë në bllok të gjithë ata që nuk pajtohen me tradhtinë kushtetuese të tyre, se BE : “Nuk po i lejon vizat për shkak se demarkacioni nuk është ratifikuar”!. Dhe, nuk ka asnjë dokument nga pala malazeze që vërteton se kufiri ishte ku aludon dueti Mustafa –Thaçi, dhe komisioni fantom. Pala malazeze i ka deponuar hartat koloniale të Banovinave të Kralevinës nga viti 1929, dhe me ato Mali i Zi kërkon territor shtesë se pak ka marrë deri me tash troje shqiptare. Ky fakt duhet të thuhet publikisht, kur miku don të ndydhë për interes shumë të padrejtë.
Tani të thuhet publikisht se, kur pesë shtete të BE-së, nuk e kanë pranuar Republikën e Kosovës, nuk ka viza për shtetasit e saj. Po çfarë problemesh ka Ukraina me kufijtë e vet, e për ata ka viza!! Po, Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia, Qipro, nuk lejojnë viza për Republikën e Kosovës. Pra, nuk është fjala për ratifikim të demarkacionit, por zyrtarët e BE-së e kanë gjetur ekipin që akuzon dhe fyen çdo kënd që u del përpara, duke mbetur në koniunkturë me Brukselin. E kur jemi këtu duhet një krahasim. Pse u pranuam në UEFA dhe FIFA KOSOVA, sepse kuadrot që e drejtojnë Federatën e Futbollit Kosovës kanë punuar me tërë fuqinë morale, intelektuale dhe profesionale; pse u pranuam në Komitetin Olimpik, sepse ata që punojnë aty janë edhe patriotë edhe profesionalistë. Shiko popull i nderuar vetëm një detaj kur u pranuam në UEFA dhe FIFA, gazetarët dhe musafirët që ishin profesionistë të sportit por si patriotë të vërtetë qanin nga emocionet pra popullit në ekranet televizive. Po, kur do të qanin: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi që e sjellin:“Republikën serbe në Kosovë; që ratifikimin provojnë ta kontrabandojnë dhunshëm në Parlament. Jo këta, do të qajnë, vetëm kur t` i prek gazi lotsjellës. Kosovën nuk po e pranon as Izraeli sepse do të mbajë miqësi me Serbinë, e cila më 1939 sajoi Program për shfarosjen e hebrejve. Madje 11000 hebrenj u shfarosen në Serbi me organizim të Qeverisë naziste të Millan Nediqit dhe Kishës Ostodokse Serbe 1941-1944. (Ka fakte! ). E Shqiptarët, ishin i vetmi komb në Evropë që i ndihmoi ata sepse vet kishin vuajtje të tilla 1877-1945, dhe më tutje deri më 1999.
Pse nuk thuhet hapur se Republikën e Kosovës nuk po e pranon Vatikani, i cili edhe shenjtërimin e Famëlartës NENE TERTEZES, e bëri me prapavijë, duke e quajtur e “Kalkutës”!! E vërteta, Papa i respektuar që dha dorëheqje para këtij, që është në fron sot, tha brutalisht por sinqerisht: “ Nuk e pranojmë Kosovën sepse i kemi marrëdhëniet shumë të mira me Serbinë,”. E Vatikani, është edhe shtet prej viti 1929. Republikën e Kosovës nuk po e pranon as Irani e Iraku me Siri, sepse janë nën ndikimin e Rusisë dhe Serbisë. Edhe kjo duhet të thuhet e këtu në Kosovë, Edhe një fakt, duhet të thuhet: se Arabia Saudite na ka pranuar falë Dr Rexhep Bojës, sikur Egjipti që na ka pranuar falë Mr. Naim Tërnavës. Pra pranimet selektive janë barë edhe në Afrikë dhe Azi. Janë bërë falë Behxhet Pacollit. Po nuk është debatuar kurrë në Qeveri, pse nuk jemi pranuar në UNESC-o?. Dihet, Japonia dhe Polonia nuk kanë votuar, sepse diplomatët tanë kanë bërë marri dhe Ministria e Jashtme ka heshtë!.
Të përfundojmë: BE e ka fokusuar fajin e vet në mos ratifikimin e demarkacionit me Malin e ZI, se PESE anëtaret e saj nuk e pranojnë Kosovën, dhe ai mospranim patentohet me dyer të mbyllura. Dhe deri sa të pranohet Republika e Kosovës, ma BE nuk do të ketë, se pse Anglia shkoi, lajmërohet edhe Italia, edhe Holanda, por edhe Austria, që kërkon t` ia grabisin Kosovës mbi 300 milionë euro dëme në saje të Gjykatës së arbitrazhit, në dem të shtetasve të Kosovës. A miq janë këta që duan të na marrin kafshatën prej gojës?
Çka po ndodhë me lidhjet e përçuesin rrymës Kosovë- Shqipëri. Pse këtu nuk arbitron BE-ja ? Kjo çështje është ekonomike-sociale dhe asgjë tjetër, për BE-n. Po a janë kundër VIZAVE edhe ato shtete që janë të varura nga gazi i Siberisë?. Ndërsa në opinion na shtihen se “ju kemi miq” , madje na quajnë edhe “vëllezër”?. Deri kur të ndrydhur dhe të nënçmuar? Popull i nderuar duhet të mendoni nesër se kë po e votoni, unë nuk jam ai që kërkoj votën Tuaj, sepse jam mësuar ta them të vërtetën edhe nëse është kundër meje!
Më 2 janar 2017 , Prishtinë