Dr.Hasan B.Luçi: Për romanin e Mina Çaushit, “Kapedani pa saraje”

Dr.Hasan B.Luçi: Për romanin e Mina Çaushit, “Kapedani pa saraje”

     Me parathënie të mirënjohurit Albert Zholi, poetesha e mirënjohur  Mina Çaushi na dhuron një roman të vogël si libër, por i veçantë nga përmbajtja, nismë e parë në këtë lloj letërsie si paraqitje ngjarjesh marrë nga jeta dhe kritika të disa qëndrimeve e veprimeve jetësore në disa kohë të vendit tonë, në të kaluarën e sot dhe të shqiptarëve në mërgim, si plaga e fundit tashmë tragjike, ku synohet ende të ikim nga sytë këmbët.Titulli  “Kapedani pa saraje”, me pamjen e kuajve të harbuar në faqen e tij, jep thagmat e këtij kapedani special e spec në llojin e vet moral, në kundërshtim të hapur e të bjerrët ndaj virtyteve, traditave e zakoneve të mira e të vyera të shqiptarëve të mirënjohur në shekuj.

     Pa u shuar kureshtjen për të,ky roman  prek për shërim një sëmundje ngjitëse të thelluar disi tashmë, por sa e dhimbshme dhe e turpshme, që ka nisur e po fiton hapësira në shtresa të ndryshme të popullsisë brenda e jashtë vendit, si kudo në botë.

     Romancjerja nuk merret me burimet e kësaj plage të rëndë shoqërore, pasi kryesisht trajton në mënyrë lakonike ngjarjet që demaskon, prandaj ka dalur edhe i shkurtër teksti, për ta drejtuar vemendjen e lexuesit tek ato ngjarje që fillojnë diku nga halli, me shaka apo nisma joshje etj.dhe përfundojnë në tragjedi brenda familjes, mes fisit, krushqive, shokëve e miqve, pra në një fushë të gjerë të marrëdhënieve shoqërore.Kjo paraqitje synon të jap alarmin dhe thërret për vigjilencë e kujdes real në marrëdhëniet me njeri tjetrin,  për ta shëndoshur shoqërinë tonë, duke luftuar synimet poshtëruese të njerëzve me karater të dobët e të papërmbajtur për veprime e vese mjerane me rrjedhoja tragjike.

      Tërthorazi kuptohet se del qartazi edhe imitimi i rrugëve perverse nga bota e huaj me lokalet e qejfit të çthurrjes e pornografisë, por edhe turravrapin e mediave tona pamore e të shkruara që tashmë në këtë tranzicion shkatërrues kanë dalë si fitore kulmore demokracie pa frena, me kthimin e shoqërisë tonë mbrapa në kapitalizmin më të egër qysh nga hapat e parë të tij, ku njeriu është  ujk i pa ngopur për njeriun, se po bëhet një krim i pashëmbullt kundër fëmijëve e finis në veçanti, që janë e ardhmja e vendit e kombit, pasi po bombardohen dit’e natë me natyrën cinike më të ulët, me poshtërstë e jetës së çthurrur kudo në botë, pra një shpërfytyrim njerëzor.Shëmbull tronditës është edhe formulari pyetësor që iu dha nënësve 10-11 vjeçarë të shkollave nga ministria edukatore pak kohë më parë, me justifikimin kriminues se ua paska kërkuar BE si edhe për martesat mes burrave e lezbikeve etjera shëmti e vese të skajshme kundër njerëzore, që populli ynë si traditë i ka luftuar rreptazi, i ka dënuar e përçmuar bartësit e tyre.

       Uroj zonjën Mina për këtë përpjekje krijuese për të mbrojtur traditat e vlerat më të mira të shqiptarëve edhe me arritje të reja, me gjuhë të gjallë artistike dhe arsyetime ndërtues.Mirë u pafshim me vepra të reja,megjithse romani tregon tashmë 16 libra, por autorja është ende e re dhe ka energji shëndetësore e artistike si poete,tregimtare,novela e tashmë roman.

 

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë” 

Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …