Të dhënat e hulumtuara në terren për Varret Kosovare në Kërçovë të vrarë nga Bugari i Parë
Në dimrin e vitit 1974, para plo 40 vitesh isha musafir në fshatin LLoçan, komuna e Deçanit – Kosovë, te familja Rexhë e Binak Stojkaj. Në ,,Odën e Burrave,, që ishte në katin e tretë të kullës, plaku mustaqegjatë e i ulur këmbëkryq, kur kuptoi se isha nga Kërçova, me tha: “….paj shumë burrat na i ka ngrenë Kërçova”.
Duke mos kuptuar se për çka ishte fjala, pyeta i hutuar: “Si pasaka ndodhur ajo pune mixha Binak ; Kërçova e Sefer Zajazit, Nezir Koxhës e Kalosh Danit i paska ngrënë pasardhësit e Sylë Vokshit, Mic Sokolit, Azemit e Shotë Galicës.. ” Je i ri more bir dhe nuk i din ato punë, por meqë i ke hyrë shkollës do ti mësosh të gjitha….
Një vit më vonë u ndodha musafir në fshatrat Bajicë e Damanek të Komunës së Gllogovcit (Drenicë). Edhe Haxhi Hamza Zariqi nga Bajica mu ankua dhe ma tregoi te njetin muhabet, se në kohën e ,,bugarit të parë,, në Kërçovë kishin mbetur eshtart e shumë kosovarëve.
Në verën e vitit 1975, kur si student i Historisa pran Universitetit të Prishtinës i kisha dhenë provimet te Zef Mirdita, Emin Pllana, Ali Hadri e Muhamet Ternava; dhe e kasha kryer vitin e II, ende nuk kisha dëgjuar që dikush nga profesorët e lartëpërmendur, bile në bisedë të lirë të zinte në gojë kosovarët e mbetur në Kërçovë. Mbeta me shpresë se në vitet në vazhdim profesorët do të ligjëronin për historinë e kohës më të re dhe ndoshta në vitin e fundit të studimeve Skender Rizaj, Shukri Rrahimi, Masar Kodra, Qamil Gexha e të tjer do të na mbanin ndonjë ligjëratë në lidhje me Kosovën nën Bugarin e parë dhe mbetjen e shumë kosovarëve në Kërçovë.
Gjatë pushimeve verore të vitit 1975, në Kërçovën time i takova dhe bisedova me disa nga pleqtë më të vjetër dhe më të njohur të Kërçovës rreth kosovarëve të mbetur këtu në Kërçovë. Plaku Izer Doga skjaronte se kosovarët ishin sjellur këtu, trajtoheshin si robër lufte dhe punonin në ndërtimin e hekurudhës së trenit të vogël Gostivar-Kërçovë, ku disa vdisnin nga lodhja, sëmundja e uria, e disa vriteshin nga vetë ushtarët bullgarë që i ruanin ata ditë e natë.
Ali Ramë Dedja që në atë kohë kishte pasur 2 mullinjë për të bluar drithin, tregonte se te secili mulli, vazhdimisht ka pasur roje të ushtrisë bullgare dhe ka qenë e pa mundur që dikush ta sillte drithin dhe ta bluante në mulli.Edhe popullata vëndase ka qenë e detyruar, që atë pak misër që kishte mundur ta fshihte nga bullgarët, ta hante pa e bluar, duke e zier në zjarr ose edhe duke e bluar me ,,gurë bunguri,, ne menyrë primitive. Tregonte Ali Rama se hoxha i fshatit Mulla Ramë Dedja, (nderroi jete 1950) shpesh e kishte tregur ngjarjen me kosovarët edhe në xhaminë e fshatit kur fshatarët kishin shkuar për të falur namazin e Xhumasë. Në kohën e ,,Bugarit të Parë,, kishte thënë hoxha, shumë kosovarë që kishin qenë të sjellur si robër lufte për të punuar me dhunë te hekurudha e vjetër kishin mbetur të vrarë ose vdekur nga tifoja, uria e lodhja. Disa i kishin varrosur bugarët duke qenë ende të gjallë e disa të semurë nga tifoja i kishin berë grumbull, i kishin mbuluar me kashtë dhe u kishin venë zjarrin.
Burri me nam i fshatit Drogomishtit i Vogël – Idriz Rrushaj dhe nipi i tij, arsimtari shumë i njohur i kesajë ane, Baftiar Rrushaj më patën traguar atë që gjyshi i tyre u kishte thenë se kosovarë të varrosur ka edhe te varrezat e vjetra në mes të fshatit të tyre.
Pas këthimit në fakultet dhe vazhdimit të studimeve, në dy vitet e fundit, profesorët na ligjëruan për Luftën e Parë Botërore, por asnjëri nga ata nuk na dhanë asnjë informatë për mbetjen e kosovarëve në Kërçovë po edhe në qytetet tjera të Maqedonisë apo në Bullgari, duke skjaruar se dokumentet arhivale gjinden në Sofje, Romë Beograd e Berlin e Vjenë ku deri atëherë askush nuk kishte shkuar për ti gjetur e hulumtuar.
Në ndërkohë, për shkak të sforcimit të hulumtimeve për ngjarjet në fjalë dhe vazhdimit të punës kërkuese në terren e popullatë, po edhe për aktivitete tjera ilegale burgosem në Kërçovë dhe dënohem me 4 vjet burg të rëndë nga Gjygji i Çarkut-Shkup.
Pas daljes nga burgu, ndoshta nga frika dhe traumat që më kishte lënë ,,Idrizova,, i lash pas dore varret e kosovarëve të ngratë dhe dergjën e tyre njëshekullore në Kërçovë.
Për fatin tim të madh në maj të vitit 2009, zyrtarët e komunës ,,Osllome,, më lajmëruan se te fshati Jagoll i Kërçovës, dikush duke dashur ta rrafshonte një tokë të veten kishte hasur në disa varre shumë të vjetra. E vizitova terrenin dhe u vërtetova se bëhej fjalë për një varrezë tumulare e kohës së vonë ilire, kohë kjo kur ilirët kanë qenë nën sundimin romak. E luta pronarin e tokës mos ta rrafshonte varrezën dhe se ne do të vazhdonim te benim germime arkeologjike në kët lokalitet.
Të njejtën ditë, aty afër varrezës ilire, duke biseduar me plakun 90 vjeçarë të atij fshati-Haxhi Ademin dhe duke i skjaruar se varret e zbuluara ishin shumë të vjetra, më pyeti nese jam i informuar dhe nese dijë gjë për disa varre kosovare gë gjinden aty mbi fshat e që janë nga koha eBugarit të Parë.
Ky lajm më erdhi si një rrufe nga qielli, sepse ende më tingëllonin në vesh fjalët e plakut Binak Stojkaj nga Lloçani dhe Haxhi Hamza Zariqi nga Bajica e Gllogovcit se ,,…..shumë burra të Kosovës na i ka ngrenë Kërçova…….,,
Shkuam te vendi që popullata e quante ,,Varret Kosovare,, ku pamë se varret ishin të vjetra dhe të mbuluara me therra, drunjë e lisa. Mixha Adem po edhe banorët tjerë të fshatit që na u bashkangjitën më vonë treguan se varre ka edhe në Berikovë, Prapadisht, Tuhin, Haranjel; dhe gjithëandej ku ka kaluar hekurudha e vjetër. Treguan se vetë popullata vëndase, me leje të bullgarëve i kishte sjallur aty kufomat dhe i kishin varrosur duke mos dashur që ushtarët ti digjnin në turra drunjësh.
Profesorit Ahmet Mora i lindur dhe rritur në fshatin Jagoll,i kishte treguar gjyshja Rabie se asajë në kohën e Bugarit, nga kerri i ngarkuar me kunguj, i kishte rënë një kungull në tokë dhe ishte thyer në disa copa. Dy kosovarë që kishin qenë duke punuar te hekurudha kishin ngarendur i kishin marrë copat e kungullit dhe i kishin ngrenë në shpejtësi, ashtu të pa zier dhe kishin ikur nga frika se do ti shihte roja.
Po në maj të vitit 2009 shkova përsëri në Zajaz dhe i takova pleqtë më të vjetër të kësajë ane; Xheza i Dautit Liles, Beqir Tufka, Zyli i Bajram Metës, Osman Tufka, Lez Beshku], Medini i Qamil Metit, Ali Abdulla Shehu të cilët mi than të njejtat fjalë që mi kishte thënë plaku 90 vjeçarë Haxhi Ademi; pastaj prfesori i Gjuhës Angleze, – Ahmet Mora, Profesori i Gjuhës Shqipe – Nazif Selimi, profesori i Gjeografisë – Qamil Fejza, historiani Ismet Selimi, tëgjithë nga fshati Jagoll komuna e Kërçovës. Pleqtë e Zajazit mi treguan edhe disa nga vendet në Zajaz e rrethinë se ku kishte varre kosovare: te varret e Babunecit, te Kodra e Xha Lilës, pas kasollës së Xha Xhezës, te varret e tufkallarëve, te kodra e Kolibarëve-afër Sateskës, Llapkidoll-poshtë afër hekurudhës, Trapçindoll-afër rrugës Gostivarë-Kërçovë.
Beqir Tufka, Xha Xheza e Ali Dedja skjaronin se popullata vendase ka qenë e detyruar tu dërgonte kosovarëve nga pak buk. Secila mahallë e Zajazit e ka pasur të caktuar ditën për të dërguar buk te hekurudha, dhe copa e bukës nuk ka guxuar të ishte më e madhe se kutia e duhanit. Nëse dikush eshtë munduar ti jepte dikujt diçka më tepër, roja bullgare e ka vrarë edhe atë që e ka sjellur bukën po edhe ate kujt i eshtë dhenë buka. Të njejtit njerëz që e kanë derguar bukën i kanë marrë kufomat e kosovarëve të vdekur dhe i kanë sjellur ti varrosin dikund te varret eksistuese të ndonjë mëhalle apo fshati, në skaj te varrezave ekzituese e që brez pas brezi nuk janë harruar, por janë ruajtur e kujtuar me emër të veçantë e domethënës: ,,Varre të kosovarëve të vraë nga bugari i parë,,.
Në lidhje me ketë ngjarje e konsulltova edhe hoxhën e fshatit Drogomisht i Vogël- Mulla Ali Ademi, i cili mi perseriti fjalët e babait të tij-Hamdinit po edhe fjalët e plakut Idriz Rrushaj se në mes të fshatit Drogomisht i Vogël, te vendi i quajtur ,,Juria,, ka edhe varre kosovare të kohës së Bugarit Parë. Sami Fejza, djali i Muadin Fejzës nga i njejti fshat tregon se babai Muadini i kishte thenë se aty ka mbi 50 varre kosovare të varrosur aty në kohën e bugarit e që erozioni i ka rrafshuar.
Po sa shumë paskan qene keto kosovaret, thash me vedi. Sa shumë varre pasakan lenë në këto toka shqiptare, duke filluar nga Kryengritja kunder Tanzimatit, lufta e udhehequr nga Lidhja e Prizrenit, Kryengritjet e viteve 1909-1910-1911-1912, masakrat serbe te vitit 1913, dy lufterat Ballkanike, Lufta e I Boterore, Levizja Kaçake në mes të dy luftërave, Lufta e II Botërore, lufta kundër Titos-Rankoviqit, lufta kundër Millosheviqit.Po sa i madh dhe sa i fort paska qenë ky popull. Të lejshë varre në të katër anët e vendit dhe persëri të arrishë ti bejsh ballë një Serbie gjakatare, vite me rradhë.
Burimet arhivale për varret kosovare mungojnë por unë si historian me plotë përgjegjësi mundem të pohoj se Historia si shkencë përveç burimeve materijale e të shkruara pranon edhe burimet gojore të mbëledhura në terren, bile edhe kengët e vjetra, të dhenat etnografike, toponimet, etj. E si të mos mungojnë burimet e shkruara arhivale, kur dihet se asnjë pushtues nuk ka evidentuar se sa shqiptarë ka vrarë dhe sa varreza massive ka mbushur me shqiptarë. Plani i ,,Naçertanies,, ka qenë që të zhduket kjo racë që eshtë më e vjetra në Ballkan dhe nuk kishte nevoj që dikush ti shënonte dhe evidentonte, që ne sot të kishim dokumente arhivale.
Unë Ilmi Veliu, doktor i shkencave të Historisë dhe drejtor i Mizeut të Kërçovës ju lajmëroj dhe informoj se në bazë të të dhënave nga terreni dhe informatave që kam marrë nga popullata vendase në dhjetë vitet e fundit, kam zbuluar dhe lokalizuar shumë varreza ku dergjen eshtrat e shqiptarëve Kosovarë të cilat duhet të rregullohen shënohen dhe vizitohen nga të gjithë nipërit apo stërnipërit e mbetur pas, e që sot kan arritur të jetojnë në Kosovën e lirë, në atë Kosovë për të cilën vdiqën edhe ata kosovarë që sot eshtart u dergjen në Kërçovë.
Autori i këtij studimi
Është drejtor i Muzeut të Kërçovës.