Islam Lauka

Dr. Islam Lauka: Pajtimi me Rusinё ose politika e rrёnimit tё pavarёsisё sё Kosovёs

Takimi i Presidentit tё Kosovёs, Hashim Thaҁi, me Presidentin e Rusisё, Vladimir Putin, nё Forumin Ndёrkombёtar tё Paqes nё Paris (11-13 Nёntor 2018) nuk ishte i zakonshёm. Ai ishte i pari, nё kёtё nivel, midis dy vendeve. Pёr mё tepёr, u takua Presidenti i njё fuqie tё madhe me Presidentin e njё vendi, tё cilin ajo nuk e njeh si shtet, por thjesht si territor tё njё shteti tjetёr.

Pёr tё gjykuar mbi kёtё takim duhet parё, fillimisht, rruga qё u ndoq pёr tё arritur deri aty, ҁёshtjet qё u ngritёn dhe qёndrimi i palёve rreth tyre.

Ka vite qё politika e jashtme e Kosovёs ka dhёnё shenja zbutjeje tё qёndrimeve tё saj ndaj Rusisё, ndёrsa kohёt e fundit, nga dyshja Thaҁi-Pacolli, edhe tё pajtimit me tё.

Faktet qe mbёshtesin kёtё argument janё kёto: nё Strategjinё  e Sigurisё tё Republikёs sё Kosovёs (2010) dhe Analizёn e Rishikimit Strategjik tё Sektorit tё Sigurisё (2014), Rusia nuk pёrmendet fare as si rrezik, as si kёrcёnim; Kosova, kёtё vit nuk iu bashkua, nё shenjё solidariteti pёr rastin “Skripali”, aleatit tё saj, Britanisё sё Madhe, nё dёbimin e diplomatёve rusё, siҁ vepruan fqinjёt e saj, si Shqipёria, Maqedonia, Mali i Zi, me pёrjashtim tё Serbisё; Kosova nuk ka marrё asnjё masё pёr t’iu kundёrvёnё propagandёs dhe luftёs informative tё Kremlinit.

Ka kohё qё Ministria e Jashtme e Kosovёs nuk reagon ndaj shpifjeve dhe akuzave pa bazё tё Moskёs kundёr Kosovёs. Sa pёr tё dhёnё njё shembull, me 25 Tetor 2018, Zёdhёnёsja e MPJ tё Rusisё, Maria Zaharova, deklaroi se Kosova ka dёshtuar si formacion shtetёror dhe ajo nuk pёrbёn gjё tjetёr, veҁ njё territor qё po mbushet me armё. Tё nesёrmen, mё 26 Tetor 2018, Departamenti i Informacionit dhe Shtypit tё kёsaj Ministrie, komentoi miratimin, nga Kuvendi i Kosovёs, tё ligjeve pёr formimin e ushtrisё, ku theksohet se “shtyllё e kёsaj ushtrie do tё jenё terroristёt e UҪK-sё”, se ajo do tё pёrdoret “kundёr popullsisё serbe nё Veri tё Krahinёs” dhe se krijimi i saj “ёshtё i mbarsur me minimin e stabilitetit nё Ballkan”. Ministria e Jashtme e Kosovёs, si gjithmonё, nuk u bё e gjallё. Duket, nga frika e bacit Behgjet se mos zemёrohet batjushka Putin.

Politika e afrimit dhe pajtimit tё Kosovёs me Rusinё ёshtё bazuar nё tre pandehma (hipoteza); sё pari, Rusia ёshtё fuqi e madhe, ajo merret me probleme globale, kurse Kosova, si shtet e vend i vogёl nuk paraqet interes pёr tё dhe, si e tillё, nuk ёshtё nё axhendёn e saj. Sё dyti, Rusia dhe Kosova, nuk kanё fare marrёdhёnie dhe nuk janё as miq, as armiq me njёra tjetrёn. Ёshtё nё interes tё Kosovёs qё tё ndёrtojё marrёdhёnie korrekte me tё. Sё treti, duke qenё se Rusia ёshtё anёtare e pёrhershme e Kёshillit tё Sigurimit (KS) me tё drejtё vetoje, Kosova duhet tё gjejё mёnyrёn pёr t’iu afruar Moskёs dhe ta bindё atё qё tё mos e bllokojё anёtarёsimin e saj nё OKB.

Provё e vёrtetёsisё, drejtёsisё dhe qёndrueshmёrisё sё kёtyre pandehmave janё faktet dhe logjika. Le t’i ballafaqojmё me to.

Nёqoftёse ka njё ҁёshtje, e cila ka qenё konstante nё axhendёn e politikёs dhe diplomacisё sё Moskёs, qё nga shpёrbёrja e Bashkimit Sovjetik (1991), ajo ёshtё Kosova. Nё varёsi tё interesave dhe pozitёs sё saj nё hierarkinё vendimmarrёse botёrore, Rusia e ka bёrё Kosovёn pjesё tё pandarё tё axhёndёs sё saj ndёrkombёtare nё KS, nё G8, Grupin e Kontaktit pёr ish-Jugosllavinё, nё OSBE, Kёshillin e Europёs, Organizatёn e Bashkёpunimit tё Detit tё Zi (BEDZ) dhe nё ҁdo forum tjetёr, ku ajo ёshtё e pranishme. Rasti i Kosovёs ka zёnё vend, pothuaj, nё tё gjitha dokumentet themelore tё politikёs sё jashtme dhe tё sigurisё sё Federatёs ruse ,si Koncepti i Politikёs sё Jashtme, Strategjia e Sigurisё Kombёtare dhe Doktrina Ushtarake. Kosova ёshtё njё ndёr 3 temat kryesore ndёrkombёtare, krahas zgjerimit tё NATO-s nё Lindje dhe Mbrojtjes Antiraketё, tё cilat Moska Zyrtare i ka shfrytёzuar pёr t’u rikthyer nё tavolinёn e tё mёdhenjve. Pёr tё mos shkuar shumё larg, por vetёm gjatё muajit tё fundit, Kosova ёshtё pёrfshirё nё axhendёn politike tё Presidentit Putin (Klubi ndёrkombёtar “Valdaj”, 18.11. 2018), tё Ministrit tё Jashtёm, Lavrov, (Konferenca e shtypit, me 09.11.2018) pa pёrmendur Zёdhёnёsen e Shtypit tё MPJ-sё, e cila, nuk e ndan, pothuaj, asnjёherё nga axhenda e saj.

Duket qartё se tё dhёnat faktike provojnё praninё e pёrhershme dhe aktive tё ҁёshtjes sё Kosovёs nё axhendёn e politikёs dhe diplomacisё ruse. Tё mos e njohёsh, apo ta mohosh kёtё realitet, ёshtё naivitet, nё rastin mё tё mirё, ose djallёzi, prapa sё cilёs fshihen qёllime largvajtёse, nё rastin mё tё keq.

Le tё shohim raportin qё ka me faktet hipoteza “Kosova dhe Rusia nuk janё miq, as armiq”. Nё Konferencёn e Rambujёsё, Rusia ka qenё nё anёn e Serbisё kundёr Kosovёs; ndёrhyrjen e NATO-s kundёr ish-Jugosllavisё, Moska e ka klasifikuar si agresion, ndёrsa ҁlirimin e Kosovёs nga Serbia, si aneksim, nga ana e Perёndimit; formulimi nё preambulёn e Rezolutes 1244 tё KS-sё, ku theksohet se Kosova ёshtё pjesё pёrbёrёse e Jugosllavisё  ёshtё konceptuar dhe miratuar nё Kёshillin e Sigurimit, me kёmbёnguljen e Rusisё; me 12 Qershor 1999, trupat ushatarke ruse pushtuan, pёrkohёsisht aeroportin e Prishtinёs; nё vitin 2003 Rusia tёrhoqi kontigjentin e trupave tё veta nga Kosova, pasi nuk u realizua kёrkesa e saj pёr tё patur sektor tё veҁantё nё Veri; nё vitin 2007, Rusia kundёrshtoi planin Ahtisari pёr pavarёsimin e Kosovёs dhe kёrcёnoi se do tё ushtronte tё drejten e vetos,nёse ai do tё paraqitej nё KS; nё vitin 2008, Moska kundёrshtoi me vendosmёri shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, ndёrsa Veriut tё saj i ofroi modelin rus tё konflikteve tё ngrira nё hapёsirёn  ish-sovjetike; nё vitin 2010, pёrfaqёsuesi rus nё Gjykatёn Ndёrkombёtare tё Drejtёsisё, u pёrpoq,pa sukses, “tё argumentiojё”, se ky akt pёrbёnte shkelje tё ligji ndёrkombёtar; nё vitin 2011, Rusia luajti rol aktiv pёr miratimin e Raportit tё Dik Martit nё Kёshillin e Europёs; gjatё viteve tё fundit, Rusia ka kundёrshtuar mё forcё ҁdo hap qё synonte forcimin e shtetёsisё sё Kosovёs dhe konsolidimin e subjektivitetit tё saj ndёrkombёtar,si anёtarёsimi nё organizatat ndёrkombёtare (UNESCO, etj), krijimi i ushtrisё, largimi i UNMIK-ut, heqja e raportimeve periodike mbi Kosovёn nё KS, etj etj; Moska,krahas Beogradit,ёshtё pёrfshirё edhe nё lobimin pёr tёrheqjen e njohjeve tё Kosovёs.

Tё dhёnat empirike provojnё, pa asnjё mёdyshje, se Rusia ka qenё dhe mbetet, ndёr armiqtё mё tё egёr tё lirisё dhe pavarёsisё sё Kosovёs dhe hedhin poshtё, si tё paqёndrueshёm, pohimin e dyshes Thaҁi-Pacolli se “Kosova dhe Rusia nuk janё miq, as armiq”.

Pandehma e tretё, ajo e afrimit dhe pajtimit tё Kosovёs me Rusinё, me synim qё tё bindet ajo pёr tё mos bllokuar anёtarёsimin e saj nё OKB, nё vёshtrim tё parё, duket e justifikueshme, por nё ballafaqim me logjikёn mё tё thjeshtё, as ajo nuk qёndron. Deri nё vitin 2008, ishte Perёndimi, nё pёrgjithёsi dhe SHBA, nё veҁanti, qё iu pёrmbajtёn politikёs sё afrimit dhe pajtimit me Rusinё pёr zgjidhjen e shumё ҁёshtjeve shqetёsuese ndёrkombёtare, pёrfshirё atё tё Kosovёs, por pa rezultat. Nё vitin 2009, Presidenti amerikan, B. Obama iu rikthye marrёdhёnieve me Rusinё, nёpёrmjet politikёs sё njohur si “Reset”, por edhe ai dёshtoi. Ashtu, siҁ dёshtoi NATO nё strategjinё e saj pёr ta trajtuar Rusinё si partnere. Moska u bё, gjithnjё e mё shumё, autoritare, agresive dhe jo bashkёpunuese. Aktualisht, Rusia njihet si fuqi revizioniste dhe pёrҁarёse qё ndёrhyn nё punёt e brendshme tё tё tjerёve, sidomos tё fqinjёve, qё shfrytёzon luftёn informative, shёrbimet e fshehta dhe armёt kimike pёr realizimin e qёllimeve politike. Ёshtё kjo arsyeja qё, pas agresionit nё Ukrainё dhe aneksimit tё Krimesё, nё vitin 2014, BE, SHBA dhe njё numёr vendesh tё tjera vendosёn sanksione kundёr Rusisё. Nё vitin 2017, Kongresi Amerikan miratoi “Ligjin mbi Kundёrvёnien ndaj kundёrshtarёve tё SHBA-sё”, nё tё cilin, Federata Ruse rreshtohet, krahas Iranit, Koresё Veriore dhe ISIS-it. Nё Strategjinё e Sigurisё Kombёtare dhe nё Doktrinёn e Mbrojtjes tё SHBA-sё, Rusia klasifikohet si rival i rrezikshёm, ndёrsa nё fushёn bёrthamore, si kёrcёnim jetik. Parlamenti europian dhe disa vende euro-perёndimore kanё miratuar ligje dhe platofrma pёr t’i bёrё ballё sfidёs sё luftёs informative qё zhvillohet nga Rusia.

Vёmendje e posaҁme i kushtohet politikёs ballkanike tё Rusisё. Personalitete tё njohura tё politikёs europiane dhe botёrore si Angela Merkel, Tereza Mej, qendra kёrkimore-shkencore me emёr, ekspertё tё shquar tё shkencave politike, si Riҁard Has, , T. Shnajder, D. Server, etj e vlerёsojnё Rusinё dhe ndikimin e saj negativ si njё kёrcёnim serioz ndaj Ballkanit dhe Kosovёs.

Jo bashkёpunimi, por kundёrvёnia ndaj politikёs ruse dhe marrja e masave pёr tё pёrballuar sfidёn e ndikimit tё saj negativ ёshtё prirja mbizotёruese nё politikёn dhe diplomacinё e aleatёve tanё perёndimorё. Vetёm Presidenti i Kosovёs dhe Ministri i saj i Jashtёm nuk e shohin, as nuk e ndjejnё kёrcёnimin rus, nё pёrgjithёsi dhe nё Kosovё, nё veҁanti.

Pyetja qё shtrohet ёshtё: ҁfarё tё dhёnash sekrete kanё Hashim Thaҁi dhe Behgjet Pacolli, tё panjohura nga partnerёt tanё perёndimorё, nё bazё tё te cilave ata arrinjё nё pёrfundimin se Rusia, nga kёrcёnuese, mund tё bёhet bashkёpunuese. Dhe mё tej, ҁfarё levash ndikimi kanё ata mbi Kremlinin qё ta detyrojnё tё bёjё atё qё nuk e bёnё dot Uashingotni, Berlini e Londra – ta bindin, qё tё mos ushtrojё tё drejtёn e vetos pёr Kosovёn.

Kёto pyetje mund tё kenё pёrgjigje tё ndryshme, njё prej tyre, mbase, na e jep fabula e Ezopit pёr sorrёn, e cila, duke pretenduar se mund tё bёjё shqiponjёn, fluturon mbi njё dash dhe me thonjtё e saj ngatёrrohet keq e ngec nё leshin e tij.

Mosnjohja e fuqisё dhe e kapaciteteve tё veta, shkёputja nga realiteti dhe rendja pas aventurave shpjegon shumёҁka nga veprimet e Thaҁit, lidhur me Rusinё. Por ato janё tё pamjaftueshme. Mё bindёs ёshtё argumenti, sipas tё cilit, Thaҁi, gjithnjё e mё shumё,ёshtё larguar nga vlerat dhe konceptet perёndimore, ndёrkohё qё ёshtё afruar me ato tё Putinit. Teza e fundit e tij pёr Kosovёn, si “konflikt i ngrirё” ёshtё njё koncept, kryekёput, putinist. Ёshtё Moska ajo qё e ka konsideruar ҁёshtjen e Kosovёs si tё pazgjidhur, njёlloj si problemi palestinez, ashtu siҁ po e klasifikon edhe Presidenti i saj, Hashim Thaҁi.

Impulset putiniste janё tё pranishme edhe nё metodat e vendimmarrjes sё Thaҁit. Pёrpjekjet pёr shfuqizimin e Gjykatёs Speciale; dёbimi nga Kosova, me dhunё, i 6 gulinistёve; kёmbёngulja pёr tё pёrfshirё nё axhendёn e bisdimeve me Serbinё ҁёshtjet territoriale, pa konsensusin e forcave tё tjera politike dhe pa transparencё; mospёrfillja sistemtaike e parlamentit etj., janё disa nga simptomat autoritariste tё Thaҁit, tё huazuara nga Putini.

Ndikimi i Presidentit rus nuk e ka kursyer as karakterin e Thaҁit. Deklaratat se ideja e tij pёr “korrigjimin e kufirit” gёzon mbёshtetje tё madhe, brenda e jashtё Kosovёs janё, thjesht, mashtrim. Mbёshtetja e idesё pёr nevojёn e nёnshkrimit tё marrёveshjes, juridikisht tё detyrueshme, midis Kosovёs dhe Serbisё, nuk do tё thotё edhe mbёshtetje e planit tё tij pёr ndryshimin e kufijve.

Por mashtrimi dhe spekullimi mё i madh bёhet me faktet, tё cilat “kleptokracia e organizuar” putiniste nuk e ka pёr gjё t’i shkatёrrojё, pёr tё ndёrtuar njё realitet alternativ, ashtu siҁ po bёn Thaҁi, duke imituar Putinin, me injorimin apo shkatёrrimin e faktologjisё dhe paraqitjen e Rusisё si njё vend neutral, as mik as armik i Kosovёs.

Ashtu si mashtruesi Putin, Thaҁi pёrpiqet qё intersat e tij tё ngushta t’i paraqesё si strategji tё hollё, intrigat qё bёn pёr realizimin e tyre, si taktikё e shkathёt, ndёrsa autoritarizmin nё vendimmarrje e politikbёrje, si vendosmёri.

Kёto janё konceptet, pandehmat dhe rruga qё e ҁuan Thaҁin nё prehёrin e Putinit.

Tani, le tё analizojm, shkurtimisht, pёrmbajtjen e takimit. Nga ato qё deklaroi vetё Presidneti Thaҁi, si dhe nga informacioni i shkurtёr i Zёdhёnёsit tё Presidencёs ruse, Dmitri Peskov, rezulton se takimi ishte jo klasik dhe i kufizuar nё kohё. Pyetjes sё Thaҁit se a do ta mbёshteste Moska njё marrёveshje tё mundshme midis Kosovёs dhe Serbisё, Putini i ёshtё pёrgjigjur pozitivisht. I ngazёlluer nga pёrgjigjia e homologut rus, ThaҁI e vlerёsoi takimin me tё si njё hap tё madh, si diҁka qё i ka munguar Kosovёs.

Duket se ThaҁI nuk e ka njohur mirё personin qё ka pasur pёrballё. Sё pari, Vladimir Putini nuk shquhet pёr mbajtjen e fjalёs nё marrёdhёniet ndёrkombёtare, as kur fjala e tij dhe e vendit qё pёrfaqёson ёshtё e fiksuar nё marrёveshje e traktate ndёrkombёtare. Shkelja e Marrёveshjeve tё Minksit (2015), shkelja e Traktatit tё Armёve Bёrthamore me rreze tё mesme dhe tё shkurtёr vёprimi (1987), shkelja e Traktatit tё Miqёsisё dhe Bashkёpunimit me Ukrainёn (1997), etj. dёshmojnё se marrёveshjet e nёnshkruara nuk kanё asnjё vlerё, kur nuk u pёrshtaten interesave tё tij, le mё njё premtim gojor qё jepet nё mjediset e njё forumi ndёrkombёtar. Sё dyti, ThaҁI duhet ta dijё se pёr arritjen e marrёveshjes me Kosovёn, Putini i ka vёnё kushte Vuҁiҁit: marrёveshja duhet tё bёhet vetёm nё bazё tё rezolutёs 1244 tё KS dhe tё kushtetutёs serbe (Kosova nё Serbi); ajo duhet tё mbrojё interesat e popullit serb (kupto, tё forcave nacionaliste e konservatore, nё radhё tё parё, tё Kishёs Ortodokse serbe, tё cilat janё kundёr marrёveshjes). Dhe i ka tёrhequr vёmendjen, mё se njё herё, se Kosova nuk ёshtё, thjesht, njё ҁeshtje e Serbisё, por edhe ҁёshtje ndёrkombёtare (kupto, e Rusisё).

Pёrfundimi i Thaҁit se, nё rast tё arritjes sё marrёveshjes me Beogradin, rusёt nuk mund tё tregohen mё serbё se sa serbёt, duke bllokuar anёtarёsimin e Kosovёs nё OKB, ёshtё iluzion. Nё KS Putini mbron interesat e fuqisё sё madhe ruse, jo tё Serbisё. Shikuar nё kёtё optikё, mendoj se ka mё shumё gjasё qё Kremlini ta kundёrshtojё, se sa ta mbёshtesё marrёveshjen Kosovё-Serbi. Sepse mbёshtjetja e saj do t’i hiqte Moskёs njё levё tё fuqishme ndikimi mbi Beogradin. “Karta” e Kosovёs ёshtё shfrytёzuar dhe vazhdon tё shfrytёzohet me mjeshtёri nga Rusia pёr realizimin e qёllimeve tё veta gjeopolitike dhe gjeoekonomike nё Serbi. Veҁ kёsaj, mbyllja e ҁёshtjes sё Kosovёs do t’i hapte rrugё anёtarёsimit tё Serbisё nё BE dhe, nё perspektivё, mundet edhe nё NATO. Njё zhvillim i tillё, do tё ishte i papranueshёm pёr Moskёn. Ajo ёshtё e interesuar qё, ushtarakisht, Serbia tё ruajё statusin e tanishёm neutral. Nёpёrmjet Kosovёs, ajo e mban tё lidhur Serbinё pas kёtij statusi.

Nёqoftёse, nga ana e Moskёs, nuk pritet ndryshim qёndrimi, atёherё ҁfarё motivesh qёndrojnё prapa lёvizjes se fundit tё Putinit pёr tё takuar pёrfaqёsuesin e njё vendi qё Moska nuk e njeh? Sipas mendimit tim, motivimi putinist buron nga vetё ideja e Presidentit tё Kosovёs, Hashim Thaҁi, pёr ndryshimin e kufijve. Ashtu si bisha qё ndjen erёn e gjakut tё presё sё vet, edhe Putini e ndjen se hapja e ҁёshtjes sё kufijve nё Ballkan do t’i sigurojё atij pre tё mjaftueshme nё kёtё rajon, pёr njё kohё, relativisht tё gjatё. Ka rrezik qё preja e parё pёr ariun rus tё jetё Kosova, e nxjerrё nё pritё nga ai qё duhet ta mbrojё – Presidenti i saj. Historikisht, sa herё qё Rusisё i janё nxjerrё nё pritё tokat shqiptare, nga fqinjёt tanё grabitqarё ose fuqi tё tjera tё huaja, gjithmonё, nga trungu i tyre janё shqyer copa tё majme. Cila pjesё e trojeve tona e ka radhёn pёr t’u shkёputur? Jo pёr fajin e tё tjerёve, por pёr fajin tonё.

Pas luftёs sё ftohtё, ndryshimi i kufijve me forcё, ose me “referendum”, nё fakt, ёshtё shfaqur si praktikё putiniste. Si mjeshtёr i taktikёs, Putini ёshtё i bindur qё Presidenti i Kosovёs, me idenё e tij pёr ndryshimin e kufijve, po i ofron mjetin qё do tё mundёsonte faktorizimin e mёtejshёm tё Kremilinit nё Ballkan, rritjen e ndikimit dhe pranisё sё tij nё rajonin tonё.

Mbёshtetja hipotetike e Moskёs, pёr tё cilёn pretendon Thaҁi, mund tё ndodhё vetёm nё rast se Putini bindet qё ideja e homologut te tij kosovar pёr ndryshimin e kufijve do tё shёrbente si fitil qё do tё ҁonte zjarrin nё depon plot barut ballkanik e, pёr pasojё, do tё faktorizionte edhe mё shumё Rusinё nё Ballkan.

Sot bota ёshtё nё pёshtjellim. Duket sikur ka zjarrmi dhe, nё pёrҁartje e sipёr, po lёviz nga boshti i saj. Nuk ёshtё mё rregulli dhe rendi i dikurshёm, me tё cilin ishim familjarizuar. Shtetet i janё kthyer vetvetes, egoizmit dhe mbijetesёs sё vet. Nuk ka ndonjё shenje se nesёr mund tё kemi njё botё mё tё butё.

Kjo situatё e gjen Kosovёn nё moshё, ende tё njomё. Ka rreth 20 vjet qё ёshtё e lirё dhe 10 vjet si e pavarur. Deri kёtu na kanё mbajtur per dore miqtё dhe aleatёt tanё. Por vjen njё moment, kur edhe nёna ia ndёrpret gjirin fёmijёs sё vet. Miqtё, jo gjithmonё, ta kanё ngenё. Sepse edhe ata kanё problemet e tyre. Siҁ po ndodh me BE-nё dhe me SHBA, nen administraten e Trampit. Kosova duhet tё forcohet qё tё bёhet e aftё pёr tё mbijetuar nё kёtё botё, jo dhe aq miqёsore. Si ҁdo shtet tjetёr, ajo duhet tё aftёsohet pёr tё manovruar me zgjuarsi nё realitet e reja gjeopolitike, ku duket se nuk do tё ketё shumё vend pёr moral, vlera e drejtёsi. Ajo nuk mund tё presё qё tё ketё me vete, pothuaj, gjithё botёn perёndimore, siҁ ndodhi mё 1999, sepse sot, edhe vetё Perёndimi ёshtё i pёrҁarё. Kosova duhet tё jetё shumё e kujdesshme dhe e pёrgjegjshme nё zhvillimin e marrёdhёnieve me jashtё, nё pёrzgjedhjen e bashkёpunёtorёve, partnerёve dhe aleatёve, qoftё edhe tё pёrkohshёm, siҁ ёshtё rasti i tanishёm me Rusinё putiniste. Detyra e Kosovёs nё kёtё situatё tё turbullt, ёshtё qё tё ruhet e tё mos ngatёrrohet nё lojёrat e fuqive tё mёdha. Ideja e Thaҁit pёr ndryshimin e kufijve shkon nё drejtim tё kundёrt. Nё atё tё futjes nё ingranazhet e lojёrave tё tyre.

E vёrteta ёshtё se, fatmirёsisht, nuk ka njё plan perёndimor pёr ndryshimin e kufijve midis Kosovёs dhe Serbisё, pavarёsisht se Thaҁi dhe mbёshtetёsit e tij lёnё tё kuptohet se njё plan i tillё ekziston. Por edhe po tё kishte, Presidenti do tё duhej ta kundёrshtontё e tё dilte nё mbrojtje tё territorit tё vendit tё vet dhe jo tё bёjё tё tijin planin serb pёr ndarjen e Kosovёs dhe tё kёrkojё aleatё pёr realizmin e tij, deri nё Moskёn e largёt. Kjo ёshtё, nё thelb, politikё e rrёnimit tё pavarёsisё dhe shtetёsisё sё Kosovёs. Rusia ka qenё dhe mbetet kёrcёnimi numёr njё ndaj lirisё dhe pavarёsisё sё Kosovёs. Jo afrimi dhe pajtimi me tё, por kundёrshtimi i vendosur i politikёs sё saj armiqёsore duhet tё pёrbёjё njё ndёr prioritetet bazё tё politikёs sё jashtme tё Kosovёs, nё bashkёpunim dhe bashkёrendim me miqtё dhe aleatёt tanё perёndimorё, nё radhё tё parё, me Gjermaninё, Britaninё e Madhe dhe Kongresin Amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …