Dr.Islam Lauka ,,Qytetar Nderi i Deçanit’’

Më një ceremoni të organizuar  nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës se Deçanit, z.Rasim Selmanaj, Dr.Islam Lauka, ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë i është ndarë  titulli “Qytetar Nderi i Deçanit” të pranishëm në këtë ceremoni të organizuar ishin i pari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, nënkryetar  z.Sami Cacaj, qytetari me i ri i, nderit i Deçanit, Dr.Islam Lauka, ish Ambasador i Shqipërisë në Kosovë i shoqëruar nga bashkëshortja  zonja/ Fatbardha  Lauka,Zonja -Ilda Zhulali, Këshilltari politikë i Presidentit të Republikës se Shqipërisë z.Bujar Nishani, z.Aldo Bumqi, ish Ministër i Punëve të Jashtëm i Republikës se Shqipërisë dhe aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i shoqatës miqtë e Amerikës  z.Agim Rexhepi,  Prof.Jashar  Demiri dhe personalitete  tjera.

Në emër të strukturave komunale ka fol kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj ai ndër të tjera tha se në pajtueshmëri të plot me ligjin e vetëqeverisjes lokale Nr-03/L040 neni 40 pika 2 dhe nenit -25 pika 19 e statutit të komunës se Deçanit me propozim te lidhjes se Historianeve të Kosovës ,,Ali Hadri’’ dega ne Deçan dhe Shoqatës se Intelektualëve te pavarur në Deçan, më përkrahjen e kryetarit të Komunës z.Rasim Selmanaj kuvendi i komunës së  Deçanit ne mbledhjen e mbajtur me 29.07.2016 bije këtë  vendim: Shpallë Qytetar nderi të komunës së Deçanit ish Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë Dr.Islam Lauka.

Me motivacion për kontribut të shquar ne shkencë, politikë dhe diplomaci kështu tha kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj.

Titullit “Qytetar Nderi i Deçanit” për Dr.Islam Lauka, e ndau i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ku nder të tjera tha se është nder që në mesin tonë sot  kemi Dr.Islam Lauken, një njeri me vlera të larta e që dha shumë për çështjen kombëtare në të gjitha periudhat. Për aq sa ishte Ambasador në Kosovë në kemi organizuar një serë ngjarjesh me rendësi se bashku tha Selmanaj.

Edhe vet Dr.Islam Lauka , pasi pranoi titullin ,,Nderi i Qytetit të Deçanit’’ tha se Deçani është shtyllë e Shqiptarisë, unë nuk mund ta dalloi Deçanin nga Lezha nga Kruja e qytete tjera, Deçani në të gjitha kohërat ka ruajtur, vlerën, traditën burrërinë, dhe trimërinë. Unë jam shumë më fate që nga sot bartë edhe një përgjegjësi e kjo është nder për mua që tërë jetën do të jem edhe banorë i qytetit të Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …