Dr. Murteza Osdautaj

Dr. Murteza Osdautaj: Revoltim ndaj pashpresës

Revolta dhe revoltimi është një kategori emocionale, psikologjike, intelektuale dhe politike. Shpreh mospajtimin, padurimin dhe intolerancën ndaj të keqes dhe, në një formë, lufton për të drejtën në rastet kur një shoqëri fillon të degradohet me qëllim të moslejimit të kalbjes së saj. Një shoqëri degradohet kur të arrijë të bëhet si shoqëria kosovare. SShteti kosovar s’eshte as shtet liberal, as shtet demokratik, as shtet social, as shtet i te drejtes dhe i lirise. Në këtë shoqëri ekzistojnë dy-tre klane që e bëjnë dhe e orientojnë dhe e formësojnë jetën tonë. Klani i oligarkëve që e përcakton çmimin financiar të të jetuarit tonë (duhet të cekim se mbijetesa jonë biologjike kushton më së shtrenjti në Evropë); klani i politikanëve që e përcakton kualitetin shoqëror të jetës tonë (jemi vendi më i pashpresë për një të ardhme më të mirë) dhe klani i gjyqësisë që e përcakton nëse te jetuarit tonë është i drejt apo jo (në Kosovë duhet pritur deri edhe dhjetë vjet për një procedurë ligjore nëse ty të bëhet e padrejtë apo s’duhet pritur fare që, nëse të shkelen të drejtat njerëzore, do të reagojë avokati i popullit).

Shoqëria kosovare i ngjanë një tharku. Një popullsi e rrethuar me armiq të jashtëm, e urrejtur nga të gjithë fqinjët. Një popullsi e urrejtur dhe e padëshiruar edhe nga Bashkimi Evropian dhe e izoluar prej tij duke e shndërruar këtë vend në një burg kolektiv. Një klasë politike të papërgjegjshme e cila, duke jetuar e izoluar nga problemet e vendit dhe të popullit në kuadër të jetës luksoze që e bëjnë duke i shfrytëzuar resurset dhe paratë e shtetit të tyre, në vend se t’a lehtësojë jetën, e bën edhe më të padurueshme atë. Këta s’jan[ as të majtë e as të djathtë, k[ta nuk iu ngjann[ as nazistëve gjerman[ e as këmishëzonjve italianë. keta nuk iui ngjajn[ as të kuqve te Koresë dhe as mjekrroshave të Kastros. Për ta jane të largët konzervatorët anglezë apo demokristianët gjermanë! Keta s’dinë të jenë as si e djathta ekstreme italiane, as si majta komuniste franceze. Large qofte, por me sjelljen e tyre,po behen si kmeret e kuq te Kamboxhias.

Si një baba i katër fëmijëve njëri prej të cilëve tashmë ka ikur jashtë dhe dy prej të cilëve do të ikin brenda tre muajve që vijnë, s’kam asnjë arsye më që të interesohem se çka do të ndodhë në këtë vend –  a do ta shkelin te majtet a do ta shkrryejne te djathtet. S’ma ndien nëse Isa ka inat me Albinin apo ky po mundohet t’ia futë Isës. Thjeshtë s’ma ndien më se a do ta bejne apo sdo ta bejne qeverine. Më duhej vetëm ta mësoja dhe të bindesha se edhe këta të dy, si të tjerët, thjeshtë janë dy politikanë që kanë për qëllim marrjen e pushtetit dhe instalimin e klaneve dhe eksponentëve të tyre nëpër pozita shtetërore.

Si një prind në të pesëdhjetat që me shumë mund i shkolloi fëmijët e tij dhe që brenda disa muajve  do të mbetet pa të katërtit për shkak të largimit të tyre nga vendi në kërkim të një jetë më normale, s’ma ndien më a fitoi Isa a fitoi Albini.

Si rugovist dhe fanatik i linjës politike të Ibrahim Rugovës që nga ditët e para dhe si aktivist e luftëtar por edhe si intelektual dhe njeri, s’ma ndien më nëse Albini e Isa krijojnë qeverinë a jo. S’ma ndien më nëse Isa bëhet president apo Albini kryeministër. Thjeshtë s’kam më asnjë arsye të sikletosem se çka po ndodhë. Unë për tre muaj do të interesohem të kem internet dhe rrjet të mirë të internetit që të flas me fëmijët e mi të shpërndarë nëpër Amerikë e Evropë. Do të orientohem që, së paku në ndonjë vit të ri, të arrijë që t’i kem fëmijët të bashkuar rreth një sofre që do ta përgatis për ta.

Si njëri, si intelektual dhe si person, nuk e kam më asnjë të drejtë që të afërmeve dhe të njohurve të mi t’iu propozoj se kë duhet votuar dhe pse duhet votuar. E kam humbur çdo adut që t’i bindë njerëzit që kjo apo ajo parti apo ky grup apo ai grupi tjetër do ta bëjnë më të mirë jetën e këtyre njerëzve dhe të këtij populli. Një gjë e mirë ka ndodhur në këta tre muaj dhe kjo është se të gjithë ata e kanë kuptuar se sa të verbër janë politikanët karshi jetës dhe fatit të tyre. Ata e kanë kuptuar se të gjithë janë të njëjtë por dallojnë nga fjalori, narracioni dhe diskursi politik (nga mënyra se si gënjejnë). Dallojnë nga ngjyrat që ia vënë vetes dhe nga ajo se a vënë kravatë a nuk e vënë.  Ky popull, që ende jeton në Kosovë, me shpresën për më mirë, duhet ta dijë se gjërat nuk ndreqen duke i votuar më këta politikanë dhe këto grupe oligarkësh e instrumentet e tyre mifioze-fashiste.

Në të kundërtën këto 12000 banesa të zbrazëta në Prishtinë dhe dhjetëra mijëra shtëpi e banesa tjera në qytetet e fshatrat e Kosovës do të vazhdojnë të mbesin të zbrazëta por do të shtohen me një progresion gjeometrik.

Përndryshe, mua dhe qindra e mijëra prindërve si unë që do të mbeten pa fëmijët e tyre, nuk do të na ndien më a fitoi Isa a Albini, a po ia falë dreqit Ramushi apo e fshiu në dorë Lima a Hashimi. Thjeshtë do të interesohemi të gjejmë një linjë stabile interneti dhe një qendër më ta afërme të moneygramit që, nëse fëmijët  që po na ikin kujtohen për ne, t’i marrim remitencat që na i dërgojnë.

Një shteti në të cilin do të jetojnë vetëm pleqtë që s’iu ka mbetur kah shkojnë se iu ka kaluar mosha, një shteti në të cilin do të jetojnë me luks përrallor politikanët dhe oligarkët me familjet e tyre, i mungon liria dhe dinjiteti që i është uzurpuar nga këto grupe mafiozësh që ngjyrë të vetme politike e kanë ngjyrën e parasë dhe të zhvatjes.

Prandaj s’ma ndien më a do të bëhet president Isa a kryeministër Albini. Në dreq të mallkuar të dytë! Me asgjë nuk dalluakan nga Hashimi, Kadria, Ramushi e Lima!

Më besoni që, mijëra nëna, e edhe e imja, po ju mallkojnë me nëmet më të rënda të këtij populli!

Ju jeni uzurpues e shkelës të lirisë, të shpresës dhe të të ardhmes së këtij populli, ju jeni simboli i shpresës së humbur dhe fatit të zi që ka përjetuar dhe po përjeton ky shtet.

Prandaj s’ma ndien më a bëhet kryeministër Albini a president Isa!

S’ma ndien më për asgjë por, mos harroni, një ditë do t’më shihni në shesh duke ju akuzuar!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …