Dr. Nazim Qehaja

Dr. Nazim Qehaja: Letër publike Radio-Kosova e Lirë lidhur me botimin e shkrimit për veshjen e femrave

Të nderuar, duke shpërndarë shkrimit tim në vijim, keni bërë 2 gabime:

I pari, i pafalshëm edhe nga ana ime, hedhja e fotos së Florian Qehajës!

I dyti, më pak i ndjeshëm, duke ndryshuar qëllimin e shkrimit dhe se paraprakisht nuk më keni komunikuar, ngase postimi ishte mendim profesional, si ekspert i patologjisë dhe mjekësisë ligjore!!

Për këtë arsye, po e ripostoj edhe njëherë për publikun, me sqarimin, dërguar në kërkesë të Portalit KALLXO COM. Nuk e di kush e ka hequr nga Facebooku, meqë në profilin tim ekziston i pandryshuar!

LEXUES TË NDERUAR, VËLLEZËR DHE MOTRA!

TA KOMENTOJMË SË BASHKU KËTË FOTO, SI MASË PREVENTIVE, JO VETËM TË TURPIT KOMBËTAR, POR EDHE TË RREZIKUT TË DHUNIMIT ME FORCË TË FEMRAVE TË KËTILLA.

Sipas mendimit tim, jo vetëm në aspektin human, por edhe në atë profesional, psikomjekësor, dhunuesit e femrave të këtilla, publikisht, skajshëm provokative, nuk duhet të përgjigjën para ligjit.

Jepni  mendimin tuaj të sinqertë!

Prishtinë, 25.07. 2019

FTESA NË TELEFON!

Doktor pershendetje jam Paulina Nushi gazetare nga KALLXO.com, ne rrjete sociale po qarkullon nje shkrim i juaji ku arsyetoni dhunimin seksual nese nje grua veshet provokative. Njerezit po e konsiderojne si thirrje per dhune si e komentoni , a qendroni prapa asaj qe keni shkruar

Sqarimi im në kërkesë të  gazetarës PAULINA NUSHI!

Lexues të nderuar! Po e vërej se shumica nuk e ka lexuar me kujdes. Qëllimi i këtij shkrimi është, siç kam thënë preventiv, që të këtilla sjellje publike të mos bëhen shkas për dhunime, ngase mes njerëzve ka të tillë, të cilët në këto raste nuk gjykojnë drejt dhe nuk mund ta frenojnë dhe kontrollojnë vetveten.  E disa femra që po komentojnë turpshëm, mos t’ia fusin kot!

SHTOJCË!

Nuk ndryshoj as një shkronjë në postimin tim, dhe,  sikur edhe në shumë shkrime të tjera kritike në Facebook, për gjendjen e rëndë, jo vetëm të shëndetësisë së pasluftës dhe për ndihmën profesionale që u kam ofruar  kolegëve  të mi në rastet  e akuzave të pamerituara e tendencioze, ndjehem tepër krenar dhe i guximshëm, të mos heshtë edhe ndaj armiqve shqipfolës dhe amoralit kombëtar, siç nuk kam heshtur kurrë edhe në kohën e armiqve joshqipfolës!

Lexues të nderuar, për ju që nuk më njihni, Stafit, në veçanti gazetarit të RKL, në këtë vend dua t’i them, se të paktë janë ata, që kanë merita më të mëdha, në Luftën çlirimtare të Kosovës. Andaj, mua nuk më brengosë fare, përkundrazi, ju falënderoj për shpërndarjen e postimit tim. Dhe, nëse ju, vërtetë jeni radio e heroizmit kombëtar, ashtu siç flisni çdo ditë për heronjtë e UÇK-së, urdhëroni, flisni, edhe për shkrimet e mia të guximshme kundër armiqve shqipfolës, shkatërrimtarë të çdo gjëje të bukur, pa përjashtuar edhe amanetin e heronjve  për bashkimin, e jo për copëtimin e vendit!

Me respekt, Prishtinë, 02. 08. 2019.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …