Dr. Rexhep Qosja

Dr. Rexhep Qosja procesi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm

Në një intervistë dhënë gazetares Rudina Xhunga, akademiku Rexhep Qosja ka folur rreth idesë së tij për këmbin territoresh me Serbinë dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve në një shtet. Unë e kuptoj shqetësimin që mund të kenë qytetarët e Mitrovicës për këtë këmbim të territorit dhe shqetësimi i tyre është i natyrshëm sepse asnjë familje, asnjë njeri, asnjë grup njerëzish nuk i dëshiron këto lëvizje, por ne duhet të mendojmë se cili është interesi i përgjithshëm. Pavarësisht mendimeve të tilla, procesi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm. Nuk e them vetëm unë dhe nuk po e them për herë të parë. E ka thënë Adem Demaçi para 60-vjetësh, e kanë thënë edhe të huaj, e thonë edhe intelektualë dhe zyrtarë amerikanë dhe evropianë. Ndoshta e dëgjuat dhe e lexuat çfarë tha kryetari i Komitetit për Politikat e Jashtme të Kongresit Amerikan. Ai tha se serbët dhe shqiptarët duhet të këmbejnë territorin dhe ai, mendoj, tha për Mitrovicën Veriore dhe tri komunat shqiptare në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …