Nesër nderohet veprimtari i dalluar Rifat Blaku në një vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Dr. Rifat Blaku: Intensifikohen provokimet dhe “Lufta speciale” e Beogradit kundër Kosovës

Regjimi aktual i Beogradit, jo vetëm që nuk ka bërë demillosheviqëzimin e pushtetit në Serbi, por po punon faktikisht, për rikthimin modern e elegant të filozofisë dhë praktikes milloshqeviqiane ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Beogradi aktual, për ditë e më shumë mashtron opinionin botëror në formën e demoduar “sulmi – mbrojtje më e mirë” duke bërë një propaganda të programuar, jo vetëm mediatike, për të satanizuar, demonizuar e diabolizuar shqiptarët përpara ndonjë hapi eventual, avanturier, radikal anti kosovar…

Duke parë intensifikimin histerik të medies serbe, që ka programuar një “luftë speciale” mediatike anti shqiptare në përgjithësi, e anti kosovare në veçanti në Kosovë më në fund duhet të kundërpërgjigjet në ekuivalencë kësaj lufte special për të demaskuar e përmbysë këtë ofensivë brutale ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Njohësit e historisë së krimit shtetëror serb mbi shqiptarët në përgjithësi e atyre në Kosovë në veçanti ka qenë më krim madh e gjakatar sidomos gjatë muajve të dimrit. Edhe fillim viti 2017 po ndjek traditën shekullore kishtare politike kundër shqiptarëve. Kështu me me 7 janar, në oborret e Universitetit tonë, që tash po i thonë Kampus, në parcelën kadastrale numër 70/90, që i takon pronës së Universitetit të Prishtinës (shih gazeta zyrtare KSAK numër 2/88), ku mbi mbeturinat e kazermës së ndërtuar nga krali e të meremetuar nga Tito,(e ku me 27 nëntor 1968, në orën 15:45, ishte vendtakimi pikë mbështetës i studentëve kryengritës shqiptar), para një  ngrehine fantazmë – “kishë politike”, muret e të cilës janë ndërtuar edhe me material të kishës ruse e greke, doli e foli njëfar peshkopi Vlladika Teodosije, i shoqëruar nga 5-6 persona ne mesin e të cilëve edhe njeri I quajtur, Dejan Paviqevic, që na qenka i ngarkuar si oficer i lidhjes së Beligradit ne Prishtinë. Folën e cka nuk folën për kisha e manastire të “Kosovës e Metohisë”. Kisha serbe ishte gjithnjë ideatore dhe flamurtare në “punët destruktive e destabilizuese kundër shqiptarëve”.

IRINEJ, MERRU ME CESHTJE HYJNORE E JO ME PROPAGANDE NEVERITESE

Këto ditë duke vazhduar traditën (si pararendësit Pavle dhe Artemije) dole, prapë, me mesazh politik – helmues, e nga pozita që s’përkon fare me misionin e institucionit tënd.

Ti që moti je pjekur e thekur për gjykatën e Hagës, për shkak të frymëzimit, ngjitjes dhe yshtjes të fallangave kriminale të cilave do t’u kishin zili edhe nazistët gjerman. Meqë s’e more dënimin e merituar, vazhdon të mbjellësh gjak0derdhje e masakra të reja. S’do mend se je një kopje besnike prej Gebelsit të dytë. Është turp i pafalshëm për drejtësinë ndërkombëtare që toleron apele të somnambulëve të këtillë.

Bota është dëshmitare e ritualeve monstruoze të bekimit të gjakpirësve me “ujë të bekuar”, në kundërshtim flagrant me misionin e të gjitha mësim drejtimeve fetare që besojnë në një perëndi (zot). Kisha jote është konsekuente e në vijimësi një institucion i krimeve e tmerrit.

A nuk ju mjaftuan krimet e frymëzuara nga ju ne Srebrenicë, apo nata e “thikave të gjata” pikërisht në natën e “Bozhiqeve” në Bihor e rrethinë, kur shkaktuat lumenj gjaku të mbi 4000 viktimave civile mbi popullatën e pambrojtur muslimane “sanxhaklinj”, boshnjakë e shqiptarë e josllavë të tjerë. Në shfrenimin tuaj histerik e tejshtazarak ju bënit “gara me trofetë” – organet trupore dhe me sytë e nxjerrë me hanxhar të fëmijëve musliman !! Edhe ne Kosovë – në Pozheran, cdo natë e ditë e Bozhiqit tuaj, përkujtohet krimi monstruoz i burrave dhe të rinjve në xhaminë dhe shkollën e  tyre. Po në Kosovë (sipas statistikave ndërkombëtare joshqiptare) nga ngjitjet e juaja të fshehta, bandat vrastare të ushtrisë, policisë e paramilitarëve dhe vullnetarëve serbë, vranë fëmijë që në raport me numrin e përgjithshëm të të vrarëve dhe masakruarve, jetimëve në mungesë të dy prindërve, jetimëve me një prind dhe numri i fëmijëve që me sytë e tyre kanë parë krimet dhe masakrat e anëtareve të familjes nga trungu familjar, është 5 deri 9 perqind më i madh se sa që Hitleri dhe Musolini kishte bërë në luftën e dytë botërore.

Juve ju dhemb fakti që, me gjasë, Kosova së shpejti do të pranohet anëtare e  UNSEKO-s, dhe kështu bien në ujë pretendimet tuaja për patronatin serb mbi monumentet e trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës.

MANASTIRET APO MINERALET E KOSOVËS?

 Me gjasë ju edhe nuk ju interesojnë aq shumë manastiret, po mineralet dhe resurset e shumta të Republikës së Kosovës. Ju edhe gjatë liturgjisë në skutat e errëta të manastireve mesjetare, i kujtoni e përfytyroni grazhdin kolonial në Kosovë nga e cila sipas vetë statistikave të Beligradit, Jugosllavia e fundit plotësonte 100% nevojat e Serbisë dhe 60% të Jugosllavisë me plumb; 100% e Serbisë dhe 68% e Jugosllavisë me plumb të rafinuar, ndersa 100% Serbia dhe 100% Jugosllavia me magnez të pjekur, etj. (SZS Jugoslavia 1945-1985, Statisticki prikaz, Beograd, 1986). Ju në Kosovë ndërtuat edhe vija ferroviale Fushe Kosove – Golesh dhe Fushe Kosovë – Kishnicë, për të eksploatuar mineralet nga Kosova dhe per t’i dërguar në metropol – Beograd, bile edhe për t’i shitur ato jashtë… Po tregimi kolonial për Trepcën shqiptare?… Për Monte Argentarium kishte interesim edhe krajli, edhe Pashiqi edhe Titoa edhe Rankoviqi edhe Millosheviqi e deri te gjenerali aktual serb që në Nish (para disa muajsh) me një ndërkombëtar “Kosovar” zuri në gojë Trepcën…

Për pushtimin e tokave të huaja dhe posesiviteitn territorial të saj, ju nuk ju mjaftoi vetëm varianti pansllavist gjeopolitik, por e kombinuat atë me modelin e gjeopolitikës së F. Racelit, K Haushofenit, Mackinderit, Mahanit, Skypmanit etj. Ju synuat të zbatoni tezën biologjike organike mbi shtetin (shteti si qenie e gjallë – dhe teoria organike e shtetit) me elemente edhe raciste. Ne anën e padukshme të liturgjive nga manastiret e juaja, frymoi zëri gjeopolitik duke trajtuar hapësirën e huaj si hapësirë jetësore (Lebenraun – Raumgeopolitik). Mësimet fetare (politike) tuaja dhe mesazhet ekspansioniste u prezentuan mjerisht edhe si qëndrimi i juaj në konferencën e parë paqësore të Parisit për gjoja se “shteti serb është i rrethuar” ndërsa populli i tij i burgosur dhe se “morfologjia e Gadishullit Ballkanik (lexo: Ilirik) në esencë nuk është e përshtatshme për formimin e një shteti të madh” dhe se vetëm “me dalje ne detin Adriatik, Serbia do të kishte kushte për pavarësi ekonomike” me një “detyrimësi anti etnografike”… (Më gjerësisht: shih Radovan Pavic, Osnove opce i regionalne politicke geografije, geopolitike i geostrategije, I dio, Zagreb, 1973). Është e dhimbshme verbëria e juaj nga paranoja mesjetare ekspanzioniste, e kështu si jeni duke punuar e vepruar nesër të mos akuzoni shqiptarët si fajtorë që Serbia nuk ka det!

Orekset e lakmitë tuaja për territore të huaja janë të pangopshme. Por juve iu pengon jo vetëm “Shqipëria e madhe”, por edhe Kosova e dhuruar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e trajtuat si “Kosovë të Madhe” (Kosova atëherë trajtohej në perimetrin e saj natyror gjeografik me normalitet dhe përfshinte trupin e përbashkuar me . Me tokat që sot janë nën Maqedoni, nën Mal të Zi dhe nën Serbi). Me dinakëri politike ja shkëputët krahun verilindor të Krahinës së Preshevës e Siarinës dhe gjithë fushë-luginën Moravo Vardarike që me funksinalitetin e pozitës dhe resurseve territoriale ka cmim të pallogaritshëm komunikativ, ekonomik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Ajo ishte arteria kryesore shqiptare që lidhë basenin e pellgut të Panonisë me atë të Egjeut. E gjithe hekurudha dhe autostrada qindra kilometërshe është mbi arat e shqiptarëve deri te aeroporti i Shkupit, përfshirë edhe atë.

Kishës – manastirit tuaj, në qendër të kryeqytetit ju dhuruan 7 hektarë tokë, që shkojnë deri te temelet e fakultetit Ekonomik dhe Juridik, në perëndim deri te temelet e ndërtesës së rektoratit e në jug deri te Fakulteti Filozofik, ka këtu një “simbolikë”. Pikërisht në këtë hapësirë, ku edhe sot dergjet ngrehina e “Sveti Spases”, në nëntorin 68-shit, shpërtheu vullkani zjarrë-madh i rinisë studentore revolucionare të Kosovës në kryengritjen antikoloniale, duke i dhënë NOKAUTIN E PARE POLITIKES DHE PRAKTIKES SE VETEADMINISTRIMIT JUGOSLLAV të drejtuar nga faraoni Tito dhe xhelati antishqiptar Marko (Aleksandar Rankovic). Meqë flasim për këto hapësira, rreth kësaj ngrehine politike, pikërisht nga këtu ne pranverën 81, shpërtheu grushti edhe më i fuqishëm i studentëve,qytetarëve dhe katunarëve të Kosovës duke shkaktuar NOKAUTIN E DYTË REGJIMIT DEMAGOGJIK E MASHTRUES TË REVISIONIZMIT (atëher Titist) JUGOSLLAV. Nga ky vullkan i pashuar, i brendshëm, vijimisht rrodhi energjia që shkaktoi tërmetin e jashtëm antikolonial e kundër çizmes jugosllave mbi Kosovarët – kryengritja antiraciste e UÇK-së e udhëhequr nga djalëria revulucionare që digjej nga zjarri e dëshira për të luftuar kundër robërisë së bashku me aleancën e atlantikut verior, ne pranverën e 99, per t’i dhënë bashkarisht grushtin – NOKAUTIN E TRETË VDEKJEPRURËS regjimit fashist-racist dhe politikës përbindëshe serbe mbi shqiptarët dhe Kosovën…

PËRPJEKJE SHEKULLORE E KISHËS ORTODOGSE SERBE PËR DEHISTORIZIMIN E SHQIPTARËVE JO VETËM TË KOSOVËS

Kisha e juaj, murgjët, popat, vijimisht kanë falsifikuar, mohuar, konvertuar e përvetësuar monumentet kulturoro-hisotrike e materiale të civilizimeve të lashta, dhe sidomos atyre arbëroro ilire, e krejt kjo me qëllim të shthurjes së kompaktësisë etniko territoriale dhe kontinuitetit etniko historikë e etno kulturorë me synimin përfundimtar përbindësh – dehistorimin e shqiptarëve. Ndërtuat kisha e manastire sidomos gjatë sundimit të mbretësirë e SKS (1918 – 1941). Atëherë me arsyetimin e shpifur gjoja se ato janë dedikuar viktimave serbe të frontit të Selanikut, por vazhduat e u ndihmuat gjatë sundimit të periudhës së Rankoviqit, dhe u sforcuat në ndërtimin e kishave politike nga regjimi gjakatar i Millosheviqit…

MASTRIHTI APO MESJETA

Për ju, përveç jush, të gjithë që ju rrethojnë, të tjerët nuk janë të mirë. Në veri, në krahinën pjellore, në Vojvodinën hungareze, keni disa telashe rreth ndonjë asociacioni eventual të komunave të fqinjëve. Në juglindje, në krahinën e Sanxhakut, boshnjakët, myslimanët, turqit e shqiptarët e tretur, tash e një kohë të gjatë nuk janë lojal regjimit qendror të Beligradit dhe mendojnë për ndonjë bashkësi të tyre. Mali i Zi ju doli dorësh, u shpall i pavarur dhe shtet demokratik. Po’ shqiptarët e Kosovës Lindore mendoni se nuk do të kërkojnë asociacion komunash shqiptare, sikur ju që insistoni për pakicën serbe në Kosovë.

Vetëkuptohet që ju e keni shumë më lehtë se të tjerët, sepse ju veproni në një shtet të ri demokratik e multietnik. Ju të diskriminuarit pozitiv, me të drejtën e votës së juaj veto, minoni çdo kërkesë të shumicës absolute dhe të gjitha minoriteteve tjera. Ju të përkëdhelur e të lazdruar, gjithnjë nën bekimin e kishës dhe manastireve dhe filozofisë së manastireve mesjetare, jeni ulur këmbëkryq në parlamentin e kontraktuar si një “kolonë e pestë” – si një “kali i Trojës” për ta pushtuar “kalanë përbrenda”… Por, edhe sa do të zgjasë absurditeti botërisht i pa precedent që ju minoritarë maksimalisht pozitivisht të diskriminuar, të përkëdhelur e të lazdruar me votën – VETO tuaj të pengoni gjithë të tjerët në parlamentin e vendit (kuvendin gjithpopullor) për të krijur armatën e mbrojtjes shtetërore – krye-kusht për egzistencë të qëndrueshme dhe paqë në rajon!…

Me direktiva të ideuara e të “bekuara” prej jush, nga skutat e errëta e të mykura të manastireve ju ngritët e përpunuat programe, elaborate, projekte, strategji, memorandume, masa e aksione të ndryshme, I postuat në akademitë serbe të shkencave dhe arteve si platforma e doktrina antishqiptare për t’i “shkencorizuar”, e si të tilla për miratim në kuvendin e Serbisë. Ato më pastaj, varësisht nga rrethanat gjeopolitike, do i zbatojë gjeneralshtabi i ushtrisë serbe në një luftë për “hapësirën jetësore” serbe ne toka të huaja. Nuk është kohë e largët, bile në histori shumë e afërt kur ju me metodën klasike primitive barbare, sllavo pagëzuat toponimet e Dardanisë së lashtë Ilire. Vepruat me ekipin një pop, një pisar dhe një pandur, ndryshuat dhe serbizuat shumë nga toponimet antike Arbëroro-Ilire e shqiptare, si për Dardaninë e lashtë “Stara Srbija”, shpifët emërtime sllavo kishtare si “metohija” për Dukagjinin, pastaj emërtime të vrastarëve të shqiptarëve si general Jankovic, e emërtime tjera si Uroshevac, Milloshevo e emra të përcudshëm si Svinjare etj… Por ju jeni në vetëmashtrim të madh. Përzierja e juaj e politikës me historinë në aspektin religjoz është tepër në të keqen tuaj. Gënjeshtrat serbe janë stamposur si propagandë gjithandej. Por edhe enciklopedistë të asaj të jugosllavisë së fundit nenvizojnë se “KOSOVA ME 1389 ISHTE VENDI QË I PËRKISTE SHQIPËRISË” (shih “enciklopedija jugoslavije, vellimi V, Zagreb, 1961, fq. 336 si dhe historia e popujve te jugosllavisë, vëllimi2, 1953, fq. 419 – cit sipas L. Prifti “Shqiptarët, Grekët dhe Serbët; Eugen 2010, fq. 404). Për gënjeshtrat tuaja, duke parë përzierjen e aspektit fetar dhe të kishave serbe në çështjet politiko historike, ish ambasadori i SHBA ne Jugosllavi, E. Zimmerman, këto mendime veprime tuajat me të drejtë I quan “potpuri mendimesh paranojake”. Për falsifikimet tuaja me pjesëtarët në luftën e Kosovës, dhe heronjët kryeprotagonistë të përvetësuar nga ju, ka argumentime impozante të fuqishme që dëshmojnë shumëcka të diskutueshme të kundërt. Materiale e dokumentacione të hulumtuesve jo vetëm historianë në gjuhët anglisht, frengjisht, italisht e turqisht janë shumë më serioz, më shkencor e objektiv e më të pranueshëm se sa “shpjegimet dhe tregimet folklorike me lahutat mashtruese”. Për të vërtetën mbi luftën e Kosovës dhe të pavërtetat e mëdhaja e mashtruese serbe, shfletoni: veprat e N. Jorga, Zinkeisen, Hammer, Angjelo Pernice, Vincenco Errante, Fatma Alija, Syrja Bej Vlora, G. Finlay, G. F. Hertzberger, D. Okszen, Noel Malkolm, historiani grek Chalkokondylin, Barleti, Don Meriolava Formanti, Richard Knolles, T. Mignot, Samuel Jakob, D. Cantemili, Duverdijer, këshilltari i mbretit në oborin mbretëror të Francës,, historian francez Vanel, M. Baudier, Sadedini etj., që hedhin dritë dhe tregojnë bindshëm se lufta e Kosovës nuk ka qenë asnjëfarë “vaterloja e mesjetës serbe” e as që Lazari (me origjinë shqiptare – R. B.) na paska qenë Napoleoni I Bonapartës. Por, janë edhe qindra autorë e arkiva ku tregojnë pjesëmarrësit e luftës së Kosovës, bullgarë, boshnjakë, shqiptarë, vlleh, polak e hungarez si një aleancë kundër ushtrisë osmane (lexo prof.dr.L.Prifti ibid)… Nga kjo e shumë materiale arkivistike e shkencore, padiskutueshëm del se Kosova kurrë nuk ishte serbe, por qendër e shqiptarësisë dhe se “ Kosova ëshë serbe po aq sa Serbia është turke”, thënë më drejtë, më turke mund të jetë Serbia, se sa Kosova serbe. Për aq sa është Serbia Turqi, po aq ëshë Kosova Serbi.

Duke parë punën dhe aktivitetin e kishës ortodokse serbe, tash e sa dekada, potencialin e saj destruktiv e destabilizues jo vetëm në Kosovë, është e udhës që parlamenti popullor multietnik e demokratik I shtetit të Kosovës, të nxjerrë akte ligjore e nënligjore e direktiva tjera për kosovarizimin dinjtoz kushtetues që të përligjësohet puna e këtij kleri që kundërmon e lëshon helm të fundamentalizmit ortodoks ruso-serb. Të investigohet puna e tyre, të mos lejojë përzierjen e religjionit në politikë që kisha dhe manastiri ortodoks serb ne Kosovë në anën e padukshme të zhvillimeve, faktikisht del si partia më e madhe dhe ndikuese në politikën dhe gjeopolitikën serbe. Që kjo parti – partia e kisho-manastireve ortodokse serbe të mos nxisin ksenofobi ostracizëm e racizëm sikur edhe asnjë orientim fetar tjetër në këtë shtet. Kuvendi duhet të ketë ingerencat shtetërore që në raste të veçanta ta ndërpresë punën e tyre e disa nga prijësit edhe t’I përjashtojë nga terotori I shtetit të Republikës se Kosovës, bile, qofshin ata edhe përfaqësues të “popullit të zgjedhur e hyjnor”.

(Autori, dr, Rifat Blaku,  është profesor universitar i Ekonomisë)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …