DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XI

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nga vendet e tjera të Amerikës Latine

 

Deri më sot nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar nga ndonjë qeveri latinoamerikanë lidhur më ngjarjet në Kosovë. Po kështu nuk njohim as shkrimet e shtypit të këtyre vendeve, qëndrimin e tij si për ngjarjet në Kosovë ashtu dhe për materialet e “Zërit të Popullit”. Ambasadat tona në Buenos Aires dhe Meksike deri tani nuk kanë siguruar asnjë kopure nga vendet e tjera.

Megjithatë është e pamundur që ky shtyp të mos ketë shkruar, sidomos ai në Brazil, Peru, Venezuele, Ekuator, Kolumbi, që zakonisht ka qenë i ndjeshëm ndaj shkrimeve për vendin tonë në kohen që ka reaguar shtypi perëndimor.

Nga Takimet që kanë pasur shokët tonë nëpër përfaqësi, rezulton se diplomatët latinoamerikan kanë treguar një interes për të mësuar rreth ngjarjeve në Kosovë. Diplomatë brazilianë kanë nënvizuar se Shqipëria e ka trajtuar problemin e Kosovës më mjaft pjekuri, ambasadori i Kolumbisë në Budapest ka theksuar se ka lexuar më interes artikujt e “Zërit të Popullit”, të cilët jugosllavët duhet ti vlerësojnë më mire. Përshtypje i ka bërë trajtimi i argumentuar i ngjarjeve.

Në vende të ndryshme kanë treguar interes dhe kanë falënderuar për artikujt e “Zërit të Popullit” diplomatë nga Peruja, Venezuela, Meksika, etj.

Si konkluzion të përgjithshëm mund të themi se vendet e Amerikës Latine ndjekin një politike të njëjtë sikurse ajo e Perëndimit lidhur më ngjarjet në Kosovë. Ato janë për ruajtjen e stabilitetit në Jugosllavi dhe të statuskuos ekzistuese në Ballkan. Nuk dënohet Jugosllavia për politiken e saj të dhunës, megjithëse sugjerohet se problemet e “pakicave nacionale” nuk duhet të zgjidhen nëpërmjet dhunës.

Cilat janë arsyet që Amerika Latine mban një qëndrim të tillë lidhur më ngjarjet në Kosovë?

  1. Zakonisht për probleme të kësaj natyre ndërkombëtare, qeveritë dhe shtypi orientohen nga qëndrimet që mbajnë SHBA dhe vendet kryesore të Evropës Perëndimore.

  1. Jugosllavia më disa vende ka krijuar lidhje politike, të cilat i ka konsoliduar edhe gjatë vizitave që Tito ka bërë në disa vende të Amerikës Latine gjatë dekadës se viteve 60-të. Disa vende si Peruja, Venezuela, Ekuatori, Kili (në kohen e Alendes), etj, kanë pretenduar që të mësojnë nga “socializmi jugosllav”, sidomos në lëmin e bujqësisë. Midis këtyre vendeve dhe Jugosllavisë ka pasur shkëmbime vjetore delegacionesh të niveleve të ndryshme shtetërore dhe partish.

  1. Emigracioni ekonomik jugosllav, veçanërisht ai nga Serbia është i konsiderueshëm, sidomos në Kili, Argjentinë, Brazil, etj. Tashmë nga ky emigracion ka dhe figura politike, ekonomike dhe ushtarake. Këta bashke më shoqëritë e jugosllavëve të emigruar kanë punuar për të krijuar një opinion në favor të Jugosllavisë.

  1. 6. 1981

Nr. 20

Shtypi turk për problemin e Kosovës gjatë muajve prill – maj 1981

Ankara, më 4 qershor 1981

Gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, shtypi turk i ka kushtuar një  vëmendje të veçantë problemit të Kosovës dhe situatës se krijuar nga këto ngjarje në Jugosllavi. Tema e Kosovës ka qenë një temë prezentë gjatë kësaj kohe në faqet e gazetave turke dhe ato thuajse çdo ditë kanë botuar lajme, komente e artikuj për këtë problem.

Nuk ka mbetur asnjë gazetë turke që të mos ketë shkruar për problemin e Kosovës, për ngjarjet që ndodhen atje. Nga analiza që i bëmë këtij problemi del se në shtypin turk gjatë muajve prill-maj janë botuar mbi 300 shkrime për Kosovën, pra më një mesatare prej 5 shkrimesh në ditë. Kjo tregon se shtypi turk ka qenë i orientuar ti ndjekë më precedencë këto ngjarje, veç të tjerash edhe për faktin se ato ndodhnin në një vend ballkanik. Po ashtu ky numër shkrimesh pasqyron edhe faktin se ky shtyp i është përgjigjur edhe kërkesave e preokupacionit të masave të mëdha të shqiptarëve që banojnë në Turqi, të cilët kanë të afërmit e tyre në Kosovë dhe kanë qenë shumë të interesuara të ndjekin në vazhdimësi rrjedhën e këtyre ngjarjeve.

Nga muaji prill në muajin maj ka një rritje në numrin e shkrimeve të botuara në shtypin turk. Ndërsa në muajin prill u botuan mbi 120 shkrime, në muajin maj kjo shifër arriti mbi 150. Një numër shkrimesh për këtë problem janë botuar edhe ditët e para të qershorit.

Karakteristikë kryesore e shkrimeve të shtypit turk në këto dy muaj që analizojmë është fakti se gati 50 përqind e shkrimeve të botuara u bëjnë jehonë direkte tezave dhe qëndrimeve të vendit tonë, ato janë refleks direkt i artikujve shumë të rëndësishëm të “Zërit të Popullit” të datave 8 dhe 23 prill dhe 17 maj 1981.

Nga sasia e shkrimeve të botuara vetëm 20 për qind janë refleks i versioneve jugosllave dhënë sipas Tanjugut. Pjesa tjetër janë reportazhet e korrespodentëve turq që shkuan në Jugosllavi ditët e para të prillit si dhe lajmet e njoftimet sipas Vjenës e Bonit që në përgjithësi u bëjnë jehonë qëndrimeve tona.

Dinamika e shkrimeve që janë botuar në këto dy muaj në shifra është kjo: Ndërsa në prill janë botuar 50 shkrime që i bëjnë jehonë qëndrimeve e tezave tona, në muajin maj kjo shifër arriti 75-80 shkrime, pra shihet se ka një rritje të ndjeshme. Kurse dinamika e shkrimeve më burim nga Beogradi në muajin prill ka qenë 26 shkrime, ndërsa në maj 42 shkrime. Më burime të Vjenës e Bonit dinamika ka ardhur në ulje, nga 50 shkrime gjatë prillit, në rreth 40 gjatë majit.

Kjo dinamikë tregon qartë se shtypi turk gjatë muajit maj për shkrimet e tij lidhur më problemin e Kosovës ka shfrytëzuar kryesisht materialet tona për të pasqyruar ngjarjet që ndodhnin atje. Si shihet nga dinamika e mësipërme shtypi turk në mënyrë graduale e ka kthyer vëmendjen nga qëndrimet e Shqipërisë dhe opinionin vendas e ka informuar në bazë të tezave e qëndrimeve tona më gjerësisht se sa nga burimet jugosllave. Këto fakte konkretë tregojnë edhe njëherë predispozicionin pozitiv të këtij shtypi ndaj vendit e popullit tonë. Është e rëndësishme të theksohet se shkrimet për vendin tonë kanë qenë më të shumta edhe pse “Zëri Popullit”, ka folur vetëm tri herë, ndërsa jugosllavët e Tanjugu kanë bombarduar shtypin turk më lajme e shpifje nga më të ndryshmet dhe ambasada e konsullata jugosllave këtu kanë mbytur redaksitë gjatë kësaj periudhë më gazetat jugosllave në gjuhen turqisht “Tan” e “Birlik”.

Nga sa kemi informuar edhe atë ministri, orientimi i shtypit turk nga ana e autoriteteve zyrtare vendase ka qenë që të mos mbahej asnjë qëndrim për ngjarjet në Kosovë dhe të rrihej asnjanës, duke konsideruar çfarë ndodhtë atje si “punë e brendshme e Jugosllavisë”. Ndaj vërehet tek shtypi turk më shumë lajmi dhe korrespodenca se sa artikulli e komenti. Nga ana e përfaqësisë kjo nuancë u kap dhe u shfrytëzua në favorin tonë, duke e përqendruar punën tonë kryesisht më agjencitë e shtypit, të cilat furnizojnë gazetat më lajme e kronika të ndryshme. Një ndihmë të madhe na ka dhënë pasqyra e shtypit, nga e cila kemi marrë materiale, i kemi përkthyer menjëherë brenda ditës dhe ua kemi shpërndarë agjencive dhe gazetave. Për shpërndarjen janë përdorur Takimet direkte më gazetarët dhe jo rruga e postës.

Kjo mënyrë punë ka sjellë që shtypi turk të furnizohej rregullisht dhe thuajse çdo ditë më materialet tona dhe ka influencuar që gazetarët vendas të mos kishin mbi tavolinat e punës vetëm lajmet e deklaratat e Tanjugut, por edhe qëndrimet tona. Duke pjesëzuar artikujt e “Zërit të Popullit” në formë komentesh të shkurtra kemi arritur që shtypin turk ta furnizojmë çdo ditë më materiale dhe zgjedhja që kanë bërë redaksitë e gazetave për botimin e tyre, sipas dinamikes se shkrimeve të botuara tregon qartë predsipozicionin e këtij shtypi për vendin tonë.

Edhe nëse në ndonjë moment ka pasur ndonjë qëndrim negativ ose paqartësi lidhur më ngjarjet në Kosovë, mendimi ynë është se kjo ka ardhur kryesisht nga paaftësia e gazetarit që ka shkruar shkrimin në fjalë si dhe nga mungesa e materialit faktik e jetësor në duart e tij. Këtë mëndim e përforcon më shumë fakti se për ngjarjet në Kosovë është prononcuar në mënyre pozitive edhe shtypi tepër i djathtë turk dhe në ndonjë rast ai ka qenë edhe superior në lajmet e kronikat nga edhe vetë shtypi i “majtë”.

Një veçori pozitive është se për problemin e Kosovës është angazhuar vazhdimisht shtypi i madh turk. Gazetat qendrore turke pa përjashtim kanë shkruar për qëndrimet tona dhe edhe në njoftimet e Tanjugut këto gazeta kanë bërë nga një koment të vogël në fund të tyre që për mendimin tonë është në favor të tezave e qëndrimeve tona. Si rrjedhim i kësaj jehonë në Turqi ky shtyp ka krijuar një klimë pozitive për vendin tonë, ka përpunuar opinionin turk në bazë të qëndrimeve tona kryesisht dhe janë të shumta rastet që miq e dashamirës të vendit tonë e kanë theksuar këtë.

Tërë opinioni vendas dhe veçanërisht shqiptaret që banojnë këtu u entuziazmuan dhe pritën më shumë kënaqësi e dashamirësi shkrimin që botoi p.sh. gazeta qendrore në 600 mijë kopje “Gynajden” e cila në vend të kryeartikullit dhe më shkronja të mëdha më datën 10 prill shkruante se “Shqipëria ia përplasi në fytyrë Jugosllavisë”.

Ky shkrim dhe shkrime të tjera shumë pozitive influencuan veçanërisht në rritjen e prestigjit e të krenarisë se shqiptarëve që jetojnë këtu në sytë e rrethit të tyre shoqëror dhe ndihmuan në afrimin e mëtejshëm të tyre rreth Shqipërisë socialistë. Kjo shprehet hapur e qartë nga Takimet tona më ta, në të cilat vihet re një pozicion më i avancuar i tyre ndaj nesh dhe vendit tonë.

Shkrimet e shtypit turk që folën për virtytet e shqiptarit, besën, trimërinë, guximin, zgjuarsinë, etj. kanë ndihmuar gjithashtu në rritjen e dashurisë se tyre për mëmëdheun. Ndërkohë ato kanë krijuar një opinion të favorshëm e pro vendit tonë në masat punonjëse turke, të cilat kanë rritur më tej respektin, dashurinë e simpatinë për shokun Enver, Shqipërinë socialistë e popullin tonë.

Një jehonë të madhe ka pasur në këtë shtyp për dy muaj rresht figura e shokut Enver. Gati në çdo shkrim ku i është bërë jehonë tezave e qëndrimeve tona është shprehur qartë fakti se artikujt e “Zërit të Popullit”, “janë shkruar sipas porosive të liderit shqiptar Enver Hoxha”. Po ashtu në disa komente gazetat turke i janë adresuar direkt rolit të shokut Enver në qëndrimet e drejta e të vendosura të Shqipërisë, disa të tjera shkrimet i kanë shoqëruar më fotografinë e shokut Enver etj. Mjaft aktivë në këtë drejtim ka qenë gazeta e madhe turke “Gynajden”.

Vlen të theksohet gjithashtu se edhe titujt që kanë përdorur gazetat turke kanë qenë direkt në mbështetje të qëndrimeve e tezave tona. Kjo ka bërë që të ulet shumë jehona e propagandës jugosllave, që qëndrimet e Jugosllavisë titistë të vihen në pikëpyetje të madhe dhe lajmet e Tanjugut të mos përtypen nga masat punonjëse turke. Kjo u pa shumë qartë në lajmin që dha Tanjugu lidhur më të ashtuquajturën “hedhje të bombës në ambasadën jugosllave në Tiranë”, lajm që u botua nga disa gazeta, por që nuk gjeti asnjë jehonë e nuk e besoi njëri. Botimi nga shtypi turk i qëndrimit tonë për këtë problem, thuajse në tërë gazetat qendrore, të mesme e lokale turke mendojmë se e neutralizoi plotësisht edhe ndonjë jehonë minimale që shkaktoi ky lajm në Turqi.

Duhet thënë se propaganda jugosllave ka synuar që në Turqi të përpiqet më tërë Mjetet e mundësitë që të errësojë çka ndodhi në Kosovë. Mendimi ynë është se ajo nuk ja arriti aspak këtij qëllimi. Duke aktivizuar Tanjugun dhe botimet e gazetave në gjuhen turke “Tan” e “Birlik” jugosllavët menduan se do të krijonin një opinion antishqiptar në Turqi, gjë që në realitet nuk ndodhi. Për mendimin tonë, jugosllavët në Turqi ku jetojnë mjaft shqiptarë dhe ku ka një opinion shumë pozitiv për vendin tonë, për popullin e Partinë tonë dhe veçanërisht për shokun Enver, gabuan taktikisht shumë rëndë. Si rrjedhim propaganda e tyre që mjaftë e çalë, më hope, e pa argumentuar dhe megjithëse permanente nuk pati jehonën që prisnin e shpresonin ata.

Më sa duket jugosllavët nuk kishin fare të qarta opinionin pozitiv të shtypit turk për vendin tonë, për popullin tonë, për Partinë dhe shokun Enver. Ata menduan se duke e mbytur këtë shtyp më lajmet e versionet e Tanjugut, do të mund ta orientonin atë sipas oreksit e interesave të tyre, gjë që nuk ndodhi e nuk mund të ndodhtë, pasi shtypi turk ka krijuar një traditë pozitive për Shqipërinë e shqiptarët, në vend është përpunuar nga ky shtyp një opinion objektiv dhe pozitiv për vendin tonë dhe nuk është e lehtë që vende të huaja, ndër ta edhe jugosllavët ta kthejnë këtë opinion sipas interesave që kanë ata.

Është e rëndësishme të theksohet se tezat e artikullit të “Zërit të Popullit” të datës 8 prill e neutralizuan menjëherë propagandën jugosllave në Turqi. Jehona e fuqishme që i bëri shtypi turk qëndrimeve tona pas 8 prillit, i etur deri në atë moment të mësonte qëndrimin tonë rreth ngjarjeve në Kosovë, ua dogji në duar kartat jugosllavëve. Paskëtaj jugosllavët intensifikuan punën e tyre në drejtim të shtypit duke arritur siç tregojnë shumë fakte të gjalla të ofrojnë para etj., për të dominuar propagandën turke, shpeshuan hedhjen në qarkullim të materialeve të tyre, por nuk realizuan dot çka dëshironin.

Ditët e para të ngjarjeve duke aktivizuar Tanjugun dhe zëdhënësit e ndryshëm titistë, jugosllavët menduan se arritën të përpunojnë shtypin dhe opinionin në Turqi dhe e futën atë në brazdën jugosllave. Ata nënvleftësuan faktin se në Turqi jetojnë mijëra shqiptarë të cilët ishin të interesuar direkt për çka po ndodhtë në Kosovë dhe të mbronte dhunën e masakrat e përgjakshme që bënë shovinistët serbë në Kosovë. Po të ndodhtë kjo shtypi turk do të vihej para një opinioni opozitar të fuqishëm, jo vetëm nga masat e shqiptarëve që banojnë këtu, por edhe nga masat punonjëse turke që nuk mund të aprovonin çka ngjau në Kosovë për shumë arsye. Si rrjedhim jugosllavët ditët e para zgjodhën rrugën e lajmeve më karakter demagogjik, lidhur më “normalizimin e jetës në Kosovë”, për “rritjen e rrogave e uljen e çmimeve”, për “rifillimin e shkollave” e të tjera të këtij karakteri.

Por artikujt e “Zërit të Popullit” i goditën keq jugosllavët dhe duke parë që jehona e tyre në Turqi që shumë e madhe ata ndruan taktikë dhe nëpërmjet Tanjugut filluan një fushatë antishqiptare të tërbuar, duke vënë në funksion tërë makinën e tyre propagandistike dhe çdo lloj zëdhënësi e personaliteti federal. Tanjugu në Turqi u përpoq të tregohej aktiv dhe lajmet e tij vërshonin çdo ditë në gazetat turke. Më këtë rast jugosllavët menduan se erdhi momenti të ngrenë opinionin turk kundër vendit tonë dhe duke dalë më tezat “Shqipëria stalinistë, etatistë, socialistë”, etj., synuan që të shfrytëzojnë konjukturën politike në Turqi në favor të tyre.

Realiteti tregoi se edhe në këtë drejtim titistët jugosllavë në punën më shtypin turk pësuan një dështim të plotë. Propagandën antishqiptare që organizuan në shkallë të gjerë jugosllavët edhe në Turqi e shkatërruan artikujt e 23 prillit dhe 17 majit të “Zërit të Popullit”. Jehona e këtyre artikujve në shtypin turk që e madhe dhe e mirë, veçanërisht këtu vlen të shënohet jehona  e artikullit të 17 majit. Pas kësaj jehonë shihet qartë se në shtypin turk fillojnë e dominojnë plotësisht tezat e qëndrimet tona dhe propaganda jugosllave zë një vend gjithnjë e më të vogël në faqet e gazetave turke në raport më shkrimet e komentet për vendin tonë. Kjo jehonë erdhi vazhdimisht në rritje në muajin maj, duke u prononcuar çdo ditë tërë gazetat turke. Faktet e mësipërme tregojnë edhe njëherë për drejtësinë e vijës se Partisë sonë marksistë-leninistë për mësimet shumë të çmuara të shokut Enver lidhur më problemin e Kosovës, të cilat shtypi turk në disa forma ua ka transmetuar masave punonjëse këtu dhe ka influencuar në këtë mënyrë për rritjen më tej të autoritetit të Shqipërisë socialistë dhe shokut Enver në Turqi.

Gjatë kësaj periudhë nga ana e përfaqësisë sonë është punuar që jehona e tezave e qëndrimeve tona të drejta të vijë vazhdimisht në rritje, që ajo të jetë permanentë dhe jo më hope. Për këtë siç shënohet edhe më sipër çdo ditë e kemi furnizuar shtypin turk më materiale, pavarësisht se një pjesë e tyre edhe nuk kanë gjetur vend në faqet e gazetave. Por kjo punë intensive ka luajtur rolin e saj në drejtim që redaksitë e gazetave turke kanë arritur të njohin mirë tezat e qëndrimet tona lidhur më ngjarjet në Kosovë.

Në muajt prill-maj më shtypin turk është punuar në mënyrë intensive dhe kjo ka qenë një nga detyrat kryesore të përfaqësisë, ashtu siç porosiste edhe ajo ministri. Në përgjithësi shtypit ia kemi dhënë materialet e gatshme, duke pasur për bazë artikujt e “Zërit të Popullit”. Më gazetat janë mbajtur kontakte personale e të përditshme. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar nga ana e jonë agjencive të lajmeve të shtypit turk, të çdo rangu qofshin ato, duke u shpërndarë variantët që përgatisnim vetë në ambasadë, të cilat kanë gjetur vend në faqet e gazetave. Organizimi i punës në këtë mënyrë ka influencuar si faktor për ta dominuar shtypin turk dhe për ta orientuar në mënyrë graduale në rrugën e pasqyrimit të qëndrimeve e tezave tona, të cilat mendojmë se në përgjithësi janë reflektuar në këtë shtyp si në forma lajmesh, komentesh etj.

Në disa raste shtypi turk jepte edhe nuanca sikur mbahej pozicion i dyfishtë nga ana e tij, gjë që mendojmë se është refleks i orientimeve që merrte ai nga organet qeveritare përkatëse. Por gjatë muajit maj dhe më zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve mendojmë se shtypi turk gradualisht e ndryshoi qëndrimin e tij dhe mban një pozicion më në favor e pro vendit tonë.

Veçanërisht ditët e fundit të muajit maj propaganda për vendin tonë ka ardhur vazhdimisht në rritje dhe në këtë mënyrë është arritur që në Turqi të krijohet një opinion gjithnjë e më i plotë rreth tezave e qëndrimeve tona dhe ngjarjeve që ndodhen në Kosovë.

Detyra e jonë mbetët që ta thellojmë më tej këtë propagande pozitive për vendin e qëndrimet tona në Turqi. Për këtë kërkohet të shfrytëzohet më mirë se deri tani predispozicioni i shtypit turk për vendin tonë, duke synuar të minimizojmë propagandën dhe fushatën antishqiptare që kanë ndërmarrë titistët jugosllavë dhe të kthejmë sa më shumë të jetë e mundur opinioni turk në favor të çështjes sonë. Për këtë në disa mbledhje të pushtetit kemi përcaktuar një serë detyrash konkretë që po ndiqen më përparësi.

Si konkluzion mund të themi se gjatë muajve prill-maj shtypi turk ka qenë tepër aktiv lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe në mënyrë graduale është arritur që ketë shtyp ta kthejmë në propagandimin gjerësisht të qëndrimeve e tezave tona të drejta lidhur më problemin e Kosovës. Në këtë mënyrë ju dha një goditje e fuqishme fushatës antishqiptare jugosllave në Turqi.

Analiza e këtij problemi tregoi edhe njëherë se në Turqi ka një opinion shumë të favorshëm pro vendit tonë, një dashuri e respekt që duhet vlerësuar thellë për Partinë e shokun Enver, për popullin tonë, kudo ku jeton ai. Miq e simpatizantë të Shqipërisë kemi tashmë edhe në shtypin turk, të cilët treguan gatishmërinë e tyre për të kontribuar në favor të çështjes sonë. Mbetët detyrë shumë e madhe që të qohet më të puna dhe të zgjerohen vazhdimisht radhët e miqve tanë më gazetarë e komentatorë vendas.

Megjithë porositë dhe orientimet e dhëna nga zyrtarë turq për të mbajtur një pozicion asnjanës për ngjarjet në Kosovë, duket fare qartë se shtypi turk nuk eci në bazë të linjës që i ish caktuar, por në mënyrë shumë graduale ai e ktheu propagandën në favor të vendit tonë dhe thelloi opinionin pozitiv për Shqipërinë e shqiptaret në sytë e masave punonjëse turke. Pavarësisht se në fuqi në Turqi janë aktualisht gjeneralët, në rastin konkret mendojmë se shtypi turk luajti një funksion pozitiv, i cili për mendimin tonë i shërben forcimit të marrëdhënieve midis dy vendeve e dy popujve tanë dhe zhvillimit të tyre të mëtejshëm në fushat më interes reciprok. Kjo është një dëshirë e popullit turk dhe në disa raste është shprehur edhe nga autoritete e personalitete turke.

Qëndrimi i shtypit turk lidhur më ngjarjet në Kosovë dëshmon edhe njëherë se opinioni pozitiv për Shqipërinë i popullit turk përbën një faktor shumë të fuqishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe Qeveria turke në çdo veprim e hap të saj vlerëson edhe rolin e forcën e këtij opinioni. Është pikërisht autoriteti i lartë i shokut Enver në Turqi, prestigji i madh i vendit tonë socialist dhe popullit tonë, virtytet e shkëlqyera të tij, të cilat tashmë njihen, çmohen e vlerësohen thellë nga masat punonjëse turke. Refleks i këtij opinioni janë edhe qëndrimet pozitive të shtypit turk ndaj vendit tonë.

Përvoja e fituar deri tani dhe ndihma që na jep ajo ministri do të ndihmojnë për të quar më tej punën tonë më shtypin e propagandën dhe të realizojmë në këtë mënyrë më sukses detyrat e mëdha që na ka ngarkuar Partia dhe shoku Enver në këtë vite të 40-vjetorit të themelimit të Partisë dhe Kongresit të 8-të të saj dhe në këto situata e momente të rëndësishme historike që po kalojmë.

Ambasadori,

Gjylani Shehu.

Konc. Dakt. Maksim Kroi

Kopje: Tre ( 3 )

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …