Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:
“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Nr. 22
Informacion. Mbi pasqyrimin e ngjarjeve në Kosovë në shtypin francez
Paris, më 10 qershor 1981
Demonstratat e popullsisë shqiptare në krahinën e Kosovës të zhvilluara në fund të muajit mars dhe në fillim të muajit prill 1981 si dhe shtypja më gjak e këtyre demonstratave nga ushtria dhe policia jugosllave gjetën një jehonë të gjere në shtypin francez. Për ngjarjet në Kosovë dhe gjendjen e krijuar në këtë krahinë kanë shkruar mbi 50 gazeta e revista franceze, qendrore e krahinore. Numri i artikujve dhe i njoftimeve të ndryshme të shkruara nga këto gazeta e revista nëpërmjet të cilëve pasqyrohen ngjarjet në Kosovë dhe qëndrimi ynë ndaj kësaj çështje, e kalon shifrën 98.
Mjaft gazeta shkruajtën më shumë se dy herë për demonstratat në Kosovë. Gazeta “Le Monde” i kushtoi këtyre ngjarjeve më shumë se 20 artikuj e njoftime, gazeta “Le Figaro” 9, “L’Humanitë” 6 artikuj, “Le Quotidien de Paris” 6, “Le Continënt” 3 artikuj, “La Croix”, “Le Progres” e Lionit, e shumë gazeta tjera.
Nga analiza e shkrimeve për ngjarjet në Kosovë, në mënyrë të përgjithshme mund të radhisim më poshtë disa nga çështjet kryesore që vihen në dukje nga qarqet e shtypit francez për problemin e Kosovës.
Qysh në fillim, mund të themi se kudo nëpër artikujt behet një analize e gjendjes se rende ekonomike të krahinës se Kosovës duke e ilustruar atë më shifra konkretë. Vetë shtypi francez e cilëson Kosovën si krahinën më të varfër në Jugosllavi, më gjithë se kjo krahinë është shumë e pasur në burime minerale, energjetike, më toka mjaft pjellore. Të ardhurat për frymë në Kosovë janë 6 herë më të ulëta se sa të ardhurat për frymë në Kroaci; inflacioni është 40 përqind më i lartë nga mesatarja e gjithë Jugosllavisë. Mjaft nga qarqet e shtypit arrijnë në konkluzionin se shkaku kryesor që çoi në demonstratë popullsinë shqiptarë të Kosovës ishte gjendja e rende ekonomike në gjithë krahinën autonomë. Në rritjen e pakënaqësisë se popullsisë nga kjo gjendje e vajtueshme ekonomike qarqet e shtypit francez shikojnë edhe arsyet e kërkesave politike më të cilat dolën demonstruesit gjatë demonstratave në mars dhe në prill.
Një vend të rëndësishëm në jehonën e ngjarjeve të Kosovës zen edhe pjesëmarrja në demonstrata e cila ishte shumë e gjere si dhe shtrirja e tyre në pjesën më të madhe të krahinës.
Kudo shtypi ven në dyshim deklaratat e udhëheqësve jugosllave lidhur më pjesëmarrjen në to dhe shtrirjen e tyre. Faktet, preokupacioni i udhëheqësve jugosllave, pasojat e këtyre demonstratave tregojnë qartë se pjesëmarrja dhe shtrirja e këtyre manifestimeve ka qenë shumë më i gjere nga çfarë deklarohet zyrtarisht. Në artikujt u pasqyrua mjaft përdorimi i forcës ndaj demonstruesve duke shkaktuar të vrare dhe të plagosur numri i të cilëve sipas vetë shtypit francez duhet të jetë shumë më i madh nga çfarë deklarohet zyrtarisht.
Kërkesat politike të demonstruesve shtypi francez i klasifikon në dy tendenca: a) “nacionalistë” që kërkojnë që krahina e Kosovës të ketë statusin e republikës si të gjithë republikat e tjera në kuadrin e federatës, b) tendenca “irredentistë” që konsiston në bashkimin e krahinës se Kosovës më Shqipërinë.
Refuzimin kategorik të statusit të republikës për krahinën e Kosovës nga ana e udhëheqësve jugosllave shtypi në fjale e shpjegon më arsyet e mëposhtme: 1. Statusi i republikës për krahinën e Kosovës do të shënonte etapën e parë për bashkimin e mundshëm të kësaj krahinë më Shqipërinë. 2. Një status i tillë për Kosovën do të përbënte një lëshim shumë të rrezikshëm për opinionin serb që e ka konsideruar dhe e konsideron Kosovën si “zemrën” e Serbisë. 3. Realizimi i kësaj kërkese politike, për udhëheqjen e Jugosllavisë do të shënonte fillimin e “destabilizimit” të plotë të federatës jugosllave.
Autoret e shkrimeve i cilësojnë ngjarjet në Kosovë si krizën e parë më të rende dhe më të preftë në Jugosllavinë e pas-Titos. Ata nuk e fshehin shqetësimin e madh që paraqet problemi i Kosovës jo vetëm për Jugosllavinë, por edhe për vetë Perëndimin, për gjithë zonën e Ballkanit, zgjatja dhe shtrirja e këtij konflikti. Në kryeartikullin e gazetës “Le Monde” datë 5-6 prill 1981, nder të tjera shkruhet: “Ngjarjet në Kosovë janë një stuhi që përbën një paralajmërim serioz për pasardhësit e Titos… Problemi shqiptar mundet të përbëje thembrën e Akilit të Jugosllavisë, e volitshme për çdo tentative destabilizimi”.
Nëpërmjet shkrimeve të ndryshëm, herë direkt herë indirekt, shtypi francez del në mbrojtje të Jugosllavisë në veçanti dhe të ruajtjes se statukosë në Ballkan në përgjithësi. Tendence të theksuar në ketë drejtim ka veçanërisht gazeta “Le Monde” e cila nëpërmjet shkrimeve të saj mban anën e Jugosllavisë. Kjo gazetë e mbyll kryeartikullin e datës 5- 6 prill 1981 më këto fjale: “Të qëndrosh në mbrojtje të një kombësie do të ishte në fakt një strategji në tentative për të minuar Jugosllavinë”. Po kjo gazetë boton edhe një artikull të profesor Michel Alubin, në Universitetin e Sorbonës, i cili duke shpjeguar historikisht si qëndron problemi i krahinës se Kosovës, nxjerre se kjo ka qenë gjithmonë krahinë e Serbisë dhe vetëm në shekullin 14 filluan shqiptarët e Shqipërisë se veriut të vendosen në këtë krahinë. Po kështu edhe gazeta “Humanitë” e Partisë Komunistë (revizionistë) Franceze, mban një qëndrim të hapur pro Jugosllavisë. Kjo gazetë e mbyll artikullin e datës 10 prill 1981 më këtë fraze: “Një gjë është e pranueshme nga të gjithë: një Kosovë më e zhvilluar do të ishte në të mirën jo vetëm të popullatës se vet por edhe të tërësisë se bashkësisë jugosllave”.
Kudo nëpër këto shkrime mund të ndeshem në konkluzionin se: “nacionalizmi” dhe “irredentizmi” shqiptarë kanë qenë gjithmonë prezent në krahinën e Kosovës dhe historikisht qysh më kalimin e kësaj krahinë republikës se Serbisë shqiptarët kanë qenë objekt i një diskriminimi ekonomik, politik dhe gjithnjë të shtypur për vite më radhe. Tëre artikujt kujtojnë vrasjet e arrestimet që janë bërë në radhët e shqiptarëve në periudhën e Rankovicit. Gazeta “Le Quotidien de Paris”, datë 9 prill 1981, nder të tjera shkruante: “Jugosllavia komunistë u solli pak ndryshime reale shqiptarëve. Sigurisht atyre u është dhënë një province autonomë në gjirin e republikës Serbë, por pozita e tyre mbetët e pasigurt, sepse politika e vjetër e dominimit serb vazhdon”.
Mjaft gazeta, nëpërmjet shkrimeve të tyre, venë në dukje rrezikun e ngjarjeve në Kosovë ndaj gjithë zonës se Ballkanit, se krijojnë një terren të përshtatshëm për ndërhyrje të Bashkimit Sovjetik në Ballkan. Kështu gazetat bëjnë një fare “thirrje” ndaj rrezikut sovjetik në ketë zonë. Gazeta “Le Combat socialistë”, datë 10 prill 1981, e mbyll artikullin e saj më këto fjale: “Bashkimi Sovjetik i cili dëshiron të shohë Jugosllavinë të rivije në prehrin e tij, ndjek më vëmendje situatën”. Pra, nuk mungojnë qarqe të shtypit francez që arrijnë në konkluzionin se ngjarjet në Kosovë janë nxitur nga vetë Bashkimi Sovjetik për të krijuar në Ballkan një terren të përshtatshëm për të.
Shumë artikuj, nëpërmjet analizave që i bëjnë gjendjes se brendshme në Jugosllavi dhe në veçanti krahinës se Kosovës, venë në dyshim sistemin e “vetadministrimit” jugosllav dhe shumë flasin për dështimin e tij si dhe pretendimin e Titos për një “Zgjidhje të drejtë të problemeve nacionale në Jugosllavi”.
Në analizën që u behet ngjarjeve në Kosovë nga shtypi francez reflektohen edhe qëndrimet tona ndaj ngjarjeve në fjale, të shprehur në tre artikujt e “Zërit të Popullit”. Natyrisht vlen të thuhet se në përgjithësi shtypi francez reflekton më shumë deklaratat dhe qëndrimet e palës jugosllave dhe më pak qëndrimet tona ndaj këtij problemi. Më saktë të themi se qëndrimet tona reflektohen më terma të përgjithshëm si p.sh. “Shqipëria doli në mbrojtje të demonstruesve shqiptarë”; “Shqipëria përkrah kërkesën e shqiptarëve për statusin e republikës” e tjerë. Megjithatë, nuk mungojnë edhe citime nga materialet tona të cilat vetë shtypi francez i ka konsideruar “deklarata të forta” dhe qëndrim që do të çojë në rritjen e polemikes midis Tiranës dhe Beogradit.
Gazeta “Le Continënt”, datë 7 maj, nder të tjera shkruante: “…Shqipëria e cila ka mosmarrëveshje të vjetra politike dhe territoriale më Jugosllavinë dha një goditje të fortë”. Më poshtë po kjo gazetë vazhdon duke cituar pjese nga artikulli ynë: “Është lehtë të shpjegosh revoltën dhe rivendikimet e popullit të Kosovës më të shara duke thënë se shqiptarët u sollën si kundërrevolucionarë, shovinistë e irredentistë. Udhëheqësit jugosllave pretendojnë se ekziston bashkimi dhe vëllazërimi midis të gjithë kombësive që përbejnë federatën. Por si mund ti besosh kësaj kur një trajtohet si fëmijë i nënës dhe krahina tjetër, si i njerkës, kur një vëlla han më luge të artë ndërsa tjetri më luge druri të vogël”. Një jehonë të gjere gjeti edhe komunikata e ATSH-se, datë 23 maj, lidhur më vendosjen e eksplozivave në ambasadën e Jugosllavisë, nga e cila u cituan pjese dhe shtypi francez jep konkluzionin se “komunikata shqiptarë len fare të qartë të nënkuptosh se eksplozivi është vendosur nga vetë njerëzit e ambasadës”.
Ngjarjet e Kosovës gjetën jehonë jo vetëm në shtypin francez, për të cilin folëm më sipër, por gjetën jehonë edhe në shtypin anglez, belg, spanjoll e tjerë, pra në tëre shtypin perëndimor. Nga sa del edhe nga artikujt e paket të shtypi anglez, belg e tjerë që mundem ti siguronim në kohe e ti transmetonim, numri i shkrimeve ka qenë i madh jo vetëm në numër por edhe nga ana cilësore në përgjithësi ka qenë jo i keq. Në qoftë se bëjmë një krahasim kualitativ të shkrimeve të shtypit anglez, belg, më ato të shtypit francez në përgjithësi mund të themi se dy të parat kanë qenë më objektive në trajtimin e ngjarjeve në Kosovë. Shumë gazeta angleze ose belge, direkt ose indirekt, nëpërmjet shkrimeve të tyre kërkesën për status republike për krahinën e Kosovës nga ana e popullsisë shqiptarë e vlerësojnë si një kërkesë të drejtë. Gazeta “The Times”, 20 maj 1981, nder të tjera shkruan: “…Kërkesa për republike kushtetuese është një kërkesë për një shtet shqiptar brenda federatës jugosllave. Një fare mënyre kjo është një konsekuence logjike e evolucionit që filloi në fund të viteve 60-të, kur asaj krahinë iu dha autonomia. Por kjo akoma benë pjesë në republikën e Serbisë”. Ndërsa gazeta “Herald Tribunë”, datë 28 prill 1981, nder të tjera shkruante: “…Të huajt në Beograd e kanë shumë të vështirë të kuptojnë kokëfortësinë e qeverisë. Shteti jugosllav ka tashmë 6 republika. Sikur të kishte edhe një më tepër çfarë ndryshimi do të kishte? Pse të mos ketë një republike të Kosovës ku 85 % e krahinës prej 1.5 milionë banore janë shqiptarë?”.
Duke studiuar dhe analizuar shkrimet e ndryshme të shtypit francez mbi ngjarjet në Kosovë, mund të nxjerrim si konkluzion të përgjithshëm se numri i tyre ka qenë i madh dhe se volumi i shkrimeve ka qenë i konsiderueshëm. Lidhur më qëndrimin që ka mbajtur shtypi francez ndaj ngjarjeve në Kosovë, mendojmë se ka qenë gjithnjë në favor të Jugosllavisë. Kjo shikohej jo vetëm në referencat, citimet dhe deklaratat e shumta të udhëheqësve jugosllave por dhe në “këshillat” që jepen indirekt për rrezikun që përbejnë këto ngjarje në zonën e Ballkanit, për “terren të favorshëm për ndërhyrje sovjetike” e tjerë. Ky qëndrim i qarqeve të shtypit francez përputhet edhe më qëndrimin e heshtur të qarqeve zyrtare për çështjen e Kosovës. Nga ana tjetër, pavarësisht nga ky qëndrim, shkrimet e shumta të shtypit francez duke informuar për ngjarjet në Kosovë beri të ditur opinionit të gjere francez se midis Jugosllavisë e Shqipërisë ekzistojnë mosmarrëveshje të “vjetra” që janë si rezultat i padrejtësive të fuqive të mëdha dhe që i përkasin një epoke të re, asaj të vitit 1913 dhe vitit 1919. Opinioni francez u informua gjithashtu për gjendjen e rende në Kosovë, për diskriminimin ekonomik, politik e social të popullsisë shqiptarë të Kosovës dhe krahinave të tjera ku banojnë shqiptarë. Kjo çoi opinionin të mësojë mjaft gjera në këtë drejtim dhe shtoi interesin për të mësuar mbi këto probleme. Nga ana e njohjes se këtij problemi dhe i qëndrimeve tona një rol të veçantë lozen materialet e “Zërit të Popullit” të botuar në tre artikujt dhe materialet tjera.