Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:
“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Nr. 23
Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. R. F. Gjermane
Mendime të diplomatëve dhe personaliteteve të ndryshme gjermane
Tiranë, më 10 qershor 1981
Nga asnjë përfaqësi diplomatike të vendit tonë jashtë, deri tani nuk kemi ndonjë të dhënë për ndonjë bisede më ndonjë diplomat gjermano-perëndimor për ngjarjet në Kosovë. Ka pasur disa Takime në Beograd më gazetare të njohur gjermano-perëndimor si Helmut Klemëns, kryeredaktori i revistës “Europen Rundsha”, prof. Paulo Lendvan si dhe në Berlin më gazetarin Vartman. Që të tre këta gazetare janë treguar të interesuar për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë dhe kanë kërkuar hollësira nga shokët tanë.
Lendvani, në takim më Sokratin kish pyetur se “përse kërkojnë republike, kur krahina ka po ato të drejta që kanë edhe republikat”, duket se kishte pikëpamjet e Serbëve. Artikujt tanë i ka konsideruar të fortë, por të argumentuar dhe në to pozita e Shqipërisë mbrohet mire. Për fushatën e Serbëve ka thënë se është e pajustifikuar dhe ka shprehur mendimin e tij se ndoshta jugosllavët e bëjnë këtë nga frika që kanë për të mos kërkuar bashkimin më Shqipërinë. Qëndrimin jugosllav e quajti jo konstruktiv. Ky ka shprehur dëshirën të vije në Shqipëri për të parë e shkruar në gazetën e tij, gjë që do të ishte interesantë, siç u shpreh ai, për lexuesin gjermano-perëndimor.
Kurse gazetari Vartman në Bukuresht është shprehur se sipas qarqeve politike më influence në RFGJ thuhet se ka qenë fat për udhëheqjen jugosllave që këto ngjarje nuk shpërthyen në Kroaci, ku kontradiktat janë akoma më të mëdha më Serbët.
Gazetari tjetër, Helmut Klemëns, informoi për një bisede që ky kishte pasur më Milovan Gjilasin, i cili gjoja i kishte dhënë të drejtë kosovareve që kanë kërkuar të “bashkohen më atdheun e tyre mëmë”, etj.
Zeqi Agolli
Nr. 24
Skedë. R. F. Gjermane
Jehona për Kosovën nga data 11 maj deri më 3 qershor 1981 nga autoritetet e vendit dhe diplomatë të RFGJ në vende të ndryshme
Tiranë, më 10 qershor 1981
Gjatë kësaj periudhë kemi të vetmin takim më një ambasador të RFGJ në Havanë, Armin Frei, i cili u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë lidhur më ngjarjet në Kosovë, që është mjaft delikatë, që në fillim ka qenë i drejtë, korrekt dhe objektiv dhe i tillë vazhdon të jetë edhe tani, kurse për qëndrimin e udhëheqjes jugosllave tha se ajo që më masat e para që mori i lejoi vetës të beje gabime të renda duke përdorur dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës gjë që i ka shtuar dhe do t’i shtoje akoma më shumë problemet e shumta që ka Jugosllavia në këtë pjese. Shprehu simpatinë e tij që shtypi gjermanoperëndimor i ka dhënë jehonë të gjere këtyre ngjarjeve duke botuar artikuj e komente të shumta të cilat ose janë të njëjta më qëndrimet e Shqipërisë ose janë shumë të përafërta më to.
Ndërsa gazetari gjermanoperëndimor i “Die Veltit” në Vjenë, Karls Strom, tha se sapo vinte nga Jugosllavia dhe kishte konstatuar se udhëheqja jugosllave është në vështirësi të mëdha për të zgjidhur problemin e Kosovës dhe se është pikërisht për këtë arsye që ata, jugosllavët, janë hedhur në një fushatë të tërbuar antishqiptarë në shtyp e kudo.
Tiranë, më 10. 6. 1981. Zeqi Agolli
Nr. 25
Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Anglia
Mendime diplomatësh anglezë në vende të ndryshme
Tiranë, më 10 qershor 1981
Sekretari i dytë anglez në Hanoi ka thënë se nga shtypi anglez ka lexuar mbi ngjarjet në Kosovë dhe se qëndrimin e Shqipërisë e gjen të drejtë dhe se kërkesat e shqiptarëve të Jugosllavisë duhet të shikohen më objektivitet nga udhëheqja jugosllave.
Desa Trevizan, korrespodentë e “London Times” në Beograd tha se “shumë vetë” janë të shqetësuar dhe duan të dinë për rrugën që do të ndjeke Shqipëria pas disa vjetësh, nëse do të prosovjetike apo properëndimore sepse, sipas asaj që ky paska dëgjuar nga burime greke, rezultoka se në vendin tonë ka një korrent prosovjetike etj.
Lidhur më qëndrimet jugosllave për ngjarjet në Kosovë, Trevizan tha se punimet e plenumit të L. K. të Kosovës ishin istërizma, por çmoi si të zbutur qëndrimin e Plenumit të KQ të LK të Serbisë ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht fjalimin e Miniçit, i cili, sipas Trevizan-it kërkoi të ruhet politika e Jashtme që është ndjekur viteve të fundit nga Jugosllavia më Shqipërinë.
Ambasadori anglez në Beograd tha se lidhur më ngjarjet në Kosovë, tha se ata (anglezet) nuk e përkrahin Jugosllavinë në këtë çështje dhe se akoma janë në stadin e grumbullimit të të dhënave të plota.
Nr. 26
Skedë. Franca
Jehona për Kosovën nga data 8 maj deri më 5 qershor 1981 nga autoritetet e vendit të MPJ franceze dhe diplomatëve franceze në vende të tjera
Tiranë, më 10 qershor 1981
Gjatë kësaj periudhë ambasada jonë në Paris nuk ka mundur të takoje dhe bisedoje problemet e Kosovës më ndonjë personalitet të lartë të MPJ franceze, por deri në referentin për Shqipërinë, Gardas dhe përgjegjësinë për vendet e lindjes të MPJ, D. Nardin, të cilët janë treguar të rezervuar për të dhënë Mendime të prera për njërën ose tjetrën pale, por kanë shprehur shqetësimin e tyre për mosmarrëveshjet që kanë lindur midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë më këtë rast, duke “këshilluar” që ato të zgjidhen në mënyrë paqësore, mbasi nuk duan ta shohin Ballkanin si në të kaluarën si “fuçi baruti. Këta e sidomos Gardas, ka shprehur dyshimin dhe ka pyetur Kujtimin në se Shqipëria i njëh kufijtë që janë vendosur midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, etj.
Për sa i përket ambasadoreve francez në vende të ndryshme si Beograd, Bukuresht, Vjen etj, qëndrimet janë disi më pozitive ndaj artikujve dhe materialeve tona të botuara për këtë çështje. Këta në përgjithësi kanë pranuar se interesimi i Shqipërisë për popullsinë shqiptarë në Jugosllavi është i drejtë dhe se nuk besojnë atë çka thonë jugosllavët se në kemi ndërhyrë në çështjet e tyre të brendshme etj. Por edhe këta kanë treguar rezervat e tyre dhe kanë këshilluar që të mos i acarojmë marrëdhëniet më jugosllavët se kjo i shërben armikut të përbashkët të të dy vendeve, duke bërë aluzion për BS.
Na duket i ekzaltuar njoftimi i ambasadorit tonë në Vjenë se ambasadori francez atje paska thënë për ngjarjet në Kosovë se jugosllavët po bëhen qesharake më pretekstet që po ngrenë për protestat e tyre kundër Shqipërisë etj, dhe se më këto ata po bëjnë opinionin e jashtëm kundër tyre etj.
Shokët e ambasadës sonë në Paris kanë marre shumë kontakte edhe më njerëz të shtypit dhe radios etj, si dhe më korrespodentë të AFP në Beograd dhe Varshave etj., të cilët në përgjithësi janë shprehur më lirisht në përkrahje të disa nga qëndrimet tona, duke pranuar p.sh se është e drejtë e jona për t’u interesuar për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi dhe se shkaku kryesor për këtë ka qenë gjendja e vështirë ekonomike dhe pastaj të tjerat.
Por dihet qëndrimi i shtypi francez për këtë çështje dhe është për t’u shënuar edhe qëndrimi i drejtorit të “Le Monde” i cili nuk pranoi të prese këshilltarin e ambasadës sonë në Paris, që kërkonte t’i dorëzonte një artikull të prof. Stefanaq Pollos, lidhur më artikullin që botoi kjo gazetë për ngjarjet në Kosovë dhe ku çështja shtrohej në baze të tezave jugosllave. Ky u prit nga kryeredaktori, Fontën, i cili nuk mori asnjë angazhim për ta botuar atë, përkundrazi që në fillim tha se është tepër i gjatë dhe se përpara fushatës se zgjedhjeve nuk mund të bëjnë asgjë.
Tiranë, më 10. 06. 1918 Zeqi Agolli