DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XVI

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 36

Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Belgjika.

  Mendime të diplomatëve belgjianë në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori belg në Beograd u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë për ngjarjet në Kosovë është i matur, i qetë dhe duket se dëshiron që marrëdhëniet më Jugosllavinë të vazhdojnë ashtu si deri tani. Tha se jugosllavët nuk benë mirë më sulmet e tyre kundër Shqipërisë, se në udhëheqjen jugosllave ka nervozizëm, gjaknxehtësi etj., dhe se më ta u duhet të punojnë për t’i ulur që t’i marrin gjerat shtruar.

– Po kështu u shpreh edhe këshilltari belg në Beograd se qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Shqipërisë nuk është aspak më vend dhe se ky qëndrim është në kundërshtim më interesat e vetë Jugosllavisë. Për sa i përket deklaratave të Herleviçit, tha se ato nuk janë aspak bindëse.

– Sipas ambasadorit belg në Romë, për ngjarjet në Kosovë, ambasadori i tyre në Beograd kishte bërë një raport pozitiv për qëndrimin e qartë dhe prudent të Shqipërisë, duke iu ruajtur polemikes se shpërthyer nga jugosllavët. Për jugosllavët tha se ata po shpifin shumë kundër Shqipërisë porse këto nuk janë bindëse.

-Ambasadori belg në Budapest tha se në artikujt e “ZP” del qartë se Shqipëria i shikon gjerat realisht, duke venë në dukje edhe ndryshimet që janë bërë vitet e fundit në fushën e kulturës në Kosovë etj. Ai u shpreh se shkaku kryesor i këtyre demonstratave janë gjendja ekonomike, politike e shoqërore e Kosovës të cilën e ka parë ky vetë sepse ka qenë atje.

Nr. 37

Skedë. Belgjika.

Jehona për Kosovën, nga data 15 maj deri më 2 qershor.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori belg në Kajro tha se kërkesat e shqiptarëve të Kosovës si për probleme ekonomike ashtu dhe ato politike janë të drejta, po kështu edhe përkrahja që i jep vendi ynë këtyre kërkesave është një e drejtë e pamohueshme e jona prandaj ai dënoi qëndrimin e udhëheqjes jugosllave e sidomos të përdorimit të dhunës nga ana e tyre. Për çështjen e bombave të ambasadës jugosllave në Tiranë, ky tha se Shqipëria nuk ka asnjë interes t’i verë ato, prandaj dhe për ketë nuk i beson kush jugosllavëve.

Po kështu është shprehur edhe këshilltari belg në Stokholm i cili ka thënë se pavarësisht nga zhurma që bëjnë jugosllavët, argumentet e tyre nuk janë bindëse dhe në asnjë mënyrë nuk duhej të ishte përdorur dhuna në Kosovë. Për sa i përket kërkesës për republikë të kosovarëve, ky tha se kjo është një e drejtë e shqiptarëve dhe kjo duhet t’u jepet atyre.

Tiranë, më 10. 6. 1981    Zeqi Agolli

Nr. 38

Skedë. Suedia.

Jehona për Kosovën nga data 5 maj deri më datë 1 qershor 1981 nga autoritete suedeze dhe diplomatë suedez në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Nga ambasada jonë në Suedi ka pasur mjaft të dhëna për ngjarjet në Kosovë, nga Takimet që kanë pasur më kosovare më banim në Suedi ose të ardhur direkt nga Kosova, kurse Takime më autoritete vendase nuk kanë pasur fare dhe pra nuk kanë dhënë asnjë informacion, më përjashtim të disa Takimeve më gazetare dhe njerëz të R/T suedez. Këta të fundit Zv. drejtori radios suedeze, Ole Neysted, është shprehur se materialet tona janë bindëse dhe japin fakte sqaruese të cilat kanë ndihmuar shtypin nordik në përgjithësi dhe atë suedez në veçanti për të njohur të vërtetën mbi ngjarjet e Kosovës dhe të historisë se tij, etj. Ai tha se qëndrimi ynë është i drejtë po ashtu dhe kërkesa e shqiptarëve të Kosovës për republike është i drejtë dhe se ka qenë dashtë të ishte realizuar më kohe. Po kështu është shprehur edhe Shefi i lajmeve të Jashtme të radios suedeze, Jan Peterson.

Kurse ambasadori suedez në Beograd është shprehur se mbas një bisede që ka pasur më ambasadoret e Danimarkës, Belgjikës dhe Marokut që kanë qenë në Shqipëri dhe nga materialet tona që kanë lexuar, është i bindur se Shqipëria nuk është përzier në ngjarjet e Kosovës. Nga ana tjetër ky ka rekomanduar që për të mos u acaruar gjendja të ndërpritet polemika, nga të dy palët.

Nr. 39

Skedë. Mbi jehonën e ngjarjeve në Kosovë. Suedia.

Mendime të diplomatëve suedez në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori ynë në Stokholm në një takim më zëvendëssekretarin e MPJ, Lejfland, i shtroi këtij çështjen se shtypi suedez në shkrimet e tij paraqet pikëpamjet jugosllave në lidhje më ngjarjet e Kosovës. Ky pranoi këtë fakt dhe tha se shtypi i ka marre të dhënat nga Tanjugu dhe prandaj ato janë të një anshme dhe shtoi pastaj se shtypi i tyre është i lire dhe se MPJ nuk mund të influencoj etj.

Ambasadori suedez në Beograd u shpreh se artikulli jonë i 23 prillit i ngre drejt problemet, por nga ana tjetër nuk la pa “këshilluar” se duhet ndërprerë polemika nga të dy palët sepse kjo nuk i sjell dobi . Nga ana tjetër ky u përpoq të justifikoje edhe fjalimin e Fadil Hoxhës duke thënë se sipas disa rretheve, mendohet se ai e beri atë mbasi e “akuzojnë dhe e ngarkojnë më përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur në Kosovë në fushën e patriotizmit shqiptar dhe pozita e tij është dobësuar”. Po ky ambasador, në një takim tjetër, ka dhënë mendimin e tre ambasadoreve të Danimarkës, Marokut dhe Belgjikës, që ishin në Shqipëri, se kishin bindje të plotë se në çështjen e ngjarjeve të Kosovës, Shqipëria nuk ka pasur gisht, dhe këtë ia kanë thënë edhe këshilltarit të kryeministrit, Kiçanoviç, në një pritje diplomatike.

Ndërsa, këshilltari suedez në Prage ka thënë se jugosllavët mund të marrin disa masa gjysmake për përmirësimin gjoja të gjendjes në Kosovë dhe këto masa nuk do të mund të ndalin përsëritjen e demonstratave edhe më vonë, bile edhe më më force. Në fund ky tha se çështja mund të shtrohet edhe në OKB dhe atje Suedia do të thotë fjalën e saj. Këto kanë qenë Takimet dhe bisedat më diplomatë suedez në vende të ndryshme.

Nga ana e ambasadës sonë janë takuar disa suedez si M. Lunglof, kryeredaktor i “Aftonbladet”; “Perforslind, shef i lajmeve të Jashtme të gazetës “Dagens Nyreter” dhe Jan Peterson, shef i lajmeve të Jashtme të radios suedez. Ky i fundit tha se bëmë mire që botuam artikujt për çështjen e Kosovës në “ZP” sepse në të sqarohen shumë gjera që ata nuk i kanë ditur dhe tani po kuptojnë se ç’po ngjet dhe pse ngjanë ngjarjet në Kosovë. Në fillim, tha ky, shtypi dhe radio iu referuan vetëm njoftimeve nga Jugosllavia sepse nuk kishin të dhëna nga në, kurse pas botimit të artikujve të “ZP” janë shkruar lajme dhe komente duke iu referuar artikujve të “ZP”. Tha se personalisht është i mendimit se artikujt tanë kanë paraqitur ngjarjet më objektivitet dhe se qëndrimi ynë është i drejtë. Gazetaret e tjerë thanë se dënojnë dhunën e përdorur nga jugosllavët kundër demonstruesve në Kosovë dhe ishin për shpalljen e republikës.  Gjithashtu u shprehen se politika që ka ndjekur Qeveria shqiptarë në këtë çështje është e drejtë ashtu siç është e drejtë e gjithë vija politike e Shqipërisë edhe probleme të tjera ndërkombëtare.

 Nr. 40

Skedë: Finlanda.

Jehona për Kosovën nga data 5 maj deri 3 qershor.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Ambasadori finlandez në Beograd ka vlerësuar shumë artikullin e “Zërit të Popullit” të 17 majit, duke thënë se ai sqaron shumë mire çdo gjë për çështjen e Kosovës, bashke më artikujt e tjerë të botuar më parë. Tani jugosllavët, sipas tij, duhet të reflektojnë mire sepse e filluan keq këtë punë dhe krijuan një problem të madh për vetën e tyre, në radhe të parë dhe pastaj dhe për Ballkanin dhe Evropën. Kësaj, këshilltari finlandez në Prage, i shtoi këtë: artikulli i 17 majit është një mësim edhe për vendet e tjera që kanë probleme të tilla nacionale, si formë eksperience se si duhet përkrahur dhe mbrojtur të drejtat e kombësisë se vet çdo vend që ka probleme të tilla, etj.

Tiranë, më 10. 6. 1981    Zeqi Agolli

Nr. 41

Skedë. Mbi jehonën për ngjarjet në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mendime diplomatësh në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

Sipas ambasadorit austriak në Beograd, ambasada e SHBA atje ka më shumë mirëkuptim për pozitën e Shqipërisë, për ngjarjet në Kosovë, se sa disa ambasada të tjera të Perëndimit, si p.sh. ajo angleze. Sipas këtij amerikanët mendojnë se jugosllavët nuk i shikojnë mire problemet dhe se ata duhet të mendojnë më mire për zgjidhjen e tyre që çuan popullsinë shqiptarë të Kosovës në demonstrata.

– Kurse një mik i vendit tonë (shqiptar nga Stambolli) tha se sipas një gjenerali në pension turk, kishte mësuar se amerikanët në Turqi janë të pakënaqur nga reagimi antijugosllav i shtypit turk për ngjarjet në Kosovë dhe për këtë Pentagoni i ka tërhequr vëmendjen ushtarakeve turq, duke u kujtuar edhe ekzistencën e Paktit Ballkanik që ekziston, por që tani për tani nuk vepron.

– Këshilltari grek në Paris ka thënë se artikulli i Shulsbergut në “Herald Tribunë” për ngjarjet në Kosovë, është pritur keq në Greqi si një artikull që mund të shkruhet vetëm nga një agjent i CIA-s siç është edhe vet Shulsbergu. (Përmbajtjen e këtij artikulli nuk e kemi).

Nr. 42

Skedë. SHBA.

Jehona për Kosovën nga data 16 maj deri më 3 qershor 1981 nga autoritetet e vendit dhe diplomatë amerikanë në vende të ndryshme.

Tiranë, më 10 qershor 1981

I ngarkuari më punë a.i. i Meksikës në Beograd, ministri fuqiplotë Ibarra, tha se është informuar sekretari i jashtëm i SHB, Heig, në një bisede më ambasadorin jugosllav në Uashington, që qenka bërë më 15 maj 1981, i ka thënë se SHBA kanë marrëdhënie të mira më Jugosllavinë, porse ajo duhet të ndjeke një politike më të arsyeshme ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria për deri sa flet për fakte mbi ngjarjet në Kosovë, do të thotë se e din se çfarë flet, e kjo do të thotë se ajo e njeh situatën atje, në Kosovë.

Tiranë, me 10. 06. 1981                                    Zeqi Agolli

Nr. 43

Reagimet e shtypit të disa vendeve perëndimore mbi ngjarjet dhe konkluzionet që dalin prej tyre, 12 qershor 1981

Duke ndjekur zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, shtypi i disa vendeve perëndimore sa vjen e më tepër po i len vend atyre në faqet e tij, duke i komentuar ato dhe duke bërë në shumicën e rastit vlerësime pozitive. Natyrisht duhet thënë se këtu duhen dalluar disa grupe shtetesh që bëjnë një vlerësim më realist, apo edhe gazeta të veçanta të vendeve të caktuara që bëjnë analiza serioze dhe të argumentuara. Spikat në këtë drejtim sidomos qëndrimi i shtypit gjermanopërendimor, austriak, ai zviceran dhe suedez.

Le të shohim më konkretisht se çfarë problemesh kanë ngritur gazetat e vendeve perëndimore lidhur më ngjarjet tragjike në Kosovë, në të cilat në një mënyrë apo tjetër i behet jehonë vlerësimeve të artikujve tanë.

  1. Në përgjithësi si shkak të revoltave në Kosovë jepet prapambetja ekonomike e krahinës dhe mungesa e të drejtave të plota politike. Theksohet fakti se Kosova është zona më e varfër e vendit (gazeta suedeze “Sundsvallstidning”). Papunësia është shumë e madhe, produktiviteti dhe rrogat janë më të ulta se në gjithë Jugosllavinë (Po aty). Shqiptarët e Kosovës konsiderohen si njerëzit e përbuzur të Jugosllavisë. Ekziston një dizekuiliber i dukshëm midis Kosovës dhe krahinave të tjera (Gazeta “Avui” e Barcelonës). Kosova është e pasur më lende të para dhe ka një industri të mire nxjerrëse, por mungon industria përpunuese (botuar në disa gazeta të Gjermanisë Perëndimore, artikulli i korrespodentit gjerman në Vjenë Wolfgang Liban).

  1. Në artikujt e shtypit të huaj del qartë se demonstratat nuk u zhvilluan vetëm nga studentët por nga masa e gjere e popullsisë se Kosovës. Theksohet se nga demonstratat e thjeshta të studentëve është kaluar në një lëvizje të gjere, ku punëtoret kanë zënë një vend të rëndësishëm (gazeta franceze “Lë Kotidien dë Pari”).

  1. Ajo që spikat në materialet e shtypit të huaj është edhe dënimi që i behet përdorimit të dhunës ndaj kosovareve nga ana e zotërinjve të Beogradit. “Nuk ka ndodhur asnjë herë pas Luftës se Dytë Botërore që të jetë përdorur një dhunë e tillë në Jugosllavi kundër një grupi njerëzish siç ndodhi në këtë rast kundër shqiptarëve”, shkruan shkrimtari suedez Tomas Nyrdal në revistën “Tëmpus”. Ai vazhdon duke thënë se më shumë se 300 vetë janë goditur në këtë krahinë (Kosovë).

  1. Në përgjithësi shtypi i huaj mbështet kërkesën e demonstruesve për kthimin e Kosovës në Republike, duke përmendur shpesh herë edhe qëndrimin tonë mbi këtë çështje. “Shteti federativ i Jugosllavisë tashmë ka 6 republika, çfarë ndryshimi do të sillte dhe një republike më shumë? Pse Kosova të mos jetë republike, kur 85 për qind e banorëve, 1.5 milionë janë shqiptarë etnike”? (Gazeta “Nju Jork Tajms”).

  1. Ka raste që gazeta perëndimore përmendin faktin se pakënaqësia e shqiptarëve në Kosovë, shtrihet edhe në 300 mije vetët që banojnë në Maqedoni e për 50 mije të tjerët në Mal të Zi.

  1. Ajo që spikat në materialet e shtypit të huaj është vazhdimi i regjimit policor në Kosovë, ndërmarrja e masave ekstremë për të penguar zhvillimin e manifestimeve dhe të lirive e të drejtave të popullit atje. Gazeta austriake “Die Prese” në një koment të saj shkruante: “Po shikohet më preokupim të madh fakti që gjendja në Kosovë nuk është qetësuar, më gjithë ndërhyrjen e forcave të sigurimit nga e gjithë Jugosllavia”.

  1. Në përgjithësi shtypi i vendeve perëndimore përmend qëndrimin largpamës të RPS të Shqipërisë, e cila lidhur më ngjarjet e fundit në Kosovë ka shprehur hapur mendimin e saj, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë, por duke ngritur zërin në mbrojtje të vëllezërve të një gjaku, kur ndaj tyre është përdorur dhuna dhe represioni. Gazeta zviceranë “Noje Zyriher Cajtung” thekson: “Politika e Tiranës qysh nga viti 1946 ka qenë konstantë. Shqiptarët nuk duan të ndërhyjnë në punët e brendshme të Jugosllavisë, por u përmbahen qëndrimeve parimore”. “Shteti shqiptar, kuptohet, se nuk ka gisht në ngjarjet në Jugosllavi (Kosovë).

Shqipëria e ka mbështetur një kërkesë të tillë, por pa ndërhyrje në punët e brendshme, si dhe ka protestuar për shtypjen dhe arrestimet në mase” (Gazeta daneze “Socialistisk dagblad”).

  1. Lidhur më dy shpërthimet në tarracën e kuzhinës në ambasadën jugosllave në Tiranë duhet theksuar se pas daljes se njoftimit të ATSH, pothuajse është përmendur integral ky qëndrim, duke lenë të nënkuptojë se ato ishin vendosur nga vetë jugosllavët.

Duke i parë këto vlerësime duhet theksuar se në to shihet jo vetëm qëndrimi i një grupi njerëzish, por në përgjithësi i opinionit publik në këto vende.

  1. Në radhe të parë kjo lidhet më qëndrimin realist të vetë Shqipërisë socialistë që më politiken e saj largpamëse, të hapur u është imponuar deri diku vendeve të tjera që të dëgjojnë mendimin e saj dhe ta vlerësojnë atë. Sidomos për ngjarjet në Kosovë, ashtu siç e ka theksuar edhe vetë shtypi i huaj, materialet tona kanë qenë të argumentuara, duke e thënë si gjithmonë të vërtetën ashtu siç është. Gazeta gjermanopërendimore “Zydojçe Caitung”, e datës 21 maj botonte një artikull të Heko Flottau ku nder të tjera thuhej, për artikullin e 17 majit: “Një artikull i gjere historik, korrekt, më ton të caktuar, në përmbajtje i matur, në të cilin kërkesa e Kosovës për një republike në kuadrin e federatës, cilësohet e drejtë dhe argumentohet kjo drejtësi”.

Ndërsa agjencia Rojter, më 24 maj theksonte se Beogradi ka dhënë shumë pak të dhëna për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Shqipërisë në trazira, përveç gjyqit kundër pese nacionalistëve shqiptarë, që janë akuzuar se kanë krijuar një organizatë ilegale që punonte për shkëputjen e rajoneve të banuara nga shqiptarët dhe bashkimin e tyre më Tiranën”. Natyrisht në këtë njoftim ka dhe pasazhe të rremë, por megjithatë ka dhe një të vërtetë: Shqipëria as nuk ka ndërhyrë as do të ndërhyjë në çështjet e Jugosllavisë, vetëm se kërkon që të mbrohen deri në një të drejtat e vëllezërve tanë kosovare.

  1. Në radhe të dytë kjo lidhet më interesat imrdiate të çdo vendi të veçantë, Për sa i përket problemit të Kosovës dhe në lidhjet më Jugosllavinë. Kështu Gjermania Perëndimore, si dhe disa vende të tjera të NATOs, është e interesuar që zona e Ballkanit të mos cenohet, të ruhet statukuo-ja dhe që nga grindjet e ndryshme atje të mos përfitojë socialimperializmi sovjetik. Prandaj ajo mban një qëndrim “realist”, duke mos dashur që të dëmtohen interesat e NATOs në këtë rajon të ndjeshëm për të. Gjithashtu më ngjarjet në Kosovë në një mënyrë ose një tjetër lidhet dhe problemi gjerman, ai i ndarjes se Gjermanisë në dy shtete. Prandaj indirekt, duke mbështetur qëndrimet tona, Boni nëpërmjet shtypit të tij aludon për bashkimin një ditë të dy shteteve gjermanë. Gjithashtu në qëndrimin e Gjermanisë Perëndimore duhet parë edhe interesi që kanë manjatët e mëdhenj për të siguruar vazhdimësinë e interesave të tyre në Kosovë, si në gjithë Jugosllavinë më depërtimin e kapitalit të tyre në një shkallë akoma më të madhe.

Ndërsa shtypi austriak mban një qëndrim pak a shumë realist edhe për faktin se Austria ka probleme më Jugosllavinë për shkak të pakicave. Pra për t’i prere rrugën kërkesave dhe pretendimeve jugosllave për dhënien e shumë të drejtave minoritetit kroato-slloven në Austri.

  1. Në radhe të tretë po t’i besh një analize emigracionit në këto vende rezulton se pjesën më të madhe e përbejnë kroatët, sllovenët dhe kosovaret, në tëre emigrantët që kanë nga Jugosllavia. Natyrisht ky është një faktor që ka influencuar për qëndrimin realist të shtypit gjermanopërendimor, suedez, austriak, zviceran në përgjithësi, në lidhjet që kanë pasur ata më gazetaret e huaj, më informacionet që kanë dhënë për gjendjen e vërtetë në Kosovë etj.

  1. Shkrimet pozitive sidomos të shtypit austriak suedez lidhen deri në njëfarë shkalle edhe më punën e mire që ka bërë atje përfaqesia, duke i servirur menjëherë shtypit qëndrimet tona, duke zgjeruar rrjetin e miqve edhe në radhët e gazetareve në këto vende. Gjithashtu janë angazhuar edhe miq të tjerë që kanë përgënjeshtruar qëndrimet pa baza të jugosllavëve lidhur më ngjarjet tragjike në Kosovë.

  1. Nga sa më sipër mbetët si detyre për përfaqesitë tona që të mundohen të servirin në organet e shtypit vendas sa më shpejt qëndrimin tonë. Nga ana tjetër del nevoja e intensifikimit të lidhjeve më gazetare të afirmuar të këtyre vendeve për t’i sqaruar dhe për të reflektuar edhe ata mbi qëndrimin tonë të drejtë, më miqtë tanë në ato vende.

Është e qartë se përveç qëndrimeve pozitive që kanë mbajtur në shtypin e tyre një sërë vendesh perëndimore, ka pasur në gazeta të veçanta të tyre edhe artikuj denigrues, apo që japin vetëm versionin jugosllav, ka nga ato që japin të dy versionet. Këtu ka spikatur sidomos qëndrimi i shtypit francez, tek i cili janë vënë re tendenca për të paraqitur sa më tepër pikëpamjen jugosllave. Sidomos gazeta “Le Monde”dhe korrespodenti i saj Pol Jankoviç nuk i ka paraqitur objektivisht ngjarjet e Kosovës. Tezat jugosllave janë paraqitur si të vërteta, pa dhënë qëndrimin tonë të drejtë. Kjo natyrisht lidhet më faktin se vetë Franca ka qenë iniciatore dhe nënshkruese e Traktatit imperialist të Versajës, që rikonfirmoi copëtimin e tokave shqiptarë dhe ja dha ato Jugosllavisë. Gjithashtu Franca nuk donë të hapë plagë të vjetra që ka më problemet e veta nacionale.

Natyrisht në qëndrimin jo realist ndaj ngjarjeve në Kosovë, si në Francë ashtu dhe në artikuj të veçantë të disa vendeve perëndimore ka luajtur një rol negativ edhe angazhimi i emisarëve të Beogradit, të cilët janë përpjekur më të gjitha mënyrat që të shtrembërojnë dhe të njollosin politiken e Partisë sonë, të armiqësojnë popullsinë shqiptarë më Shqipërinë dhe të lehtësojnë realizimin e planeve të tyre të egra kundër kësaj popullsie në Kosovë. Nuk është e rastit përpjekja e fundit e antishqiptarit Nikolla Pano në SHBA që bën thirrje për shpërnguljen e shqiptarëve të Kosovës nga territori tyre, apo përpjekjet për ta paraqitur Kosovën si zemër e Serbisë, nxjerrja e ndonjë hartë më kufij që janë jashtë territorit të RPSSH, servirja e tezave jugosllave denigruese etj.

Duhet theksuar se më kalimin e kohës, sidomos pas ardhjes se Miteranit në krye të Presidencës në Francë, duket një qëndrim më moderues nga ana e shtypit francez. Tashmë, sidomos për sa i përket shpërthimit të dy eksplozivave në tarracën e kuzhinës në ambasadën jugosllave, gazetat franceze, përfshirë edhe “Le Monde” kanë dhënë si versioni jugosllav, por pa munguar të theksojnë edhe qëndrimin tonë në këtë çështje.

Gjithashtu lidhur më paraqitjen e letërkredencialeve nga ana e ambasadorit tonë, ato përmenden në disa rreshta fjalët e Miteranit për vazhdimin e një politike të marrëdhënieve të mira më vendin tonë. Natyrisht në këtë qëndrim ndoshta duhet parë synimi i ekipit të ri qeveritar që të ruaj ekuilibrin në marrëdhëniet më Jugosllavinë dhe Shqipërinë, pasi ato i sigurojnë në të njëjtën kohë atij mbrojtjen e interesave të Francës në këtë zonë.

Për sa i përket qëndrimit në përgjithësi të shtypit perëndimor, duhet theksuar se ai është i kushtëzuar nga lidhjet që kanë vendet më SHBA, më Naton, më interesat e tyre në këtë zonë të rivalitëtit sovjeto-amerikan, siç është Ballkani. Më qëndrimin e tyre “realist” ato duan të joshin Shqipërinë pikërisht në një kohë kur ajo sipas mendimit të tyre është gjoja e “izoluar”. Gjithashtu qëndrimi pak a shumë i paanshëm i shtypit britanik ndoshta lidhet më rolin e veçantë që i ka lënë Amerika dhe në përpjekjet për të vendosur marrëdhënie diplomatike më në, megjithëse ata e dinë mirë se pa kthyer arin tonë asnjë veprim nuk mund të bëhet në këtë drejtim.

Duhet patur parasysh gjithashtu se burimet e agjencive perëndimore apo të shtypit evropian janë përdorur edhe nga vende të tjera jashtë zonës së Evropës. Prandaj u dalin detyra të veçanta ambasadave tona për të dhënë vazhdimisht mendimin e Partisë sonë si për ngjarjet në Kosovë, por edhe për probleme të tjera të situatës.

Nuk duhet lënë p.sh. siç ndodhi që shtypi i huaj në përgjithësi përhapi versionin jugosllav për shpërthimin e eksplozivave në ambasadën jugosllave. Pra del detyra që për çdo çështje lidhur më ngjarjet në Kosovë, ambasadat tona të influencojnë menjëherë tek gazetarët vendas, tek miqtë tanë, që të përgënjështrojnë qëndrimet e rremë të jugosllavëve dhe e vërteta të dalë në shesh pa u përpunuar për keq opinioni publik.

  1. 6. 1981

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …