Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:
“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Nr. 45
Drejtoria e IV. Informacion.
Mbi qëndrimin e shtypit dhe të zyrtarëve grekë ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe vendit tonë.
Tiranë më 22 qershor 1981
Ngjarjet në Kosovë, sidomos pas botimit të artikujve tanë në “Zërin e Popullit” më 8 e 23 prill dhe më 17 maj, kanë gjetur një jehonë të gjere në shtypin grek. Gazetat kryesore siç është “Akropolis”, “To Vima”, “Elefterotipia”, revista “Epiqera” si dhe gazeta të tjera, kanë botuar njoftime dhe shkrime të ndryshme për këto ngjarje. Në përgjithësi shtypi kryesor grek ndoqi taktiken e dhënies se njoftimeve të mara nga artikujt tanë dhe nga shtypi jugosllav më burime nga Beogradi ose Vjena. Megjithatë nuk munguan edhe komente sidomos gazeta “To vima” për gjendjen e vështirë në Kosovë, ose shkrime për mundësinë e implikimit të BS në këto ngjarje etj. Pati gjithashtu dhe shkrime nga qarqet “Vorioepirote”, të cilat mundoheshin të intensifikonin ngjarjet në Kosovë më “persekutimet që regjimi shqiptar ushtron ndaj “vorioepirit”, ose “ka ardhur koha që Qeveria greke të kërkojë nga Qeveria shqiptarë që të respektoje të drejtat e “vorioepirotëve” në Shqipëri etj.
Megjithëse nga këto shkrime në përgjithësi dilte në pah, pabarazia ekonomike që ekziston midis Kosovës dhe republikave të tjera të Jugosllavisë, dhuna që u përdor nga organet jugosllave ndaj demonstruesve, ose e drejta e Kosovës për t’u bërë republike, etj, shprehej edhe frika se mos këto ngjarje shpien në shkatërrimin e federatës jugosllave, gjë që do të kishte pasoja në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan, ose se mos në to ka dore BS, etj.
Revista “Epiqera” datë 16 prill, duke bërë fjalë për ngjarjet në Kosovë bënte pyetjen se mos kanë dorë rusët dhe për këtë citonte Fadil Hoxhën i cili kishte deklaruar se demonstruesit hodhën parulla ML që kujtonin “komiformizmin” që sipas jugosllavëve do të thotë fillosovjetizem.
Gazeta “Akropolis” datë 23 prill botoi korrespodencën e Sulc Bergerit në Nju York Tajms, sipas se cilës “ngjarjet në Kosovë janë nxitur nga Moska. Sipas burimeve të Athinës, vazhdonte korrespodenca, Moska i bën prova Jugosllavisë se pas Titos për të parë se çfarë mund të zbuloje për të përçare udhëheqjen kolegjiale”. Përsëri kjo gazetë më datën 27 prill citonte radio Zagrebin se “ata që duan të përhapin zjarrin në Kosovë, duhet të dinë se punojnë për futjen e superfuqive në punët e brendshme të Shqipërisë e Jugosllavisë dhe në dem të stabilitetit në Ballkan”. Kjo nënkuptonte hapur vendin tonë që atëherë kishte dal në mbrojtje të demonstruesve në Kosovë dhe dënonte masat e dhunës të jugosllavëve.
Gazeta “Maqedonia Thesalloniki” datë 30 prill, duke botuar një korrespodence të Nju Jork Tajmsit ku flitej për arsyet që nuk mund t’i jepet Kosovës statusi i republikës citon një kuadër të lartë të udhëheqjes jugosllave sipas të cilit “shqiptarët lidhur më çështjen e republikës duan të realizojnë synimet e tyre në tre faza: Në fazën e parë do të krijohet një republike shqiptarë e Kosovës ku do të kërkohet të bashkohen edhe shqiptarët e Maqedonisë e të Malit Zi. Në fazën e dytë kjo republike do të shpallet pjese e një “Shqipërie të madhe” dhe në fazën e tret Bullgaria do të pretendoje Maqedoninë, të cilën nuk e njeh si komb dhe që atëherë nuk do të ketë asnjë shqiptar. Sipas kësaj teorie, theksonte Nju Jork Tajms, del në pah se BS mund të përfitojë një korridor të lire përmes Bullgarisë dhe të një “Shqipërie të madhe” në Mesdhe. Pati gjithashtu edhe njoftime se gjoja jugosllavët paskan kapur dy kamionë më armë që vinin nga Bullgaria dhe destinoheshin për demonstruesit e Kosovës.
Kuptohet se të gjitha informatat janë përhapur nga jugosllavët që të mbulojnë shkaqet e vërteta të ngjarjeve në Kosovë dhe të tërheqin vëmendjen e opinionit botëror se Shqipëria e cila merr në mbrojtje demonstruesit bashkëpunon më BS dhe armiqtë e Jugosllavisë për të shkatërruar federatën dhe të krijoje situata të ndera në Ballkan. Shkrimet e kësaj natyre krijuan shqetësim në qarqet zyrtare greke, të cilat filluan t’i ndiqnin më kujdes ngjarjet dhe shprehnin edhe shqetësimin se mos prishet federata, se mos prishet ekuilibri në Ballkan dhe i krijohet mundësia BS për t’u futur pas Jugosllavisë e Shqipërisë në Greqi. Shqetësimin e prishjes se federatës dhe ndërhyrjes se BS në Jugosllavi, Greqia e ka pasur gjithmonë dhe në mënyrë të veçantë vitin e kaluar kur Titua akoma ishte gjalle, lidhur më mosmarrëveshjet bullgaro-jugosllave për Maqedoninë.
Revista “Epiqera” gjatë muajve shkurt-mars të vitit të kaluar, botoi vlerësimet e politikanëve dhe ushtarakeve të lartë greke se çdo të ndodh në Jugosllavi pas vdekjes se Titos. Sipas politikanit grek, Markezini, “Jugosllavia është shtet mozaik dhe fakti që ky shtet ruhet akoma, thekson ai, do të thotë se atje nuk ka funksionuar demokracia e vërtetë por ka ekzistuar pushteti i fuqishëm qendror. BS do të mundohet t’i ktheje Bullgarisë Maqedoninë dhe më ndryshimin e statusit në Ballkan do të fillojnë trazirat ndaj të cilave Greqia do të jetë vështirë të mbetët pa u përzier, sidomos në çoftë se SHBA e NATO do të kërkojnë të luajnë ndonjë rol në to”.
Gjeneral Cakallotos, ish ambasador grek në Jugosllavi gjatë viteve 1957-1960, në vlerësimet e tij thoshte se thembra akilianë e Jugosllavisë është Maqedonia e Egjeut. BS do të ndjek përçarjen e Jugosllavisë nga brenda më anë të luftës se nacionaliteteve. Për mbrojtjen e federatës jugosllave, ai hodhi idenë e ringjalljes se paktit ballkanik.
Kundëradmirali, Spanidhis, në vlerësimet e tij thoshte se “ndërhyrja e BS në Jugosllavi mund të behet vetëm atëherë kur ajo do humbas unitetin e sotëm dhe do të shfaqen lëvizje separatistë minoritetesh”.
Pra, duke pasur shqetësimin e prishjes se federatës dhe të stabilitetit në Ballkan si dhe friken se mos në këto ngjarje ka dore BS, informata këto të përhapura nga vetë jugosllavët, zyrtaret greke nuk prononcoheshin për qëndrimin e tyre. Ambasadori grek në Tiranë në një takim që pati këtu në Ministri, pranoi dhe foli për disproporcionin ekonomik që ekziston midis Kosovës dhe republikave të tjera në Jugosllavi, dënoi masat e dhunës që ndërmorën autoritetet jugosllave ndaj demonstruesve, përkrahu idenë e krijimit të republikës në Kosovë, por nuk mungoi të vinte në dukje edhe shqetësimin se mos kjo republike kthehet në një fillim të shpërbërjes se federatës e cila do të ishte më pasoja Për sa i përket stabilitetit dhe paqes në Ballkan. Greqia, vazhdoi ambasadori, nuk ndërhynë në punët e brendshme të të tjerëve dhe aq më tepër që këto ngjarje kanë të bëjnë më dy fqinjët e saj më të cilët ka marrëdhënie miqësore, por ajo, Greqia, i ndjek këto ngjarje më shumë kujdes sepse zhvillohen në rajonin tonë dhe në afërsi të saj.
Diplomatë të ndryshëm grek jashtë si dhe personalitete brenda vendit në biseda më shokët tanë, megjithëse aprovonin qëndrimet tona të shprehura në artikujt e “Zërit të Popullit” për ngjarjet në Kosovë, shprehnin në të njëjtën kohe edhe shqetësimin e tyre se mos këto shfrytëzohen nga BS gjë që do të ishte në dem edhe të Shqipërisë e gjithë Ballkanit, prandaj nuk mungonin të jepnin “këshilla” për pushimin e polemikes më Jugosllavinë nën pretekstin se polemika nuk i zgjidh problemet por i acaron ato më tej.
Averofi, duke bërë fjale për marrëdhëniet e Greqisë më fqinjët tha se “ato janë shumë të mira, sidomos më Jugosllavinë e Bullgarinë, ndërsa më Turqinë vazhdojnë të jenë akoma jo të mira”.
Pra marrëdhëniet më vendin tonë ai i konsideroi të mira. Kryeministri grek, Ralis, në intervistën që dha më 30 maj më gazetaret, lidhur më ngjarjet në Kosovë deklaroi se “jemi kundër çdo përpjekje që prish “Statukuon” në rajonin tonë dhe deklarojmë se Greqia nuk mund të mbaje qëndrim në favor të lëvizjeve të cilat synojnë në ndryshimin e “Statukuos”.
Dalja e artikulli tonë “mbi komplotin serbo-rus kundër shqiptarëve në Kosovë” më 5 qershor, krijoi një situatë tjetër në Greqi. Shtypi grek botoi pjese nga artikulli ynë, ndërsa diplomatët grek filluan të shpreheshin ndryshe nga shokët tanë. Kështu këshilltari grek në Prage tha se vlerësimet tuaja për një komplot serbo-rus duhet të merren në konsideratë, mbasi ato bazohen në një analize të thelle dhe janë largpamëse. Ndërsa konsulli i përgjithshëm grek në Stamboll tha se “deri para disa ditësh nën ndikimin e propagandës Serbë se ngjarjet në Kosovë janë rezultat i një komploti shqiptaro-sovjetik, çështjen e shikonim ndryshe dhe më shqetësim të madh, por artikujt tuaj hodhën dritë mbi të vërtetën. Kjo, tha, ai është shqetësuese për ju dhe për në sepse prezenca sovjetike në këtë komplot përben një rrezik për paqen e stabilitetin në Ballkan”.
Gjatë gjithë kësaj periudhë, qarqet shovinistë “Vorioepirotë” u aktivizuan shumë më shkrime të ndryshme lidhur më “persekutimet që u bëhen “vorioepirotëve” në Shqipëri”, më “masat që duhet të marr Qeveria greke pranë qeverisë shqiptarë për dhënien e të drejtave “vorioepirotëve” në “Shqipëri”, dhe arritën të botojnë përsëri hartën e “Shqipërisë se madhe” në gazetën “Kathimerini”, e cila sipas tyre është shtypur më miratimin e qeverisë shqiptarë dhe shpërndahet nga misionet e saj diplomatike në Nju Jork, Uashington e gjetke. Për t’ia arritur më mire qëllimit erdhi në Athinë kryetari i federatës panepirotë Amerike-Kanada, Xhelos i cili mori kontakte më personalitete të ndryshme greke dhe aktivizoi më shumë organizatat “Vorioepirotë” në Greqi. Dihet se këto qarqe të cilat përkrahen nga Qeveria greke në mënyra e forma të ndryshme në situata të tilla aktivizohen më shumë dhe ndoshta ata prisnin që kësaj radhe të kishin përkrahjen e hapur të qeverisë greke.
Por kësaj radhe në qendër të gjithë lojës se tyre ishte UDB-ja jugosllave, e cila duke shfrytëzuar veprimet e reaksionit shqiptar “për një Shqipëri të madhe” dhe duke koordinuar planet e saj më ato të reaksionit shovinist grek, synonte që të ndërsente edhe qeverinë greke kundër vendit tonë, më qëllim që ta vinte midis dy zjarreve. Për këtë agjencia “TANJUG” nxitoi të transmetoje artikullin e gazetës “Kathimerini” më hartën e “Shqipërisë se madhe” si dhe pyetjet e deputetes, Cudheru në parlamentin grek për gjoja persekutimet që ushtrohen ndaj “Voriepirotëve” nga regjimi shqiptar. TANJUG-u” gjithashtu transmetonte edhe njoftime të tjera të qarqeve “vorioepirotë” kundër vendit tonë dhe të botuara në shtypin grek.
Del qartë kombinimi i veprimeve të UDB-se më qarqet “Vorioepirotë” kundër vendit tonë, mbasi harta të “Shqipërisë se madhe” janë botuar edhe në të kaluarën në shtypin grek nga këto qarqe siç ishte ajo që u botua në gazetën “Eleftëros Kosmos” më 30 mars 1979, në “Akropolis” dhe “Ipirotikon Mëllon” më 30 mars 1980, por “TANJUG-u” në atë kohe nuk kishte dhënë asnjë njoftim. Bile ajo nuk ka njoftuar edhe kur vetë qeveritaret greke kanë asistuar në manifestime e aktivitete të “Vorioepirotëve”, siç ishte mesazhi i Averofit që u dërgoi në vitin 1979 më rastin e shpalljes se autonomisë të se ashtuquajturës “Voriepir”, pjesëmarrjen e tij në këtë aktivitet vitin e kaluar dhe këtë vit, ose pjesëmarrjen e kryetarit të komisionit të parlamentit grek për çështjet ndërkombëtare, Kothris, në kongresin panepirot Amerike-Kanada vitin e kaluar etj.
Përveç riprodhimit të njoftimeve të shtypit grek nga ana e jugosllavëve nuk munguan edhe deklaratat e zyrtareve të lartë se “Shqipëria ka pretendime territoriale ndaj Greqisë” më qëllim që ta detyronin qeverinë greke t’i kundërvihej edhe ajo vendit tonë. Një deklaratë e tillë është ajo e gjeneralit jugosllav, Petkofski që u transmetua nga “TANJUG-u” më 15 qershor ku thuhet se shqiptarët synojnë të realizojnë krijimin e “Shqipërisë se madhe” në tre faza: Në fazën e parë të krijohet republika e Kosovës, në të dytën bashkimi i Kosovës më Shqipërinë dhe në fazën e tret krijimi i “Shqipërisë se madhe”, duke përfshirë edhe territore greke. Pra, kjo ishte një thirrje e hapur qeverisë greke për të na u kundërvënë neve.
Dalja e artikullit tonë të 11 qershorit, “Jugosllavia titistë, e sëmura e Ballkanit nxit armiqësitë shqiptaro-greke”, krijoi një situatë të re në Greqi. Qarqet shovinistë më në krye Xhelosin ndërmorën një fushatë të tërbuar kundër vendit tonë, duke menduar se në këtë aksion do të angazhonin edhe qeverinë greke, meqenëse atje prekeshin ish mbreti Pavllo, ish kryeministrat Calldarisi, Venizollosi dhe thuhej se “Vorioepiri ka vdekur”, gjë që do të mirëpritej edhe nga jugosllavët.
Gazeta “Akropolis” më 13 qershor pas një komenti të shkurtër armiqësor botoi artikullin tonë të plotë, duke synuar që të angazhohej totalisht opinioni grek kundër vendit tonë. Gjithashtu pothuajse në të gjitha gazetat janë botuar artikuj dhe deklarata të ndryshme të organizatave “Voriepirotë”, ku flitej kundër vendit tonë dhe i kërkohej qeverisë greke të ndërhynte dhe të protestonte pranë Qeverisë shqiptarë Për sa është shkruar në artikullin e “Zërit të Popullit”, i cili, sipas tyre, ishte një provokim direkt për Greqinë. Mitropoliti i Konicës, Sevastianos, i ka dërguar gjithashtu një letër ambasadës sonë në Athinë, qeverisë greke dhe gjithë shtypit grek ku protestohet për artikullin etj.
Në parlamentin grek, kryetari i komisionit për marrëdhëniet më jashtë, Kothris kërkoi nga Qeveria greke, lidhur më veprimet që a mendon të beje në përgjigje të artikullit tonë si dhe të protestoj Përsa shkruhet në artikull lidhur më “Voriepirin”, “reaksionin grekomadh”, etj.
Me gjithë fushatën antishqiptarë të qarqeve “Voriepirotë” dhe të shtypit grek, si dhe presionin e personaliteteve si Kothris, ose deputeti Joanu, apo Cudheru, Qeveria greke nuk u prononcua qysh në fillim, por u fol se gjoja ajo po studionte më kujdes deklaratën shqiptarë dhe do t’i përgjigjej qeverisë shqiptarë. Ndërkohë RTV grek menjëherë pas artikullit tonë dha njoftimin se “Shqipëria hedh poshtë njoftimin e “TANJUG-ut” se ajo ka shpërndarë harta të “Shqipërisë se madhe”, ndërsa gazeta “To Vima” dha pjese nga artikulli lidhur më përgënjeshtrimin tonë për hartën në fjale, për jetën e lumtur të minoritetit grek në Shqipëri dhe për dëshirën tonë për marrëdhënie të fqinjësisë se mire dhe të miqësisë më Greqinë. Gjithashtu ambasadori grek në Beograd në bisede më ambasadorin tonë, tha se shkrimet e shtypit grek nuk duhet të merren për baze, se Qeveria greke është për marrëdhënie të mira më Shqipërinë. Bile ai gazetën “Akropolis” që kishte botuar pyetjet e deputetes Cudheru e konsideroi si gazetë të rrugës. Ambasadori grek tha gjithashtu se kishte shkuar në sekretariatin e jashtëm jugosllav dhe kishte kërkuar që të mos përdoren shkrimet e shtypit grek nga “TANJUG-u” kundër Shqipërisë.
E ndodhur para presionit të qarqeve “Vorioepirotë” në parlament e jashtë tij, Qeveria greke, nëpërmjet ministrit të Jashtëm, Micotaqis, sipas gazetës “To Vima” datë 19 qershor deklaroi se “Qeveria nuk i konsideron botimet rreth çështjes voriepirotë si të ardhura nga Qeveria shqiptarë, por pikëpamje të organit gazetaresk të Shqipërisë dhe të Agjencisë se Lajmeve Shqiptarë dhe për këtë nuk kërkohet përgjigje”.
Kuptohet që kjo përgjigje ishte një formule e qeverisë greke që synon nga njëra anë të qetësojë forcat shovinistë për t’i pasur përkrah saj, sidomos tani në fushatën e zgjedhjeve dhe nga ana tjetër dhe një përgjigje për jugosllavët, duke u treguar atyre, se pavarësisht nga sa thuhen ajo është për marrëdhënie të mira më Shqipërinë.
Në këtë situatë, kur fushata antishqiptarë në Greqi nga qarqet shovinistë arriti kulmin dhe kur kjo shfrytëzohet nga jugosllavët, erdhi në vendin tonë delegacioni i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë se Athinës më në krye presidentin e saj që është personalitet i lart dhe njeriu i afërt i Karamanlisit. Që në mbërritjen në kufi kryetari i delegacionit dhe anëtaret e tjerë u shprehen për fqinjësi dhe miqësi midis dy vendeve dhe popujve tanë, të cilët kanë tradita të përbashkëta dhe kanë luftuar se bashku.
Ata folën shumë mire për sa panë dhe dëgjuan në vendin tonë, ngritën lart arritjet tona, udhëheqjen e Partisë sonë dhe personalisht shokun Enver etj. Bile disa prej tyre, pa u provokuar aspak nga në, hapen vetë biseda lidhur më shkrimet e shtypit grek që shfrytëzohen nga jugosllavët, duke theksuar se këto veprime synojnë të përçajnë të dy vendet tona, prandaj, thanë ata, në duhet të zhvillojmë dhe të forcojmë akoma më tej bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve e popujve tanë që është një faktor për stabilitetin dhe paqen në Ballkan. Edhe ambasadori grek në një bisede, duke folur gjoja në mënyrë personale, tha se Qeveria greke është për zhvillimin e marrëdhënieve më Shqipërinë dhe përgjigja e Micotaqit ishte e zgjuar, sidomos në situatën e sotme që ndodhet Greqia. Problemet si “vorioepiri”, “reaksioni grekomadh”, tha ai, t’ia lemë historisë mbasi Greqia tani ndodhet para zgjedhjeve dhe dihet që atje veprojnë forca të ndryshme, duke përfshire edhe ato “vorioepirotë” që Qeveria ua ka nevojën etj.
Nga sa sipër kuptohet se Qeveria greke, e cila nuk ka hequr dore nga pretendimet e saj ndaj vendit tonë, në situatën e tanishme, kur në Greqi zhvillohet fushata e zgjedhjeve si dhe në kuadrin e politikes se përgjithshme të ShBA e Perëndimit ndaj vendit tonë dhe të iniciativës se Karamanlisit për paqë dhe bashkëpunim në Ballkan, nuk do që të bashkohet më Jugosllavinë dhe mundohet që të tregohet e afruar dhe e predispozuar për marrëdhënie të mira më në. Jugosllavët do të përpiqen akoma për të angazhuar Greqinë kundër nesh dhe ndoshta vizita e Gjuranoviçit në Greqi do të synoje në këtë drejtim, por mendojmë se nuk do t’ia arrijnë qëllimit sepse vetë Qeveria greke e shikon se një gjë e tillë nuk është në interes të saj.
Në këto situata para nesh dhe ambasadës sonë në Athinë shtrohen detyra të mëdha. Në radhe të parë duhet që të ndjekim më shumë kujdes ngjarjet dhe të punojmë akoma më shumë për të bërë sa më të njohur politiken e Partisë sonë të fqinjësisë se mire ndaj Greqisë.
Është shumë e domosdoshme që të punohet më mire më rrethet gazetareske greke, sidomos të shtypit qendror, mbasi një gjë e tillë shmang ose zbut fushatat e ndryshme armiqësore që ndërmarrin herë pas herë qarqet “Vorioepirotë”. Kjo behet më urgjentë tani mbasi se afërmi do të zhvillohet konferenca e XXII panepirotë Amerike-Kanada, ku Tema kryesore do të jetë “Vorioepiri”.
Mendojmë se do të ishte mire që të ftohej ndonjë gazetar grek nga gazeta “To Vima”, ose “Elefterotipia” të cilat në përgjithësi kanë shkruar pozitivisht për vendin tonë. Ardhja e një gazetari të tillë, tani që edhe Qeveria greke tregohet e predispozuar për zhvillimin e marrëdhënieve më në, mendojmë se kur të kthehet në Greqi do të shkruajë pozitivisht dhe kjo do të ishte një goditje shpifjeve të “Vorioepirotëve”.
Në propagandën tonë mendojmë që të botohet në shtyp ndonjë letër nga kooperativat bujqësore ose shkollat të minoritetit që i drejtohet shokut Enver lidhur më punën që behet dhe sukseset që janë arritur nën udhëheqjen e Partisë. Kjo nga njëra anë do të ishte një goditje për qarqet shovinistë greke dhe nga ana tjetër do të njihej opinioni grek më arritjet dhe jetën e lumtur të minoritetit grek në Shqipëri.
Mendojmë gjithashtu se do të ishte më interes që në këtë situatë të shpejtohej realizimi i vizitës se ministrit grek të Bujqësisë në vendin tonë si dhe ajo e kryetarit tonë të Akademisë se Shkencave në Greqi. Realizimi i këtyre vizitave do t’u tregonin jugosllavëve dhe qarqeve shovinistë greke që bashkëpunojnë midis tyre, se midis dy vendeve dhe dy qeverive marrëdhëniet zhvillohen normalisht prandaj përpjekjet e tyre për t’i përçare e futur në grindje janë të kota.
Tiranë, më 22 qershor 1981
Nr. 46
Drejtoria e Dytë. Sektori i Evropës Perëndimore.
Mbi reagimet e Perëndimit ndaj bashkëpunimit të fshehtë sovjeto-serbomadh.
Tiranë, më 24 qershor 1981
Veprimtaria e Bashkimit Sovjetik për të shtënë në dorë Jugosllavinë përbën një nga shqetësimet kryesore të Perëndimit. Kjo u bë akoma më evidentë gjatë ngjarjeve në Kosovë. Një vit pas vdekjes se Titos, ai pa se udhëheqja e re jugosllave nuk është në gjendje t’u japë zgjidhje problemeve të vështira që qëndrojnë para vendit, si rezultat i grindjeve nacionale, sidomos rivalitetit në rritje midis klanit serbomadh dhe atij kroato-slloven, i krizës se rëndë ekonomike, të shkaktuar nga politika e vetadministrimit dhe i varësisë se vendit nga kapitali i huaj.
Për SHBA e fuqitë e tjera perëndimore u krijua një situatë shqetësuese, në radhë të parë për faktin, se thellimin e krizës se përgjithshme politike, ekonomike e shoqërore në Jugosllavi dhe acarimin nga ana e kësaj të fundit të marrëdhënieve më vendin tonë Moska do të përpiqet t’i shfrytëzojë për realizimin e synimeve të saj hegjemonistë si kundër vetë Jugosllavisë ashtu edhe në Ballkan e në rajonin e Mesdheut.
Që kur filluan ngjarjet në Kosovë Perëndimi u përpoq të zbulonte se deri në çfarë mase ishte dora e Moskës në to. Publicisti amerikan Sulcberger deklaroi se ai kishte mësuar nga burime greke, se ato u shkaktuan nën ndikimin e sovjetikeve. Diplomatët e huaj nga ana e tyre nuk mungonin të bënin supozime të ndryshme për këtë. Por reagimet e tyre u bënë akoma më të qarta mbas artikullit të “Zërit të Popullit” dt. 5.6.1981 më titull: “Ngjarjet e Kosovës dhe bashkëpunimi i fshehtë sovjeto-serbomadh”. Kancelaritë e ndryshme të Perëndimit, duke u nisur nga shkalla e lartë e njohjes që ka Shqipëria mbi gjendjen në Jugosllavi dhe analizat e saj të sakta për probleme të këtij karakteri, i kushtuan dhe po i kushtojnë një vëmendje të veçantë qëndrimeve tona të shprehura në këtë artikull. Kjo del sidomos nga bisedat e diplomatëve perëndimor më shokët tanë rreth tij. Në vazhdim të përpjekjeve të tyre, për ta bindur udhëheqjen jugosllave që ta qetësojnë gjendjen në Kosovë në rruge politike dhe të plotësimit të kërkesave sociale si dhe të ruaj marrëdhënie normale më vendin tonë, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore po i shprehin gjithnjë e më me forcë shqetësimet e tyre për bashkëpunimin e fshehtë sovjeto-serbomadh, të cilin Moska do të përpiqet të shfrytëzojë për të marrë kalanë nga brenda, duke e kthyer situatën në Jugosllavi në favor të saj. Për to po bëhet gjithnjë e më qartë se po t’i marrin në dorë frenat në Jugosllavi serbomëdhenjtë, atëherë do të rrezikoheshin pozitat e tyre atje në favor të Bashkimit Sovjetik.
Duke e parë situatën në Jugosllavi pas ngjarjeve në Kosovë në këtë prizëm, Perëndimi po merr një sërë masash për të penguar zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit sovjeto-serbomadh.
Nëpërmjet deklaratave të ndryshme në shtyp (SHBA bile edhe nëpërmjet Departamentit të Shtetit) Perëndimi kërkon që autoritetet jugosllave mos ta acarojnë se tepërmi situatën e krijuar në Kosovë dhe t’i japin asaj sa më shpejt që të jetë e mundur një zgjidhje siç sugjeron ai. Për t’ia arritur kësaj shtypi perëndimor nuk ka munguar të dënojë dhunën e terrorin që u përdor kundër demonstruesve kosovar, të mbështesë kërkesat e tyre të drejta për statusin e republikës, për të drejta politike, ekonomike dhe arsimore kulturore në kuadrin e kushtetutës federative. Në të njëjtën kohë nuk ka pranuar versionin e propagandës e të autoriteteve jugosllave se ngjarjet në Kosovë janë nxitur nga RPS e Shqipërisë dhe se ajo është për minimin e RFS të Jugosllavisë. Përkundrazi ai ka vënë në dukje se Shqipëria nuk është e interesuar për këtë, por për marrëdhënie të mira më vendet fqinjë.
Perëndimi e shikon pra se ngjarjet tragjike të Kosovës, që u shkaktuan nga klani serbomadh i Beogradit bien në kundërshtim të plotë më interesat e tij në Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit, pasi forcimi i këtij klani do të shpinte në dobësimin e klanit kroato-slloven properëndimor e proamerikan dhe në rritjen e influencës se BS në Jugosllavi, duke i krijuar avantazhe Moskës që një ditë ajo të përfshijë atë në sferën e vet të influencës.
Shqetësimi i Perëndimit në këtë drejtim rritët gjithnjë e më shumë për faktin se ai shikon se bashkëpunimi sovjeto-serbomadh që zhvillohet prej kohësh në mënyrë të fshehtë, pas ngjarjeve në Kosovë po shfaqet edhe në forma konkretë.
Më sa duket sovjetiket, për të përkrahur akoma më shumë serbomëdhenjtë në rivalitetin më slloveno-kroatët, përveç mbështetjes dhe inkurajimit të drejtpërdrejtë gjatë ngjarjeve në Kosovë, po ndërmarrin edhe hapa të tjerë në këtë drejtim, duke e aktivizuar diplomacinë sovjetike në forma nga më të ndryshmet:
– Delegacionit tregtar sovjetik, i kryesuar nga zëvendëskryetari i parë i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik, Arhipov, që vizitoi në pjesën e parë të qershorit Jugosllavinë, iu rezervua një pritje e veçantë në Republikën e Serbisë. Më 15 qershor ai zhvilloi bisedime më kryetarin e Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Serbisë, Stamboliç, në të cilat, siç bën të ditur agjencia TANJUG “u theksua kontributi i rëndësishëm i Serbisë në zgjerimin dhe përparimin e bashkëpunimit jugosllavo-sovjetik” (ATSH, A, f. 11, 16. 6. 1981).
– Mëtod Rotari, sekretar federativ jugosllav i Tregtisë së Jashtme vajti për vizitë zyrtare në BS, ku më 25 qershor nënshkroi marrëveshjen tregtare jugosllavo-sovjetike për periudhën 1981-1985 më Patoliçevin. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, vlera e përgjithshme e shkëmbimeve të mallrave midis Jugosllavisë e BS për këtë periudhë, e llogaritur në bazë të çmimeve të vitit të kaluar, do të arrijë në 32 miliardë dollarë, duke shënuar kështu një rritje prej 70 përqind në krahasim më periudhën e kaluar pesëvjeçare. Rotari u prit edhe nga Tihonovi.
Nga qarqet diplomatike në Beograd u theksua se BS, për ta lidhur Jugosllavinë sa më shumë pas vetës, përveç zgjerimit të tregtisë që mund të arrijë edhe në 35 miliard dollarë në pesëvjeçarin në vazhdim, i jep asaj çdo vit mbi 4 milion ton naftë dhe afro 3 milion metrokub gaz (Rdg i Amb. Beograd Nr. 1785, 14. 6. 1981).
Në Çekosllovaki vajti për vizitë vrasësi i demonstruesve të Kosovës, Franjo Herleviçi, sekretar jugosllav për Punët e Brendshme, ku zhvilloi bisedimë më ministrin çekosllovak të Punëve të Brendshme Jaromir Obzina. Herleviçi u prit më 16 qershor edhe nga Gustav Husaku.
– L. Mojsovi, kryetar i Kryesisë së KQ të LK të Jugosllavisë gjatë vizitës së tij të fundit në Hungari, sipas burimeve diplomatike në Budapest, në bisedën që ka pasur më Kadarin ka prekur edhe ngjarjet në Kosovë.
Më këto dhe veprime të tjera të haptë e të maskuara sovjetiket dhe vasalët e tyre po mbështesin e nxisin serbomëdhenjtë jo vetëm që të shkojnë më tej në veprimtarinë e tyre aventureske kundër kosovarëve dhe vendit tonë, por në të njëjtën kohë u japin atyre edhe ndihmë politike, morale dhe ekonomike për të shkuar deri në atë pikë në rrugën e tyre që një ditë të kërkojnë ndihmën e Moskës për vendosjen e sundimit të tyre të plotë në tërë Jugosllavinë. Ashtu siç tregoi vizita e fundit e delegacionit tregtar sovjetik në Jugosllavi, synimi i Moskës është që bashkëpunimi ekonomik, tregtar e në fusha të tjera të interesit reciprok, përfshi këtu edhe kreditë që Bashkimi Sovjetik i jep Jugosllavisë, të shkojnë kryesisht në dobi të Serbisë, Maqedonisë e Bosnjë Hercegovinës, d.m.th. republikave, ku popullsia ka prejardhje sllave.
Perëndimi po regjistron më kujdes se veprimet e BS në të kaluarën dhe sidomos tani pas ngjarjeve në Kosovë u shërbejnë objektivave të tij strategjike ekspansionistë e hegjemonistë, pavarësisht se Moska e pa të udhës kësaj herë që të ndjekë taktiken e heshtjes diplomatike e të hiqet sikur mban gjoja qëndrim të paanshëm. Në fakt ajo po bën çmos që të përkrahë ato forca prosovjetike që një ditë shpreson ta mbështesin në synimet e saja kundër popujve të Jugosllavisë dhe atyre të vendeve fqinjë.
Duke parë të gjithë këtë veprimtari që zhvillon BS për të arritur synimet e tij hegjemonistë ndaj Jugosllavisë dhe Ballkanit në përgjithësi edhe Perëndimi nga ana e tij po përpiqet, që në rivalitet më bllokun lindor të minojë bashkëpunimin sovjeto-serbomadh. Kështu shohim që SHBA dhe fuqitë perëndimore nuk po mjaftohen vetëm më këshilla e sugjerime për qetësimin e situatës në Kosovë, por po ndërmarrin edhe hapa konkretë për këtë qëllim për të përkrahur edhe ato nga ana e tyre forcat properëndimore dhe proamerikanë në Jugosllavi, sidomos klanin slloveno-kroat.
– “Banka Ndërkombëtare për Rindërtimin e Zhvillimin në Uashington i akordoi Jugosllavisë për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë një kredi më kushte të favorshme prej 90 milion dollarësh. Vihet në dukje se kjo është kredia më e madhe që kjo bankë i jep Jugosllavisë për zhvillimin e bujqësisë, se kjo ka për qëllim zhvillimin e prodhimeve bazë bujqësore, të blegtorisë, të agroindustrisë se Kosovës dhe krijimin e 30 000 vendeve të reja punë atje (TANJUG, 16. 6. 81-ATSH, 16. 6. 81). Më këtë kredi Perëndimi synon të zhdukë një nga pakënaqësitë që ka shkaktuar klani serbomadh në trajtimin e diferencuar dhe shfrytëzimin që i ka bërë Kosovës.
– Vizita e Verhovecit, e sekretarit federativ jugosllav të Punëve të Jashtme në Londër dhe pritja e ngrohtë që iu rezervua atij nga krerët britanik, Theçer e Kerrington, në një kohe që sovjetiket prisnin përzemërsisht Rotarin apo serbët Arhipovin, tregon se Perëndimi nga ana e tij po përpiqet të mbrojë e përkrahë klanin slloveno-kroat si kundërpeshë kundër klanit serbomadh prosovjetik. Për këtë flet edhe fakti që Verhoveci u takua edhe më sekretarin e shtetit për Mbrojtjen, Xhon Not, më të cilin “diskutoi gjendjen e marrëdhënieve të përgjithshme britaniko-jugosllave dhe në këtë kontekst bashkëpunimin ushtarako-ekonomik” (ATSH, C 16. 6. 81).
– Karakteristikë është se vorioepirotët, që shfrytëzuan trillimet e propagandës jugosllave lidhur më të ashtuquajturën hartë të “Shqipërisë se Madhe” nuk gjetën përkrahje tek shtypi amerikan dhe ai evropianoperëndimor.
Kjo tregon se Perëndimi është për atë që mos të keqësohen marrëdhëniet e Jugosllavisë dhe të Greqisë më Shqipërinë, pasi kjo do të ndryshonte statukuonë në Ballkan. Prandaj nuk është e rastit që diplomatët perëndimor thonë që marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, në qoftë se nuk janë të përzemërta të paktën të jenë të mira, se kjo i përgjigjet interesave të dy vendeve para rrezikut sovjetik (Rdg. i Amb. Beograd Nr. 1762, L2. 6. 1981). Ministri i jashtëm grek Micotaqis, nga ana e tij, në përgjigjet që u dha parlamentarëve provorioepiriotë dhe anëtarëve të “Komitetit Qendror të Luftës Vorioepirotë” lidhur më artikullin e “Zërit të Popullit” dt. 11. 6. 1981, tha midis të tjerave se “Qeveria (greke) nuk e konsideron të nevojshme të hidhet në veprim për veprimet e shtypit që nuk shprehin pikëpamjet e Qeverisë shqiptarë, të cilat nuk i janë paraqitur zyrtarisht qeverisë greke”. (Gazeta greke “Tovima”, 19. 6. 81, nxjerr nga buletini i posaçëm i shtypit, dt. 20. 6. 1981).
Që Qeveria greke është për vazhdimin e marrëdhënieve të mira më vendin tonë e tregoi edhe fakti që pikërisht në situatën e tanishme ajo dërgoi delegacionin e “Dhomës së Tregtisë dhe të Industrisë se Athinës” i kryesuar nga presidenti i saj Llazares Efremoglu, më të cilin pala jonë zhvilloi bisedime për zhvillimin e mëtejshëm të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve. (“ZP” dt. 20. 6. 1981).
– Nuk është e rastit që presidenti i ri i Frances Miteran shfrytëzoi dy raste për t’i shprehur dëshirën ambasadorit tonë se është për forcimin e zgjerimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, që italianët e grekët tregojnë një gatishmëri më të madhe për përfundimin e atyre marrëveshjeve që deri tani kanë qenë zvarritur.
– Bile shumë udhëheqës jugosllavë, pavarësisht nga shpifjet e trillimet kundër nesh, shprehen për vazhdimin e mëtejshëm të marrëdhënieve më vendin tonë, por duke i përqendruar ato kryesisht më federatën. Milorad Peshiçi, zëvendës sekretari federativ i Punëve të Jashtme, në fjalën e tij para Këshillit Federativ të Kuvendit të RSF të Jugosllavisë tha midis të tjerash: “Sikurse është thënë tashmë, në dëshirojmë që më Shqipërinë t’i zhvillojmë marrëdhëniet mbi bazat e qarta të barazisë dhe të reciprocitetit në fushat e bashkëpunimit ekonomik, kufitar, etj… ATSH, Lajme për Shqipërinë, f. 21, dt. 10. 6. 1981).
– Për t’u theksuar është se Perëndimi veprimet politike e ekonomike, për ta ndihmuar Jugosllavinë që të dalë nga kjo situatë e vështirë që e futën serbomëdhenjtë, duke shkaktuar ngjarjet tragjike të Kosovës, po i koordinon edhe më ato ushtarake.
SHBA dërguan këto ditë një delegacion ushtarak në Jugosllavi, të kryesuar nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes i Amerikës, Frenk Karluçi. Më 19 qershor atë e priti sekretari federativ i “Mbrojtjes Popullore”, gjeneral armatë Nikola Lubiçiç dhe zhvilloi më të një bisedë mbi “përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të forcave të armatosura të të dy vendeve”. U vu në dukje se ajo kaloi në një “atmosferë miqësore”, (ATSH, C, dt. 19. 6. 81). Kjo vizitë u bë në një kohë kur luftanijet sovjetike më pretekste të ndryshme vizitojnë portet jugosllave, Dërgimi i këtij delegacioni në këtë situatë tregon gjithashtu se SHBA janë gati që ta përkrahin Jugosllavinë edhe nga pikëpamja ushtarake, më qëllim që ajo të ruaj pavarësinë e saj karshi BS.
Ngjarjet në Kosovë po shfrytëzohen nga superfuqitë e blloqet e tyre ekonomike e ushtarake dhe organizmat financiare për të ruajtur më çdo mjet dhe për të konsoliduar më tej pozitat e tyre në Jugosllavi. Sidomos Bashkimi Sovjetik po përpiqet që më ndihmën e klanit serbomadh të depërtojë sa më thellë në këtë vend. Ballkani po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë rivaliteti të ashpër midis tyre. Më evoluimin e mëtejshëm të ngjarjeve në Kosovë dhe në të gjithë Jugosllavinë ato do të ndërmarrin hapa të tjerë në drejtim të saj, për ta mbajtur secila pas vetës.
Një rol të rëndësishëm po luajnë në këtë situatë qëndrimet parimore e të vendosura të vendit tonë, sidomos ato që zbulojnë fijet e komplotit sovjeto-serbomadh si lidhur më ngjarjet në Kosovë ashtu dhe për sa i përket të ardhmes së shtetit federativ jugosllav. Pavarësisht nga rezervat e Francës, gjallërimi i pretendimeve vorioepirotë, “paanësia” që përpiqen të mbajnë fuqitë perëndimore dhe fqinjët lidhur më ngjarjet në Kosovë e polemiken jugosllavo-shqiptarë, në reagimet e tyre ato bëjnë të qartë se Shqipëria nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë, se ajo nuk është e interesuar të prishet federata jugosllave dhe se ajo është për të ruajtur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë më Jugosllavinë e vendet e tjera, se është për ruajtjen e stabilitetit dhe të paqes në Ballkan e Evropë. Në të njëjtën kohë, duke zbuluar fijet e bashkëpunimit sovjeto-serbomadh kundër Kosovës, Shqipërisë dhe vetë Jugosllavisë ajo ka provokuar një reagim akoma më të madh tek kancelaritë perëndimore për t’i ndjekur më prioritet e më një objektiv të caktuar veprimet e sovjetikëve në Jugosllavi, duke mobilizuar edhe agjenturat e tyre në këtë drejtim.
Nuk janë të rastit reagimet e diplomatëve perëndimorë, të cilët shprehen se analizat e vlerësimet e Shqipërisë për bashkëpunimin sovjeto-serbomadh duhen mbajtur parasysh, në rast se Perëndimi e Jugosllavia duan të evitojnë pasojat negative që mund të rrjedhin prej këtij bashkëpunimi për to.
Krahas mbështetjes së qëndrimeve tona lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe në mënyrë të veçantë Për sa i përket bashkëpunimit sovjeto-serbomadh Perëndimi mund të kalojë edhe në oferta e buzëqeshje ndaj vendit tonë. Kjo mund të shprehet në marrëdhëniet bilaterale më vendet e ndryshme fqinjë, sidomos Italinë dhe Greqinë, por edhe në marrëdhëniet më vendet e tjera kapitalistë të Evropës.
Në këtë situatë mbetët detyrë e veçantë të nuhasim se si do të reagojnë Gjermania Perëndimore e Anglia për zgjidhjen e respektivisht të problemit të reparacioneve dhe të arit monetar më vendin tonë. Del detyrë e veçantë që në të aktivizojmë akoma më shumë përfaqësitë lidhur më propagandimin e mëtejshëm të qëndrimeve të Partisë sonë për probleme të ndryshme ndërkombëtare dhe natyrisht edhe lidhur më ngjarjet në Kosovë, sidomos për komplotet që thurin dy superfuqitë në Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit në përgjithësi. Në të njëjtën kohë është një moment shumë i rëndësishëm për diplomacinë tonë, që duke u bazuar në mësimet e Partisë dhe të shokut Enver Hoxha, të shfrytëzojmë më shkathtësi kontradiktat midis superfuqive dhe blloqeve të tyre për mbrojtjen e interesave ekonomike, politike e ushtarake të vendit tonë.
Idriz Bardhi