DR. Sabit Syla: Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë XXI

Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:

“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave  e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve  e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Nr. 50

Relacion mbi shkrimet e shtypit amerikan për vendin tonë gjatë periudhës nga gushti i vitit 1980 deri në qershor të vitit 1981.

Mbi shkrimet e shtypit amerikan mbi ngjarjet në Kosovë.

Nju Jork, më 11 korrik 1981

Gjëja e parë që të bie në sy në këto shkrime është jo vetëm numri relativisht i madh i artikujve që janë shkruar por dhe shtrirja e tyre në shumë organe të shtypit e sidomos trajtimi i këtyre ngjarjeve disa herë më radhe në disa nga gazetat më të mëdha të Amerikës. Deri më 19 qershor të këtij viti kanë shkruar mbi ngjarjet në Kosovë si dhe për materialet tona mbi këto ngjarje 46 gazeta të ndryshme të vendit të cilat kanë botuar 123 artikuj prej të cilëve 61 kanë qenë artikuj të gjatë e komentues, 48 artikuj të shkurtër më karakter informues, 10 ta marra nga gazetat e tjera dhe 4 të marre nga agjencia e Tanjugut.

Gjatë kësaj periudhë vetëm gazeta “New York Times”, që është një nder gazetat më të mëdha amerikanë ka shkruar 13 herë dhe pastaj vijnë më radhe gazetat “Washington Post”, e “Times Herald” më 7 herë; “Chronicle” (Houston, Tex) 6 herë; “World” dhe “Chronocle” (San Francisko) 5 herë; “Free Press”, “News Day” dhe “Times (Los Angeles) 4 herë; “Star, Indianapolis”, “Christian Science Monitor” dhe “New York Post”, “Sun Times”, “News World”, dhe “Boston Globe” nga 3 herë; “Star Washington”, “Morning Nëws”, “Herold American”, “News American”, “Courant, Hortford”, “Journal Providence”, “News”, “Republican”, “Journale”, “American”, “Post-Dispatch” dhe revista “World Press Review” nga 2 herë dhe 17 gazeta të tjera që kanë shkruar vetëm nga një herë. Autoret që kanë shkruar më shumë për këto ngjarje janë: 1) Marvinë Howe-Korrespondent special i gazetës “New York Times”-ka shkruar 5 herë, 2) Erik Bournë-Korrespodent special i gazetës “Christian Science Monitor” në Viennë-ka shkruar 3 herë dhe Anthony Barbieri, Korrespodent i gazetës “Morning Sun”-ka shkruar dy herë. Gazetare tjerë që shkruan shpesh për vendin tonë, megjithëse për ngjarjet në Kosovë ka shkruar vetëm një herë, është dhe korrespondenti i gazetës “Washington Post”-Michael Dobbs. Që nga fillimi i ngjarjeve në Kosovë shtypi amerikan ka pasur më shumë shkrime edhe për vendin tonë. Prandaj në këtë relacion se pari po trajtojmë qëndrimet e pikëpamjet e shprehura në shtypin amerikan lidhur më këto ngjarje.

Shtypi amerikan nuk reagoi menjëherë pas demonstratave të filluara të prillit në Kosovë. Ky qëndrim mendojmë se nuk ishte një gjë e re por një veprim i menduar mire. Në këtë qëndrim shprehej në një fare mase dëshira e qeverisë amerikanë për ti treguar udhëheqësve revizionistë jugosllave se edhe pse nuk mund të aprovoje politiken e gjenocidit dhe të masave shtypëse që zbaton Qeveria jugosllave kundër popullsisë shqiptarë në Kosovë, SHBA po mbajnë qëndrim të rezervuar për hir të miqësisë se vjetër që ekziston midis këtyre dy vendeve si shpërblim për shërbimet e mëdha që revizionistët jugosllave i kanë bërë imperializmit në përgjithësi dhe atij amerikan në veçanti.

Veç kësaj duhet menduar se në ngathtësinë e shtypit amerikan për pasqyrimin e ngjarjeve në Kosovë kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë. Problemi nuk është i njohur sa duhet për gazetat amerikanë, ngjarjet e Kosovës nuk bënin pjese në repertorin tradicional të problemeve më të cilat merren këto gazeta. Dhe mbi të gjitha sado që quhet i lire e duket i padisiplinuar shtypi amerikan i ndjek dhe nuhat tendencat zyrtare të qeverisë. SHBA, siç është parë edhe më vonë, në fazën fillestare të ngjarjeve nuk kanë dëshiruar që rasti i Kosovës të marre publicitet, nuk kanë dëshiruar të njihet shumë në botë se gjendja në Jugosllavi është kaotike, si filluan problemet e mëdha për këtë SHBA nuk kanë dëshiruar e më sa duket nuk dëshirojnë që rreziku i social-imperializmit sovjetik në Ballkan të vihet shumë në dukje sepse duan që konfrontimin më të ta kufizojnë më shumë në disa zona të tjera.

Në pasqyrimin e ngjarjeve të Kosovës shtypi amerikan është treguar sidomos në fillim i njëanshëm sepse është mbështetur në shkrimet e shtypit jugosllav, të komenteve të agjencisë se Tanjugut dhe në deklaratat e zyrtareve të lartë jugosllave. Trajtimi i ngjarjeve në Kosovë duke u mbështetur në të dhënat jugosllave ka bërë që në SHBA të jepet versioni i shtrembëruar i ngjarjeve për sa i përket anës se tyre politike dhe asaj historike. Në shtypin amerikan edhe të kaluarën historike të Kosovës kanë mbizotëruar tezat fallco të punuara nga “historiografia Serbë” e të trumbetuara nga propaganda jugosllave. Prandaj shtypi amerikan nuk ka qenë në gjendje të zbuloje e të shtjelloje si duhet për opinionin e lexuesit e tij shkaqet e vërteta dhe tëre kontekstin historik e bashkëkohor të shpërthimit të demonstratave dhe të krimeve e terrorit që benë Serbët për ti shtyp ato. Një fare qëndrimi i njëanshëm e deri diku projugosllav ka karakterizuar shtypin amerikan po të kemi parasysh se pasqyrimi i materialeve tona në shtypin amerikan ka qenë shumë i paket dhe i cunguar.

Më kalimin e kohës dhe zhvillimin e ngjarjeve edhe shtypi amerikan beri ndryshime në trajtimin e problemit. Botimi i një numri të madh shkrimesh jo vetëm më karakter informues por edhe komentues sidomos në javën e dytë pas demonstratave të 1 dhe 2 prillit qenë shenjat e para se ky shtyp nuk mund të heshttë e as ti shmangej bërjes se konkluzioneve e të vlerësimeve që i imponoheshin nga ngjarjet. Arsyet që e detyruan shtypin amerikan që të dal nga gjendja e mëparshme duhen kërkuar s’pari në vet përmasat e përpjesëtimet që morën vet demonstratat e shqiptarëve në Kosovë. Ato si nga numri pjesëmarrësve, nga shkalla e shtrirjes se tyre dhe nga kërkesat që shtruan për zgjidhje ishin të tilla që as mund të shtypeshin lehtë dhe pa zhurmë siç kërkonte të bënte Qeveria jugosllave dhe as mund të mbuloheshin e të liheshin në heshtje dhe aq më pake të shtrembëroheshin në përputhje më epitëtët që i vinte Qeveria jugosllave. Po ashtu ato duhen kërkuar edhe në presionin që ushtroi opinioni përparimtar si dhe qëndrimet që mbajti shtypi në vende të tjera të botës i cili ndihmoi që ti çirrej maska udhëheqjes revizionistë jugosllave dhe të dilte në shesh e vërteta mbi ngjarjet në Kosovë.

Më poshtë po radhisim disa nga idetë kryesore që ka shprehur shtypi amerikan në shkrimet e tij lidhur më ngjarjet në Kosovë:

  1. Në të gjitha shkrimet pranohet se Kosova është provinca më e varfër prej të gjithë krahinave të tjera të Jugosllavisë dhe problemet ekonomike janë një nga shkaqet e demonstratave.

Në shtypin amerikan është thënë se Kosova është një nga krahinat më të varfra të Ballkanit. Lidhur më këtë problem gazeta “New York Times” e datës 11 maj 1981 shkruan: “Një zyrtare e partisë komunistë vuri në dukje gjatë një intervistë se në Klinë, komuna më e varfër në Kosovë, të ardhurat për frymë janë rritur nga 62 dollarë që ishin në vitin 1949 në 346 dollarë në vitin 1980. Po ai shtoi se ajo qëndron shumë prapa komunave veriore rreth Lubjanës, që ka rreth 7500 dollarë të ardhura për frymë”. Ndërsa gazeta “Christian Science Monitor” më datën 21 maj shkruan: “Pavarësisht prej prioritetit financiar, Kosova qëndron në fund të pirgut jugosllav. Të ardhurat mesatare vjetore për frymë të saj janë më pak se 1/3 e mesatares se Jugosllavisë që është rreth 2700 dollarë dhe thjeshtë sa 1/7 e mesatares se Sllovenisë që është 5400 dollarë”. Në po këtë artikull më poshtë thuhet: “se provinca ka 7% të popullsisë jugosllave po përfiton më pak se 3% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar të saj”. Po kështu në gazetën “Boston Globe” më datën 18 qershor midis të tjerave thuhet: “… Ata pak shqiptarë ordiner që mund të takosh tregojnë se si hendeku i thelle ekonomik midis Kosovës dhe pjesës tjetër të Jugosllavisë po vjen duke u thelluar, se sistemi jugosllav i socializmit të “Laise Faire” nuk jep as udhëheqje dhe as ndihmë të mjaftueshme, se si ata akoma trajtohen në mënyrë të atillë që ta ndjejnë vetën inferiore”. Po për këtë problem gazeta “Christian Science Monitor” më datën 8 prill shkruan: “Në dukje ishin kushtet ekonomike që nxitën lëvizjet e 1 dhe të 2 prillit. E gjithë Jugosllavia është në rënie, por Kosova-më një popullsi prej 1.6 milion banorë nga të cilët 3 në 4 vetë janë shqiptarë etnike-është goditur më rende. Kosova, një nga krahinat më të varfra në Ballkan, ka pasur një rënie të ndjeshme në standardin e jetësës dhe pse ka pasur një ndihmë të kufizuar nga federata gjatë dy dekadave të fundit”.

  1. Në shumë shkrime të shtypit amerikan quhet e drejtë e në fakt mbështetet kërkesa e shqiptarëve që banojnë në Jugosllavi për të pasur republikën e tyre brenda federatës Jugosllave.

Për këtë gazeta “Nëw York Times” më datën 27 prill 1981 midis të tjerave thekson atë që shteti federativ i Jugosllavisë ka tashmë 6 republika, çfarë ndryshimi do ti sillte dhe një republike më shumë? Pse Kosova të mos jetë republike kur 85% e banorëve prej 1.5 milion janë shqiptarë etnie? Në një artikull tjetër të gazetës “Christian Science Monitor” të datës 21 maj 1981 thuhet se bërja e Kosovës republike do të forconte sistemin duke shërbyer si një përfundim logjik i procesit. Më poshtë po kjo gazetë thotë se ata që argumentojnë ketë thonë se shpejt apo vonë do të provohet se statusi i republikës është e vetmja zgjidhje jo vetëm për të ruajtur paqen në Kosovë, por gjithashtu për të ruajtur sigurimin në një zonë të ndjeshme të Ballkanit. Gjithashtu në shumë shkrime të shtypit amerikan theksohet se Qeveria jugosllave nuk i jep Kosovës statusin e republikës sepse ka frike se ajo mund të shkëputët. Lidhur më këtë më datën 21 maj në gazetën “Christian Science Monitor” thuhet: “Në fakt, Kosova ka tashmë autonomi lokale. Dhe zyrtaret e Beogradit të ndodhur nën presionin e lobit të fortë serb, pretendojnë se bërja e Kosovës republike mund të çoje në shkatërrimin e gjithë federatës e të konceptit të vetadministrimit”.

  1. Në artikujt e shtypit amerikan thuhet se shqiptarët përbejnë pjesën dërmuese të popullsisë se Kosovës duke zënë 85% të numrit të saj. Në disa raste numri i popullsisë jepet edhe më i vogël se shifra 85%. Ajo që të bie në sy në këto shkrime është fakti se në shumë artikuj përmendet fjala minoritet e jo nacionalitet shqiptar. Bile më qëllim të caktuar shtypi amerikan duke shtrembëruar historinë përpiqet të nxjerre Serbët sikur gjoja ata janë autokton në krahinën e Kosovës kurse shqiptarët si të ardhur. Kështu në gazetën “Boston Globe” të datës 18 qershor midis të tjerave thuhet: “… në epokën e mesme, si pjese e shtetit të Rascia, Kosova ishte shtëpia e dinastisë themeluese të Serbisë dhe vendi i Patrikanës në qytetin e Pejës. Pasta erdhën turqit që u shtrinë në Evrope. Në vitin 1389, në rrafshin e Kosovës, afër Prishtinës, turqit munden ushtrinë kryesore Serbë dhe sunduan vendin për 500 vjet të tjera”. “Megjithëse shumë prej Serbëve u larguan në veri, duke lejuar fiset shqiptarë që të plotësojnë vakuumin, Kosova u be vendi i kombit serb dhe i hakmarrjes se përgjakshme”.

  1. Në të gjithë komentet e shtypit amerikan mbi ngjarjet në Kosovë pohohet fakti se Shqipëria nuk ka gisht në demonstrata. Për këtë gazeta “Christian Science Monitor” më 21 maj 1981 shkruan: “Më hamendje po e akuzojnë Shqipërinë për ndërhyrje e nxitje. Por nuk ka prova se regjimi i Tiranës ishte ose është më shumë se simpatizues i kërkesës se demonstruesve që Kosovës ti jepet statusi i plotë i republikës”. Ndërsa gazeta “Boston Globe” më datën 18 qershor shkruan: “Sigurisht është më lehtë për të qortuar një djall të jashtëm se sa një kalbëzim të brendshëm dhe shqiptarët e regjimit të Enver Hoxhës që jetojnë të mbyllur përbejnë një rast të mrekullueshëm për të ngatërruar gjurmët”.

Në shtypin amerikan për këtë problem jepet dhe qëndrimi më dy fytyra i qeverisë jugosllave. Në fillim në këto shkrime citohen thëniet e autoriteteve të larta jugosllave se nuk kishte prova që Tirana të kishte gisht në protestat. Më vonë, më daljen e artikullit të gazetës “Zëri i Popullit” të 8 prillit, pasqyrohet dhe ndryshimi i qëndrimit jugosllav. Kështu në një prej këtyre artikujve thuhet se Jugosllavia e akuzon Shqipërinë se zhvillon një fushatë anti-jugosllave dhe se ka pretendime mbi territorin e saj. Ndërsa në një tjetër thuhet se një udhëheqës i rangut të lartë akuzoi Shqipërinë fqinjë për nxitjen e demonstratave të fundit në provincën e Kosovës.

  1. Në këto shkrime pohohet fakti se në Jugosllavi shqiptarët kanë pasur gjithnjë statusin e “qytetareve të klasit të dytë”. Lidhur më ketë më datën 13 prill në gazetën “News World” thuhet: “Shqiptarët u ankohen gazetareve se jetojnë si qytetare të klasit të dytë në token që ishte e tyre shumë kohe përpara se zoti të vendostë që këtu të vendoseshin Serbët, kroatët dhe turqit. Serbët janë të veshur mire kurse në ecim zbathe”. Ndërsa gazeta “Christian Science Monitor” më datën 8 prill 1981 shkruan: “Edhe pse tradicionalisht ruajnë krenarinë kombëtare, shqiptarët kosovar akoma vuajnë nga një kompleks inferioriteti. Serbët dhe anëtare të tjerë të mëdhenj të vendit shpesh i shohin më nënvleftësim ata”. Po për këtë problem në gazetën “Boston Globe” më datën 18 qershor shkruhet: “Shqiptarët kanë qenë gjithnjë qytetare të klasit të dytë në vendin e sllaveve të jugut (që do të thotë Jugosllavi) dhe si mysliman në një vend të kristianëve. Ata janë më të varfrit e të varfërve, akoma në pjesën më të madhe fshatare analfabetë. Në çoftë se ata largohen nga Kosova për të gjetur punë gjuha e tyre është e padëshirueshmë për jugosllavët e tjerë, ata përfundojnë në bërjen e punëve të mbetura si portierë, pjatalarës e lustraxhinj…”.

  1. Numri i pjesëmarrësve në demonstrata në shtypin amerikan jepet herë 20 000, herë 10 000 dhe në ndonjë rast citohet dhe shifra prej 2000 veta që kanë deklaruar zyrtaret jugosllave. Për sa i përket numrit të të vrarëve jepen të njëjtat shifrat herë 9 dhe herë 11 që janë dhenë nga zyrtaret e lartë jugosllav.

  1. Pasqyrohet reagimi ndaj materialeve tona. Megjithëse ky reagim është i pjesshëm dhe jo i plotë aty jepen disa prej qëndrimeve tona kryesore. Lidhur më këtë në shtypin amerikan më datën 9 prill shkruhet se “gazeta “Zëri i Popullit” botoi pikëpamjen e parë shqiptarë për demonstratat duke akuzuar se minoriteti shqiptar në Kosovë ishte duke u mbajtur në varfëri dhe pa liri politike”. Ndërsa më 24 prill në shtypin amerikan thuhet se “dje (më 23 prill) Shqipëria mohoi se është përzier në demonstratat e dhunës të kohëve të fundit të shqiptarëve etnike në Jugosllavi ose se kishte pretendime territoriale ndaj fqiut Ballkanik”. Po kështu në shtypin amerikan shkruhet se: “Një artikull i gazetës se Partisë Komunistë “Zëri i Popullit” gjithashtu akuzoi autoritetet jugosllave për shtypjen barbare, vrasjet e torturat e ashpra për të shtypur turbullirat në provincën e Kosovës”.

Gjithashtu në shtypin amerikan pasqyrohet qëndrimi i vendit tonë mbi hedhjen poshtë të shpifjeve jugosllave se gjoja vendi ynë ishte përzier në hedhjen e bombave në Ambasadën jugosllave në Tiranë. Për këtë gazeta “Washington Post” më datën 26 maj 1981 boton lajmin nga Vjena më titull: “Shqipëria kritikon Beogradin mbi shpërthimin ambasadën në Tiranë”. Në këtë artikull në fillim thuhet: “Sipas një deklaratë të ambasadës shqiptarë sot këtu, Shqipëria ka hedhur poshtë protestën e Beogradit mbi sulmin më bomba kundër ambasadës jugosllave dhe aludonte se bombat mund të ishin hedhur nga vetë jugosllavët. Duke përfunduar artikulli shkruante: “Deklarata shqiptarë thoshte se bombat mund të ishin vendosur nga brenda ambasadës, e cila nga jashtë ruhet shumë e vazhdimisht”. Po kjo gazetë më datën 30 maj shkruan: “Shqipëria ka hedhur poshtë pretendimin e Beogradit se ajo ishte e implikuar në vënien e bombave në ambasadën jugosllave në Tiranë, javën e kaluar Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme Reiz Malile thirri ambasadorin e Jugosllavisë për t’i hedhur poshtë akuzat se Shqipëria po përpiqej t’i shmangej përgjegjësisë për incidentin”. Po në 30 maj gazeta “Nëw York Times” shkruan: “Gazetat shqiptarë thanë sot se zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Reis Malile, kishte hedhur poshtë akuzën e Jugosllavisë se Shqipëria ishte përzier në hedhjen e bombave në ambasadën jugosllave në Tiranë javën që kaloi. Thuhet se zoti Malile thirri ambasadorin e Jugosllavisë në Tiranë, Branko Kona dhe i tha atij, “Në kurrë nuk kemi sulmuar dhe nuk do ta sulmojmë Ambasadën jugosllave në Tiranë”.

Në këto shkrime pasqyrohet dhe dëshira e vendit tonë për vazhdimin e marrëdhënieve të fqinjësisë më Jugosllavinë si dhe për të luftuar krah për krah më popullin jugosllav në çoftë se sulmohet nga imperializmi e social-imperializmi.

  1. Flitet për gjendjen e rende që vazhdon të ekzistoje në Kosovë si dhe për terrorin e masat shtypëse që po ndërmerr Qeveria jugosllave ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. Në këto shkrime thuhet për mbylljen e universitetit dhe shkollave të tjera të larta e të mesme në krahinën e Kosovës, për ushtrinë dhe forcat speciale të sigurimit prej forcave të policisë kombëtare që vazhdojnë të qëndrojnë në provincën e Kosovës, për shtimin e forcave të policisë dhe të forcave rezervistë në ketë krahinë, për 100 demonstrues të arrestuar që pritën të dalin në gjyq, për 500 demonstrues që janë gjobitur dhe për 150 të tjerë që kanë pasur akuza serioze e të pa përcaktuara, për 450 anëtare partie që janë përjashtua për pjesëmarrje në demonstrata duke përfshirë 105 mësues dhe 99 studentë, për 189 veta që janë qortuar rende duke përfshirë 109 mësues e 300 studentë që janë përjashtuar nga shkolla etj. Po kështu në këto shkrime jepet mendimi i zyrtareve perëndimorë të cilët thonë se problemi ka filluar të përhapet gjatë gjithë provincës.

Për sa përmendem tërheqim konkluzionin e përgjithshëm se pavarësisht prej përpjekjeve të shtypit amerikan sidomos në fazën fillestare pas demonstratave të 1 dhe të 2 prillit për ta paraqitur zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë sipas interpretimit që i bënin këtyre ngjarjeve zyrtaret e lartë jugosllav, shtypi, agjencia e Tanjugut dhe gjithë propaganda jugosllave si dhe qëndrimin krejt të kundërt të diferencuar që mbajti ndaj materialeve tona mbi këto ngjarje të cilat i pasqyroje pak herë dhe në mënyrë shumë të reduktuar si dhe të metave të tjera që kanë të bëjnë më trajtimin e këtyre ngjarjeve në baze të interesave dhe botëkuptimit të tyre borgjez, pati anë pozitive se beri të njohur në publikun amerikan, në trupin diplomatik e në gjithë botën ngjarjet në Kosovë të cilat për mendimin tonë dhe nga Takimet që kemi pasur më diplomatë, gazetare dhe vendas ose kanë qenë shumë pak të njohura ose nuk njiheshin fare. Dhe ashtu si janë paraqitur ngjarjet në shtypin amerikan çdo njëri i ndershëm që ka dashur të njohe e të kuptoje të vërtetën nga këto shkrime mbi ngjarjet në Kosovë i ka dhenë të drejtë popullsisë shqiptarë në Jugosllavi sepse janë ngritur për mbrojtjen e të drejtave të tyre të ligjshme të dhëna edhe nga kushtetuta jugosllave, kanë vlerësuar si të pjekur e të matur qëndrimin e vendit tonë në mbrojtje të këtyre të drejtave dhe kanë dënuar vrasjet, politiken e gjenocidit dhe masat shtypëse që ka marre dhe po mërr Qeveria jugosllave kundër shqiptarëve në Jugosllavi.

Në shkrimet e shtypit amerikan për ngjarjet në Kosovë në fakt nuk gjen asgjë që të justifikoje apo të marre anën e Jugosllavisë. Nga e tëre ajo që është shkruar del, se pavarësisht nga armiqësia e njohur e këtij shtypi ndaj Shqipërisë socialistë, ai nuk ka mundur ti shmanget pranimit në fakt të se vërtetës mbi ngjarjet në Kosovë. Qëndrimet jo dashamirëse të shtypit amerikan ndaj vendit tonë edhe në ketë rast nuk kanë munguar. Por ato janë shprehur jo aq direkt. Ato janë shprehur në pasqyrimin e paket të materialeve tona dhe në përsëritjen herë pas herë të shpifjeve të njohura mbi “ashpërsinë e regjimit”, “izolimin e Shqipërisë”, etj.

  1. Problemet që ka trajtuar dhe pikëpamjet që ka shprehur shtypi amerikan mbi vendin tonë.

Një vend të rëndësishëm në shkrimet e shtypit amerikan zë zbatimi në vendin tonë i parimit të mbështetjes në forcat e veta. Shpesh trajtimi i këtij problemi ka nuancat e mosbesimit e të zilise sepse sigurisht që nuk i pëlqen që Shqipëria nuk i jep koncesione vendeve kapitalistë dhe nuk merr kredi dhe “ndihma” prej tyre. Në këto shkrime përmendet fakti se Shqipëria është i vetmi komb në botë që ndalon më kushtetutë kreditë e huaja, huat bankare nga Lindja apo Perëndimi. Lidhur më ketë problem, duke folur për zbatimin e planit të 7-të pesëvjeçar gazeta “Southtn/Economist më datën 9 shtator 1980 shkruan: “Direktivat për planin tjetër ekonomik pesëvjeçar, 1981-1985, sigurojnë një vazhdimësi të ekonomisë pa kredi ose ndihma nga jashtë. Në vend të kësaj, ai (plani) parashikon zgjerimin e shpejtë të tregtisë se Jashtme, veçanërisht më vendet kapitalistë të Evropës dhe, në një shkalle më të vogël më shtetet komunistë duke përjashtuar BS”. Megjithëse nuk i pëlqen në fund të fundit është i detyruar të pranoje se Shqipëria, nëpërmjet zbatimit të këtij parimi, zhvillohet e forcohet çdo ditë e më tepër. Pyetjes “si mund të jetoje Shqipëria?” që gazeta amerikanë “Herald” benë më datën 29 nëntor 1980 po vetë i përgjigjet: “Duke mobilizuar prodhimin dhe duke ndjekur një plan të kontrolluar dhe të centralizuar, që mbështetet kryesisht në pronën shtetërore, duke u mbështetur në pasuritë e saj të shumta natyrore dhe në përgatitjen ushtarake”. Po për këtë problem gazeta “Lewiston” më datën 11 tetor 1980 shkruan: “Parulla kombëtare “në mbështetemi vetëm në burimet tona”…kjo nënkupton bile refuzimin e ndihmës humanitare nga jashtë siç ndodhi gjatë tërmetit të vitit 1979 në Shkodër. Zona e prekur nga fatkeqësia u rindërtua brenda 5 muajve më përpjekjet e vetë shqiptarëve”.

  1. Një vend të rëndësishëm në shtypin amerikan zë ideja se Shqipëria është një komb që është përherë në gatishmëri ushtarake.

Në funksion të argumentimit të kësaj ideje një vend të rëndësishëm në shtypin amerikan i kushtohet ndërtimit në vendin tonë të fortifikatave mbrojtëse. Lidhur më këtë gazeta “Lewiston” më datën 11 tetor 1980 shkruan: “Kushtuar mbështetjes në forcat e veta dhe të vetëmbrojtjes se plotë, Shqipëria është një komb që është përherë në gatishmëri luftarake. Prova konkretë e kësaj veprimtarie gjendet pa ekzagjerim në çdo anë-në formën e bunkerëve oval që gjenden kudo dhe që janë kaq shumë të vazhdueshëm, një tipar i një peizazhi shqiptar si më qenë pothuajse simbol. Këto fortifikata të panumërta në formë të rrumbullakët prej betoni të përforcuar, përballë më transhe të ngushta e të maskuara, rritën në plazhet e Adriatikut, në qoshe të çdo rruge, në fushat e fshatrave dhe në kryqëzimet e qytetit, në fusha e në çdo kodër. Është kategorikisht e ndaluar për ti fotografuar ato. Ato janë vija e parë e mbrojtjes shqiptarë kundër çdo sulmi nga çdo anë, dhe ka një mendim të përbashkët se ato mund të përballojnë çdo sulm mizor si ajo e një goditje bërthamore direkte”.

Për të plotësuar më tej idenë se Shqipëria është përherë në gatishmëri luftarake në shtypin amerikan thuhet se gjithë popullit shqiptar janë besuar armët dhe se çdo burrë, grua apo fëmije ka një pozicion të caktuar luftimi apo strehimi në rast të ndonjë sulmi. Po kështu flitet se të gjithë punëtoret, meshkuj apo femra, bëjnë 17 ditë në vit përgatitje ushtarake. Gjithashtu në këtë kuadër përmendet trekëndëshi revolucionar në arsim ku një komponent i rëndësishëm i tij është përgatitja ushtarake.

  1. Në shtypin amerikan thuhet se në arenën ndërkombëtare Shqipëria është një shoqëri e mbyllur.

Për këtë thuhet se në Shqipëri ka pak hyrje për të huajt më përjashtim të turistëve që vijnë në mënyrë të organizuar. Thuhet gjithashtu se Shqipëria është vendi më pak i njohur në botë ku më kënaqësi ndalohet hyrja e gazetareve të huaj. Përmendet se vizitoret e huaj nuk lejohen të shkojnë në Shqipëri po të mos konsiderohen miq, revolucionare, demokratë përparimtar ose turistë të ndershëm, ndërsa ata që janë më mjekër dhe më flok të gjatë duhet ti presin ato tek berberi në aeroport.

  1. Pas prishjes më Kinën-thuhet në gazetat amerikanë-ka shenja se Shqipëria është duke u hapur pak në kërkim të partnerëve tregtarë.

Jo pa qëllim marrëdhëniet tregtare më vendet e tjera cilësohen nga gazetat amerikanë si shenja se Shqipëria është duke dale ngadalë nga guacka e saj e vetimponuar. Se çfarë kuptojnë gazetaret amerikanë më dalje nga guacka dhe izolimi është e qartë. S’pari duke na akuzuar padrejtësisht si një vend i “izoluar” ata kanë për qëllim që të ushtrojnë presion mbi vendin tonë, që në ti hapim dyert kapitalit të huaj, investimeve të shoqërive të huaja dhe kredive e “ndihmave” të vendeve kapitalistë e revizionistë të cilat janë të shoqëruara më kushte të renda ekonomike e politike, pra më kushtet shumë të dëshiruara për ta për vendosjen e bazave ushtarake të tyre në vendin tonë që do të ishte një rrezik i madh jo vetëm për humbjen e pavarësisë ekonomike e politike të vendit tonë por edhe për vendet e tjera të gadishullit të Ballkanit. S’dyti deshifrimi i fjalës “dalje nga izolimi” është hapja e portave kulturës dhe mënyrës borgjeze të jetesës, jetës se shthurur, drogave, muzikës pop, pornografisë, kriminalitetit dhe të gjithë plagëve të tjera të shoqërisë se degjeneruar borgjeze. Ky qëllim i fundit shprehet hapur në shumë shkrime të shtypit amerikan. Kështu p.sh. gazeta “Times” e Los Angeles më 26 dhjetor 1980 shkruan: “Tani që Tirana është prishur më Kinën pas një lidhje 17 vjeçare, ka shenja se ajo është duke u hapur në kërkim të partnerëve të rinj tregtar. Kjo mund të sjelle brenda shumë njerëz e ide nga bota e Jashtme, nga e cila Shqipëria është mundur të mbylle derën e saj pothuajse për 4 dekada”. “Në një vend aq sekret sa Shqipëria ku trupi i vogël diplomatik më qendër në Shqipëri nuk mund të hyje tek cilido por vetëm tek zyrtaret e lartë, është vështirë të dish çfarë mendon brezi më i ri”. “Kishte të dhëna në mes të viteve 70-të për turbullire ndërmjet të rinjve të vendit të cilët në mënyrë të dukshme filluan të tregojnë një dëshirë për më shumë mode dhe muzike perëndimore dhe shans për të udhëtuar jashtë”. “Sa do shumë që Qeveria mund të përpiqet, ajo nuk mund të pengoje të gjithë influencën e Jashtme”.

Po për këtë problem në shtypin amerikan thuhet se ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Lindore të cilat jetojnë në rrëmujë si rezultat i kryengritjeve në Poloni, Shqipëria ka bërë pak koncesione në drejtim të shoqërisë se konsumit apo të lirive borgjeze. Kështu midis të tjerave përmendet se Shqipëria ka ndaluar abortin, muzikën pop, pornografinë, udhëtimin jashtë shtetit dhe të gjitha format e shprehjes kulturore të ndryshme nga ato që janë sakcionuar nga Partia Komunistë.

Për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare gazetat amerikanë shkruajnë se Shqipëria është kthyer nga Evropa Perëndimore dhe Jugosllavia për makineri e teknologji. Po kështu në këto shkrime theksohet politika tregtare e vendit tonë që bazohet në shkëmbimin e mallrave. Në këto artikuj theksohet gjithashtu se, megjithëse shqiptarët kanë nevoje të madhe për makineritë e Perëndimit, ata insistojnë të paguajnë më divize ose ti shkëmbejnë më mallra të tjera. Për sa i përket marrëdhënieve më Jugosllavinë gazeta “News World” më datën 16 dhjetor 1980 shkruan: “Megjithëse Shqipëria e konsideron Jugosllavinë si revizionistë, Tirana ka tani një marrëveshje tregtare 5 vjeçare më Beogradin më një vleftë prej 720 milion dollarë. Komunikimet midis dy vendeve janë rritur”.

  1. Në shkrimet e shtypit amerikan thuhet se Shqipëria për herë të parë po prodhon ferrokromin dhe po merr pjese në garën e tregut botëror për shitjen e tij.Për këtë problem gazeta “Journal of Commërce” më datën 23 dhjetor 1980 shkruan: “…Shqipëria për herë të parë ofron për shitje ferrokromin. Në Elbasan është gati për shfrytëzim një uzinë e përpunimit të tij. Gjatë këtij viti në Elbasan u prodhuan 5000 ton/metër çelik shqiptar. Rreth 10000 ton/metër do të prodhohen më 1981”.

  1. Në artikujt e shtypit amerikan thuhet gjithashtu se Shqipëria e ka rritur eksportin e mineralit të kromit duke ja kaluar eksportit të BS dhe duke u barazuar më eksportin e Afrikës se Jugut.

Lidhur më ketë problem thuhet se Shqipëria megjithëse nuk ka marrëdhënie diplomatike më SHBA ajo po ja shet asaj (kromin) (shoqërive tregtare të metaleve ose mineraleve të SHBA) nëpërmjet vendeve neutrale të botës se tretë. Vihet në dukje se blerësit më të mëdhenj të mineralit të kromit janë evropianët dhe japonezët. Në shkrimet e shtypit amerikan përmendet gjithashtu se sipas vlerësimeve të Byrosë se Minierave të SHBA për vitin 1980, Shqipëria ka provuar se ka rezerva të mëdha prej 21.5 milion ton/metra kromitë.

Flitet në të njëjtën kohe dhe për cilësinë e mire të kromit shqiptar. Për këtë gazeta “Journal Commërce” më 23 dhjetor 1980 shkruan: “Megjithëse shumë referime e shajnë kromin shqiptar për gjoja cilësinë e dobët, një prodhues çeliku tha se blinte vetëm mineral shqiptar sepse ishte i cilësisë se mire. Ngarkesa e fundit nga Shqipëria përmbante 42% oksid kromi, më një përbërje 3 më 1 të kromit ndaj hekurit…”. Po për cilësinë e kromit vihet në dukje gjithashtu se prodhuesit e çelikut nga Japonia e Evropa, që po e blejnë kromin shqiptar për cilësinë e tij, përfshijnë Sumitomo Co, dhe Voest Alpinë of Austria.

Krahas shkrimeve që flasin për cilësinë e mire të kromit shqiptar, ka shkrime që flasin dhe për cilësinë e ulet të tij. Në to thuhet se Mineralimpex ofron dy lloj mineral kromi-një që përmban 40 % oksis kromi dhe një tjetër që përmban 38%. Duke folur për këtë problem midis të tjerash thuhet se xhepat e pasur podiform të kromit karakteristike në Shqipëri janë të përzier më qëllim më shkëmbin pa vlere dhe të hedhur.

  1. Shtypi amerikan, megjithëse në shkrimet e tij priret nga tendenca për të errësuar dhe minimizuar çdo gjë të mire e progresive që është arritur në vendin tonë në vitet e pushtetit popullor, është i detyruar që në shkrimet e veta të pasqyroje disa prej rezultateve që janë arritur në vendin tonë.

Lidhur më këtë problem thuhet se Shqipëria plotëson të gjitha nevojat më ushqim e energji. Në të njëjtën kohe flitet se Shqipëria prodhon dhe eksporton naftë. Po kështu thuhet se ka pak prova për varfërinë që karakterizonte Shqipërinë para luftë. Përmenden gjithashtu rezultatet që janë arritur në fushën e edukimit arsimor.

Për këtë gazeta “Southtn/Economist më 9 shtator 1980 shkruan: “Shifrat tregojnë se Shqipëria është 80% e arsimuar në krahasim më 80% analfabetë që ishte para luftës”. Për sa i përket zhvillimit industrial gazeta “Citizens Voice” më 27 nëntor 1980 shkruan: “Qysh nga koha e vendosjes se komunizmit në Shqipëri, pas Luftës se Dytë Botërore, nga hiqi është ngritur një strukture industriale rudimentare”.

Në shkrimet e shtypit amerikan citohet gazetari turk Biberi i cili kohe më parë ka botuar në revistën “National Geographc” një artikull të gjatë mbi vendin tonë. Në një nder pjesët e cituara në shtypin amerikan nga ky artikull thuhet: “Rrjeti hekurudhor i Shqipërisë po zgjerohet nga veriu dhe kryesisht më punën e studentëve. Pash linjat elektrike të ngjiteshin në të gjithë zonat e vendit, fshatrat malor janë elektrifikuar. Duke pasur të gjitha format e energjisë për vetë, Shqipëria ia shet energjinë elektrike të tepërt Jugosllavisë e Greqisë”.

Duhet shënuar se artikulli i shkruar nga gazetari turk Biber dhe i botuar në revistën “National Geographc” ka ndihmuar shumë për të njohur vendin tonë. Duke marre shkas nga ky artikull shumë gazeta amerikanë kanë shkruar komente. Edhe nga mjaft të njohur kemi dëgjuar se artikulli ka bërë përshtypje të mire. Revista e lartpërmendur botohet në miliona kopje e lexohet shumë. Ajo njihet si një revistë konservatore më autoritet dhe kur shkruan ajo njerëzit i kushtojnë vëmendje. Artikulli i Biberit ishte i dyti në këtë revistë për vendin tonë. I pari është botuar në vitin 1931.

  1. Në shtypin amerikan pranohet se ka qenë SHBA dhe Anglia që kanë prere marrëdhëniet më Shqipërinë dhe jo Shqipëria siç i pëlqen të flas shtypi i emigracionit reaksionar në SHBA

Gjithashtu në shtypin amerikan në mënyre indirekte aludohet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Amerikës. Në lidhje më këtë gazeta “Journal of Commërce” më datën 16 dhjetor 1980 shkruan: “Në rast se administrata e Reganit do ti thoshte Shqipërisë se dëshironte të vendostë marrëdhënie diplomatike (kur Sajrus Vens ish sekretar i shtetit, ministri i jashtëm shqiptar Nesti Nase, morri të paktën një mesazh nga Uashingtoni, ku kërkohej të bisedonin) Enver Hoxha më siguri do ta refuzonte kërkesën në të njëjtën mënyrë siç kundërshton përpjekjet e përvitshme të Moskës”.

  1. Në shumë shkrime të shtypit amerikan thuhet se Shqipëria është shteti i parë ateist në botë. Për këtë gazeta “Washington Post” më datën 19 nëntor 1980 shkruan: “13 vjet pasi Shqipëria zyrtarisht u shpall shtet i parë ateist në botë, nuk ka shenja të Jashtme të aktivitetit fetar. Të paktën 2000 kisha e xhami ose janë rrezuar ose janë kthyer në arena sportive, qendra të rinjsh ose hambarë”.

Nju Jork, më 11 Korrik 1981    Gëzim Arapi

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …