Prof. assoc. dr. Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, ka nxjerrë në dritë librin:
“Dokumente diplomatike të Qeverisë shqiptare për Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë”. Në këtë libër ai ka prezantuar materialet autentike të kohës, dokumente të arkivuara, të cilat dëshmojnë qartë e saktësisht të gjitha zhvillimet diplomatike të Shqipërisë në raport me ish-RSFJ dhe shtetet e tjera, lidhur me përkrahjen parimore mbi baza kombëtare, që Tirana zyrtare iu kishte dhënë kërkesave të drejta të shqiptarëve në Jugosllavi, veçmas pas shpërthimit të Demonstratave e protestave të Marsit e Prillit të vitit 1981. Prezantimi i këtyre dokumenteve origjinale hedh dritë në një segment shumë të rëndësishëm të “Pranverës shqiptare të vitit 1981” kundruar nga regjimi i atëhershëm komunist i Tiranës, një qëndrim vëllazëror e parimor, pa ekuivoke pa stërhollime diplomatike e luhatje politike, te i cili mbante shpresa rinia atdhetare e revolucionare e Kosovës. Shqipëria ishte shteti i vetëm në botë që përkrahu kërkesat e drejta të shqiptarëve në Jugosllavi për formimin e Republikës së Kosovës. Ishte edhe mbështetja e vetme e patriotëve e revolucionarëve të Kosovës, të cilët luftën e tyre për liri e pavarësi nuk e ndaluan për asnjë çast, deri në çlirimin e Kosovës nga robëria serbe në qershor të vitit 1999 që rezultoi me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Nr. 70
Relacion. Si kanë ndikuar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet tona më Meksikën dhe më vendet e tjera të zonës që në mbulojmë.
Meksikë, 25 shtator 1981
Përfaqësia jonë u ka kushtuar dhe u kushton një rëndësi të veçantë materialeve tona mbi zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. Këto materiale porsa i kemi marre i kemi përkthyer në gjuhen spanjishte dhe i kemi riprodhuar në 500 e 600 cope secilin artikull, ashtu edhe broshurën përmbledhëse për këtë çështje, më një herë e kemi shpërndarë dorazi dhe më postë autoriteteve të vendit, funksionare të dikastereve të ndryshëm, organeve të shtypit, radiove, televizionit, shoqatave e grupeve e miqve të vendit tonë, Partive dhe Lëvizjeve m.l., trupit diplomatik, agjencive të lajmeve, punonjëseve e studentëve të ndryshëm përparimtarë, njerëzve të artit e kulturës, tregtare etj., si në Meksike ashtu dhe në vendet e zonës që në mbulojmë.
Gjithashtu në të njëjtën kohe u mor masa për një organizim sa më të mirë të Takimeve më organet e propagandës dhe personat e ndryshëm të përmendur më qëllim që të flitej më gjere për problemin, të botoheshin më shumë në shtypin meksikan dhe të grumbullonim më tepër Mendimet e tyre dhe jehonën që bënin e bëjnë këto materiale. Këtë punë e vazhdojmë dhe sot. Për gjithçka që kemi pasur për këtë çështje, sipas rastit u kemi njoftuar më hollësi më radiograme.
Si kanë ndikuar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet tona më Meksikën.
Materialet tona, për ngjarjet në Kosovë, kanë bërë efekt mjaft pozitiv jo vetëm në miqtë e vendit tonë dhe njerëzit përparimtarë por edhe në grupe zyrtare e funksionare të ndryshëm, pavarësisht se këta nuk janë prononcuar ose shtypi meksikan nuk i beri jehonën e duhur dhe kjo ka shpjegimin e vet që do të flasim më poshtë. Materialet tona janë mirëpritur dhe lexuar më kujdes dhe se ato kanë bërë të qartë gjendjen e rende të popullsisë shqiptarë në Kosovë, shtypjen dhe masakrat gjakatare që kanë bërë e bëjnë shovinistët Serbë mbi të, veprimet armiqësore të qarqeve jugosllave ndaj RPS të Shqipërisë dhe Kosovës, qëndrimin e drejtë të vendit tonë për këtë çështje etj.
Shumica dërmuese e atyre që kemi pasur kontakt dhe që kanë lexuar këto materiale, janë shprehur në favorin tonë duke përkrahur qëndrimin e drejtë të vendit tonë për këtë çështje dhe kanë dënuar veprimtarinë shovinistë të Jugosllavisë.
Ndërsa shumica e funksionareve të Meksikës, duke përfshirë edhe disa ministra, bisedat tona për ketë problem i kanë dëgjuar më vëmendje por nuk janë prononcuar ose kanë thënë se çështja e Kosovës është si problemi i meksikaneve më SH.B.A ose nga “materialet tuaja jemi sqaruar për problemin e Kosovës mbasi më parë kemi pasur vetëm variante jugosllave”. Ndonjëri ka avancuar edhe më tepër, por jo që të dënonte veprimtarinë armiqësore e shovinistë Serbë. Kurse disa ministra, për marrjen e broshurës më ngjarjet në Kosovë, më njoftuan më letër marrjen e saj por pa bërë asnjë koment.
Në Takime të rastit që kemi pasur më Ministrinë e Financave, të Tregtisë, të Mbrojtjes, të Turizmit, Zv. Ministrat e punëve të Jashtme, sekretaren e përgjithshme të M. P. Jashtme e ndonjë funksionare tjetër të lartë megjithëse u kemi shpjeguar gjatë për ngjarjet në Kosovë, ata për këtë çështje nuk janë prononcuar, ndërsa për sukseset e arritura në vendin tonë kanë fole fjale të mira dhe janë interesuar të njohin më tepër. Kurse disa nga Drejtoret e Ministrisë Jashtme, në bisedat më në, deri diku kanë përkrahur qëndrimin tonë por pa u prononcuar kundër Jugosllavisë mbasi nuk duan të prishin më të.
Në kontaktet e ndryshme që morëm më organet e shtypit duke përfshirë këtu edhe Drejtorin e Informacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjithë na premtuan se do të shkruanin për këtë çështje por në fakt ata u mjaftuan në botimin e lajmeve të marra nga korrespodentët e tyre në Vjenë e në Beograd. Ndërsa Drejtori i gazetës qeveritare “El Nacional” të cilin e njohim prej kohesh, më tha hapet se kishin orientim nga lartë që për problemin e Kosovës të mos botonin as materialet tona dhe as ato jugosllave më pretekst se nuk donin të prishin marrëdhëniet as më në dhe as më jugosllavët dhe qëndrimin e tyre “neutral” e konsideronin të leverdishëm.
Në realitet pala meksikanë nuk donte të cenonte Jugosllavinë dhe këtë veprim, më vetëdashje, mori në përkrahje shovinistët jugosllave. Kjo u vërtetua më se miri kur grupi i miqve të vendit tonë parashikoi organizimin e një konference mbi Shqipërinë, ku do të flitej edhe për ngjarjet në Kosovë. Drejtori për vendet e Evropës Lindore, Roke Gonzales, thirri Titullarin e kërkoi shpjegim se kush e organizonte këtë konference, mbasi kishin të dhëna se e organizonte ambasada duke i thënë se: “Qeveria meksikanë nuk lejon të organizohen konferenca nga një përfaqësi mike për të sulmuar një vend mik”. Kur ju tha se nuk e organizonte ambasada këtë konference por grupi i miqve të Shqipërisë, ai beri një fare tërheqje. U duk qartë se në këtë rast ishte një ndërhyrje jugosllave që konferenca të mos realizohej. Në fakt konferenca u be, u fol edhe për ngjarjet në Kosovë. Autoritetet meksikanë nuk morën asnjë mase për ndalimin e saj dhe se nga ana ligjore nuk mund të merrnin sepse të tilla konferenca bëhen më dhjetëra në Meksike dhe nuk ka asnjë ligj që mund ti ndaloje. Po kështu është edhe për shpërndarjen e materialeve propagandistike por më konditë që përmbajtja e tyre të mos ketë gjë kundër Meksikës.
Qëndrimi i palës meksikanë, pro Jugosllavisë Titistë, është i qartë sepse marrëdhëniet midis tyre, në fushën politike dhe ekonomike, i kanë shumë të mira dhe në shumë gjera përputhen. Herë pas herë shkëmbejnë delegacione të ndryshëm që nga ato parlamentare e deri të niveleve të ndryshëm. Gjatë kohës që jetonte Tito ka bërë dy vizita miqësore në Meksike. Nga ana tjetër në rastin konkret, për mos botimin e materialeve tona për ngjarjet në Kosovë jugosllavët kanë ndërhyrë e kanë bërë ç’është e mundur që çështja të kalohet në heshtje dhe të mos njihet realiteti nga opinioni publik.
Më gjithë qëndrimin e lartpërmendur të palës meksikanë, për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, mendojmë se kjo nuk ka influencuar më tej në marrëdhëniet e tyre më vendin tonë. Qëndrimi i tyre në marrëdhëniet më vendin tonë në të gjitha çështjet e tjera vazhdon e tjera vazhdon një lloj si edhe më parë. Marrëdhëniet më Përfaqësinë tonë kanë qenë korrektë, në atë shkalle që dihen, dhe nuk kemi pasur asnjë lloj pengese në funksionimin normal të punës se përfaqësisë në të gjitha drejtimet.
Kohet e fundit, nga pala meksikanë, si nga biseda e Drejtorit të vendeve të Evropës Lindore po ashtu nga ambasadori i tyre i akredituar në Tiranë, u tregua interes për zhvillimin e zgjerimin të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe në këtë kohe, M. P. Jashtme kish caktuar këta të dy për të ardhur në Tiranë nga fundi i shtatorit, por këtë vizitë e shtynë për më vonë. Të shikojmë sa do të realizohet sepse tani që u shpall kandidati për Presidentin e ri, funksionaret e dikastereve janë të çoroditur, sepse edhe një vit do të jenë në postet aktuale dhe pastaj nuk dihet ku përfundojnë mbasi ndërrohen, kështu që tani nuk kanë mendjen për punë normale.
- Si kanë ndikuar ngjarjet e Kosovës në marrëdhëniet tona më vendet e zonës
Siç folëm edhe më lart, të gjitha materialet tona që bëjnë fjale për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë, siç janë shpërndarë në Meksike ashtu janë dërguar edhe në vendet e zonës që në mbulojmë. Në realitet të dhëna për jehonën e këtyre materialeve në këto vende i kemi shumë të pakta aq sa nuk mund të japim një mendim se si kanë reaguar autoritetet ose publiku. Jemi përpjekur që të shfrytëzojmë atë pak shtyp që vjen nga këto vende në Meksike, në zyra të dokumentacioneve, sepse agjenci kopyrash nuk ka, por të dhënat kanë qenë minimale. Gjithashtu u kemi shkruar miqve të Partive Komunistë, m.l. ose Lëvizjeve në këto vende për këtë çështje, bile më disa kemi biseduar edhe në telefon, por të dhënat kanë qenë çfarë ka shkruar vetëm shtypi i tyre dhe asgjë tjetër.
Kështu që nuk kemi të dhëna të sakta, por mendojmë se marrëdhëniet më vendin tonë vazhdojnë në të njëjtin nivel që dihen. Megjithë përpjekjet tona për të arritur ndonjë marrëveshje tregtare ose kulturale, në përgjithësi vendet e zonës, më përjashtim të Kosta Rikes, nuk tregojnë interes.
Meksikë, 25 shtator 1981 Labo Abazi
Nr. 71
Qëndrimi i revizionistëve polakë ndaj ngjarjeve në Kosovë dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet shtetërore më vendin tonë.
Varshavë, më 2 tetor 1981
Ngjarjet tragjike në Kosovë, që filluan më masat e egra e barbare të shovinistëve Serbë kundër pjesëmarrësve në demonstratat e mars-prillit në Prishtinë e në vende të tjera të Kosovës, tërhoqën vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar. Ato u benë objekt i shkrimeve të shumta të njerëzve përparimtarë e drejtësidashës në vende të ndryshme të botës si dhe të dashamirësve të vendit tonë. Për to u aktivizuan dhe shkruan edhe kundërshtarët tanë, të cilët si bazë për shkrimet e tyre kishin tezat dhe materialet e përhapura nga TANJUG-u e shtypi jugosllav.
Polonia bën pjese në botën revizionistë dhe si e tillë i ndau Mendimet e veta për këto ngjarje bashke më revizionistët e tjerë dhe më ata jugosllave, duke u bërë mbrojtëse e përkrahëse e tezave jugosllave lidhur më vetë ngjarjet e më Kosovën në tërësi. Kjo gatishmëri e saj dhe jehona e gjere që iu be e vazhdon tu bëhet ngjarjeve në Kosovë në shtypin polak janë të lidhura më shkallen e marrëdhënieve të tyre shtetërore e të partisë, në fushat politike, ekonomike, kulturore, etj.
Ideologjia e përbashkët revizionistë i ve ata në të njëjtën barrikade dhe pikërisht në anën e kundërt më atë që qëndron Partia dhe vendi ynë. Që këtej del fare qartë qëndrimi armiqësor e antishqiptar i shkrimeve të botuara në shtypin polak që nga fillimi i ngjarjeve e deri tani. Midis tyre gjejmë njoftime për ngjarje të veçanta më burim nga TANJUG-u, korrespodenca më korrespondentë të përhershëm të gazetave qendrore polakë në Beograd apo shkrime e artikuj relativisht të gjatë të personave të ndryshëm që kanë vizituar gjatë kësaj kohe Kosovën apo “studiues” të këtij problemi.
Karakteristike është se janë aktivizuar në këtë drejtim jo vetëm organet qendrore të shtypit të përditshëm por edhe disa organe lokale e periodike. Nëpërmjet tyre revizionistët polakë janë përpjekur të venë në korrent publikun e tyre mbi çka po ndodhe në Jugosllavi e Kosovë, sipas versionit jugosllav.
Të gjitha shkrimet janë përkthyer dhe i janë dërguar qendrës. Në to mbahet një qëndrim kritik ndaj demonstratave dhe aprovohet përdorimi i dhunës nga ana e autoriteteve të Federatës e të Serbisë, nga policia e ushtria Serbë, duke e justifikuar këtë më pretekstin se “të parët që i përdoren armët ishin demonstruesit”, sikurse i justifikuan veprimet e tyre vetë jugosllavët. Përmenden të vrarët e të plagosurit, sipas të dhënave të TANJUG-ut, masat e marra për vendosjen e gjendjes se jashtëzakonshme, mbyllja e shkollave dhe e Universitetit të Prishtinës, largimi nga puna e shkarkimi i personave kryesore të Kosovës si dhe të shumë arsimtareve, pedagogeve e të tjerë që morën pjese në demonstrata, dënimet që vazhdojnë të jepen nga proceset e pambarim që po zhvillohen kundër shqiptarëve etj, megjithëse në ndonjë rast përmendet edhe nevoja e “zgjidhjes politike” të problemit, theksohet se “zhvillimi i ngjarjeve kërkon nga udhëheqja e RSFJ gjykime e veprime të përshtatshme për kushtet e rrethanat e tanishme”/Kurier Polski, 7 maj 1981.
Në shkrimet e tyre i japin publicitet “veprimtarisë irredentistë” dhe bëhet fjale për ndërhyrje nga jashtë, ashtu sikurse shkruajnë e flasin jugosllavët në shtypin e tyre. Përmendin edhe notën e protestës jugosllave, por më pas kanë përmendur edhe hedhjen poshtë të saj nga ana e ambasadës sonë në Beograd, po kështu kanë botuar deklaratën e Dollancit për mosndërhyrje të Shqipërisë në ngjarjet e Kosovës.
Kërkesa themelore që del nga këto ngjarje “Kosova–Republike” është konsideruar në këto shkrime shumë më tepër se “nacionalistë” që synon të “prishe federatën” dhe që ka për qëllim të krijoje “Shqipërinë e Madhe”, duke u bashkuar më vonë më Shqipërinë. Duke u përpjekur tu japin shkrimeve të tyre ngjyre “shkencore” orvatën të hidhen në histori e të “dokumentojnë” e “vërtetojnë” përse është e pamundur të realizohet një kërkesë e tillë e shqiptarëve të Kosovës. “Argumentimi” i tyre nuk e kalon kufirin që caktojnë tezat jugosllave, prandaj ai më saktë është përsëritje e tyre.
Përmenden më këtë rast se Kosova “nuk është toke shqiptarë”, se ajo është “djepi i shtetit serb”, “zemra e Serbisë se vjetër” etj., dhe nisur nga këto vlerësime theksojnë: si është e mundur që të krijohet shteti më popullsi të kombësisë shqiptarë në “territorin e shtetit serb”. Bile në ndonjë rast kalojnë në vulgarizime të tilla sa që e krahasojnë krijimin e republikës se Kosovës më krijimin p.sh. të republikës se ciganeve, që ndodhen të përqendruar në një rajon të Polonisë. Ose më keq akoma jepen trillime të tilla si: “Tek shumica e shqiptarëve në Kosovë ekziston ndërgjegjja e plotë për të vërtetat se territoret ku ata banojnë nuk janë shqiptarë, por historikisht dhe në shekuj toka Serbë. Është e kuptueshme se këto të vërteta nuk krijojnë baza të drejta për parullën “Republika e 7-të” apo të irredentizmit”, shkruan revista, “Perspektivi”, 15 maj 1981.
Në këto çështje atyre u vjen në ndihmë teza tjetër e shovinistëve serbomëdhenj, ajo e “popullimit të mëvonshëm” të kësaj pjese të territorit më shqiptarë e sidomos pas disfatës se Serbëve në betejën që ka patur vend në fushën e Kosovës në vitin 1389 më turqit dhe këta të fundit “kolonizuan” këtë vend më shqiptarë që “zbritën nga rajonet malore” të Shqipërisë se sotme. Pra këta autore revizionistë polakë në shkrimet e tyre mohojnë ekzistencën e Kosovës toke shqiptarë dhe popullsinë shqiptarë e konsiderojnë të ardhur, çka paska çuar në largimin e Serbëve deri në kufirin hungarez. Po të pyesësh Serbët për territorin e Kosovës, shkruan polaku Marek Vasilevski në “Tygodnik Demokraticzny” më 26 korrik 1981, ata thonë: “Kjo është tokë e jonë”, ndërsa shqiptarët thonë: “kemi qenë këtu gjithmonë”.
Në shkrimet e polakëve përmendet gjithashtu fakti se në Jugosllavi përveç Kosovës ekziston edhe një rajon tjetër autonom, ai i Vojvodinës, duke dashur të nxjerrin në pah konkluzionin që të mos ngrihen më këtë kërkesë shqiptarët pasi të njëjtin status gëzon edhe Vojvodina dhe se atje nuk ka shpërthime të tilla. Për ta paraqitur të paligjshme kërkesën “Kosova –Republike” i referohen gjithashtu ndërtimit të kushtetutës se Federatës jugosllave, duke e paraqitur çështjen sikur krijimi i një republike të tillë do të çontë në shkatërrimin e saj. Nga ana tjetër vihet në dukje numri i popullsisë shqiptarë në Kosovë e Jugosllavi që e kalon atë malazeze e Maqedonase, që kanë republikat e tyre. Në ndonjë rast thuhet se “e vlen të kujtojmë se në Jugosllavi banojnë aq shqiptarë sa në Shqipëri”/Perspektivi, 17.4.1981.
Duke bërë fjale për shkaqet që çuan në ngjarjet e Kosovës thuhet se ato filluan si në mënyrë spontanë, nga pakënaqësia e studentëve për kushtet e ushqimit në mense, ndërsa më vonë dolën motive politike. Pranohet prapambetja e Kosovës në krahasim më republikat e tjera të Federatës dhe jepen më këtë rast shifra që flasin për nivelin e jetesës në to. Vihet në dukje se “varfërimi relativ i popullsisë shqiptarë është fakt që bie në sy të cilitdo qoftë edhe po të kaloje nëpër Jugosllavi”/Politika, 17.4.1981. Në ndonjë rast këtë prapambetje e justifikojnë si të trashëguar nga sundimi turk, ndërsa në raste të tjera e lidhin më politiken e zhvillimit të pabarabartë të republikave dhe bëjnë thirrje për barazim ekonomik. Theksohet se kur të realizohet në praktike barazia e vëllazërimi, atëherë “forcat armike duhet të beje pa ndërprerje dy hapa përpara, në një kohe kur Serbia apo Kroacia të beje një hap”/Zh. Varshavi, 9.4.1981/
Ka shkrime të tjera që nxjerrin në pah “të mirat” që gëzon populli i Kosovës duke pasur statusin e Krahinës autonomë, siç janë shkollat në gjuhen shqipe, organet e pushtetit në krahinë që kryesohen nga shqiptarë, përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhe zyrtare krahas asaj Serbë, e drejta e mbajtjes se flamurit në ditë festë etj. Nuk mungojnë të përmendin edhe “ndihmat” që republikat e tjera i paskan dhënë e japkan Kosovës, fondet e tyre për “zhvillimin e Kosovës”. Në ndonjë rast përmendin edhe pasurit e mëdha natyrore që ka Kosova duke thënë se “industria jep prodhim jo vetëm për nevojat e Kosovës, por të gjithë Jugosllavisë”, ndërsa në ndonjë shkrim tjetër gjejmë të shprehur një vlerësim krejt të ndryshëm, duke e cilësuar “kontributin e Kosovës minimal” dhe vetë Kosova “ferrë në këmbë”.
Në ndonjë rast përmendin në formë pozitive rolin e marrëdhënieve kulturore të Kosovës më Shqipërinë, theksojnë se “shqiptarët në Jugosllavi benë një hap nga epoka e feudalizmit në erën modernë, fituan ndjenjën e identitetit të vet, munden të kujdesen për traditat e tyre kombëtare të drejta, nga të cilat shqiptarët e Kosovës në mënyrë të plotë i përfitojnë duke mbajtur midis të tjerave shkëmbime kulturore më fqinjën Shqipëri”. Por kur këto shkëmbime u ndërprenë nga ana e autoriteteve jugosllave, kur veprimtaria e ansambleve tona konsiderohej si ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë, kur më të njëjtën mënyrë vlerësohej puna e bërë nga pedagoget e Universitetit të Tiranës për dhënie mësimi në Universitetin e Prishtinës, kur ndaj literaturës shqiptarë u vu një censure e rreptë duke mos lenë në qarkullim as edhe tekstet mësimore të shkollës fillore, kur u fillua të persekutoheshin mësues e pedagoge kosovare që punonin për futjen e arsimit, të shkencës e të kulturës shqiptarë nder masat e fëmijëve e të rinjve kosovare, pra kur bëheshin të gjitha këto nga ana e shovinistëve Serbë, shtypi polak mbajti heshtje, ose shkoi më tej duke dhenë njoftimet e TANJUG-ut për sa më sipër.
Më qëllime të caktuara provokuese përmendet përqindja e popullsisë shqiptarë në gjithë Jugosllavinë si dhe e pakicave kombëtare në vendin tonë në raport më popullsinë tonë, duke përmendur këtu greket e Maqedonasit dhe flitet për “liritë” që “gëzojnë” shqiptarët në Jugosllavi dhe për ato që nuk gëzokan pakicat kombëtare në Shqipëri, duke dashur të nxjerrin në pah se jugosllavët e kanë parë “drejt” dhe e kanë “zgjidhur drejt” problemin nacional.
Në shtypin jugosllav2 nuk është munguar të pasqyrohet edhe procesi i tanishëm që duket në Kosovë-ai i largimit në mase të familjeve Serbë e malazeze. Përmenden kërkesat e mbi 800 familjeve të tilla, por thuhet se të tilla kërkesa ka shumë. Iu be jehonë gjithashtu masave të marra nga shovinistët Serbë për të frenuar këtë proces dhe bile për të inkurajuar kthimin në Kosovë të familjeve Serbë e malazeze të larguara më parë, duke synuar popullimin artificial të Kosovës më Serbë e malazeze dhe duke çuar kështu në uljen e përqindjes se popullsisë shqiptarë në raport më atë Serbë e malazeze atje. Përveç sa sipër shënojnë se popullsia shqiptarë në Kosovë shtohet më ritme më të larta se në çdo republike dhe se mosha e rinise përbën pjesën më të madhe të popullsisë tani atje. Kurse në ndonjë shkrim, siç është ai i Marek Vasilevskit të botuar në “Tygodnik Demokraticzny” më 2 gusht 1981, i cili, duke qenë i paguar i Beogradit, del më konkluzion se një nga mundësitë për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të ishte lenia e lire e “emigrimit në Shqipëri cilitdo që nuk i pëlqen”. Bile ai shpreh më këtë rast sigurinë e plotë se në këtë proces “nuk do të ketë vështirësi dhe mund të ketë lehtësira” dhe më tej shpreh “keqardhjen” se kandidatë të tillë për tu shpërngulur për në Shqipëri nuk ka.
Më këtë shkrim, ky i paguar dhe zëdhënës i serbomëdhenjve, u bën thirrje shqiptarëve të mos ngrihen për të drejtat e tyre, të mos hidhen në luftë për to sepse në një rast të tillë ata do të pësonin më shumë humbje se Serbët, pasi më këta të fundit, sipas tij, do të bashkoheshin të gjithë kombet e tjera në Jugosllavi për kundër shqiptarëve, në një kohe kur vetë jeta qysh tani dëshmon për të kundërtën. Ajo tregon se Federata ka përpara saj jo vetëm problemin e Kosovës, por para saj qëndron i pazgjidhur prej kohesh problemi Maqedonas, se nga koha në kohe probleme kanë ngritur e ngrenë kroatët, sllovenët etj., se Jugosllavia ka probleme latente ose në veprim pothuajse më të gjithë shtetet kufitare.
Shtypi polak lidhur më artikujt tanë mbi ngjarjet në Kosovë ose ka mbajtur heshtje ose i ka përmendur shkarazi duke shprehur kundërshtimin për përmbajtjen e tyre më gojën e vet apo nëpërmjet botimit të vlerësimeve të bëra nga TANJUG-u e shtypi jugosllav. Në ndonjë rast përmenden krahas qëndrimeve jugosllave edhe qëndrimet tona. Kështu p.sh. kur flitet për shkaqet e demonstratave, gazeta “Zhicie Gospodarce” e 19 prillit përmend sa thuhet se në artikullin tonë të “Zërit të Popullit” dhe më tej shënon se “Kjo është në kundërshtim më qëndrimin e autoriteteve jugosllave”, përmenden akuzat e “Rilindjes” për artikullin tonë të 8 prillit etj.
Përmendet se “Zëri i Popullit”, “akuzoi autoritetet jugosllave për shtypjen jashtëzakonisht barbare” të trazirave në Kosovë, se “Shqipëria gjithashtu edhe në të ardhmen nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Jugosllavisë” dhe më tej citon fjalët e artikullit tonë “kemi të drejtë të ngremë zërin kur përdoret forca kundër vëllezërve tanë në Jugosllavi”. “Politika” e 9 majit shkruan se “në Mjetet e informacionit masiv të Jugosllavisë e Shqipërisë po forcohet polemika për çështjen e demonstratave të para pak kohëve në Kosovë”, ndërsa “Zhicie Gospodargc” e 10 majit citon fjalët e Fadil Hoxhës, sipas të cilave kohet e fundit disa personalitete drejtuese në Tiranë janë përpjekur të dalin në rolin e protektorit të popullsisë shqiptarë në Jugosllavi”. “Sllovo Polskoje” më 27 maj shkruan se “në faqet e se përditshmes shqiptarë “Zëri i Popullit” u theksua se statusi i republikës për Kosovën është një kërkesë e drejtë. Jemi për një Jugosllavi të fortë por jo për llogari/ në kurriz të shqiptarëve që banojnë në Kosovë”, se statusi i Republikës i përgjigjet aspiratave të popullit që është më tepër se vetëm një pakice kombëtare dhe se Shqipëria në drejtim të Jugosllavisë do tu përmbahet “marrëdhënieve të fqinjësisë se mirë”. Politika e 29 majit përmend botimin e artikullit tonë të 23 majit, por ndërkohë shkruan edhe për vlerësimin që i bëhet atij në komentin e Radios se Sarajevës.
Në shkrimin më titull “Syndromi kosovar” të botuar në revistën “Perspektivi” më 15 maj 1981 përmbahen vlerësime e qëndrime armiqësore lidhur më pozitën tonë të shprehur në artikujt e botuar për ngjarjet në Kosovë. Duke invokuar shtypin jugosllav që “i quajti si avokat e telall, armiq më të egër të Jugosllavisë dhe të vetë popullit shqiptar ata autore të publikimeve të shumta të botuara në fqinjën e Kosovës, RP të Shqipërisë, të cilët, në kundërshtim më të vërtetën krijuan pamjen e rremë të shtypjes se shqiptarëve në Kosovë”, artikull-shkruesi vazhdon më Mendimet e tij: “në të vërtetë shtypi i Tiranës dhe sidomos gazeta qendrore “Zëri i Popullit” nuk kurseu në këto ditë “lotët e krokodilit” për fatet e shqiptarëve të Jugosllavisë. Shkrime të tilla u shoqëruan më sigurime të rremë për respektimin nga Shqipëria të sovranitetit dhe të stabilitetit të shtetit jugosllav. Edhe një herë tjetër shtypi shqiptar në Kosovë akuzoi Tiranën se kryen ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë, se synon mbjelljen e urrejtjes midis shqiptarëve dhe Serbëve në Kosovë në emër të “aventurizmit politik”.
Për tu theksuar është se ky qëndrim i shtypit jugosllav3 shpreh pikëpamjet e udhëheqjes revizionistë në fuqi dhe jo të popullit polak. Pothuajse në të gjitha Takimet që kemi pasur më vendas, ata kanë nënvizuar se ajo që shkruhet në shtypin e tyre për Kosovën nuk përfaqëson të vërtetën, se të vërtetën e shohin në materialet tona, në emisionet e Radio Tiranës.
Dëgjues të ndryshëm të saj kanë kërkuar materialet tona për Kosovën, ndërsa vendas të tjerë, pasi janë njohur më to, kanë shkruar në letra përshtypjet e Mendimet e tyre lidhur më qëndrimet tona dhe për problemin e Kosovës në tërësi, duke dale në mbrojtje të kërkesës se drejtë të shqiptarëve në Jugosllavi për krijimin e Republikës se tyre, për sigurimin e të gjitha të drejtave që u takojnë në baze të kushtetutës jugosllave. Në të njëjtën kohe dënohet përdorimi i dhunës, vrasjet, arrestimet, burgimet e dënimet e renda që jepen kundër shqiptarëve. Vihet në dukje fakti se në Poloni ndodhen megjithatë ngjarje në verën e vitit të kaluar dhe po vazhdojnë akoma edhe tani dhe organet e dhunës nuk kanë kryer vrasje, arrestime e burgime në mase siç po ndodhe në Kosovë.
Atë që po ndodh tani në Kosovë e cilësojnë të jashtëzakonshme dhe si vepër të shovinistëve serbomëdhenj. Një nga vendasit është shprehur se Serbët po shkojnë aq larg më krimet e tyre ndaj shqiptarëve sa që të gjitha këto që po bëjnë tani, do të kthehen nesër në dëm të tyre. Të vrarëve të tanishëm do tu ngrihen nesër përmendore, ashtu siç u ngritën për të vrarët në Poloni në vitin 1970 dhe po dënohen ata që dhanë urdhër për këto vrasje.
Gjatë kësaj periudhë nga ana jonë janë shpërndarë më qindra e mijëra ekzemplare materialesh të botuara në shtypin tonë për ngjarjet në Kosovë dhe marrëdhëniet tona më Jugosllavinë. Përveç atyre në gjuhen frëngjisht e anglisht, ato i kemi shpërndarë më shumice edhe në polonisht. Shënojmë se për një veprimtari të tillë tonën nga ana e autoriteteve polakë nuk na është thënë asgjë dhe nuk na është bërë asnjë aluzion nga funksionare të Ministrisë se Jashtme Polakë që kemi pasur rastin të takojmë në aktivitete të ndryshme diplomatike. Në edhe në të ardhmen do të vazhdojmë punën tonë në këtë drejtim, duke përhapur sa më gjere në opinionin publik polak Mendimet e qëndrimet e Partisë sonë për këtë problem si dhe për probleme të tjera të rëndësishme të kohës.
Nga shkrimet e botuara në shtypin polak gjatë kësaj kohe jo vetëm për ngjarjet në Kosovë por edhe për gjendjen në Jugosllavi në tërësi, duket një tendence e theksuar që shpreh kënaqësinë e autoriteteve polakë për një zhvillim të tillë të gjerave në Jugosllavi e në Kosovë. Synimi i tyre, që është i përbashkët më ata të revizionistëve të tjerë e sidomos më socialimperialistët sovjetike, është që Jugosllavia e pas Titos të dobësohet, të degjenerojë nga goditjet e brendshme e të Jashtme, më qëllim që të penetrojë sa më lehtë e më shpejtë influenca sovjetike dhe Jugosllavia të shndërrohet për BS ashtu sikurse edhe vendet e tjera të Traktatit të Varshavës e të KNËR-it dhe pozitat sovjetike në këtë zonë të forcohen. Këtë qëllim ka pasur edhe botimi i disa materialeve në shtypin polak më tendence pozitive për gjendjen në Jugosllavi.
Dihet, dhe polakët këtë nuk e fshehin, se “vetadministrimi” jugosllav është bërë tashmë një model i shumë dëshiruar për Poloninë. Në këtë drejtim është ndjekur taktike e dyfishte: herë ajo e elozheve për këtë sistem dhe herë ajo e vënies në dukje e të metave dhe e pasojave që rrjedhin prej tij, duke dashur të justifikohen kështu për dështimet e tyre të nesërme që do të kenë nga zbatimi i reformës ekonomike që parashikohet të vihet në zbatim nga janari i këtij vitit të ardhshëm, e cila është e ngjashme më “vetadministrimin” jugosllav. Gjatë këtij viti janë bërë përpjekje të tjera nga ana e polakëve për zhvillimin e marrëdhënieve më Jugosllavinë në fusha të ndryshme. Nga ana e tyre jugosllavët nuk e kanë fshehur përkrahjen e tyre për procesin e “ripërtëritjes socialistë” që po ndodh në Poloni e sidomos përkrahjen për “Solidaritetin” dhe “Pavarësinë” që ai kërkon të arrije në ndërmarrje prodhimi e kudo.
Për sa i përket ndikimit që kanë ushtruar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet e Polonisë më vendin tonë e sidomos në fushën e tregtisë, mund të themi se pavarësisht se gjatë kësaj kohe nuk kemi konstatuar ndonjë sondazh të hapur të polakëve për të matur pulsin tonë në drejtim të këmbimeve tregtare më në nëse marrëdhëniet tona më Jugosllavinë do të uleshin në minimum dhe nuk ka pasur ndonjë “ofertë” apo “shtrirje dore” në këtë drejtim, prape se prape ata e kanë forcuar më tej theksin antishqiptar të këtyre marrëdhënieve. Polonia ndodhet në krize të thelle ekonomike. Në të njëjtën gjendje ndodhet edhe tregtia e Jashtme e saj. Saldua pasive si më lindjen ashtu edhe më Perëndimin është e madhe dhe shënon miliarda rubla e dollarë. Në këto kushte është Polonia ajo që i ka ndere dorën lindjes e Perëndimit për “ndihma” e kredi, për tregti të pa balancuar për kushtet në të cilat ajo ndodhet, kur eksporti ka rënie të theksuar e nuk mbulon importin. Një tregti të tillë polakët dëshirojnë ta kenë të legalizuar edhe më në, duke shprehur dhe duke i lenë ato të pambuluara, ose duke krijuar disbalancime të theksuara nën pretekste të ndryshme se kanë vështirësi më prodhimin, më lenden e parë që importojnë nga jashtë, më krizën energjetike etj.
Qëndrimet tona të vendosura që u janë bërë të qarta polakëve se në zhvillojmë më ta tregti të balancuar e më leverdi reciproke dhe se jemi për zbatimin e angazhimeve që përmbahen në protokollin vjetor e në kontratat e përfunduara, i kanë venë ata në vështirësi të plotësojnë detyrimet e tyre, pasi shkurtim të tregtisë kanë bërë më çdo vend tjetër. Kjo shtron para nesh përpjekje më të shumta për të arritur objektivin tonë, duke mos krijuar në këmbimet tregtare më Poloninë saldo përtej limitit të caktuar. Ndërkohë, duke përfituar nga gjendja e krizës ku ndodhet ekonomia polakë dhe kur vendi kërkon të gjithë nga të katër anët mallra konsumi e sidomos ushqimore, mund të shihet mundësia e eksportimit, këtu të mallrave tona bujqësore e ushqimore që mund të kemi vështirë për të gjetur treg shitjeje, duke siguruar edhe mbulimin e tyre më mallra importi.
Edhe në të ardhmen do të ndjekim më vëmendje gjithçka shkruhet në shtypin polak për Kosovën e Jugosllavinë dhe marrëdhëniet e Polonisë më këtë shtet, duke u përpjekur për të bërë dallimin dhe për të nxjerre në pah synimet e përbashkëta të vendeve të Traktatit të Varshavës ndaj Jugosllavisë, rolin që mund ti jetë ngarkuar nga BS dhe T, i Varshavës Polonisë për të luajtur për llogari të tyre si dhe interesat e vetë Polonisë në drejtim të Jugosllavisë, deri ku shkojnë ato dhe në cilat fusha shtrihen konkretisht.
Varshavë, më 2 tetor 1981 Llazar Muço.
Nr. 72
Drejtoria e II-të. Sektori i Evropës Perëndimore.
Mbi jehonën e qëndrimeve tona dhe mbi ndikimin që kanë ushtruar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet e vendit tonë më disa nga vendet perëndimore.
Tiranë, më 14 tetor 1981
Qeveritë e vendeve perëndimore, pavarësisht nga vëmendja e veçantë që i kushtojnë ngjarjeve në Kosovë, i janë shmangur deklaratave zyrtare rreth tyre dhe nga pikëpamja e Jashtme përpiqen të ruajnë një qëndrim të “paanshëm”.
Vlerësimin e ngjarjeve në Kosovë ato e bëjnë në kuadrin e politikes se tyre në Ballkan e Mesdhe, të ruajtjes se interesave të tyre politike, ekonomike dhe ushtarako-strategjike karshi synimeve hegjemonistë të Bashkimit Sovjetik në këtë rajon. Ato përpiqen të ruajnë statukuo-në në këtë zonë të rivalitetit sovjeto-amerikan për të penguar realizimin e synimeve hegjemonistë e ekspansionistë të Bashkimit Sovjetik ndaj saj. Duke i parë gjerat më këtë sy ato nuk pajtohen më trajtimin që i beri udhëheqja jugosllave ngjarjeve në Kosovë, duke përdorur dhunën kundër demonstruesve kosovare, që nuk i njeh Kosovës statusin e republikës, që akuzon Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe që nuk po bën përpjekje për të gjetur shkaqet e vërteta e nuk po merr masa efektive që do të çonin në normalizimin e gjendjes në Kosovë dhe viset e tjera shqiptarë në Jugosllavi.
Qëndrimi që mbajtën qarqet shovinistë serbomadhe ndaj ngjarjeve në Kosovë po e shqetëson shumë Perëndimin, pasi e shikon atë si një rrezik të madh për stabilitetin e Jugosllavisë dhe si rrjedhim për ndryshimin e statukuo-së në Ballkan e Mesdhe në favor të Bashkimit Sovjetik. Krahas masave që po marrin vendet perëndimore për të ndihmuar aleaten e tyre Jugosllavinë që të dale nga kriza e rende politike, ekonomike e shoqërore që e ka mbërthyer, përpiqen në të njëjtën kohe të ruajnë edhe një fare ekuilibri në marrëdhëniet e tyre më Shqipërinë dhe Jugosllavinë. Pikërisht në këtë kuadër, përveç atyre që ka shkruar shtypi perëndimor, në Takimet që kanë patur shokët tanë këtu dhe jashtë më personalitete zyrtare e diplomatë dalin edhe jehona e qëndrimeve tona dhe ndikimet që kanë ushtruar ngjarjet në Kosovë në marrëdhëniet e vendit tonë më disa nga vendet perëndimore.
Qëndrimi i drejtë, parimor dhe i qartë që mbajti Paria jonë lidhur më ngjarjet në Kosovë dhe sidomos demaskimi që ajo i beri bashkëpunimit sovjeto-serbomadh e bindi edhe një herë Perëndimin se Shqipëria është faktor paqeje e stabiliteti në Ballkan, por ajo që i intereson atij më tepër është kundërshtimi i vendosur që u bën vendi ynë planeve hegjemonistë të social-imperializmit sovjetik në Ballkan e Mesdhe, demaskimi që ai i beri komplotit sovjeto-serbomadh. Ai duke u nisur nga interesat e tij për mbrojtjen e statukuo-së në këtë zonë shprehet jo vetëm për stabilizimin e gjendjes në Kosovë e ruajtjen e shtetit federativ jugosllav, por edhe për ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë se mirë midis Jugosllavisë e Shqipërisë dhe në përgjithësi midis vendeve të Ballkanit.
Elementi më shqetësues për vendet perëndimore lidhur më ngjarjet në Kosovë është padyshim politika diversionistë dhe synimet hegjemonistë të socialimperialistëve sovjetike në drejtim të Jugosllavisë dhe të gjithë Ballkanit, prandaj artikujt e “Zërit të Popullit” që demaskuan fijet e komplotit dhe të bashkëpunimit sovjeto-serbomadh vazhdojnë të jenë objekt diskutimi në qarqet zyrtare dhe diplomatike të Perëndimit. Shtypi perëndimor u tregua i rezervuar në trajtimin e këtij problemi dhe nga zyrtare e diplomatë të ndryshëm perëndimorë, kryesisht franceze pati tendence që të minimizohej rreziku sovjeto-serbomadh, por fakt është se ai mbetët problem shqetësues për Perëndimin, gjë për të cilin artikujt tanë të “Zërit të Popullit” kanë tërhequr shumë vëmendjen më faktet që zbulojnë. Zyrtaret franceze të MPJ, duke u mbështetur edhe në konkluzionet e ambasadës franceze në Moske, përjashtojnë mundësinë e një komploti sovjeto-serbomadh. Ata bëhen zëdhënës të Serbëve, duke thënë se “vetë Serbët janë të kujdesshëm për këtë çështje” dhe nuk duan prishjen e federatës jugosllave. Komplotin sovjeto-serbomadh ata e reduktojnë në vizitat e fundit të Gorshkovit e të Jepishevit në Jugosllavi, duke thënë se ato nuk sollën ndonjë gjë konkretë. Gjatë vizitës se Gorshkovit, sipas francezeve, jugosllavët nuk lëshuan gjë në qëndrimet e mëparshme. Megjithatë ata u detyruan të pohojnë se vizita e Jepishevit i shqetësoi më tepër. Kjo për arsye se më anë të saj sovjetiket u benë jugosllavëve presione të forta dhe se synojnë që më këtë vizitë të vendosin lidhje të gjera politike dhe njëkohësisht edhe ushtarake. Sinjifikativ për qëndrimin franceze është edhe ai i ambasadorit të Francës në Beograd. Ky eviton të beje vlerësime për bashkëpunimin sovjeto-jugosllav, duke venë në dukje më shumë rolin e interpretimit formal të tij. Shkëmbimi i delegacioneve ushtarake midis Jugosllavisë e BS ose vizitat e flotave sovjetike në portet jugosllave “janë normale”, thotë ai, po të kihen parasysh marrëdhëniet shtetërore, pasi të tilla shkëmbime Jugosllavia ka edhe më SHBA. Megjithatë edhe ai është i detyruar të thotë se “në fushën e shkëmbimeve ekonomike midis Jugosllavisë e BS ka më të vërtetë teprime nga ana jugosllave, duke arritur përmasa të mëdha”. Por edhe këtë rritje të tregtisë se Jugosllavisë më BS ambasadori franceze e justifikon, duke thënë se jugosllavët “e bëjnë këtë nga vështirësitë që kanë në tregtinë më Perëndimin”. Nga ana tjetër ai i dëgjon më interesim pikëpamjet tona lidhur më komplotin sovjeto-serbomadh, pavarësisht se as nuk kundërshton dhe as nuk i aprovon ato. Ky qëndrim i francezeve tregon se komploti sovjeto-serbomadh i shqetëson, por përpiqen ta minimizojnë atë, sidomos karshi nesh, për të justifikuar qëndrimin e tyre projugosllav lidhur më ngjarjet në Kosovë.
Ndryshe kanë reaguar gjermanopërendimoret. Ata jo vetëm e vlerësojnë bashkëpunimin sovjeto-serbomadh, por edhe e konkretizojnë atë më të dhëna të tyre. Sipas vlerësimit që bëjnë ata:
– Volumi i armatimëve të marra nga Jugosllavia anon më shumë nga Bashkimi Sovjetik. Tito mundohej të ruante një fare ekuilibri në këtë drejtim, ndërsa tani ai është prishur dhe anon në mënyrë të ndjeshme në favor të sovjetikeve.
– Vlerësimet e bëra në artikullin e 1 korrikut të “Zërit të Popullit” përputhen në shumë aspekte më të dhënat e ndryshme të komandës gjermanoperëndimore .
Diplomatët gjermanopërendimore kanë vlerësuar materialet tona lidhur më ngjarjet në Kosovë, sidomos ato që flasin për komplotin sovjeto-serbomadh, duke venë në dukje se këto materiale kanë analize dhe në to evidentohen disa gjera që duhen vlerësuar edhe për perspektive. Nga burime të njerëzve të shtypit në Berlinin Perëndimor rezulton se gjatë këtij viti Jugosllavia ka zhvilluar shumë tregtinë e lidhjet ekonomike më vendet e KNËR-it. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e vendeve të TPE, të cilët e shohin këtë më pasoja politike. Ato kanë kërkuar që ta analizojnë atë dhe të marrin masat për ta ndaluar. Ato mendojnë që Jugosllavisë t’i krijohen lehtësira suplementare për të rritur eksportet në vendet e TPE e konkretisht vend kanë për shitjen pa kufizim të mishit në Greqi. Komisioni i TPE që trajton Jugosllavinë vendosi që politika tregtare më të të jetë në kompetencën e ministrave të jashtëm të këtij tregu.
Këshilli i NATO-s ka mbajtur një mbledhje të posaçme ku ka analizuar gjendjen në Jugosllavi e ka dale më konkluzion se vizitat e shumta të flotës sovjetike në portet jugosllave janë “shumë e rrezikshme”, prandaj i ka tërhequr vëmendjen palës jugosllave për këtë.
Në udhëheqjen jugosllave po izolohen të gjithë ata funksionare që ishin pro lidhjeve më TPE. Pritët gjithashtu që në pranverën e vitit që vjen të ketë ndryshime të kuadrit në institucionet ekonomike, financiare të Jugosllavisë, më qëllim që të vihen njerëz prosovjetike, që do të jenë serb. Ky problem u analizua edhe në një takim të veçantë të TPE.
NATO-ja dhe TPE, në baze të analizës që i kanë bërë gjendjes në Jugosllavi kanë arritur në konkluzion se midis Jugosllavisë dhe BS ka një tendence afrimi. Mungesa e një figure qendrore si “ajo e Titos” dhe rritja e autoritetit të Serbëve si Lubiçiç e Miniç rrisin rrezikun e ardhjes në fuqi të një personaliteti prosovjetik, gjë që e preokupon Evropën sipas analizës se sipërme.
Nga qarqet diplomatike perëndimore është shprehur mendimi se Evropa Perëndimore është e interesuar për një gjendje të qëndrueshme në Jugosllavi. Ajo nuk ka mundësi ta ndihmoje ushtarakisht atë edhe në qoftë se e kërkon një ndihmë të tillë, pasi nuk është në gjendje të përballojë një konflikt më sovjetiket për hir të Jugosllavisë. Krahu jugor i NATO-s është i dobët dhe si rrjedhim ndihma Jugosllavisë duhet t’i jepet nga krahu veriperëndimor i këtij blloku, gjë që do të shpinte në luftë midis NATO-s dhe Traktatit të Varshaves.
Sipas të dhënave nga qarqet diplomatike perëndimore u tha se gjatë vizitës se sekretarit të shtetit për punët e Jashtme të SHBA, Aleksandër Heig, në Jugosllavi, për çështje të marrëdhënieve jugosllavo-shqiptarë, për “mungese kohe”, nuk u bisedua, por po prej tyre vihet në dukje se në fakt është folur, pavarësisht nga forma, sepse thonë ata, SHBA janë shumë të interesuara për këtë çështje dhe kjo u lexua midis radhëve edhe në deklaratat publike të Heigut.
Ata venë në dukje gjithashtu se në ambasadën amerikanë në Beograd jugosllavëve duhet t’u jetë theksuar në formën e duhur se marrëdhëniet më Shqipërinë duhet të normalizohen dhe gjendja në Kosovë duhet të qetësohet. Nga të dhënat e qarqeve diplomatike në Beograd del edhe një element tjetër që shpreh interesin e SHBA për Shqipërinë. Sipas tyre ambasadori amerikan atje ka thënë se SHBA kanë dhënë disa sinjale për marrëdhënie e bisedime më Shqipërinë, por nga kjo nuk ka pasur reagime”. Ai ka shtuar se “ka disa kohe që Shqipëria i ka theksuar kritikat ndaj BS, kjo është pozitive”. Mungesën e reagimeve të vendit tonë ndaj sinjaleve të SHBA “ambasadoret” në Beograd “e konsiderojnë si politike të Shqipërisë për balancimin ndaj dy superfuqive”. Ata venë gjithashtu në dukje se ambasada amerikanë në Beograd ndjek më kujdes zhvillimin e gjyqeve në Kosovë, Kroaci e Serbi dhe për këtë do t’i paraqesë Kongresit amerikan një raport. Ajo është e mendimit se jugosllavët nuk do të kenë të mirë nga kjo. Nga të dhënat e diplomatëve në Beograd del se amerikanët tregojnë një fare ngurrimi për t’i dhënë kredi të reja Jugosllavisë, gjë që patjetër do të përpiqen sovjetiket ta shfrytëzojnë për të arritur synimet e tyre ndaj saj.
Jugosllavët i kërkuan, sipas tyre, Heigut gjatë vizitës se tij të fundit që SHBA t’iu akordojnë 400 milionë dollarë kredi të reja. Heigu u përgjigj se Qeveria amerikanë do të përkrahë këtë kërkesë pranë bankave, por mundësitë janë të pakta. Ai tha se kredia mund të shkoje deri në 250 milionë dollarë.
Gjithashtu nga burime diplomatike italianë del se SHBA i kanë prere kreditë dhe bile kërkojnë borxhet. Jugosllavët nuk janë të kënaqur nga politika e Reganit ndaj Jugosllavisë, i cili në një program ekonomik që ka paraqitur nuk e parashikon atë si shtet të favorizuar, por konsiderohet si shtet komunist dhe se ndaj saj ardhmen një politike e ndryshme nga sa ka ndjekur më parë. Por pavarësisht nga këto të dhëna SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore nuk do t’i kursejnë kreditë për Jugosllavinë, më qëllim që ta mbajnë atë pas vetës. Hezitimet që tregojnë bankat e ndryshme amerikanë për të dhënë kredi të reja mund të jenë presion për ta detyruar Jugosllavinë që të paguaj borxhet, pasi deri tani ajo ka vështirësi të paguaj edhe përqindjet e interesit. Provokacioni që kryen serbomëdhenjtë për të futur grindje midis vendit tonë dhe Greqisë më anën e të ashtuquajturës “hartë të Shqipërisë se madhe” dështoi më turp si rezultat i politikes parimore të fqinjësisë se mirë që ka ndjekur kurdoherë vendi ynë ndaj Greqisë dhe se kjo e fundit, për hir të interesave të saj për të pasur marrëdhënie të mira më në, nuk pranoi të bjerë në kurthin e shovinistëve serb, pavarësisht nga zhurma që benë disa qarqe reaksionare vorioepirotë. Por lidhur më këtë ka influencuar edhe fakti se ky provokacion nuk gjeti mbështetje as në Perëndim. SHBA e vendet e tjera të NATO-s, duke u nisur nga interesat e tyre për të ruajtur statukuo-në në Ballkan e Mesdhe nuk ushqyen as provokacionin serbomadh, por as dhe pretendimet e voriepirotëve, pasi e kuptuan se çdo nxitje nga ana e tyre në këtë drejtim do të ishte në favor të Moskës dhe në dem të interesave të tyre.
Provokacionin e sipërm greket e hodhën poshtë jo vetëm më anë të deklaratës se ministrit të tyre të jashtëm, Micotaqis, i cili iu shmang polemikes më qarqet reaksionare verioepirotë në parlament dhe më anë të shtypit, por edhe nëpërmjet bisedave të personaliteteve greke dhe të diplomatëve greke në vende të ndryshme më shokët tanë. Në këto biseda greket kanë lenë të kuptohet se pavarësisht se Greqia nuk mban qëndrim të hapur zyrtar lidhur më ngjarjet në Kosovë, ajo e shfaq qëndrimin e saj në këtë rast nëpërmjet zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve duke theksuar sidomos vizitën e ministrit të bujqësisë se Greqisë në gusht në Shqipëri, shkëmbimin e ansambleve artistike, të ekipeve sportive etj.
Qëndrimin në dukje “neutral” të Greqisë greket e argumentojnë për të mbajtur marrëdhënie të mira si më Shqipërinë ashtu dhe më Jugosllavinë. Shtypi dhe Qeveria greke, thonë ata, janë të detyruar të mbajnë një qëndrim të caktuar që mos të preke asnjë nga palët, sepse duan marrëdhënie të mira më dy vendet, pavarësisht nga të dhënat që kanë për ngjarjet në Kosovë dhe mënyra se si u zhvilluan ato.
Ka diplomatë greke që thonë se jugosllavët shkruajtën kundër Shqipërisë dhe për minoritetin grek, porse këto ishin vetëm shpifje që i kupton secili përse bëhen. Ka të tjerë që flasin më respekt për Shqipërinë. Ata thonë se ajo më politiken e saj ka luajtur dhe luan një rol efikas në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit politik në Ballkan. Në, venë në dukje ata, nuk kemi asnjë rivendikim territorial ndaj Shqipërisë. Të mendosh ndryshe sot është absurditet.
Në të ardhmen, vazhdojnë ata, politika sovjetike në Ballkan parashikohet të bëhet më ofensive. Sovjetiket, për të realizuar synimet e tyre në këtë rajon, prioritët do t’i japin kryerjes se veprimtarisë subversive. Ata do të përpiqen të evitojnë ndërhyrjen ushtarake. Flitet se sovjetiket po bëjnë vazhdimisht përpjekje për të ringjallur antagonizmin tradicional midis kroatëve dhe Serbëve.
Nga bisedat më diplomatët greke ka dale se pala greke u ka bërë të qartë jugosllavëve se Greqia nuk i aprovon veprimet e tyre për të provokuar probleme të paqena midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Personalitete greke kanë venë në dukje se korentët kundër Titos, që ekzistonin të kamufluara në kohen e tij, tani kanë nxjerre krye, veçanërisht ai serb, i cili është për dominimin në Jugosllavi dhe për marrëdhënie të mira më BS, deri në lehtësia portuale. Korenti tjetër kroato-slloven është për shkëputjen nga federata, duke parashikuar edhe rrezikun serb.
Gjuranoviçi gjatë vizitës se tij në Greqi, në korrik të këtij viti, donte të sigurontë edhe një herë palën greke se Jugosllavia do të vazhdoje politiken tradicionale të Titos dhe se më BS do të venë kufi ashtu siç e kanë pasur më parë dhe që Qeveria greke mos të shqetësohej. Po kështu edhe gjendja e forcave në kufijtë e dy shteteve respektive do të vazhdoje të mbetët në stadin e tanishëm dhe pa shqetësime.
Por më gjithë këto përpjekje të udhëheqjes jugosllave për të qetësuar greket për bashkëpunimin sovjeto-serbomadh dhe për konsideratat e grekeve lidhur më raportin e forcave dhe gjendjen e brendshme në Jugosllavi, u tha se pala greke as gjatë vizitës se Gjuranoviçit dhe as në raste të tjera nuk u prononcua lidhur më qëndrimet jugosllave ndaj Shqipërisë për problemin e Kosovës dhe është treguar e matur, duke u lenë të kuptojnë jugosllavëve se Greqia nuk miraton konfliktin më Shqipërinë dhe se kjo do të ishte keq edhe për Greqinë .
Vendet perëndimore, nëpërmjet zyrtareve e diplomatëve të tyre janë përpjekur në forma të ndryshme të na japin të kuptojmë se në kontaktet më personalitetet jugosllave, pavarësisht nga shtypja e dhuna që u përdor kundër popullit të Kosovës dhe shpifjeve të Beogradit kundër RPSSH, kanë mësuar se ata (jugosllavët) janë për të ruajtur marrëdhëniet shtetërorë më vendin tonë. Më këtë ata kanë synuar që të shuhej ose të paktën të ulej polemika propagandistike që shpërtheu midis dy vendeve lidhur më ngjarjet në Kosovë. Edhe në këtë rast ata nisen nga mbrojtja e interesave të tyre për të ruajtur statukuo-në ekzistuese në Ballkan. Personalitete zyrtare e diplomatë të ndryshëm nuk mungojnë gjithashtu të shprehin “kënaqësinë” e tyre që si Shqipëria e Jugosllavia shprehen për ruajtjen e marrëdhënieve shtetërore midis tyre, duke thënë hapur se po të veprosh ndryshe kjo do të ishte në dem të tyre e vendeve të tjera të Ballkanit dhe në dobi të rusëve.
Zyrtare të MP Jashtme franceze kanë shprehur kënaqësinë e tyre që marrëdhëniet shtetërore midis Shqipërisë e Jugosllavisë zhvillohen normalisht, që një zëvendësministër jugosllav erdhi në Shqipëri për bisedime tregtare, që vazhdojnë bisedimet për hekurudhën, etj.
Sipas të dhënave nga Beogradi, Gjuranoviçi i ka thënë kryeministrit danez që vizitoi në shtator Jugosllavinë se marrëdhëniet e Jugosllavisë më vendet fqinjë në përgjithësi janë të mira. Më Shqipërinë, i ka thënë ai kryeministrit danez, kemi probleme të shkaktuara veçanërisht kohet e fundit më ngjarjet në Kosovë, por pavarësisht nga kjo, ka venë në dukje Gjuranoviçi, Jugosllavia është për normalizimin e marrëdhënieve më Shqipërinë. Në bisedën rreth marrëdhënieve të Jugosllavisë më Shqipërinë, Gjuranoviçi ka përdorur një gjuhe të moderuar, më qëllim që të bindtë kolegun e tij danëz për ato që i tha lidhur më këtë çështje.
Drejtori i Dhomës Teknike të Greqisë, Kolumbis shprehu mendimin se Heigu, gjatë vizitës se tij të fundit në Jugosllavi do t’i ketë këshilluar udhëheqësit jugosllave të normalizojnë marrëdhëniet më Shqipërinë dhe të ulin tensionin në Kosovë, se SHBA, u intereson Shqipëria ashtu siç është.
Në takimin që pati shoku Reis Malile më ministrin e jashtëm turk, Iltër Turkmen në Nju Jork, gjatë sesionit të 36-të të OKB-ës, ky, pasi i foli për marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Turqisë dhe Shqipërisë, i tha se Turqia donë të ketë marrëdhënie miqësore më të gjitha vendet e Ballkanit, por dihet se midis tyre ka edhe mosmarrëveshje. Pak kohe më parë, tha Turkmeni, bëra një vizitë në Jugosllavi, atje folëm shumë edhe për Kosovën. Jugosllavët nuk e fshehën se atje kishte vështirësi ekonomike dhe se politika e ndjekur ndaj saj nuk ka qenë e mirë. Por në Beograd nuk e vlerësojnë në atë shkalle si ju proporcionin e ngjarjeve në Kosovë. Ata, m’u shprehen se janë për marrëdhënie të mira më Shqipërinë. Në, vuri në dukje Turkmeni, mendojmë se është në interes të Jugosllavisë e të Shqipërisë që të kenë marrëdhënie të mira. Në mendojmë, përfundoi ai, se vështirësitë e krijuara në marrëdhëniet më Jugosllavinë do të kalojnë në gjendjen e tanishme në Evrope e sidomos në Poloni, stabilitetit i Jugosllavisë është i rëndësishëm, vetëm BS i intereson e kundërta.
Është e mundshme që Serbët të luajnë kartën e sovjetikeve, por pas asaj që ndodhi në vitet 40-të, ata e dinë se ndryshimi i politikes do të ishte fundi i pavarësisë se Jugosllavisë.
Ngjarjet në Kosovë kanë ndikuar edhe në marrëdhëniet e vendit tonë më vende të ndryshme perëndimore, pavarësisht se ato i janë shmangur deklaratave publike zyrtare. Përfaqësues të këtyre vendeve, në kontaktet më shokët tanë në Ministri dhe jashtë, në vende të ndryshme, janë përpjekur të bëjnë të njohura qëndrimet e tyre ndaj Jugosllavisë dhe Shqipërisë lidhur më ngjarjet në Kosovë.
Francezet si në kohen e Zhiskar d’Estenit dhe më vonë pas ardhjes në fuqi të Miteranit, sidomos më anë të gazetës “Le Monde” kanë mbajtur në përgjithësi qëndrim projugosllav për sa i përket këtyre ngjarjeve.
Kjo e ka burimin tek fakti se Franca ka qenë një nga fuqitë e mëdha që ka marre pjese në copëtimin e Shqipërisë në të kaluarën në favor të Serbisë. Natyrisht sot, në kushte e rrethana të tjera ndërkombëtare, ajo përkrah Jugosllavinë dhe ruajtjen e federatës për interesat e saj politike, ekonomike dhe ushtarako-strategjike në Ballkan e Mesdhe si fuqi Mesdhetare që është. Edhe në këtë rast ajo u përpoq të demonstroje politiken e mbrojtjes se këtyre interesave, sidomos ndaj dy superfuqive. Në plan më të gjere sigurisht këto interesa ndaj Jugosllavisë në përgjithësi përputhen edhe më ato të Perëndimit. Megjithatë, Franca, nëpërmjet presidentit e pjesëtareve të tjerë të qeverisë, zyrtareve e diplomatëve të saj është shprehur për ruajtjen e marrëdhënieve më vendin tonë. Kjo del nga konsideratat miqësore që Miterani dhe personalitete të tjera qeveritare franceze i kanë shprehur ambasadorit tonë në Paris. Në dy raste që ai është takuar më presidentin francez, ai i ka shprehur ndjenja miqësore për popullin, vendin tonë dhe shokun Enver si dhe predispozicionin për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Francës dhe Shqipërisë. Po kështu janë shprehur edhe anëtarë të tjerë të qeverisë, më të cilët ambasadori ynë në Paris ka pasur rastin të takohet, pavarësisht se ata kanë evituar të prononcohen për ngjarjet në Kosovë.
Zyrtarë të Ministrisë se Jashtme franceze janë përpjekur që qëndrimin e gazetës “Le Monde” ta paraqesin si qëndrim të saj të “pavarur” që nuk shpreh qëndrimin e qeverisë. Lidhur më këtë ata i kanë venë në dukje ambasadorit tonë se në gazetën “Le Monde” jo vetëm në kohen e qeverisë se mëparshme, por edhe tani ka raste që botohen shkrime të papëlqyeshme e që nuk përputhen më qëndrimet e qeverisë, prandaj nuk duhet të mendohet se shkrimet e kësaj gazetë përbejnë një ndryshim të qëndrimit miqësor ndaj Shqipërisë. Franca është për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore më Shqipërinë, sidomos në fushën e kulturës, por edhe në fusha të tjera.
Drejtori i Evropës në MPJ të Francës, Dyfurg, në një bisede që pati më ambasadorin tonë riafirmoi dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, duke hapur bisede për marrëdhënie tregtare. Tha se duhet të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e tyre dhe se pala franceze po përgatitët për bisedimet vjetore.
Personalitete zyrtare franceze kanë theksuar gjithashtu se Franca i kushton një vëmendje të veçantë gjendjes në Ballkan e Mesdhe, për shkak të marrëdhënieve që ka ajo më Shqipërinë dhe vendet e tjera edhe për faktin se kjo është një zonë mjaft delikatë.
Në këtë frymë kanë folur edhe personalitete e diplomatë të tjerë franceze.
Nga të gjitha këto del se Franca, lidhur më ngjarjet në Kosovë, do të vazhdoje mos të prononcohet, por duke iu përmbajtur qëndrimit të deritanishëm projugosllav, sidomos nëpërmjet organeve të shtypit dhe të propagandës, në të njëjtën kohe do të përpiqet të ruaj marrëdhëniet ekzistuese më vendin tonë dhe nuk përjashtohet që të avancoje në zhvillimin e tyre të mëtejshëm në fushën e kulturës dhe të tregtisë dhe t’i shtrije ato edhe në fushën politike. Pala franceze ka njoftuar pas ardhjes në fuqi të Miteranit se vizita e sekretarit të shtetit për punët e Jashtme, O. Stirn, mbetët në fuqi dhe se atë parashikon ta realizoje homologu i tij në një kohe të përshtatshme për të dy palët. Më që nuk ekziston më rangu i sekretarit të shtetit ka mundësi që për vizitë të vije përsëri Dyfurgu.
Qeveria e RF Gjermanë nuk ka bërë ndonjë hap konkret lidhur më zgjidhjen e problemit të reparacioneve që ajo i detyrohet vendit tonë, megjithëse siç tregoi takimi i 15 korrikut midis dy ambasadoreve në Vjenë, ajo nuk donë ta mbylle derën për bisedime të mëtejshme. Synimi i saj si duket në këto bisedime është që në të pranojmë vendosjen më parë të marrëdhënieve diplomatike, ashtu siç ka propozuar ajo që në fillim, dhe pastaj të bisedohet për “çështjet financiare të mbetura pezull nga lufta e dytë botërore”, pasi nën titullin reparacione ajo nuk pranon kategorikisht të bisedoje.
Lidhur më ngjarjet në Kosovë shtypi gjermanopërendimor mbajti dhe mban në përgjithësi qëndrim objektiv, duke venë në dukje se shkaqet që quan në demonstratat e Kosovës ishin të brendshme, se kërkesat e popullit kosovar janë të drejta, përfshi këtu edhe atë të statusit të republikës, se Shqipëria nuk ka gisht në këto ngjarje, etj. Por kuptohet se ky qëndrim ka si synim t’i shërbejë interesave politike, ekonomike e ushtarako-strategjike të Bonit në Ballkan e Mesdhe, ashtu si vendet e tjera të NATO-s. Këtë e përforcoi këto ditë edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë Perëndimore, D. Gensher, i cili vajti në Jugosllavi për të marre pjese në hapjen e festivalit të kulturës gjermanë në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, dhe në një deklaratë që beri theksoi se Gjermania Perëndimore e konsideron “pavarësinë dhe unitetin e Jugosllavisë si një faktor shumë të rëndësishëm të stabilitetit në Evrope” (ATSH, 13. 10. 1981).
Megjithatë vlen të përmendet fakti se nga shkrimet e shtypit gjermanopërendimor duket qartë se Gjermania Federale, edhe në rrethanat e reja ndërkombëtare të krijuara pas Luftës se II-të Botërore, nuk ka hequr dore nga ideja e revanshizmit gjerman mbi “Shqipërinë e Madhe” dhe në këtë frymë i shikon edhe ngjarjet në Kosovë. Pavarësisht se ajo në kushtet e situatës se sotme politike në Ballkan nuk ia arrin dot këtij synimi, nuk ka hequr dore prej tij. Aktualisht Bonit i intereson në radhë të parë të ruhet shteti federativ jugosllav, siç vuri në dukje edhe Gensheri, të ruhen interesat e kapitalit gjermanopërendimor në Jugosllavi, të ruhet statukuo-ja në Ballkan e Mesdhe dhe mos të ndryshoje ajo në favor të Bashkimit Sovjetik. Për arritjen e këtij synimi ve si kusht që në një formë ose tjetër të normalizohen marrëdhëniet edhe më Shqipërinë. Kjo është arsyeja që Boni tregon interes për t’i vazhduar kontaktet në rang ambasadoresh në Vjenë, deri sa të bëhet e mundur vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Që shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë e RFGJ-ës nuk po shkojnë mirë është më sa duket si rezultat i mungesës se këtyre marrëdhënieve, pasi Boni i jep përparësi marrëdhënieve më ato vende që ka lidhje diplomatike dhe nga ana tjetër për të ushtruar presion mbi vendin tonë.
Qeveria jonë ka parashtruar propozime shumë konstruktive për normalizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe RF Gjermanë, por nga Qeveria e Bonit deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim pozitiv.
Shtypi austriak mbajti qëndrim objektiv lidhur më ngjarjet në Kosovë, por në përgjithësi më ato synime që ndoqi shtypi gjermanopërendimor. Gjithashtu funksionare të MPJ, ambasadore austriake të akredituar në vende të ndryshme kanë mbështetur qëndrimet tona lidhur më problemin e Kosovës. Karakteristike është se zyrtaret austriake nuk prononcoheshin në fillim, ndërsa kohet e fundit funksionare të MPJ kanë filluar të flasin më hapur në përkrahje të qëndrimeve tona të drejta lidhur më ngjarjet në Kosovë. Ata kanë venë në dukje se mbështetja që Shqipëria i bën kërkesave të parashtruara nga populli i Kosovës është e drejtë, se jo vetëm vendet e Evropës Perëndimore, por edhe SHBA janë të bindura se shkaku i shpërthimit të ngjarjeve është faktori i brendshëm, se Shqipëria nuk ka të beje më ngjarjet e Kosovës dhe se kjo është e qartë pavarësisht se çfarë propagandojnë e thonë jugosllavët. Në këtë kontekst ata kanë shfaqur gjithashtu kënaqësinë për rrugën e mirë të zhvillimit që kanë marre marrëdhëniet midis dy vendeve dhe dëshirën që këto të zhvillohen më tej. Qeveria austriake, sipas tyre, është e prire të zhvilloje sinqerisht marrëdhëniet më Shqipërinë në baze të leverdisë dhe të interesit reciprok, se çështja e ndryshimeve ideologjike dhe e sistemeve shoqërore janë probleme të brendshme të çdo vendi dhe nuk pengojnë bashkëpunimin e vendeve tona në rruge shtetërore. Qeveria austriake dëshiron zhvillimin e shkëmbimeve tregtare e kulturore .
Gjithashtu edhe ministri i tregtisë i Austrisë, Shtaribaher, në një takim që pati ambasadori ynë në Vjenë më të, i tha se Austria është e interesuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare më Shqipërinë dhe realizimin e protokollit. Ai tha gjithashtu se janë të interesuar të zgjidhen problemet që kanë të bëjnë më kontraktimin e kontingjentit prej 36 mije ton mineral kromi nga firma austriake “Vestalpinë”, për çështjen e kompensimit, të kontratave për pajisjet e hidrocentraleve dhe kërkoi që Austrisë t’i jepet një sasi bakri katodik.
Anglia nuk ka bërë ndonjë hap për zgjidhjen e problemit të arit monetar dhe normalizimin e marrëdhënieve më vendin tonë. Megjithatë nëpërmjet diplomatëve të saj ka dhënë të kuptoj se nuk aprovon bashkëpunimin sovjeto-serbomadh në Ballkan e Mesdhe dhe se është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve më vendin tonë.
Në bisedat më diplomatë të tjerë, diplomatët angleze kanë venë në dukje se “Zoti Hoxha” demaskoi planet e sovjetikeve në Ballkan, duke evituar keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve më Jugosllavinë që mund të çonte deri në një konfrontim ushtarak. Shqipëria e kuptoj shpejt se ishte dora e Moskës që po turbullonte ngjarjet në Jugosllavi dhe shpejtoi të shpjegonte pozitën e saj korrektë, por e keqja është se udhëheqja jugosllave jo vetëm nuk e kuptoi komplotin sovjetik më anën e disa udhëheqësve Serbë, por sulmoi Shqipërinë si shakatare të këtyre ngjarjeve që ndodhen në Kosovë .
Ambasadori anglez në Athinë i tha ambasadorit tonë atje midis të tjerave se nuk e ftoi në pritjen për festën kombëtare për shkak të mungesës se marrëdhënieve diplomatike. Pasi iu tha nga ambasadori ynë se fajin për këtë e ka pala angleze, që nuk po i kthen arin monetar vendit tonë dhe po e mban atë padrejtësisht, anglezi, pa hyre në hollësi, tha se në prill të këtij viti u benë shumë interpelanca në parlament për çështje të arit monetar, pa shtuar asgjë tjetër. Përshtypja e ambasadorit tonë ishte se anglezi la të kuptohej se çështja është duke u studiuar nga Qeveria e Anglisë.
Diplomatë anglez në vende të ndryshme kanë treguar interes për të njohur materialet tona mbi ngjarjet në Kosovë, sidomos lidhur më komplotin sovjeto-serbomadh, duke aprovuar vlerësimet tona.
Bi Bi Sija gjithashtu e trajtoi problemin e arit monetar para disa kohe (15 korrik 1981) në një koment që transmetoi lidhur më marrëdhëniet midis dy vendeve. Foli një deputet anglez i Uellsit. Afërsisht ai tha se Qeveria angleze duhet të normalizoje marrëdhëniet më Shqipërisë, se ajo duhet t’i ktheje arin monetar të grabitur nga gjermanët që mbahet prej 35 vjetësh në Londër, sepse përkatësia e këtij ari Shqipërisë është vërtetuar edhe në gjyqet ndërkombëtare, se incidenti i Korfuzit, për të cilin u akuzua aso kohe Shqipëria dhe Jugosllavia, për vënien e minave, nuk ka të beje më çështjen e arit. Tha se duke qenë edhe ai vetë nga një vend malor, si Shqipëria, ka simpati për këtë vend që i ka bërë balle presionit të BS, të Kinës dhe të Jugosllavisë si dhe fuqive perëndimore dhe ka ndërtuar një ekonomi të shëndoshë të mbështetur në forcat e veta, duke ngritur industrinë e saj, etj.
Shtypi i vendeve nordike, sidomos ai suedez ka mbajtur në përgjithësi qëndrim objektiv ndaj ngjarjeve në Kosovë, duke mbështetur kërkesat e drejta të popullit të Kosovës si dhe qëndrimet tona. Kështu janë shprehur edhe diplomatët e këtyre vendeve në kontaktet që kanë pasur më shokët tanë, ndërsa qarqet zyrtare janë treguar të rezervuar, duke mos u prononcuar për asnjërën pale.. Megjithatë ashtu si vendet e tjera perëndimore edhe ato skandinave pikërisht në situatën e ngjarjeve në Kosovë janë treguar të interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve më vendin tonë.
Suedia ka shprehur disa herë dëshirën e saj që një zv. ministër i jashtëm i joni të beje një vizitë atje. Ajo tregohet e interesuar për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare e kulturore, tregohet e gatshme për të dhënë përvojë në fushën e teknikes e të shkencës, pranon specialistë të ndryshëm të vendit tonë për këtë qëllim, etj.
Finlanda gjithashtu tregohet e interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve më vendin tonë. Në kohen e ngjarjeve në Kosovë ajo nguli këmbë që të shkonte ansambli ynë atje, të cilit iu rezervua një pritje e ngrohtë.
Shoqatat e miqësisë në vendet skandinave kanë zhvilluar shumë aktivitete për Shqipërinë dhe kanë botuar e shpërndarë materiale të “Zërit të Popullit” lidhur më ngjarjet në Kosovë, aq sa në Finlande ambasadori jugosllav shkoi për të protestuar për ketë qëllim në MPJ .
Diplomatët norvegjeze në bisedat më shokët tanë dhe jashtë kanë dënuar masat shtypëse në Kosovë, kanë cilësuar plotësisht të drejtë e legjitim dhe të pakundërshtueshëm qëndrimet tona parimore të shprehura në artikujt e “Zërit të Popullit”, kanë dënuar fushatën antishqiptarë që zhvillohet në Jugosllavi, duke i hedhur poshtë ato si shpifje. Në këtë frymë janë shprehur përveç diplomatëve suedeze, norvegjeze e finlandeze edhe diplomatët daneze, islandeze e irlandeze.
Vendet nordike, sidomos ato të NATO-s e shikojnë më shqetësim gjendjen në Jugosllavi, pasi dobësimi i krahut jug-lindor të saj ose ndryshimi i statukuo-së në Ballkan e Mesdhe në favor të BS do të shtonte presionin e tij në drejtim të vendeve të Evropës Veriore. Prandaj ato janë për forcimin e dy krahëve ekstremë të NATO-s, më qëllim që të frenojnë synimet hegjemonistë të BS në pjesën veriore të Evropës.
Gjithashtu edhe diplomatët e Zvicrës, të Belgjikës, Holandës, të Luksemburgut, të Portugalisë, Kandise, etj. kanë dënuar dhunën që u përdor kundër demonstruesve në Kosovë dhe kanë aprovuar qëndrimet e drejta e parimore të vendit tonë lidhur më problemin e Kosovës.
Midis Zvicrës e Belgjikës nga njëra anë e Jugosllavisë nga ana tjetër marrëdhëniet janë acaruar shumë edhe për shkak të incidenteve që ndodhen kundër personelit të përfaqësive diplomatike të Jugosllavisë dhe demonstratave antijugosllave në këto dy vende. Në të njëjtën kohe nga vende të ndryshme ka pasur gatishmëri për të zgjeruar marrëdhëniet më vendin tonë. Zvicra dhe Finlanda morën iniciativa për përfundimin e marrëveshjeve të transportit rrugor më vendin tonë. Holandezet shprehen dëshirën për përfundimin e planit kulturor midis dy vendeve. Belgjika e Portugalia, nëpërmjet diplomatëve e grupeve të tyre kanë shprehur dëshirën për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore e të shkëmbimeve tregtare. Diplomatë kanadezë janë shprehur që marrëdhëniet tregtare një ditë të pasohen nga ato diplomatike, etj.
Të gjitha këto qëndrime pozitive të përfaqësuesve zyrtare e diplomatike të vendeve të ndryshme, që ndikuan pozitivisht edhe në marrëdhëniet e vendit tonë më to, dëshmojnë për politiken e drejtë marksistë-leninistë që ndoqi e po ndjek Partia jonë lidhur më ngjarjet në Kosovë.
Nga jehona që kanë pasur deri tani qëndrimet tona lidhur më problemin e Kosovës në vendet perëndimore dhe ndikimi që kanë ushtruar ato në marrëdhëniet e vendit tonë më këto vende mund të nxirren këto konkluzione:
– Udhëheqja jugosllave dështoi në synimet e saja që të mbulonte krizën e gjithanshme politike, ekonomike e shoqërore që ka mbërthyer Jugosllavinë, duke shtypur më dhunë demonstratat paqësore të popullit të Kosovës dhe duke e akuzuar Shqipërinë për ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë.
Qëndrimi i shteteve perëndimore nëpërmjet shtypit dhe përfaqësuesve zyrtare diplomatike ishte i qartë. Ato dënuan dhunën që u përdor për shtypjen e demonstratave në Kosovë, i konsideruan të drejta kërkesat e shtruara nga demonstruesit kosovare, përfshi edhe ato lidhur më njohjen e Kosovës të statusit të republikës dhe hodhën poshtë pretendimet jugosllave se Shqipëria ka ndërhyrë në punët e brendshme të Jugosllavisë dhe e konsideruan të drejtë mbështetjen që i bën Shqipëria kërkesave të ligjshme të popullit kosovar.
– Qëndrimet e drejta parimore të Partisë sonë lidhur më ngjarjet e Kosovës çuan në izolimin e Jugosllavisë, në demaskimin e shovinizmit serbomadh dhe në demaskimin e sistemit të kalbur titist. Në të njëjtën kohe çuan në rritjen e prestigjit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe krijuan kushte për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare e kulturore më vendet e ndryshme perëndimore. Del detyre që ta shfrytëzojnë këtë koniunkturë të krijuar në dobi të forcimit të pozitave ndërkombëtare të vendit tonë dhe të zhvillimit ekonomik të tij.
– Zbulimi i komplotit sovjeto-serbomadh nga ana e Partisë sonë ka gjetur një jehonë të madhe në vende të ndryshme perëndimore. Faktet e pakundërshtueshme që u paraqitën nga ana jonë lidhur më këtë komplot kanë tërhequr mjaft vëmendjen e kancelarive të Perëndimit dhe i kanë bërë ato më të ndërgjegjshme për të ndjekur më kujdes bashkëpunimin sovjeto-serbomadh, synimet e tij për ta kthyer situatën në Ballkan e Mesdhe në favor të Bashkimit Sovjetik.
Në të njëjtën kohe ai ka acaruar kontradiktat midis klanit serbo-madh dhe atij kroato-slloven që reflekton rivalitetin midis dy superfuqive lidhur më Jugosllavinë dhe në një plan më të gjere lidhur më zonën e Ballkanit e të Mesdheut.
– Pavarësisht nga presionet politike dhe ekonomike të vendeve perëndimore, klani serbomadh që është në revansh, nuk ka pranuar sugjerimet e tyre për të normalizuar gjendjen në Kosovë në rruge paqësore, por vazhdon të përdorë më egërsi dhunën kundër popullit kosovar. Për demagogji udhëheqja jugosllave përpiqet t’i binde qeveritë e ndryshme të Perëndimit se nëpërmjet të ashtuquajturit proces të diferencimit, masave ekonomike dhe atyre politike po e normalizon gjendjen në Kosovë. Por diplomatët perëndimore e shprehin qartë se dhuna që po përdorin organet jugosllave, sidomos serbomëdhenjtë në Kosovë jo nuk do të shpjerë në qetësimin e gjendjes atje, por në shpërthime të tjera në të ardhmen, të cilat do të përfshijnë edhe republika e krahina të tjera të Jugosllavisë. Prandaj edhe shtypi perëndimor po dënon gjyqet e persekutimet që kryejnë shovinistët serbomëdhenj kundër popullit të Kosovës, sidomos rinise.
– Serbomëdhenjtë dështuan në planet e tyre të errëta për ta futur Greqinë në konflikt më Shqipërinë. Këtë nuk e pranuan greket se e kuptuan se nuk i përgjigjej politikes parimore të fqinjësisë se mirë që ndjek vendi ynë ndaj Greqisë, por kjo nuk gjeti përkrahje e mbështetje as në vendet e tjera perëndimore.
– Heshtja që mbajti udhëheqja jugosllave në OKB lidhur më ngjarjet në Kosovë tregoi se ajo i trembet opinionit ndërkombëtar që është kundër saj, por kjo tregon në të njëjtën kohe se klani serbomadh nuk mundi në këtë rast të dale kundër klanit kroato-slloven, i cili e kuptoi se ngritja e këtij problemi në OKB do të ishte në favor të BS. Pas klanit kroato-slloven qëndron natyrisht edhe Perëndimi, i cili nëpërmjet presioneve të ndryshme politike e ekonomike po përpiqet ta mbaje Jugosllavinë nga ana e tij dhe mos ta lejoje të shkoje më tej në drejtim të Bashkimit Sovjetik.
– Rivaliteti midis dy superfuqive në Ballkan e Mesdhe është në rritje. Zhvillimi i mëtejshëm i situatës në Jugosllavi, i luftës midis klaneve të ndryshme, do ta nxjerr më në pah këtë rivalitet, por në të njëjtën kohe do të rrisë edhe shqetësimet e Perëndimit për të ardhmen e saj. Ai do të përpiqet më çdo kusht që të forcoje pozitat e tij në Jugosllavi dhe të beje që të dështojnë planet e socialimperializmit sovjetik për ta kthyer atë në një plasdarm të tij në Ballkan e Mesdhe.
Tiranë, më 14 tetor 1981 Idriz Bardhi