Tashmë, u bënë pesë muaj që kur shoku i rinisë dhe miku i shpirtit e zemrës Mehdi Polisi u nda nga kjo jetë dhe shkoi në amshim.
Për herë të parë me Mehdiun u takuam më 1 shtator të vitit 1968, kur ai e hapi derën e klasës dhe hyri aty ku ishim mbëledhur ne nxënësit e posaregjistruar në klasën e parë të shkollës së mesme teologjike (fetare) ,,Alaudin,, që gjindej në rrugën ,,Vellusha e Epërme,, nr. 57, Prishtinë.
Hoxha (profesori) që ishte ulur në bankën e arsimtarit, u prezentua si Rashit Osmani dhe tha se do të jet kujdestar klase i joni. Ai mbante një listë në dorë nga ku lexonte emrat e nxënësve që ishin pranuar në klasën e parë të medresesë e që gjendeshin brënda në klasë.
Mulla Rashiti e shiqoi djalin te dera dhe e pyeti se si e kishte emrin dhe nga vinte. Djali me flokë të verdha dhe i buzëqeshur i lëshoi fjalët si rrufeja duke thlnl se quhej Mehdi Polisi, i biri i Dilaverit nga fshati Dobovjan i Strugës, i lindur në vitin 1953 dhe se ishte i regjistruar në klasën e parë të medresesë. Ulu në vend i tha hoxha.
Unë i ulur vetë në bangën afër dritares e ftova që të vinte e ulet me mua sepse rrija si memec dhe nuk kisha mundësi të komunikoja me askend të Kosovës. Ata nuk ma kuptonin dialektin e Zajazit e të Kërçovës e as unë ate të Llapit apo të Gjakovës e Drenicës.
Edhe Mehdiu u gëzua shumë kur kuptoi se jam nga Kërçova dhe më pyeti nese do te ishte në rregull të rrinte me mua në bangë edhe ditët tjera.
Edhepse Medreseja në ate kohë ishte pesëvjeçare, sepse punonte me plan-programin e Normales, koha kaloj shumë shpejt dhe neve na erdhi shumë keqë që do te ndaheshim nga shokët me të cilët kishim kaluar kohë shumë të bukur dhe të lumtur. Në qershor tëvitit 1973 ne i morëm diplomat e medreses dhe në vitin shkollor 1973-74 Mehdiu regjistroi Orientalistikën e unë Historinë dmth ishim në të njejtin fakultet (Filozofik) dhe shiheshim për çdo ditë.
Unë pas diplomimit shkova ushtar dhe nga ushtria në Amerikë. Me Mehdiun i humbëm lidhjet por kuptova nga një kusheri i imi –Ismail Ahmedi se Mehdiu ishte angazhuar si asistent ne fakultetin ku kishte studjuar, gjë që më gëzoi pa masë. Meqë ai mbeti të jetonte në Prishtinë dhe unë në Kërçovë, pastaj të dalldisur pas kërkesave të jetës nuk kishim rast te takoheshim aqë shpesh dhe tash them se, nese do ta kisha ditur se ai do te largohej nga kjo botë aqë herët, me siguri se më shpesh do ta kishim vizituar njeri-tjetrin.
Në vitin 2008 festuam 35 vjetorin e kryerjes së medresesë ku u takova me Mehdiun po edhe me të gjithë shokët tjerë. Ishte takimi i parë i gjeneratës ku disa shokë që nuk i kishim parë asnjëherë tash pas 35 vjetësh nuk ishim në gjendje ti njihnim e identifikonim. Ndejtëm bashkë plot 30 orë,ku kaluam shumë mirë, bëmë muhabet e u çmallëm.
Në qershor të vitit 2013 përsëri u takuam në Prishtinë, ku gjenerata jonë festoi 40 vjetorin e diplomimit. Të nesërmen, pasi përfundoi takimi dhe u shpërndamë, unë Mehdiu dhe Ahmet Sherifi nga Shkupi u ulëm në një restorant, pimë kafe dhe llafosëm më tepër se 4 orë. Ky ishte edhe takimi im i fundit me shokun tim të klasës e të rinisë Mehdi Polisi.
Për atë se ai kishte ndërruar jetë më lajmëroi Hilmi Krasniqi, nga Bellaqevci i Madh, poashtu shok klase i imi dhe i Mehdiut. Në varrim, në fshatin e lindjes-Dobovjan nga ne shokët e klasës ishim unë- Ilmi Veli Iseni, Ahmet Sherifi, Isa Vokshi, Sali Caka, Ramazan Hasa, Hasip Mullarexha, etj. Pikllimi ishte shumë i madh dhe askush nuk mund të pajtohej me faktin se Mehdiun nuk do te mund ta takonim më. Lutjen pas varrimit e bani Sali Caka dhe ne te tjerit kënduam nga një fatiha për shpirtin e tij me lutje dhe shpresë që Zoti të na takoi në Ahiret.
Në vitin 1988 u burgosa dhe u denova me 4 vjetë burg të rëndë politik nga Gjygji Suprem i Shkupit. Akuza ishte për ,,përhapje të urrejtjes kombëtare e fetare,, Mehdiu ishte brengosur dhe e kishte përjetuar shumë rendë burgosjen time. Në shenjë nderi dhe respekti, nga burgu i Idrizovës i dergova një letër ku përfëshihej edhe kjo poezi. Latrën ia dërgova pas një strugani i cili e kreu burgun dhe shkoi nështëpi..
Mehdiut nga Burgu i Idrizovës!
Qelitë e burgut në Idrizovë
ma mërdhinë kokën e gjorë
vetëm një ideal kisha, i dashur Mehdi
ta bëjmë bashkë nënën Shqipëri.
I shtrirë në çiment të ftohtë
i torturuar me kërbaç në kokë
shpina më ishte berë shakull
futur në ujë, lloç e akull.
E shoh gjakun e gjyshërive
dhe stërgjyshërive tanë
i skuqur e i vizatuar
te qelia në katër anë.
Gjurmët e çizmes së armikut në mur
koka shqiptarësh të thyera me gur.
Batanie të kuajve të lagura me gjak
Xhama të thyer dhe bora bënë fllad.
Ti kuptosh,pra vuajtjet e mia
qenka e shtrenjëtë – liria
pas derës hekurt, në birucën e vogël
Dhe miu i madh qëmë sillet rrotull.
Kështu kalojnë ditët, pakë nga pak*
edhe eshtrat të thyer me dajak
buka e mykur, lotët me kripë
dakje në liri, thu a vjen ajo ditë…..
Ilmi Veli Iseni, Idrizovë, 15.shtator.1989.
Edhe dy fjalë për Mehdi Polisin
Than se ndërroi jetë Mehdi Polisi…! Unë se them dot… Nuk kam guxim as që ta përmendi vdekjen, dhe nuk ka kush të më bindë se Mehdiu ka vdekur. Njeriu i mirë nuk vdes kurrë…! Ai nuk ka vdekur, as kombëtarisht e as fetarisht. Ne që kemi edhe shkollim fetarë dhe besojmë në pavdekshmërinë e shpirtit, themi se “ndërroi jetë” që do të thotë se ai nuk ka vdekur por vazhdon të jetojë dhe se ne një moment të caktuar do të takohemi.
Ai nuk ka vdekur sepse qëndron nëmesin tonë me një numër të madh veprash të shkruara; dhe të gjithë shkrimet e veprat e botuara të shokut, mikut dhe kolegut tonë të dashur, Prof.dr.Mehdi Polisi, që tani fizikisht nuk është më në mesin tonë, do tu behet vlersimi, analiza, studimi i gjithanshëm e shumë dimensional nga gjeneratat që vinë pas si nga aspekti fetarë, hulumtues, publicistik ashtu edhe nga aspekti shkencorë e filozofik.
Mehdi Polisi në shumë sfera të jetës ka lënë gjurmë të pashlyera. Ka bërë aq sa ka mundur edhe për familjen e tij por më shumë ka bërë për studentët, kolegët, rrethin, dhe gjithë shqiptarinë, sepse e gjithë puna dhe jeta e tij e shkurtër i qe dedikuar shkencës, fesë dhe kombit.
Për punën e tij shkencore dhe veprat që na ka lënë pas, për punën që ka bërë në Universitetin e Prishtinës dhe të Tetovës, për mendimin e tij progresiv dhe për dimensionin shkencorë, fetarë e kombëtar, ka të thuhet shumë, dhe ka çka të thuhet.
Unë kam shpresë se ne shokët, miqtë, kolegët dhe studentët e tij , do të duhet të pranojmë se kemi pasur në ballë dhe na ka pri neve një njeri i përpiktë dhe i papërkulur, dhe kemi qenë krenuar kur kemi qëndruar afër tij, kemi bashkëjetuar, bashkëvepruar e mbi të gjitha, bashkë me te kemi sakrifikuar shumë nga koha, shendeti dhe jeta jonë .
Të gjithë ne që e kemi njohur dhe e dimë punën dhe veprën e tij shkencore edhe në kohën kur ishim nën thundrën serbosllave, e kuptojmë dhe e dimë se sa e rendë dhe sa e veshtirë ka qenë ajo punë në atë kohë dhe çdo të thotë të punosh nën regjimin dhe thundrën serbosllave.
E dimë sakrificën shqiptare në të gjitha trojet tona jashta Shqipërisë, dhe të gjithë ata që din dhe duan, kanë çka të na thonëpër Mehdiun tonëtë dashur, dhe do të ishte mirë që këtë ta bëjnë, por duke filluar nga ata që e kanë njohur, nga ata që kanë bashkëpunuar, nga të afërmit dhe ata që kanë bashkëvepruar me te, sepse Mehdiu jetoi dhe veproi vetëm për Zotin e Kombin.