leoni

Dr. Shaqir Shaqiri: Letër e hapur ambasadores amerikane, zonjës Jacobson

Duke mos e harruar për asnjë çast ndihmën e vendit tuaj për çlirimin e Kosovës nga hordhitë sllave, si dhe përkrahjen politike që vendi Juaj i ka dhënë atdheut tim kur shpalli pavarësinë, por i nxitur nga “lotët” e juaja që derdhët sot për grafitet në murin e kishës së Deçanit, jam i detyruar t´ju drejtohem me ca fjalë…


Kisha e Deçanit dhe kishat e tjera sllave kemi pasur mundësi t´i rrënojmë me themel shumë herë gjatë historisë sonë. E kishim këtë mundësi herën e fundit gjatë të ashtuquajturit “okupim nazist” apo siç e quante populli im, me plot të drejtë, atë kohë “tri ditë Shqipni”. Nuk e kemi bërë këtë ngase gjithmonë kemi ruajtur respektin për çdo besim fetar.


Po ashtu, zonjë e nderuar, a nuk Ju shkon ndonjëherë ndër mënd se ndërhyrjet e Juaja dhe të të ashtuquajturës bashkësi ndërkombëtare në çdo pore të jetës politike në Kosovë e zbehë imazhin e vendit Tuaj dhe e shpie atë në krahun e tutorit? Si duhet kuptuar varësia e vendit tim nga ndërhyrjet banale të politikanëve të bashkësisë ndërkombëtare që i bëhen çdo ditë vendit tim? A ka mbetur ndonjë pore sado e vockël ku nuk jeni përzier Ju dhe ku nuk është vendosur siç keni urdhëruar Ju? Është kjo liria


për të cilën luftuam së bashku? A kanë indianët (si popull me origjinë vendase) vende të rezervuara në Kongresin apo në Senatin e SHBA-ve?


Sa indian vendas janë pjesë e administratës shtetërore të SHBA-ve dhe sa të tillë janë sot në Shtëpinë e Bardhë?


Serbët, ndonëse okupatorë në trojet tona, gëzojnë më shumë të drejta se sa ne vendasit, kurse Ju ende qani kokën dhe ngrihni zërin për një grafit që nuk i pëlqyeka shkijeve!


Ku vajti ndërgjegjja kur kërkuat formimin e Gjykatës Speciale për ndjekjen e të ashtuquajturave krime të UÇK-së? E barazuat përbindëshin okupator me çlirimtarin! Dhe, a menduat për kutin e dyfishtë kur dihet se vet vendi Juaj nuk pranoi ndjekjen e ushtarëve të vet (që shërbyen në Irak) për krime lufte? Apo vazhdon të ngadhënjejë “logjika” e të fuqishmit i cili bën si do vet?


Edhe diç. Shkaku i asaj që u tha më lartë, e shoh të udhës t´ua përkujtoj se dalëngadalë po e humbisni përkrahjen e shqiptarëve dhe vendi juaj nuk do ketë më asnjë mik në Ballkan. Sllavët nuk ju kanë dashur kurrë!


E nderuara zonja Jocobson,


Fjalët qortuese në adresën Tuaj nuk janë shprehje e mos respektit, inatit personal apo përpjekje për t`Ju dhënë mend. Janë fjalët e njeriut të zhgënjyer me sjelljet e mikut i cili po ia kthen shpinën dhe po e ndihmon armikun e përbashkët.


Ju përshëndes përzemërsisht,


ZOTI I BEKOFTË SHBA-të!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …