Hyra sot në një supermarket për të blerë disa gjëra elementare dhe i habitur shikoja përgatitjet për festimin e Vitit të Ri. Të shpenzohen gjithë ato para për dekorime idhujtare të qytetit për një festë, sfondi pagan i së cilës nuk mund të mohohet nga askush, është shumë e dhimbshme! Sikur ato para të destinoheshin për qëllime fisnike e dobiprurëse si për ndërtimin e ndonjë shtëpie për të varfrit, apo për financimin e ndonjë projekti, apo për mbulimin e shpenzimeve të ndonjë studenti, do të ishte shumë më mirë. Por ja që politika nuk mendon kështu. Dekorimi, sipas tyre, është më me vend. Viti i Ri, sipas ligjeve të Republikës, është festa më e rëndësishme. Është e vetmja festë, për të cilën janë paraparë dy ditë pushim. Ndoshta për shkak se kthjellja nga dehja është e vështirë, andaj dhe duhen dy ditë. Shumica e medieve i janë përkushtuar tërësisht festimit, duke harruar, qoftë edhe debatin më të vogël përkitazi me atë se a meriton apo jo të festohet kjo ditë? Ka disa ditë që reklamojnë programet e tyre ekskluzive për natën e kësaj feste. Siç mund të kuptohet nga vitet e kaluara, elementi më i theksuar i këtyre programeve mbetet performimi provokues i këngëtareve. Mediat, asnjë feste nuk i kushtojnë rëndësinë që i kushtojnë Vitit të Ri. Madje, për të mos thënë se ato në festa tjera, sidomos në ato fetare, dinë edhe të thumbojnë. Më e dhembshme se çdo gjë tjetër është gjendja e popullit, i cili, ndonëse është viktimë, për çudi në këtë festë akuzon qeverinë për keqpëdorime. Shumë prej tyre i sheh tek akuzojnë qeverinë se nuk kanë dekoruar qytetet, ndërsa harrojnë se barra e shpenzimeve të atyre dekorimeve rëndon drejtpërdrejt mbi supet e tyre. Edhe më keq, janë vet ata që vërshojnë qendrat tregtare për të shpenzuar shuma të mëdha të hollash për festimin e kësaj nate, duke mos zgjedhur se me çfarë festojnë, për të mos thënë se parapëlqejnë birrat dhe verën. Të dashur vëllezër dhe motra! Festa e Vitit të Ri është mëkat të festohet. Kjo është për shkak të botëkuptimeve të saj. Ajo festë është me origjinë pagane dhe idhujtare. Muslimanit më së paku i duhet ta festojë atë, ose thënë me fjalë tjera: I ndalohet ta festojë atë!!! Mos harroni, ju mund të shpenzoni para, por në vend të kënaqësisë do të fitoni hidhërimin e Zotit tuaj. Nuk është e rëndësishme dhe nuk ia vlenë të jenë njerëzit të kënaqur me ty nëse Allahu është i hidhëruar me ty, sikur që nuk të bën dobi të hidhërosh Allahun për të kënaqur njerëzit. Po e them këtë sepse jo të gjithë pajtohen me këtë vlerësim timin, bile kur të enjten në disa tv lokale kam bërë apel për t’u mos u festuar kjo festë pagane, disa të ashtuquajtur “intelektualë” kinse shumë iu paska paaenguar apeli im, andaj edhe nuk nguruan për ta shprehur haptazi. Por kjo, neve jo që nuk na ndalë-pengon dhe të mbetemi me kaq, por na nxit për të vazhduar më tutje dhe na shtyen edhe më shumë të përpiqemi ta vetdijesojmë shoqërinë tonë që të mos jepen pas gjërave të kota, të mos shpenzojnë vend e pa vend, e në veçanti kur është në pyetje hidhërimi i Zotit. Kjo festë, jam thellë i bindur se do të vjen koha kur do t’i dalë “fala më” dhe nuk do jetë aspak interesante, ashtu siç nuk është tash interesante në SHBA, Kanada dhe në shumë vende skandinave e gjetiu. Por, ja që duhet edhe pak kohë për këtë. Takohemi javën tjetër. Selam alejkum!
Dr. Shefqet Krasniqi: Varfëria shpirtërore e njeriut bashkëkohor
Pasuria nuk është gjithçka. Ajo, mbase nuk është hiç asgjë kur në pyetje janë lumturia dhe qetësia shpirtërore. Shkenca dhe teknologjia gabimisht janë perceptuar nga materialistët si zëvendësuese të fesë dhe besimit. Koha, për çdo ditë e më tepër, po dëshmon dështimin e tyre në objektiva dhe qëllime. Njeriu bashkëkohor ka shënuar jo një por shumë hapa prapa. Ai i është kthyer idhujtarisë, mosbesimit, adhurimit të njerëzve; shkurt, xhahilijjeti është kultura dhe civilizimi edhe i së sotmes. Bile, këta të sotit, për shkak të teknikës në dispozicion, ia kanë kaluar paraardhësve të tyre. Xhahilijjeti është i përmasave shumë të mëdha
ndërsa nuk njeh kufij – pra, është global.
Njeriu modern di si të shkojë në hënë, por jo dhe si të ecë në tokë; di si të ushqejë një kafshë, por jo dhe një njeri; njeriu modern di të pasojë epshin, por jo dhe Zotin; di të zbulojë gjurmët e krijimit, por jo dhe nënshtrimin Krijuesit. Njeriu modern, me gjithë dijen dhe zhvillimin, di të bëhet dhe viktimë e mitit.
Fundi i botës dhe ndërlidhja e tij me kalendarin e ‘civilizimit maja’ gabimisht janë nënvlerësuar, jo si një e vërtetë që mund të ndodhë, ngase paralajmërimet për fundin e botës ishin shumë kohë më parë dhe kjo temë sikur ishte bërë “bozë”, por si pasoja serioze.
Nuk mund ta merrje me mend se çfarë frike shkaktoi 21 dhjetori 2012. Pati edhe vetëvrasje ndërkohë që mediat ishin kujdesur për të përgatitur ideologjikisht njeriun modern se ai me teknologjinë e vet dhe besimin materialist mund ta rezistojë edhe Zotin.
Paradoks e shkuar paradoksit. Njeriu modern, jo vetëm kaq, ai sfidon edhe këtë ngjarje dhe ndodhi natyrore duke u siguruar aq shumë saqë i shkon mendja këto çaste t’i kalojë edhe nën reflektimet e dritave shumëngjyrëshe në bunkere dhe podrume “të fortifikuara.”
Çudirat e njeriut modern nuk kanë të sosur. Ai di të promovojë dhe mbrojë të drejta, madje me mburrje dhe krenari, të atyre, që në kohën e paraardhësve të tyre u shkatërruan si mos më keqi. Ky njeriu modern
kërkon kriminalizimin e synetisë por jo edhe të vrasjeve masive të njerëzve të pafajshëm. Ai shfaq edhe dhimbjen për kafshët që nuk flasin por jo edhe për “kafshën që flet.” 21 dhjetori i këtij viti mundë të jetë jo vetëm test, por edhe dëshmi e qartë se kush e ka botën dhe tërë këtë gjithësi në dorë. Se kush e di kur do ti vije fundi kësaj bote. Kjo datë gjithashtu është dëshmi e qartë se cila fe është e vërtetë dhe se për
cilën fe kanë nevojë njerëzit. Në fund edhe njëherë i thërrasim njerëzit e mençur, njerëzit e dijës që mos ti besojnë gjërave të kota, në veçanti miteve pagane, por ti kthehen besimit të vërtetë e të shëndosh, besimit në një Zot. Në dorën e të Cilit është jeta dhe vdekja jonë, është fillimi dhe fundi i kësaj gjithësie.
Kaq kësaj radhe dhe deri javën tjetër me një temë tjetër selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi: Guximi për promovimin e antivlerave dhe përkrahja e tyre si mëkat e turp
Çdo shoqëri ka vlerat e saj me të cilat krenohet dhe mburret me to, sikur që i kemi edhe ne, shqiptarët, me të cilat gjithmonë jemi krenuar. E ndër ato vlera ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe morali, bile do të thosha edhe si simbol i tyre. Historia e popullit tonë është e mbushur me sundime e pushtete despotësh, ky vend dhe ky popull kanë përjetuar diktatura e luftëra, por moralisht kanë qenë të pathyer. Nderi, tek ne shqiptarët, ka qenë i shenjët dhe vazhdon të jetë ende i tillë tek të gjithë ata që e ndiejnë veten shqiptarë të vërtetë, nëpër damarët e të cilëve qarkullon gjak shqiptari e myslimani.
Kjo veçori e shqiptarëve duket sikur me çlirimin nga pushtetet është vënë para një beteje shumë të ashpër, kësaj radhe në emër të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ndjenjat e xhelozisë për ta ruajtur nderin e shenjtë, në veçanti atë të familjes, sikur janë zbehur dhe jo vetëm kaq, por kohëve të fundit po flitet e po punohet me të madhe që në Kosovën tonë të pastër të përhapet edhe një dukuri me të cilën njeriu i devotshëm dhe i moralshëm nuk mund as ta shpreh para të tjerëve sepse i vije marre, turp, e lëre më të jetë pjesë e saj. E ajo është martesa e gjinisë së njëjtë.
Ne e dimë se edhe më herët ka pasur njerëz të pazakonshëm, të shthurur, me orientime dhe prirje seksuale për gjininë e njëjtë, por kjo është bërë fshehtë dhe është mbajtur sekret, sepse është trajtuar si një sëmundje shpirtërore e shoqërore e cila ka nevojë të mjekohet, respektivisht të kundërshtohet nga të gjithë njerëzit e shëndoshë. Personat e tillë janë të cekur në librat e shenjta si njerëzit më të sëmurë dhe më të dëmshëm të shoqërisë. Ata i kanë urryer të gjithë njerëzit e mençur dhe të shëndoshë moralisht dhe atë të, të gjitha konfeksioneve fetare. Bile edhe të feve tokësore se lëre më të atyre qiellore. Madje, edhe ata vet, shumica e tyre e pranojnë se janë të sëmurë, por donë ndihmë për të dalë nga ajo rrugë.
Mua personalisht disa persona të tillë të dy gjinive më janë ankuar se vuajnë nga ajo sëmundje dhe duan ndihmë për të shpëtuar, përndryshe thonë e pati puna jonë. Andaj me ta duhet të punojë tërë shoqëria në mënyrë që ata të mjekohen e të shpëtojnë. Krejt kjo nuk është e çuditshme, por me dal e me promovuar një
sëmundje të tillë, një dukuri të tillë të cilën as shtaza nuk e bënë, se lëre më njeriu, me bërë promovimin e antivlerave, kjo është e pa pranueshme për mentalitetin tonë, për shoqërinë tonë. Është në kundërshtim të plotë me vlerat tona morale, me traditat tona kombëtare me të cilat jemi krenuar para botës evropiane. Nuk mendoj asnjëherë se dikush nga qeveritarët tanë, nga intelektualët, bijtë e këtij populli të cilët donë ti ruajnë vlerat tona kombëtare, mund të pajtohen me një fenomen të tillë. Zoti mos e dhashtë.
Imagjinoje me këtë dukuri nuk pajtojnë as sllavët serb e rusë, se lëre më të tjerët. Andaj u bëjë apel të gjithë njerëzve të shendosh psikikisht dhe shpirtërisht që të merren me këta njerëz të sëmur e t’i mjekojnë, se vërtetë këta kanë nevojë për mjekim. Allahu na ruajt moralin dhe vlerat tona. Mos të harrojmë se kiameti nuk do bëhet derisa të pavlerat të bëhen vlera, andaj mos lejoni të përhapet një dukuri e tillë në një shoqëri siç jemi ne me vlera të larta, sepse këta njerëz ndoshta do vije koha kur do kërkojnë ta bëjnë legjitime martesën edhe me qenë, e me majmunë. Ne në Evropë nuk mundë të shkojmë duke ndryshuar fenë tonë, traditat tona, kulturën tonë. Sepse Evropa nuk kërkon një gjë të tillë dhe nuk është asnjëherë kusht për anëtarësim në Evropë një dukuri e tillë. Fundja fundjes në Evropë ka lloj-lloj popujsh e kulturash, secili i ruan me fanatizëm vlerat e veta, kulturën dhe traditën e vet. Allahu e ruajt këtë vend nga qëllimkëqijtë të cilët duan ta prishin e shkatërrojnë moralin tonë, nderin tonë. Allahu i shëroftë ata njerëz të goditur nga ajo sëmundje. Amin dhe deri javën e ardhme me një temë tjetër selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi: Injorimi nga Shteti i rolit kombëtar të prijësve myslimanë
Sapo jemi ndarë nga kremtimet e shumta që u bënë për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit amë të shqiptarëve, Shqipërisë, dhe, ndër gjërat që nuk mund të kaloje pa vërejtur, ishte edhe injorimi i elitës myslimane, respektivisht kontributit të tyre për çështjen kombëtare. U ndanë epitete dhe mirënjohje, u folën fjalë miradije dhe u thurën lëvdata, por gjithnjë për ata që nuk identifikoheshin me Islamin drejtpërdrejtë. Nuk di si ta kuptoj këtë pasi që edhe tek ne, këtu në Kosovë, u luajt një lojë e tillë, a dihet fakti se në mesin e firmëtarëve të Pavarësisë ishin një numër i madh hoxhallarësh, ashtu sikur që kishte edhe në luftën e UÇK-së.
Të veprohet kështu në këtë 100 vjetor të parë të pavarësisë tingëllon sikur duam vërtet një shkëputje nga e kaluara jonë, ose të paktën këtë po e mendon si strategji klasa politike sekulare. Unë, edhe më parë, në shkrime të publikuara gjatë këtij viti, kam nënvizuar rolin dhe kontributin e madh të faktorit mysliman në pavarësimin e Shqipërisë, atëherë, dhe tash të Kosovës, madje edhe vet kam qenë në shërbim të atdheut tim si ushtar i UÇK-së, vetëm se sot, kur shoh këto qëndrime, që për Zotin më duken shumë tendencioze, mendoj sikur pas kësaj fshihet diç.
Le të jemi realç. Para ca muajsh, u vërtetua se 96% e shqiptarëve të Kosovës, shumica absolute e të cilëve shqiptarë, kanë përkatësi islame, ndërsa tash, javën që lamë pas, dolën në shesh edhe statistikat e regjistrimit në Shqipëri, ku prapë myslimanët janë shumicë, respektivisht: myslimanë janë 57.12%, katolikë 10.11%, ortodoksë 6.8%, bektashinj 2.11, evangjelistë 0.11%, të krishterë të tjerë 0.1%, ateistë 2.52%, besimtarë të pa karakterizuar 5.53%, besime të ndryshme 0.2%, nuk u përgjigjën 13.89%.
Ajo që dua të them me këtë është se përkundër asaj që shihet se faktori politik gjithnjë insiston në mosidentifikimin me Islamin, të dhënat flasin se Islami është pjesa më e theksuar e vetes së tyre, e shtetit të tyre, e historisë së tyre, e identitetit të tyre, andaj, konsideroi ajo që duhet bërë, është që këtë pjesë të pandarë të çdo gjëje të tyre ta trajtojnë pak me më seriozitet. Të gjithëve duhet t’i njihen të drejtat, pavarësisht se çfarë përkatësie fetare kanë qenë, përderisa kanë punuar e kontribuar në çlirimin e vendit dhe çuarjen e shtetit para.
Ne nuk jemi duke thënë se duhen përmendur vetëm myslimanët, e të tjerët të ngelin në harresë, jo, asnjëherë, por realiteti qëndron se myslimanët në krye me hoxhallarët më së shumti kanë kontribuar në çështjen kombëtare. Andaj le të përmenden ata njerëz, le të dihen kush janë, le t’iu mësohet gjeneratave të ardhshme se feja ka luajtur një rol tejet të rëndësishëm në ruajtjen e trojeve tona shqiptare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, rol të cilin vazhdon të luaj rol të madh edhe më tej në çdo fushë. E të mohohet ky realitet mendoj se është një gabim i pafalshëm, është një mohim i një pjese shumë të madhe dhe të rëndësishme të historisë sate, të kulturës dhe identitetit tënd.
Nuk mund të ecë para një shoqëri e cila i ikë realitetit, e fsheh identitetin e vet, sepse i bije me qenë fals. Nga ana tjetër e gjithë bota krenohet me të kaluarën e saj, me kulturën e saj, me identitetin e saj.
Nuk gjej ngjashmëri me këtë çka është duke u bërë tek ne pos me sistemin komunist i cili tentonte me çdo kusht të na zhvesh nga petku fetar, të na zhduk identitetin fetar, por nuk i shkoi larg dhe e shkatërroi Zoti.
Ne jemi këta që jemi, dhe, fatbardhësisht, edhe bota perëndimore, veçanërisht SHBA-të, na njohin kështu, si myslimanë, andaj mos mundohemi të bëhemi më katolikë se papa. Por në vend të kësaj, le të mundohemi të luajmë rolin e një myslimani qytetërues, myslimani model, të cilin perëndimi, për shkak të autoktonisë së tij do ta pranojnë -kushtimisht- më lehtë se arabin.
Kështu do të jemi vetvetja, do të jemi origjinali, na pranuan apo refuzuan të tjerët. Allahu na drejtoftë të gjithëve dhe na bëftë të mirë e të vyeshëm dhe të sinqertë me punuar për fe dhe atdhe, për dynja dhe për ahiret. Amin dhe deri javën e ardhme me një temë tjetër selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi: Në mesin e “Pranverës arabe” po lind “Pranvera palestineze”
Pranvera arabe po vazhdon, shumë popuj të atyre vendeve po kërkojnë lirinë, po kërkojnë të jetojnë sikurse shumica e popujve të botës, të lirë dhe sovranë. Disa prej tyre arritën të bëjnë ndryshime vetëm me protesta, disa të tjerë me luftë, të tjerë po vazhdojnë të luftojnë edhe më tej, derisa të tjerë janë pothuajse në prag të revolucioneve. Kësaj “pranvere” sikur po i bashkëngjitet edhe populli palestinez, ose, “në mesin e pranverës arabe, po lind pranvera palestineze” siç u shpreh kryetari palestinez Mahmud Abbas para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku në një fjalim goxha të gjatë foli për kauzën e popullit të tij dhe nevojën e tyre për përkrahjen e botës së civilizuar për të bërë një jetë të lirë dhe të qetë. Presidenti tha dhe këtë fjali, që vërtetë duhet të prek në ndërgjegjen e faktorit ndërkombëtar: “A do të lejojë bota që ne të mbetemi populli i vetëm i okupuar përgjithmonë në rruzullin tokësor?”.
Palestina fitoi. Me 138 vota pro, 9 abstenime dhe 41 kundër, fitoi të drejtën e të qenit shtet anëtar vëzhgues. Është një fitore domethënëse për atë popull, kauza e të cilit shihet si ndër më të komplikuarat për tu zgjidhur në botë, dhe ky moment historik mbase mund të jetë një hap i mbarë për të realizuar gjithë të drejtat, si çdo shtet tjetër sovran dhe i lirë. Siç e dini, Palestina që nga viti 1948 e tutje, vazhdon të jetë nën okupimin çifut, atëherë kur këta të fundit, me ndihmën e aleatëve të tyre, themeluan shtetin në tokat palestineze. Që nga ajo kohë, konfliktet, jo që nuk kanë ditur të ndalur kurrë, porse me vete kanë marrë edhe mijëra e mijëra jetë njerëzish, madje janë zhvilluar katër luftëra arabo-izraelite.
Mendoj se Abbasi kishte plotësisht të drejt në fjalimin dhe akuzat e tij drejtuar shoqërisë ndërkombëtare. Deri kur do të lejon bota e civilizuar që populli palestinezë të jetojë në robëri?! A thua nuk meritojnë ata njerëz ta shijojnë lirinë sikurse të gjithë popujt e tjerë të botës?! Nuk është drejtësi e aq më pak mirësi t’ia mbash anën të fortit, por duhet folur e gjykuar drejt, në veçanti kur tashmë edhe vet palestinezët nuk janë për asgjësimin e plotë të shtetit Izraelit, por për formimin e dy shteteve sovrane fqinje me të drejta të barabarta, mu ashtu siç po insistojmë ne karshi shtetit serb. Ne kurrë nuk kemi insistuar ta shuajmë apo ta zhdukim shtetin serb, por kemi bërë të pamundurën që ta formojmë shtetin tonë, brenda kufijve tanë të njohur nga e gjithë bota, pa e dëmtuar askënd. Të jetojmë me Serbinë si dy shtete me të drejta të plota dhe me fqinjësi të mirë, dhe këtë, fal Zotit, së pari, e pastaj miqve tanë të shumtë, gati se e kemi realizuar dhe do ta plotësojmë me emrin e Zotit.
Besoj se ne shqiptarët më së miri e dimë se çka do të thotë robëria dhe se çfarë vlere ka liria, andaj, aq sa të kontribuojmë për paqen dhe harmoninë ndërmjet popujve. Le të mos shijon askush at fat të hidhur që patëm ne, le të mos përsëriten luftëra, le të ndalen vrasjet, le të mos derdhet më gjak, le të jetojnë njerëzit të lirë, pavarësisht përkatësive fetare a kombëtare! Ta mbajmë anën e të dobëtit, atyre që drejtësia është me ta por jo dhe forca! Le të lutemi që edhe palestinezët në një të ardhme të afërt të përjetojnë gëzimin e lirisë, ashtu siç e përjetuam ne shqiptarët 100 vjetorin e pavarësisë! Të përulemi para Allahut dhe t’i përgjërohemi për lirinë e popullit palestinez, një popull me të cilin na bashkon edhe feja! Zoti qoftë në ndihmë të tyre dhe të gjithëve që duan paqen!
Amin!
Mirë u takofshim javën tjetër!
Deri atëherë, Selam alejkum!
Dr. Shefqet Krasniqi: Kremtimi i shpalljes së pavarësisë, shtetin amë e gjen të copëtuar, sepse ende nuk i janë bashkuar gjymtyrët
Sot, më 28 nëntor 2012, shqiptarët shënojnë jubileun e artë të shtetit të tyre. Ka kaluar plot një shekuj që nga koha kur burra nga të gjitha trojet tona u bashkuan për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Ka kaluar një shekull me histori nga më të dhimbshmet, por dhe më krenaret. Nuk janë vetëm pushtimet dhe okupimet pjesë e historisë sonë, apo thënë më mirë, ato, në të vërtetë janë vetëm pjesa e dhimbshme e saj, ndryshe, shqiptarët kanë dhe krenarinë, qëndresën dhe rezistencën, si pjesë për të cilën xhelozohen nga popujt tjerë.
Shqiptarët u xhelozuan për shumë gjëra. Bota iu mori lakmi dhe historia shkroi për to. U xhelozuan, gjithnjë në kuptimin pozitiv, për atë se elementi fetar islam ka qenë me një rol vendimtar, jo vetëm në këtë proces të shpalljes së pavarësisë, por edhe përgjatë gjithë historisë së mëtejme. “Ka njerëz të mirë në botë (e kanë fjalën për shqiptarët). Ky është një manifestim i njerëzve të mirë. Dhe ata ndodhën të jenë muslimanë. Është tregim i cili duhet treguar.
Ideja se të gjithë muslimanët janë terroristë – kjo paranojë po gjithpërfshinë perëndimin. Kjo është çmenduri.”[1) Hafidh Ibrahim Dalliu thoshte: “Ne shqiptarët, të cilit do religjion, jemi të gjithë vëllezër në shtetin tonë. Ne gjithmonë do të jetojmë mirë dhe në paqe me njëri tjetrin, siç jemi duke jetuar, ne do të punojmë së bashku për përparimin e kombit tonë , dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë .”
Ky është një tregues i qartë i edukatës fetare dhe rolit të saj në ruajtjen e unitetit kombëtar. Shqiptarët u lëvduan për nderin dhe bujarinë e tyre. H. Charles Woods-i për nderin tonë thoshte: “Shqiptarët kanë kodin e vetë të nderit dhe janë të besueshëm deri në vdekje.” Ndërsa Stu Huck për bujarinë thotë këto fjalë: “Është kulturë e tyre (e shqiptarëve). Ndokush që paraqitet para derës së tyre, i strehojnë nga rreziku. Qoftë edhe armiku i tyre vdekjeprurës.”[2]
Shqiptarët ishin madhështorë dhe për të arritur ne këtu ku jemi, dhanë çdo gjë. Por, sikur fati nuk ishte në anën e tyre. Ata dhanë shumë, bënë shumë, por, siç do të konstatonte Tunmani[3], “Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët.”
Të dashurit e mi!
E dini pse ishim kaq shumë të panjohur?
Pse ishim të mëdhenj dhe nuk dukeshim gjëkundi?
Ngase ishim të pushtuar dhe ata që nuk do të duhej për hire të së vërtetës të gabonin, historianët, gabuan dhe ishin të padrejtë ndaj nesh, ngase na lanë në margjinat e kohës. Na lanë të harruar…
Këtu nuk mbaron artikulli. Në fakt, këtu fillon. Këtu janë fjalët më të rëndësishme, që duhet të trokasin në ndërgjegjen e të gjithë neve, e sidomos elitës sonë politike. Me rastin e këtij festimi të madh, të përkujtojmë vlerën e lirisë, t’iu flasim njerëzve për rëndësinë që ka pavarësia e vendit në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare dhe fetare, t’iu shpalosim atyre mesazhin e vërtetë të lirisë, t’i thërrasim ata që sot kur kanë këtë liri, që nuk do të thosha se është njëqindvjeçare, ngase kombi ynë historinë më të dhimbshme do ta ketë më pas, kur në shënjestër do të jetë nga egërsirat sllave, të punojnë për të dëshmuar vlerat.
Le të punojmë që të jemi vetvetja jonë. Një shtet i lirë dhe sovran është ai që punon për popullin e vet dhe e ruan atë, andaj le të jetë moto e këtij kremtimi bashkimi dhe uniteti i faktorit politik, le të jenë nisma të tij avancimi arsimor dhe shkencor, le të jenë projekte të tij zhvillimi ekonomik dhe industrial, le të jenë të drejtat dhe realizimi i tyre për qytetarët preokupimi kryesor.
Kremtimi i shpalljes së pavarësisë, shtetin amë e gjen të copëtuar, ende nuk i janë bashkuar gjymtyrët, andaj, nëse janë dashur njëqind vjet për të mbërri këtu ku jemi, le të shërbejë ky shekull jubilar për të vënë strategjitë dhe vizionet e bashkimit të trojeve tona. Është ky amaneti më i madh që na e kanë lënë të parët.
Allahu na udhëzoftë në rrugën e drejt!
Allahu i begatoftë me Xhennet gjithë shehidët tanë!
[1] Norman Gershman, Aspen Times, 2012. Cituar sipas: http://fjalaime.ch/27/12/2010/citate-mbi-shqiptaret-e-shqiperine/
[2] Stu Huck, Aspen Time, 2012. Burimi paraprak.
[3] Johan Tunman, 1774, Leipzig,
“Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.
Dr. Shefqet KRASNIQI: HOXHALLARËT PËR VATANIN
Njohësit e mirë të Islamit e kuptojnë se kjo fe nuk ka ardhur vetëm për çështjen shpirtërore, për të na mësuar sesi ta adhurojmë Allahun në shtëpi apo në xhami, se si të falemi e si të agjërojmë, etj., por se, para së gjithash, është program i jetës së njeriut nga lindja e deri në vdekje. Ajo përfshin dhe menaxhon me çdo
segment të jetës së njeriu: edukimin shpirtëror, arsimimin dhe shkencën, edukatën dhe kulturën, artin e politikën, ekonominë e biznesin, martesën dhe jetën bashkëshortore, shitblerjen dhe tregtinë, etj. Islami ka ardhur për t’ia ruajtur njeriut fenë apo besimin, për t’ia ruajtur mendjen e tij, gjakun-jetën, pasurinë dhe
nderin e tij. Kjo, ngase jeta e njeriut është e shenjtë dhe për ruajtjen e shenjtërisë së saj janë ndërmarrë pesë hapa, të cilët nënkuptojnë ruajtjen e saj në pesë aspekte, ndryshe, cenimi i tyre paraqet cenim për vet jetën dhe rrjedhimisht për pasojë ka çekuilibrimin dhe destabilizimin e saj.
Ka thënë Allahu: “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” (el-Isra: 70)
Njeriu është krijesa më e dalluar dhe e vlerësuar nga Zoti, Krijuesi i tij, andaj atij duhet kushtuar kujdesin më të madh. Këto pesë gjëra janë ngushtë të ndërlidhura mes vete; pa fe njeriu është i humbur e i devijuar, pa mendje, i çorientuar, pa moral, i lajthitur, pa pasuri, i mjerë, pa jetë, pra pa lirinë për të, nuk mund të paramendohet. Këto janë të njohura ndryshe edhe si ‘pesë objektivat islame’, që nënkuptojnë dhe flasin edhe
për atë se fitimi i lirisë, mbrojtja dhe ruajtja e saj është një ndër parimet bazë dhe objektivat themelore të sheriatit. Nga ky prizëm, gjejmë ulema dhe hoxhallarë të shumtë gjithandej nëpër botë, e gjithsesi edhe në vendin tonë, të cilët ose kanë qenë bartës të proceseve për çështje madhore të kombeve të tyre. Kanë qenë të
parët, ngase është parim fetar, është obligim qiellor, është detyrë primare e çdo myslimani, në veçanti prijësve të fesë të cilët më së miri e kuptojnë dhe e njohin fenë. Dhe në të kundërtën, shpërfillja apo neglizhenca e këtij parmi numërohet tradhti dhe ligështi, e rrjedhimisht, edhe është ndër mëkatet më të
mëdha që mund t’i bëjë një mysliman.
Në historinë e shtetbërjes dhe shtetformimit tonë, si në të kaluarën, si tani, kontribut të madh kanë dhënë edhe një numër i madh hoxhallarësh, të cilët krahas përhapjes së Islamit i kishin shërbyer me nder dhe dinjitet edhe kombit e atdheut. Janë me mijëra hoxhallarë të njohur të cilët u persekutuan nga regjimet antishqiptare, por nuk u gjunjëzuan. Ata mbrojtën fjalën e shenjtë të Kur’anit, hadithin e Muhamedit [alejhis salatu ves selam] dhe interesin e kombit e atdheut. Motoja, ‘me fe e komb’, apo, ‘me komb e fe’ ishte dhe mbeti përkushtimi i tyre i paluhatshëm në rrugën e përhapjes së Islamit por edhe në mbrojtje të të
drejtave kombëtare kundër pushtuesve. Hoxhallarët, të cilët kanë rënë shehidë ose janë dënuar e ndëshkuar nga regjimet antishqiptare, e veçmas nga regjimi komunist, janë shumë, por ne, duke patur parasysh natyrën e shkrimit, do të përmendin vetëm disa prej tyre, të cilët me jetën e veprën e tyre u përjetësuan në historinë e shërbimit për fe dhe komb.
HAXHI YMER PRIZRENI ( 1832-1887)
Ishte njëri nga figurat kryesore fetare e kombëtare të historisë shqiptare. Është një personalitet me njohuri të thella fetare, letrare, pedagogjike, filozofike, ushtare, politike… Ka qenë hoxhë, imam, myderriz, profesor, myfti, haxhi, etj. Ka qenë përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll. Ka qenë udhëheqësi ideor e drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit (1878-1881). Tërë jetën e tij ia kushtoi fesë dhe atdheut, vazhdoi të kontribuoi për këtë popull deri sa i erdhi vdekja në Ulqin me 12 Qershor 1887, ku ra shehid pas një atentati, që iu bë nga sllavët malazez, përderisa ishte duke u kthyer nga namazi i teravive në Ramazan.
MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902)
Mulla Haxhi Zeka është një tjetër figurë fetare dhe kombëtare, një shembull dhe model i shkëlqyeshëm për besimtarët mysliman dhe për tërë kombin. Ai, përveç që ishte hoxhë e dijetar, ishte edhe atdhetar dhe luftëtar, humanist e besimtar. Ishte pengesë e madhe e xhandarmërisë serbe të cilët i paguan tradhtarët për ta likuiduar atë me 16 shkurt 1902 në Pejë.
MULLA IDRIZ GJILANI ( 1901- 1949)
Qysh i ri kuptoi se çlirimi nga okupatori serb është farz-obligim i Allahut, andaj edhe tërë kohën e tij ia kushtoi këtij parimi edhe sa ishte nxënës, por edhe si imam i disa fshatrave të anës së Moravës. Ai thoshte: “Pa shkollim nuk ka as fe të mirëfilltë”, “Të ndihmojmë njëri-tjetrin me fjalë, me penë, me pasuri, të duhemi si vëllezër”, “Pa një atdhe të lirë feja nuk mund të mbahet kurrë, nuk mund të ushtrohet”, “Lexoni te mualimë të urtë sa e mirë dhe sa e kuptueshme është feja islame, kur shpjegohet shqip, në gjuhën e Zotit për shqiptarët”. Nga prilli 1941 Mulla Idrizi iu kushtua plotësisht veprimtarisë politike. Si hoxhë me forcën e Zotit, si mësues me
forcën e fjalës, si luftëtar me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit. Në qershor të 1944 –ës drejtoi betejën e Kikës, ku shqiptarët e udhëhequr prej tij dolën fitimtarë kundër ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën e 25-26 nëntorit 1949.
MULLA ZEKË BËRDYNAJ (1918-1987)
Ishte një fetar e patriot tjetër, një hoxhë i kalibrit të madh, i përkushtuar me mish e me shpirt pas arsimit të gjuhës shqipe. E krahas kësaj ishte edhe luftëtar i pashoq. Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 Mulla Zeka qe në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë edhe Mulla Zeka, i cili ishte në detyrën e Komandantit të Përgjithshëm të çetave vullnetare. Ai u burgos disa herë gjatë pushtetit komunist ku kaloi shumë vite në burgje, por kurrë nuk u gjunjëzua. Ai jetoi dhe vdiq në robëri, por kurrë nuk arriti ta përjetoi këtë liri. Vdiq po në robëri, me 12 janar 1987. Në varrimin dhe ngushëllimin e familjes së tij mori pjesë e pothuajse tërë Kosova.
Këta nuk janë të vetmit. Shqipëria dhe Kosova kanë patur edhe shumë hoxhallarë të tjerë, si: Hafiz
Ibrahim Dalliu (1878 – 1952), Mulla Sinan Duga (1898-1984), Mulla Emin Miftari
(1888- 13.12.1980), Mulla Musa Dërguti (1888- 1960) dhe shumë të tjerë deri tek
Hafëz Sabri Koçi (1921-2004) dhe mësuesi im i dashur
Mulla Sadri Prestreshi (1917- 2002) i cili ishte një figurë e shquar fetare e kombëtare, ishte hoxhë, mësues, predikues, atdhetar e luftëtar. Ai përpos që punoi si imam dhe u kujdes për çështjet fetare të këtij populli, ai nuk neglizhoi fare as kontributin e tij për çlirimin e vendit nga okupatori. Në fillim të vitit 1946, kur forcat
partizane-çetnike sa e kishin marrë pushtetin e ndaj popullit shqiptar silleshin me egërsi, Mulla Sadriu u inkuadrua në organizatën ilegale NDSH, (Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar) që përpiqej për çlirimin e Kosovës e bashkimin me Shqipërinë. Mulla Sadri Prestreshi, si veprimtar në këtë organizatë, ishte në rrethin e personaliteteve të shquara atdhetare, deri sa u zbulua nga oficerët e OZN-ës jugosllave…Me 15 Prill të vitit 1947, Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Prishtinës, pas hetimeve, maltretimeve, e dënoi hoxhën, Mulla Sadriun, me katër vjet burg…Burgun e filloi në Prishtinë, nga Prishtina e dërguan në Mitrovicë, nga Mitrovica në Nish, nga Nishi në Pozharevac… Edhe nga burgu kur lirohet, për një kohë, nuk e lejuan të punësohet…Nuk e lejuan të shërbejë as hoxhë në ndonjë xhami, as mësues në ndonjë shkollë, të edukoi brezin e ri…! Dikur nga pleqëria, në kohën e autonomisë së Kosovës u punësua si profesorë në Medresenë e mesme “ Alaudin” në
Prishtinë, ku pata nderin të jem nxënës i tij për tri vite radhazi. Kontributi i hoxhallarëve për vatan nuk u ndal kurrë, por ai vazhdoi deri në luftën tonë çlirimtare ku, vetëm në këtë të fundit në vijat e para të frontit u vranë 36 hoxhallarë (Shih monografinë: Imamët dëshmorë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 1998-1999).
Kontributi i hoxhallarëve u dallua çdoherë. Edhe në 2001 në Maqedoni, hoxhallarët ishin ndër të parët që për fe e atdhe rrokën armën. Të mos harrojmë këtu mikun tim dhe të dashurin e të gjithë besimtarëve muslimanë shqiptarë, Hoxhën e madh, Mulla Jakup Hasipin [Allahu e mëshiroftë], i cili qe ndër të parët ose i pari që filloi organizimet për kundërvënie sllavomaqedonasëve.
Allahu i pastë mëshiruar ata burra të mëdhenj, ndërsa neve na bëftë të ecim hapave të tyre dhe
t’i ndjekim gjurmët e tyre, në mënyrë që e tërë jeta jonë të regjistrohet si kontribut i vyer për fe dhe atdhe.
Dr. Shefqet KRASNIQI: VITI i HIXHRIT, 1433 NË RETROSPEKTIVË
Jemi në mbarim të vitit hixhrij 1433, vit që për myslimanët, anekënd botës do të jetë i shënuar për ngjarje të rëndësishme, ani pse jo gjithnjë të mira. Para se të elaboroj disa nga këto ngjarje, që kam përshtypjen se janë më të rëndësishmet, do të doja të them diç edhe për vitin islam, sigurisht sa për tua përkujtuar. Popujt, që moti, kanë vënë kalendarë, për ta shënuar nëpërmjet tyre historinë dhe të kaluarën e tyre. Edhe ne myslimanët kemi kalendarin tonë islam, pikënisja e të cilit ndërlidhet me migrimin apo shpërnguljen e Profetit Muhammed [alejhiselam] nga Meka në Medinë, ngjarje kjo që ka ndodhur në vitin 622 ndërsa në histori njihet si “Hixhreti.” Megjithkëtë, Hixhreti do të shënojë fillimin e kalendarit islam vetëm në kohën e hafifes Omer Ibn Hattab [Allahu qoftë i kënaqur me të!]. Duke qenë se jemi në përmbyllje të vitit 1433 hixhrijj, vit që do të mbahet mend për shumë gjëra,menduam të bëjmë një rezyme të ngjarjeve më interesante që ndodhën në të.
Ngjarjet në nivel botëror Problemi i Sirisë dhe dhuna e paparë e Presidentit famëkeq, Esedit, ndaj popullatës shumicë sunnite, nuk janë ngjarja më e dhimbshme, por edhe më e turpshmja, sidomos për faktorin ndërkombëtar. Deri më tani, bota e “civilizuar” ka mjaftuar vetëm me numërimin e të vrarëve, që ka kaluar shifrën e dyzetmijë vetave. Për keqardhje është edhe qëndrimi i politikës arabe, që, përveç disa deklaratave pompoze nuk ka marrë ndonjë veprim tjetër. E në anën tjetër, besimtarët anekënd botës janë solidarizuar me vëllezërit dhe motrat e tyre në Siri, madje edhe ne, xhemati i Kosovës, kemi mbledhur ndihma për ta dhe ua kemi dërguar nëpërmjet përfaqësuesve tanë.
Si ngjarje tjetër e dhimbshme që shënoi këtë vit ishte edhe ajo e represionit dhe dhunës barbare të budistëve birmanez ndaj muslimanëve autoktonë. Nuk mbeti formë dhune e agresioni pa u përdorur ndaj tyre, dhe për çudi, bota e injoronte tërësisht këtë, duke u bërë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ka qenë Turqi ajo që ka ngritur
zërin në nivel ndërkombëtar dhe që ka dërguar zyrtarët e saj të lartë për vizita në Arakan, atje ku u vranë dhe masakruan shumë myslimanë.
Në anën tjetër, në ngjarje që solli sado pak freski në zemrat e besimtarëve, ishte fitorja e Dr. Muhammed Mursit në zgjedhjet presidenciale në Egjipt, fitore kjo që shihej si e popullit, e së vërtetës, e drejtësisë. Fitorja e tij solli ndryshime në Egjipt, ngase pas regjimeve diktatoriale, pas dhunës dhe keqpërdorimeve, pas
mashtrimeve dhe manipulimeve, erdhi një forcë që ishte zëri i popullit, sikur që ishte një shenjë se bota arabe islame po transformohej, ose thënë më mirë po i kthehej rrënjëve të veta islamike.
Zhvillimet do të marrin kahe të ashpër paksa atëherë kur në perëndim do të shfaqet një film fyes për personalitetin e Profetit Muhammed [alejhiselam]. E tërë bota islame do të ngritët në këmbë ndërsa reagime do të vijnë nga e tërë bota. Shumë qeveri të botës do të nxjerrin vendime për të mos lejuar shfaqjen e tij ndërsa myslimanët do të mbledhin forcat për tua prezantuar dhe një herë figurën madhështore të
Muhammedit [alejhiselam] njerëzimit. Kësaj radhe, Katari do të ndajë një pasuri në vlerë të hiç më pak se 150 milionë dollarëve për të prodhuar një film për jetën e Muhammedit [alejhiselam].
Më pas, muslimanët do të ndihen më mirë me lajm të gëzueshme, si: Në anën tjetër atje në Arabinë Saudite u publikua plani mbretëror për zgjerimin dy haremeve (dy xhamive më të mëdha në botë), atij në Mekkë dhe atij në Medinë. Kjo flet po kështu se numri i muslimanëve praktikantë të fesë është shtuar sepse zgjerimi lidhet drejtpërdrejt me kërkesat e tyre për të vizituar këto vende.
Në Bosnjë e Hercegovinë na bëhet një kryebashkiake me shami, më konkretisht në komunën Visoko. Është fjala për Amra Babiç, nënë të tre fëmijëve dhe kryetare e Bordit të familjeve të ushtarëve të rënë në këtë qytet. Babiç ishte edhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Visoko, si dhe ministre në qeverinë e kantonit të Zenicës dhe Dobojit. Përderisa në vendin tonë ende përjashtohen vajzat nga shkolla për shkak të një shamie, në Bosnje ndodhë avancimi i tyre. Shamia nuk është pengesë e zhvillimit, përkundrazi, është kusht për një
zhvillim të ndershëm.
§ Zvicra hedh poshtë ndalesën për ferexhe, ndërsa në Gjermani ligjësohet synetia. E në Suedi lejohet thirrja e ezanit nga minarët, që deri më tani ka qenë e ndaluar, por ezani është thirrur vetëm brenda në xhami.
§ Një muslimane në Norvegji zgjidhet ministre e kulturës. Fjala është për 29-vjeçaren, Hadia Taxhik, emërimi i së cilës shënon fillimin e një epoke të re në politikën e Norvegjisë.
§ Në Kaliforni, SHBA, për herë të parë një mysliman bëhet gjyqtar i Gjykatës Supreme. Është fjala për Halim Dhanidina 39 vjeç, i lindur në Çikago, është fëmijë i emigrantëve të cilët emigruan nga Tanzania në vitin 1960. “Shpresoj që rasti im do të shërbejë si shembull për myslimanët tjerë amerikan, e veçanërisht për të rinjtë, se besimi dhe identitetit ynë nuk duhet të jenë pengesë për pjesëmarrjen tonë në institucionet civile të Kalifornisë, gjithashtu shpresoj që t’i kryej obligimet e mia që kërkohen nga unë, në mënyrë që shoqëria amerikane të bindet se muslimanët amerikanë janë të denjë t’i shërbejnë vendit me drejtësi dhe nderë”, tha gjykatësi Halim Dhanidina për mediat.
§ Në Tiranë gjithashtu, bashkia vendos për projekt të ri të xhamisë së madhe që do të ndërtohet atje.
Ngjarjet në nivel lokal. Edhe në Prishtinë këtë vit, pas shumë kërkesave dhe përpjekjeve u dha leja për ndërtimin e një xhamie të madhe dhe u vu gurthemeli i saj. Për prishtinasit kjo do të jetë një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme në periudhën e pasluftës.
Një hap tjetër shumë pozitivë në këtë kontekst është edhe futja e fakultetit të studimeve Islame në kuadër të Universitetit të Prishtinës, që do të njihet si Universiteti “Hasan Prishtina.”
Këto janë disa nga ngjarjet kryesore të cilat ndoshta e kanë përmbledhur këtë vit, e që shum nga to janë të hidhura, siç pamë, por ka nga to dhe të ëmbla, sidomos këto të fundit, që lutemi të shënojnë fillimin e këtij viti të ri si dhe ta përcjellin atë deri në fund. Takohemi javën tjetër! Selam alejkum!
Dr. Shefqet Krasniqi: Të njihet dhe të pranohet kontributi i elitës shqiptare myslimane për kombin dhe fenë
Që në fillim dua të theksoj se ky shkrim nuk ka karakter hulumtues, dhe, jo domosdoshmërisht, ka të bëjë drejtpërdrejt vetëm me ata që u angazhuan për çështjen kombëtare. Kjo nuk mëton të minimizojë kontributin e atdhetarëve tanë në rrafshin kombëtar, e aq më pak të nënvlerësojë atë, ngase siç e dini, kauzës
kombëtare i kanë shërbyer edhe shumë prijës fetarë myslimanë, si: Hoxha Tahsini, Muhamet Çami, Myderriz, Imer Prizreni, Hafiz Ali Ulqinaku, Haxhi Ali Elbasani, Hafiz Ali Korça, Haxhi Mulla Zeka, Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Adem Boriqi, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Hasan Masurica, Haxhi Ismet Dibra, Mulla Isuf Kraja, Mulla Said Bajdeni, i njohur si Hoxhe Voka, Mulla Zekë Bërdynaj, Mulla Sinan Duga, Mulla Emin Miftari, Mulla Musë Dërguti, Tahir Efendi Lluka, Mulla Haki Sharofi, Mulla Hasan Nahi, Mulla Vesel Guta, Mulla Sadri Prestreshi e shumë e shumë të tjerë.
Këtë kontribut e nënvizon në formë poezie edhe poeti i madh shqiptar Gjergj Fishta në Lahutën e Malcisë, ku për një hafiz mysliman të përndjekur thyr këto varegje:
Shtrinë të ngratin hafiz Myslimin,
Dhe ne dru e rrahen trimin
Sado qe ishte nje “ hafiz”“…tha
Jam shqiptar me gjuhë e fis”
Jam Shqiptar përgjigjet Hafizi
deri sa ashti i kambës i krisi”…
Ajo, që ne duam të prezantojmë tash këtu, në kohën kur për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po bëhen studime të shumta për të zbardhur kontribute të personaliteteve shqiptare në fusha të ndryshme, andaj, duke qenë se ne jemi përfaqësuar në botë, sidomos në lindje, nga personalitet, emrat e të cilëve figurojnë ndër më të mëdhenjtë në fushën fetare, këtë shkrim e rezervuam për të qenë ekskluziv vetëm për ta.
Motiv për këtë shkrim kam një veprim të mençur të ndërmarrë nga KK-Pejë, e cila një nga rrugët e këtij qyteti e ka emërtuar me emrin e dijetarit të madh, kolosit të shkencave islame, eruditit Abdu-l-Kadir Arnautit. Konsideroj se, edhe pse një gjest simbolik, sidomos për kohën dhe rrethanat tona, është shumë
domethënës. Ndaj, në vijim do t’iu paraqes emra nga ata me të cilët do të duhej të mburreshim si komb. Ndër të parët dhe më të rëndësishmit është Shejh Nasirudin Albani, i lindur në Shkodër me 1914 dhe i shpërngulur më pas, në kohën e mbretit Ahmet Zogu, në Damask të Sirisë. Nasirudini shumë shpejt do të bëhet i njohur në Siri, për të lëvizur më pas në Medinën e Ndritur si mësimdhënës, e pastaj për të kaluar përfundimisht në Jordani, atje ku edhe do ta zinte vdekja.
Nasirudini ose Shejh Albani, siç njihet, ishte dijetari më i famshëm në botë i shekullit XX, në veçanti në shkencën e hadithit. La pas vete me qindra libra, shumica e të cilave janë të botuara dhe të shpërndara gjithandej nëpër botë. Sot nuk ka studiues i shkencave fetare anekënd botës që nuk ka dëgjuar për dijetarin e madh shqiptar dhe që nuk punon me dijen e tij të lënë pas vete. Krejt bota islame krenohet me hoxhën tonë, ndërsa ne shqiptarët as që e njohim bile. Ata na e kanë lakminë që ka qenë bir i yni, ndërsa ne shumë pak flasim për të. Shejh Albanin kam pasur fat ta takoj personalisht më shumë se një herë dhe të bisedojmë me të për Islamin në Kosovë dhe për gjendjen e shqiptarëve në përgjithësi në Ballkan.
Hiq më pak se Albani nuk është edhe shkodrani tjetër, Shejh Shuajb Arnauti, i lindur në Damask të Sirisë me 1928, familja e të cilit ishin shpërngulur nga Shkodra vetëm dy vite para se të lindte ai, pra më 1926. Edhe ky që nga fëmijëria filloi të merret me shkenca Islame dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të punoj me orë të tëra, ani pse gati i ka mbushur të nëntëdhjetat. Jeton dhe vepron në Aman të Jordanisë, ndërsa është autor i shumë librave me vlerë. Është, po ashtu si Albani, shumë i njohur në tërë botën Islame. Ka vizituar tokat shqiptare disa herë radhazi dhe vazhdon edhe sot të përkujdeset për shqiptar që jetojnë në Jordani, në veçanti për studentët të cilët studiojnë atje.
Bashkë me këta kolosë është edhe një kolosë tjetër shqiptar shumë i famshëm, një shkodran tjetër i quajtur me emrin Vehbi Sulejman Gavoçi, i cili po ashtu pati fatin sikurse shokët e tij, i lindur në Shkodër me 1923 e më pas i shpërngulur në Damask me familje, ku vazhdoi të mësoi e të punoi në Damask për një kohë të gjatë. Më pas kaloi si profesor në Medinën e Ndriçuar, pastaj në Rijad, më pas në Aman të Jordanisë, pastaj në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe së fundi në Damask, ku vazhdon të punon edhe më tej. Është shumë i njohur në shkencën e Fikhut – Jurisprudencës Islame. Ka shumë libra e punime shkencore.
Me të gjithë këta kolosë kam pasur rastin të rri dhe të marr dije nga ta.
Lum toka shqiptare që i ka lindur këta bijë, lum populli që i ka. Andaj mendoj se duhet që sikurse këta kolosë t’ia paraqesim popullit tanë, në veçanti nxënësve dhe studentëve tanë, sepse këta na e kanë ngritur kokën lartë dhe kombin tonë e kanë bërë të njohur në katër anët e botës. Allahu i pastë mëshiruar ata ndërsa
neve na bëftë ta ndjekim rrugën e tyre. Dhe së fundi falënderoi KK të Pejës për hapin e ndërmarr me shpresën se shembullin e tyre do ta ndjekin edhe të tjerët.
Mirë u takofshim javën e ardhshme. Deri atëherë, selam alejkum!
Dr. prof. Shefqet Krasniqi: Uragani “Sandy” edhe një shenj shtesë
Allahu i Madhëruar që kur krijoi njeriun e parë dhe e vendosi atë në tokë, i dërgoi atij, dhe më pas pasardhësve të tij shenja, fakte e argumente të shumta, të cilat secila në vete tregon për ekzistimin e Krijuesit dhe se kjo gjithësi e ka një Zot fuqiplotë dhe absolut.
Kjo, përpos shenjave të panumërta të cilat e rrethojnë njeriun kudo që shkon. Ngase çdo gjë në këtë gjithësi dëshmon për një Zot, një Krijues. E njerëzit herë besojnë dhe i nënshtrohen vullnetit të Zotit, e herë e kundërshtojnë Atë, deri tek ideja se kjo gjithësi është krijuar vetvetiu, vazhdon të mbijetojë vetvetiu etj.
Njerëzit, kështu të ndarë në mendime e bindje të ndryshme, do të vazhdojnë të jetojnë derisa të përfundojë kjo botë, e pastaj ta shohim se kush e paska pas mirë e kush keq. Ta shohim pastaj se cila rrugë paska qenë e vërteta e cila e shtrembra, siç ka thënë Zoti për këtë: “Thuaj: Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush e gjeti të vërtetën.” ( Ta Ha, 135).
Por, megjithatë Allahu vazhdon kohë pas kohe t’iu dërgojë njerëzve shenja shtesë, të cilat nuk janë të rëndomta e që tërheqin vëmendjen e njeriut dhe ia shtojnë frikën e tij, si fjala vjen tërmetet e ndryshme, vullkanet, erërat e forta, shirat e shumta etj., të cilat ka qenë dashur t’ia kujtojnë njeriut madhërinë e Zotit, fuqinë e Tij të madhe dhe pa aftësinë e njerëzve para asaj fuqie, siç ndodhi këto ditë me uraganin “Sandy” para të cilit u gjunjëzua shteti më i fortë në botë.
Nuk ka nevojë të flitet për fuqinë dhe aftësinë e Amerikës, për shtetin e cili brenda pak kohësh mund ta kallë tërë botën. Për shtetin me të zhvilluar në botë, më përparimtarin në shkencë dhe në teknologji. Por çka mundi të bëjë përballë një stuhie të fortë e të shoqëruar me erë, shi dhe valë deti?! Përpos t’i informojë qytetarët e saj dhe t’i evakuojë një numër sa më të madh të tyre.
A mundi ta ndalë erën e fortë, a mundi ta ndalë detin, i cili gati se i përpiu gjithë banorët e Nju Jorkut?! Saqë u quajt “përbindësh”, i cili pas vete la me dhjetëra të vdekur. La pa rrymë miliona njerëz, ndërpreu, dhe thuajse bllokoi, jetën e miliona qytetarëve. Ndërsa sa për dëme materiale nuk dihet ende shifra e saktë,
por ato tashmë mund të arrijnë në dhjetëra miliardë dollarë. Gjendja u vështirësua sa që presidenti amerikan shpalli gjendjen alarmante në disa shtete. E kryetari i shtetit Nju Xhersi pasi pa se çka ka ndodhur tha: “Dëmet nuk mund të parashihen”.
E gjithë bota këto ditë e kishte në fokus atë uragan duke pritur se çka do të ndodhte. Por askush nuk dinte, e as që kishte idenë, si të ndalet ai! Nuk kishte idenë, sepse e tërë bota, besimtarë dhe ateistë, kur t’ju ndodh diç e pazakontë ndalen e kujtohen, e iu bie ndërmend se vërtetë qenka një fuqi absolute.
Nuk ka dyshim se ky uragan ishte edhe një argument shtesë se: O ju njerëz, ju sado që arrini të përparoni, sado që arrini në shkencë e teknologji etj., ju edhe më tej vazhdoni të jeni krijesa të vogla e të dobëta në krahasim me Krijuesin e juaj dhe se Ai ju ka në dorë juve dhe çdo gjë tjetër. Andaj mos u rebeloni, mos bëni keq, mos bëni zullum, mos t’ju shkojë mendja se s’ka kush çka t’ju bëjë e tjerë, e tjerë, sepse është Një lart atje, i cili sheh dhe dëgjon, dhe Ai di edhe të ndëshkojë.
Falë Allahut kaloi ai uragan, i cili u cilësua si më i rrezikshmi me dekada, por a thua çka do të ndodhte sikur ai të ishte më i vështirë, çka do të ndodhte sikur ai të zgjaste më shumë, çka do të ndodhte sikur i tërë oqeani të hallakatet e të tërbohet?! Por mëshira e Zotit është e madhe, Ai nuk do t’i shkatërrojë njerëzit, por do t’ua kujtojë atyre se Ai është Zot, e jo njeriu, do t’ju tregojë se jeni në dorën e Tij, nën pushtetin e Tij, por ja që njerëzit siç thotë Zoti: “ Ata nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur” (Enam, 91), andaj o ju njerëz njiheni Zotin më mirë, kuptojeni madhështinë e Tij dhe: “Mëshironi ata që janë në tokë ju mëshiron Ai që është në qiell” siç ka potencuar Muhamedi alejhi selam.
Natyrisht na vjen keq për dëmet e shkaktuara, për numrin e njerëzve të vrarë e të zhdukur, por përsëri falënderojmë Allahun që përfundoi me kaq e nuk vazhdoi edhe më tej. Allahu na ruajt nga dënimet e Tij, na mëshiroftë, na udhëzoftë e na drejtoftë! Amin dhe deri javën tjetër selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi: Çështja e veriut është çështja më e ndjeshme për të cilën duhet të jemi syçelë, meqë nuk ka kompromis për asnjë pëllëmbë toke të vendit tonë
Gjatë këtyre ditëve, biseda kryesore mes qytetarëve të Kosovës është se a duhet biseduar me Serbinë, apo nuk duhet biseduar?! Duhet takuar të parët e dy shteteve, apo nuk duhet takuar, etj.?! Natyrisht mendimet janë ndër më të
ndryshmet, e mendoj se ka ekstremitet nga të dy anët, saqë pati edhe protesta, dhe atë mjaft të ashpra nga njëra anë. Nuk ka pikë dyshimi se Kosova gjendet në një pozitë shumë të vështirë e delikate, sepse sipas hapave të ardhshëm do të varet edhe e ardhmja e vendit tonë, do të varet sovraniteti i shtetit, edhe ashtu i copëtuar shumë herë.
Ne me këto negociata mund të fitojmë shumë, por mund edhe të humbim shumë.
Zoti mos e dhashtë, humbja e veriut të vendit për ne, apo fitimi i çfarëdo autonomie të asaj pjese të Kosovës, do jetë një humbje katastrofale për ne, që do të na kushtonte shumë. Do të na mallkojnë gjeneratat e ardhme. E në një
gjendje të tillë, neve nuk na duhet fare integrimi verio-atlantik. Asgjë nuk na vyen hyrja në Unionin Evropian, po qq se e humbim veriun. Ndërsa nëse arrijmë ta ruajmë integritetin e plotë të vendit tonë, me siguri se do të jemi edhe më afër Evropës, dhe kjo do jetë një fitore historike për ne. Në anën tjetër Serbia nuk ka se çka të humb, sepse Kosova kurrë nuk ka qenë e saj, sa Çeçenia e Rusisë. Kemi qenë të okupuar për një kohë, i kemi dalë prej dore dhe kaq. Serbia asgjë nuk humb, asnjë pëllëmbë toke nuk humb me këto negociata, por vetëm sa ofrohet edhe ajo më afër Evropës, e që populli serb një gjë të tillë e ka ëndërr, sepse është ngopur me politikat fashiste e nacionaliste serbe.
Andaj dhe unë mendoj se çështja e veriut është çështja më e ndjeshme për të cilën duhet qenë syçelë, nuk ka kompromis për asnjë pëllëmbë toke të vendit tonë. E për të qenë sa më të suksesshëm në këto bisedime nevojiten njerëz të sinqertë, njerëz të cilët e duan vatanin më shumë sesa vetveten e tyre. Njerëz, të cilët interesin e përgjithshëm e vendosin para atij personal. Nevojiten njerëz të vendosur e të matur, të mençur e të kujdesshëm. Njerëz, të cilët do flasin në emër të gjithë kombit tonë.
E sa i përket takimeve, shtrëngimeve të duarve, kjo mendoj se është shumë normale dhe se as që ka nevojë të bëhet aq e madhe. Është e vërtetë se deri dje kemi luftuar kundër tyre, por ne armiq mes veti nuk do të rrimë deri në kiamet.
Pastaj stabilizimi i marrëdhënieve në mes të dy shteteve fqinje sjell dobi të mëdha politike, ekonomike, sociale etj., çka do të thotë se është në interes të shtetit e të popullit, duke mos harruar se një gjë e tillë është edhe kërkesë e shteteve të Perëndimit, të cilat ‘de facto’ na kanë ndihmuar për t’u çliruar. Ne kemi shumë shpresë se mu ato shtete janë të interesuara që edhe Serbinë, po edhe Kosovën, t’i fusin në familjen e madhe evropiane, sepse fizikisht veçse janë në Evropë, dhe se me këtë do të zgjidhen problemet e shteteve të Evropës, do të forcohet aleanca veri-atlantike dhe do të dobësohet ajo e Kremlinit.
Nëse shikojmë historinë e Pejgamberit Muhamed alejhi selam, gjejmë se ai është ulur në biseda edhe me kundërshtarët e tij më të mëdhenj, me ata që e luftuan, që e nxorën nga vendlindja, dhe të tjerë, por gjithmonë arriti që me urtësi e mençuri të dalë fitues. Shpresojmë edhe ne që në këto biseda të dalim fitues, respektivisht ta ruajmë shtetin tonë dhe të marrim të drejtat tona që na takojnë dhe të ecim para, sepse ende ka shumë punë për tu bërë, është zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndeti etj. E për ti realizuar këtu konsideroj se uniteti i kombit, e në veçanti i spektrit politik është tepër me rëndësi. Allahu na ndihmoftë në çdo punë të mbarë dhe na ruajt nga çdo e ligë. Amin dhe deri në javën e ardhme me një temë tjetër. Selam alejkum!
Dr. Shefqet Krasniqi: MË NË FUND EDHE XHAMIA!
Këto ditë u vu gurthemeli i Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ishte një ditë e madhe për tërë kombin. Si të mos jetë një ditë e madhe, kur qe sa vite me radhë jemi duke e pritur këtë ditë, madje me plotë të drejtë? Gjatë kohë kemi debatuar e kërkuar një truall për një xhami të madhe në kryeqytet.
Që nga koha e pasluftës, kur populli ynë me të madhe filloi t’ia mësynte xhamive, ato u mbushën dhe u stërmbushën shumë shpejt kështu që njerëzit filluan të faleshin në shi e në borë. Që nga atëherë, nevoja ka qenë shumë e madhe, ani pse ka pasur nevojë edhe para luftës. Por për faktin se ishte pushteti serb, ishte vështirë të kërkohet një gjë e tillë. Ka mbi dhjetë vjet ku një pjesë e madhe e popullit, xhematit tonë falen në shi e në borë, edhe atë në temperatura ekstreme.
Shumë kërkesa janë bërë nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Prishtinës, e kjo kërkesë ka qenë edhe e vetë Myftiut. Ka qenë kërkesë e xhematit. Për çka edhe kanë dalë në protesta më shumë se një herë. Është bllokuar rruga, për çka edhe ka ndërhyrë policia. Gati dy vjet e kemi falë xhumanë në sheshin pas Pallatit të Rinisë. Ka pasur shumë debate e biseda në të gjitha nivelet. Nuk kanë munguar as premtimet, por ja që ato janë lëvizur e realizuar shumë ngadalë.
Kërkesat e të gjithë neve, xhemat e hoxhallarë, kanë qenë që xhamia të jetë mu në qendër të qytetit, diku afër universitetit, dhe atë për një sërë arsyesh. Gati ishte për t’u realizuar, por nuk di çka ndodhi dhe si u bë, por në fund fare krerët komunalë vendosën krejtësisht diku tjetër, respektivisht mu aty ku edhe u vu gurthemeli këto ditë. Nuk ka dyshim se të gjithë neve na ka mbetur merak shumë që nuk na u plotësua dëshira, por mbesim me shpresë te Zoti se edhe ajo do të na realizohet, dhe pas një kohe, herët apo vonë, do ta kemi një xhami në qendër të qytetit. Sido që të jetë, edhe kjo ku u caktua tani është në një vend mjaft të mirë, ngase është mu në mes të dy lagjeve shumë të frekuentuara me banorë, mes Ulpianës dhe Dardanisë. Pastaj, po ashtu edhe shumë udhëtarë që vijnë nga qytetet tjera në Prishtinë e kanë xhaminë mu rrugës së tyre. Dhashtë Zoti që kjo xhami të niset dhe të kryhet sa më shpejt si dhe të bëhet një “vello” e Prishtinës, e cila do t’ia shtojë bukurinë qytetit tonë.
Kthehemi tek gurthemeli, respektivisht tek ai tubim madhështor, i cili u organizua nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku ai tubim mblodhi krerët kryesorë të shtetit tonë, ani pse ata nuk është lehtë t’i tubosh të gjithë së bashku. Por kësaj radhe u tubuan, me çka shihet edhe bereqeti i xhamisë që nga dita e parë e saj.
Shumë nga ata krerë mbajtën edhe fjalime rasti, duke filluar nga presidentja e vendit, pastaj kryeparlamentari deri tek kryeministri dhe kryetari i Prishtinës. Fjalimet në përgjithësi ishin të mira me pak përjashtime. Fjalim të gjatë mbajti edhe Myftiu i Kosovës, i cili foli gjerë e gjatë për rëndësinë e xhamisë në shoqëri që nga kohët e lashta, e pastaj tek ne në Kosovë duke qenë i bindur se kjo xhami do ta vazhdojë rrugën e kontributit të xhamive të mëhershme, bile edhe më shumë, ashtu siç do t’ia shtojë bukurinë qytetit tonë.
Më pas u vu edhe gurthemeli dhe njerëzit merrnin tekbir, e nuk ju mungonin as lotët e gëzimit. Ata ishin shumë të emocionuar dhe vazhduan t’ia urojnë njëri tjetrit këtë, sa që unë mbeta një kohë të gjatë pas përfundimit të tubimit. Edhe sot deri në këtë moment vazhdojnë të na vijnë urimet nga jashtë dhe brenda vendit, dhe vërtet të gjithë e konsideruan një moment shumë të rëndësishëm për qytetin tonë, për vendin tonë.
Xhamia Qendrore pritet të jetë shumë e madhe, diku rreth shtatë mijë metra katrorë, natyrisht me objekte përcjellëse, ani pse ende nuk është bërë plani përfundimtar, por vetëm ai ideor. Sido që të jetë edhe ne muslimanët
më në fund po fillojmë t’i gëzojmë të drejtat tona. Sikur që thotë populli “ma
mirë vonë sesa kurrë”.
Shpresojmë që qeveritarët tanë t’i kenë parasysh edhe kërkesat tona të tjera si shaminë dhe mësim-besimin, e mos të na i mohojnë ato kërkesa legjitime e nevoja elementare. Dhashtë Zoti që edhe për to të mblidhemi sa më shpejt! Amin.
Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që kanë ndikuar në njërën, apo mënyrën tjetër, që të jepet ky truall për xhami. Deri në javën e ardhme me një temë tjetër! Selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi: KUSH ËSHTË FAJTOR PËR ANALFABETIZMIN E SHQIPTARËVE?
Regjistrimet e fundit të popullsisë në Kosovë sollën befasi, të këndshme e të hidhura, por gjithsesi realitete të
pamohuara. Na vërtetuan përqindjen fetare, na dhanë shifrat e popullsisë, që nuk dolën si thuheshin, e edhe na trishtuan me një të vërtetë të cilën do ta debatojmë në këtë artikull.
Statistikat zbuluan se Kosova, ndoshta me të vetmin potencial, i prin Evropës për analfabetizëm. Rezultatet
përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se 55 mijë qytetarë të Kosovës janë analfabetë të plotë, që nuk dinë shkrim dhe lexim, derisa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë 188 persona.
Mosha e personave analfabetë të plotë dhe analfabetë funksionalë nuk është publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, por në këto të dhëna hyn popullata e moshës mbi 10-vjeçare.
Vërtet shifra trishtues dhe shqetësues, në shekullin njëzet e një të ketë kaq qytetar analfabet?! Kjo është për tu çuditur. Por edhe më shumë është për tu çuditur fakti se vet qeveria jonë, konkretisht ministria e arsimit e cila është përgjegjëse kryesore për mësim dhe dije, po ndikon në mënyrë indirekte që ky fenomen të
vazhdoi të jetë prezent, ngase ajo edhe më tej i përzë vajzat nga shkolla, nga vatra e dijes, nga shtëpia ku mësojnë shkrim e lexim, ku marrin dije e shkencë dhe atë vetëm pse e kanë një copë stof në kokat e tyre! E bije pyetja: Vajza e tillë ku mund ta mësoi analfabetin, shkrim leximin, ku të pajiset me dije, nëse dyert e shkollave ju mbyllën?! E nëse thotë dikush se: mos të mbulohen ato fare, por ta vazhdojnë shkollën, e më pas të bëjnë çka të duan?! Atëherë kjo i bije se, ne ua kemi cenuar të drejtat e tyre për vendosje, ua kemi cenuar
lirinë fetare dhe i kemi prekur në lirinë personale për praktikimin e bindjeve fetare. E një gjë e tillë është zullum dhe e pa drejt. Andaj Agjencia e Statistikave të Kosovës këtë statistikë dhe këtë shqetësim duhet tua dërgoi qeverisë , përkatësisht ministrisë së arsimit, sepse ata e kanë në dorë, a ta lënë këtë shoqëri analfabete, apo ta çojnë para me shkencë, me dije sikurse edhe me gjërat tjera?!
Është për tu çuditur fakti se gjithë andej nëpër Evropë thuajse kudo që shkon sheh femra të mbuluara, nëpër shkolla, spitale dhe çdo kund në jetën publike. Bile edhe në klasat e ulëta. Dhe jo vetëm kaq por në
shumë vende mësohet edhe feja Islame si lëndë zgjedhore apo obligative, varet prej shteteve dhe republikave brenda një shteti. E dihet fakti se ato shtete nuk janë Islame, por janë të krishtera, por me gjithë atë kanë një respekt të jashtëzakonshëm për muslimanët duke ua dhënë të drejtat e tyre. E sa për ta vërtetuar këtë vlen të ceket fjala e ish kryetarit të Gjermanisë i cili në njërin prej fjalimeve të tij mes tjerash pat thënë: “Islami është pjesë e shoqërisë sonë”, e ngjashëm me këtë para pak ditësh e pat thënë edhe kancelarja Gjermane Angela Merkel. Ndërsa qeveria jonë me gjithë faktin se është zgjedhur nga rreth 96% mysliman, me gjithë pretendimin se kanë një kushtetutë shumë të avancuar, megjithatë ne nuk jemi duke e parë atë avancim,
nuk i kemi të drejtat tona të plota përderisa shkelet e drejta e qytetarëve të saj, përderisa përjashtohen femrat nga shkolla për shkak të një shamie e cila tregon identitetin e saj, paraqet lirin e saj fetare, në Kosovën e lirë.
Tashmë filloi viti i ri akademik, ndërsa ai i shkollave të mesme e fillore ka filluar më parë, por jo të gjitha vajzat e këtij populli, të kësaj shoqërie po kanë këtë fat të studiojnë, ta mësojnë shkrimin e leximin, sepse është dikush që po i ndalon, është dikush që ende mendon se të gjithë duhet të mendojnë e të veprojnë sipas dëshirës dhe tekave të tij, njësoj si në komunizëm. Si duket dikush ende mendon se mundë të bëjë çfarë të dojë, mendon se koha moniste ende nuk ka përfunduar. Allahu i drejtoftë të gjithë, e shpresojmë që qeveritarët tanë ta kenë parasysh edhe këtë çështje dhe të qëndrojnë krah popullit duke ua plotësuar
kërkesat e tyre, nevojat e tyre elementare në veçanti pasi tani më jemi shtet pa mbikqyerje nga ndërkombëtarët, ashtu që askujt nuk mund t’ia hedhim fajin. Kaq kësaj here dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër selam alejkum.
Dr. Shefqet Krasniqi: Alternativa islame si formë e dëshmuar e suksesit në udhëheqje
Gabimisht është menduar se myslimanët nuk dinë të dhëheqin dhe se ata nuk kanë përvojën e duhur në politikë dhe qeverisje. Ka bretëruar bindja se kinse myslimanët nuk mund të dalin jashtë mureve të
xhamisë. Por, koha ka dëshmuar dhe po dëshmon se këto bindje, në rastin më të irë, janë gabime, e në rastin më të keq, inat dhe urrejtje.
Thënë të drejtën, edhe mua personalisht më patën gjykuar se kinse po merrem me gjëra që nuk më përkasin, për shkak se jo rrallë kam trajtuar nga prizmi fetar edhe probleme të shumta politike, ekonomike, shoqërore, etj. E di se nuk i kanë mirëpritur por nuk kemi ç’t’iu bëjmë, dikush duhet tua largojë botëkuptimet e gabuara për fenë islame. E, ç’është më interesante, se kjo problematikë nuk është e kohës sonë.
Edhe Pejgamberëve të Zotit iu patën thënë se ju po na përziheni në çështjet tona, shikoni punët tuaja dhe mos na ndërhyni në jetën tonë. Kështu i thanë Nuhit [alejhiselam]: “Paria e popullit tij tha: “Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!” (El-A’rafë: 60)
Ti je injorant, je naiv, andaj nuk ke çka na flet neve, se ne, të gjithë, jemi më të mençur se ti. E të njëjtën gjë ia than edhe Pejgamberëve tjerë. Por realiteti ishte ndryshe ata ishin për të mirën e tyre, ata e dinin atë që populli i tyre nuk e dinte, siç tha Allahu për pejgamberin Nuh [alejhiselam] se i thoshte popullit të tij kur ata e i injoronin:
“Unë ua kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!” (EëA’rafë: 62)
Ata duruan dhe i rezistuan sfidave të tyre me maturinë më të madhe. Zaten, njerëzit e mëdhenj vizionet e tyre i kanë të ndërtuara mbi bazën e sabrit dhe durimit të madh. Edhe populli im do ta kuptojnë me emër të Zotit se kush e ka mirë dhe kush keq, se kush ua do të mirën atyre. Do ta kuptojnë se Islami është shpëtimi i tyre dhe i mbarë njerëzimit.
Si do që të jetë, kthehemi aty ku filluam, njerëzit tanë kanë frikë se islamistët nuk janë për pushtet, por realiteti po e dëshmon të kundërtën. Pranvera arabe veç ka filluar t’i japi frytet e saj, për çdo ditë po dëshmohet se udhëheqja e shteteve islame nga laikët për një shekull ka qenë tepër e dështuar
dhe e pasuksesshme. E për suksesin e islamistëve turq, të udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe
Zhvillim (AKP) e Kryeministrit të Rexhep Taip Erdogan, nuk ka nevojë të flitet fare. Tani më në Turqi janë bindur edhe vet laikët, apo ata që ua kanë dhënë votën laikëve, se alternatiava islame është formë e dëshmuar e suksesit në udhëheqje andaj edhe nuk ka kthim prapa në laicizëm e sekularizëm.
Në kongresin e AKP të mbajtur këto ditë, Kryeministri turk ka shpalosur sukseset e njëpasnjëshme të islamistëve në udhëheqjen e një ndër shtetet më të mëdha islame në botë. Ai vërtet pati me çka të krenohet, e si jo kur e shpëtoi Turqinë nga një inflacion, i cili lëkundi edhe rrënjët e ekonomive më të mëdha botërore ndërsa një pjesë të tyre i ka vënë në koma dhe akoma nuk po mund ta marrin veten. Madje, përderisa shumë nga këto shtete të zhvilluara botërore po qajnë hallin e krizës ekonomike, Turqia ngriti ekonomin e saj më shumë se kurdo herë më parë. Islamistët për dhjet vite Turqinë e bënë një ndër vendet më të zhvilluara të botës, më të përparuara. Turqia vërtetë është një model i dëshmuar i suksesit të myslimanëve. E që shpresojmë që rrugën e tyre do ta ndjek edhe Egjipti dhe shtetet tjera arabe radhazi. Nuk kam aspak dyshim se brenda një dekade shtetet islame të udhëhequra nga islamistët, si Dr. Mursi e të tjerë, do të jenë shembull i menaxhimeve të suksesshme të krizave të ndryshme shoqërore dhe aftësive të jashtëzakonshme të zgjidhjes së tyre. Ashtu siç Islami e shpëtoi botën para katërmbëdhjetë shekujve, po kështu do ta shpëton dhe sot, për shkak se dështimi po vjen gjithnjë si pasojë e çrregullimeve morale, degjenerimit dhe shthurjes. Nuk ka
sistem që rregullon jetën e njeriut apo që trajton atë nga çdo cep, ashtu siç bën islami. Eh, sa i mirë është ky Islam! Sikur ta dinte populli im këtë! Por, kam shpresë se ata veç kanë filluar ta kuptojnë. Islami është jeta e tyre, është identiteti origjinal, është rruga që ua zgjidh të gjitha problemet! Mirëutakofshim javën e ardhshme! Deri atëherë, mirëmbetshi dhe Selam alejkum!
Dr. Shefqet Krasniqi: Kur liria e shprehjes provokon
Debati rreth filmit i cili fyen rëndë personalitetin e profetit Muhamed [alejhiselam] vazhdon edhe më tej, ashtu siç vazhdojnë edhe reagimet e shumta gjithandej nëpër botë kundër këtij filmi, duke kërkuar nga qeveri dhe kompani të ndryshme që mos ta lejojnë publikimin e tij si dhe t’i ruajnë ndjenjat e myslimanëve.
Në nivel global, debati u zhvillua shumë edhe mbi botëkuptimin thelbësor të së drejtës së shprehjes, se ajo a është aq e lirë saqë edhe nëse përdoret për të sharë e për të ofenduar, prapë merret si e drejtë. Sigurisht, këtë diskutim, me këtë natyrë, e imponuan reagimet e myslimanëve. Ndërsa në rastin tonë, pra në nivel lokal, diskutimi më shumë u përqendrua tek ajo se pse nuk pati reagime se sa për çështje tjera. Do të
preferoja të filloj me këtë të fundit, për tu kthyer më pas edhe tek e drejta e shprehjes.
Mediet kosovare këto ditë, përkundër faktit se në botë ndodhnin ngjarje të mëdha, të karakterit global, pati reagime në pothuaj tërë botën kundër një filmi që fyente figurën e Muhammedit [alejhiselam], nuk patën shumë punë. Ato mjaftuan me publikimin vetëm të atyre lajmeve, gjë që paraqiti një shqetësim për to. Disa nga to sikurse i brengosi fakti se pse nuk pati protesta në Kosovë dhe hulumtuan shumë që ta gjejnë këtë përgjigje. Dyshojmë se, jo pse duan t’i dalin në mbrojtje atij njeriu të madh, porse, si lajm kryesor që është bërë në tërë botën, pse të mos jetë edhe në Kosovë.
Donin që edhe ne myslimanët, si shumicë absolute në këtë vend, të protestojmë, e t’iu japin atyre arsye për t’i mbushur faqet e gazetave dhe për ta gjetur edhe një shkas
shtesë për t’i akuzuar myslimanët si antiperëndimorë dhe antidemokratë. Mirëpo,
fatmirësisht, edhe kësaj radhe, sikurse edhe më herët mundi iu shkoi huq. Ne e dimë pse nuk çohemi në protesta, jo pse nuk e duam Muhamedin [alejhiselam], jo, Zoti mos e dhëntë, sepse ne atë e kemi në shpirt, bile më të dashur se shpirtin dhe zemrat tona, më të dashur sesa vetveten tonë. Porse me protesta ne e dimë që nuk i ndihmojmë Profetit tonë, nuk i ndihmojmë Islamit tonë, nuk i ndihmojmë shoqërisë sonë, vendit dhe shtetit tonë.
Secila shoqëri, secili vend i ka rrethanat dhe specifikat e veta. Islami është fe e mençur dhe për të mençur, andaj edhe myslimanët duhet të jenë të mençur. Ne më shumë i ndihmojmë Islamit nëse çohemi në protesta kundër qeverisë sonë e cila po i shkel të drejtat e myslimanëve, në veçanti të femrës, në mënyrë brutale. Po hahet djersa e popullit, nuk po luftohet sa duhet korrupsioni, krimi i organizuar dhe shumë dukuri tjera negative. Dukuri këto të cilat për çdo ditë e më shumë po e dëmtojnë shoqërinë tonë.
Po pasurohen individë në mënyrë të paligjshme, e po varfërohet një shoqëri e plotë. Kështu, kam bindjen, i ndihmojmë më shumë këtij populli, se sa që i ndihmojmë për të protestuar për mos ta sharë e fyer apo shpifur ndaj Profetin Islam. Ngase të çuarit e shoqërisë para, të punuarit për shtet, garantimi i të drejtave qytetarëve, janë ndihmë Islamit, është çuarje e Islamit para. Kjo, ngase ‘Islam’ nuk është vetëm të deklaruarit se je musliman dhe kryen disa rite fetare, por gjithashtu është edhe kontribut në shoqëri, luftim i dukurive negative, etj. Dhe po të ishte Profeti alejhiselam gjallë, me siguri se do ta gëzonte më shumë kjo që cekëm më lartë, sesa protestat duke gjuajtur gurë e djegur objekte deri te derdhja e gjakut.
Për të mos u keqkuptuar, ne nuk jemi kundër protestave, siç e kam cekur më parë, por jo edhe të këtyre të dhunshme, që vijnë ndeshë me etikën dhe moralin e atij që i tëri ishte moral. Vendi ynë nuk ka nevojë për protesta, ka nevojë për punë të mëdha. Ka nevojë për t’i ruajtur miqësitë e mira që i kemi krijuar me shumë shtete perëndimore, sepse fundja, gjeografikisht, jemi pjesë e kësaj Evrope dhe këtij perëndimi. Mirëpo si shumë
herë, disa media kërkojnë diçka çka tërheq vëmendjen e lexuesve, qoftë edhe negative, me rëndësi është që t’i shesin gazetat dhe t’i tërheqin shikuesit e lexuesit, sidomos kur objekt lajmi janë Islami dhe myslimanët.
Ndërsa, sa i përket çështjes së lirisë së shprehjes, ajo është një temë shumë e gjerë, shumë e përfolur. Por unë kisha me e thjeshtësuar me një fjali: liri absolute nuk ka. Liria absolute i takon të çmendurve. Atyre nuk ju shihet për të madhe çka do që të flasin. Ndërsa për njerëzit e mençur, ajo ka kufi. Ka kufi me logjikë të shëndoshë, sepse nuk është normale, ta zëmë, me ia sha tjetrit gruan apo nënën, ngase ai e ndien vetën të fyer. E në momentin që tjetri e ndien vetën të fyer, atëherë numërohet se i kalove normat e kodit moral. Andaj edhe nga ana ligjore kjo liri është e kushtëzuar edhe në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Politike dhe Civile (KNDPC).
Kjo liri ka kufi edhe për nga sheriati sepse Allahu na ndalon që t’i fyejmë e t’i shajmë zotat e atyre që adhurojnë jomyslimanët:
“ Ju mos ua shani ata (zota) që u luten
(idhujtarët), pos All-llahut…”(el-Enamë:108).
Andaj secili duhet t’i respekton të tjerët, gjegjësisht tua ruaj ndjenjat e të tjerëve. Askush nuk mund ta ndal askënd të flas me fakte dhe argumente, për ta treguar të vërtetën që ai mendon se është e vërtetë dhe për ta demantuar mendimin apo idenë e tjetrit, por, gjithherë në suaza të një dialogu konstruktiv, polemike shkencore, debati civilizues, e jo me fyerje e përqeshje, e shpifje sidomos nëse në pyetje janë çështje fetare.
Mirë u takofshim javën e ardhshme.
Deri atëherë, mirëmbetshi dhe Selam alejkum!